Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Ndrojtja është e përbërë nga dëshira për të pëlqyer dhe nga frika që nuk ia arrin dot.
 
Unë nuk besoj tek : Është shumë herët, është shumë vonë, janë justifikime. Ndjenjat bëjnë pjesë tek një botë irracionale që nuk është e përcaktuar nga orare, egzaktësisht korrekte ose jo. Nëse një person ndjen dashuri për ty, mund ta ndjejë edhe pas një dite që u njohët. Nëse një person do të kthehet, kthehet edhe pas dhjetëvjeçarësh.

Ortolani
 
Nëse një ditë do të duhet të zgjedhësh mes botës dhe dashurisë, mba mend këtë: nëse zgjedh botën, do të mbetesh pa dashuri, por nëse zgjedh dashurinë, bashkë me të do të zotërosh botën.

Albert Einstein
 
"Uji nuk bën rezistencë. Uji rrjedh. Kur zhytesh në të, gjithçka që ndjen është një përkëdhelje. Uji nuk është një mur i fortë, nuk do të të ndalojë.
Por uji shkon gjithmonë shkon aty ku do që të shkojë, e asgjë nuk mund t'i rezistojë. Uji është i durueshëm. Uji që pikon e gërryen gurin. Mbaje mend! Se ti je gjysmë uji."

[Margaret Atwood]
 
Vjeshtë në shi.

Valsi i pikave të shiut, buronte nga era që i lëshonte si dallgë duke trokitur, të kthyera në një marshim të furishëm prej ushtrie. Forca e tyre mbizotëronte gjithçka, godiste degët i përkulte dhe ato ktheheshin në vend me të dridhura, i tundte të trembura dhe me frenezi i bindeshin energjisë së tyre që krijonte valëvitje hipnotizuese dhe koreografi përsëritëse.
Hera-herës një pikë uji lotonte në majë të gjetheve dhe shkëlqente duke rënë më rëndë mes mijërash. Shkëputej e lëshohej me një tejdukshmëri të lëngët drejt tokës ku do të përpihej.
Shiu me fije të bardha ndërthurej me një shpejtësi të njëtrajtshme e me pjerrësi të ndryshueshme prej trilleve të erës, krijonte një iluzion mjegulle.
E gjelbra e thellë e gjetheve, e përshkallëzuar me llustrimin shkëlqyes të ujit, krijonte kontraste dhe unë kërkoja me sy detaje të përlyera me shkëlqime. Kërcejt e tyre kontrastonin më qartë duke mbajtur yje pikash që binin e që më bënin të shprehja dëshira në mendime, psherëtima të pashprehura dhe mallëngjim të brendshëm.
Gjethet llustrafine mblidhnin ujë me reflekse drite mes nervurash.
Lulet, me delikatesën e petaleve të tyre, në ngjyrat, në pistilet e harkuara si qepalla vajzërore, dhuronin gëzimin e jetës me secilën çelje të tyre dhe era i bënte të përkundeshin hirshëm në lartësi qiellore të paarritshme. Aroma e tyre e tretur në lagështi të bënte të mbushje mushkëritë deri në shkalafitje të dehur kënaqësie.
Nën këmbë një shtrojë e butë dhe e kadifenjtë sa e verdhë e sa e kuqërremtë gjethesh të rëna, mbulonte gjithçka, zbuste hapat e mia në fëshfërima e ndonjëherë kërcitje.
Shkeljet e njerëzve i kishin ngjeshur në tokën e baltosur por mua më pëlqente të dilja jashtë shtigjeve të rrahura për të kaluar mbi shpinën e tyre të nderë e për t’i ndier se si jepeshin nën peshën time.
Rrënjët kishin krijuar shkallëzime gjymtyrësh gungaçe e ndonjëherë dalloheshin më pak si damarë të tokës.
Diku më tej, rrallimi i pemëve kishte bërë që gjelbërimi i barit të merrte epërsinë mbi gjethet dhe ndonjë trung i rënë shtrihej në dendësinë e degëve të veta, në madhështinë e trungut të vet të lodhur e të shkëputur si një relike e jetës së tij të shuar. Degët ishin të zhveshura e po aq të bukura sa brirët e një dreri të plandosur.
Pikat rralloheshin dhe loja e tyre me gjethet po qetësohej, gjethet tundeshin më rrallë kur ndonjë pikë i përkulte si veshë të një kali të bezdisur nga ndonjë mizë.
Brendësia ime i dorëzohej ftohtësisë dhe trupi im shkrihej e bëhej njësh me shiun, njëjtësohej me ujin dhe drithërima të ftohta më kaplonin e më shndërronin përtej vetes.
NdIhesha njësh me të dhe qënia ime rridhte në rrëke e mblidhej në pellgje.
Secila pikë krijonte rrathë tek unë, kumbonte me valë në sipërfaqe dhe krijonte dallgëzime që i mohonin njëra tjetrës epërsinë për të qenë mbi të tjerat. Krijonin rrathë të brendashkruar të bukur e të përsosur, të nxituar, që më mbushullonin e më mahnisnin.
Ngrita kokën e me fytyrën lart drejtuar qiellit kundroja formën e reve duke provuar të gjeja forma që më rrëfenin diçka të fshehtë që askush nuk e dinte.
Natyra pikturonte akuarele me bojëra uji në shpirtin tim, afshi i njomështisë e përshkonte dhe i mëshonte me pikëlima të panumërta.
 
Ti thua Zoti thotë

Nuk e kuptoj Do të drejtoj hapat e tu

Vargje : Fjalët e urta 3

5 Beso në Zotin me gjithë zemër
e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde.
6 Mendo për të në të gjitha udhët e tua

Ti thua Zoti thotë

Jam shumë i lodhur Do të të jap prehje

Vargje : Mateu 11

28 Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur e të munduar, se unë do t'ju çlodh.
29 Merrni mbi vete zgjedhën time e mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj,
30 se zgjedha ime është e butë e barra ime është e lehtë».

Ti thua Zoti thotë

Është e pamundur Të gjitha gjërat janë të mundshme

Vargje : Luka 18

27Jezusi u përgjigj: «Ajo që është e pamundur për njerëzit, është e mundur për Perëndinë».

Ti thua Zoti thotë

Askush nuk më do mua Unë të dua ty

Vargje : Gjoni 3

16 Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme.

Ti thua Zoti thotë

Nuk e fal dot veten Unë të fal

Vargje : Romakëve 8

1 Prandaj, tanimë nuk ka asnjë dënim për ata që i përkasin Krishtit Jezus

Ti thua Zoti thotë

Nuk jam i mençur Do të të jap urtësi

Vargu : 1 Korintasve 1

30 Por, ai bëri që ju të jeni të bashkuar me Jezus Krishtin, që u bë për ne urtësia e Perëndisë. Krishti na bëri të drejtë, na shenjtëroi e na shpengoi,

Ti thua Zoti thotë

Nuk jam i aftë Unë jam në gjendje

Vargu : 2 Korintasve 9

8 Perëndia mund t'ju japë me begati çdo të mirë, në mënyrë që gjithmonë të keni mjaftueshëm prej çdo gjëje e kështu të mund të jepni për çdo vepër të mirë.

Ti thua Zoti thotë

Nuk mundem të vazhdoj më Hiri im është i mjaftueshëm

Vargu : 2 Korintasve 12

9 por ai m'u përgjigj: «Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime tregohet e plotë në dobësinë tënde». Prandaj do të krenohem edhe më shumë me dobësitë e mia, që të banojë tek unë fuqia e Krishtit.

Ti thua Zoti thotë

Unë nuk mund ta bëj Mund të bësh çdo gjë

Vargu : Filipianëve 4

13 Unë mund të bëj gjithçka përmes Krishtit që më forcon.

Ti thua Zoti thotë

Nuk mund ta përballoj Do të siguroj gjithë nevojat e tua

Vargu : Filipianëve 4

19 Perëndia im do të plotësojë përmes Krishtit Jezus çdo nevojë tuajën, sipas pasurive të tij të lavdishme.

Ti thua Zoti thotë

Kam frikë Nuk të kam dhënë frikën

Vargu : 2 Timoteu 1

7 Perëndia nuk na dha shpirtin e frikës, por të fuqisë, të dashurisë e të maturisë.

Ti thua Zoti thotë

Ndihem fare vetëm Nuk do të të braktis kurrë

Vargu : Hebrenjve 13

5 Sjellja juaj të mos ndikohet nga lakmia për para. Le t'ju mjaftojnë ato që keni, se Perëndia ka thënë: nuk do të të lë vetëm e as nuk do të të braktis.
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ja Mbreti im

Bibla thotë Mbreti im është Mbreti i Hebrenjve. Ai është mbreti i Izraelit. Ai është Mbreti i drejtësisë. Ai është mbreti i kohërave. Ai është Mbreti i qiellit. Ai është mbreti i lavdisë. Ai është Mbreti i mbretërve dhe Ai është Zoti i zotërve. Është Mbreti Im! Pyes veten ... a e njeh Atë ?

Mbreti Im është Mbret sovran; asnjë formë mase nuk mund të përcaktojë dashurinë e Tij të pashtershme. Ai është qëndueshëm i fortë. Ai është plotësisht i sinqertë. Ai është përjetësisht i palëkundur. Ai është përgjithmonë i hirshëm. Ai është sundues i plotëfuqishëm. Ai është paanësisht i mëshirshëm. A e njeh Atë ?

Ai është fenomeni më i madh që ka kaluar horizontin e kësaj bote. Ai është Biri i Perëndisë. Ai është Shpëtimtari i mëkatarëve. Ai është kryeqendra e qytetërimit. Ai është i pashembullt. Ai është i padëgjuar më parë. Ai është ideja më e lartë e letërsisë. Ai është personaliteti më i lartë në filozofi. Ai është doktrina themeluese e teologjisë së vërtetë! Ai është i vetmi i denjë për të qenë i përmbushur Shpëtimtar! Pyes veten nëse e njeh Atë sot.

Ai siguron forcë për të dobëtin. Ai është i gjendshëm për të tunduarin dhe të sprovuarin. Ai mirëkupton dhe Ai shpëton. Ai forcon dhe mban. Ai ruan dhe udhëheq. Ai shëron të sëmurin. Ai pastron lebrozin. Ai fal mëkatarët. Ai shlyen borxhlinjtë. Ai çliron robërit. Ai mbron të pafuqishmin. Ai bekon të riun. Ai i shërben fatkeqit. Ai kujdeset për të moshuarit. Ai shpërblen të zellshmin dhe zbukuron të sjellshmin. Pyes veten nëse ti e njeh Atë.

Ai është çelësi për diturinë. Ai është burimi i urtësisë. Ai është rruga e çlirimit. Ai është udha e paqes. Ai është rrugëtimi i drejtësisë. Ai është autostrada e shenjtërisë. Ai është porta e lavdisë. A e njeh atë ?

Po, jeta e Tij është e paarritshme. Mirësia e Tij është e pakufijshme. Mëshira e tij është e përhershme. Dashuria e Tij kurrë nuk ndryshon. Fjala e tij është e mjaftueshme. Hiri i tij është i përplotë. Mbretërimi i Tij është i drejtë, dhe zgjedha e Tij është e lehtë, dhe barra e Tij është më e lehtë.

Do të doja të mundja te ta përshkruaja ty. Po! Ai është i papërshkrueshëm. Ai është i pakuptueshëm. Ai është i pamposhtur. Ai është i parezistueshëm. Nuk mund ta heqësh Atë nga mendja. Nuk mund ta lëshosh atë nga dora. Nuk mund të jetosh përtej Atij, dhe nuk mund të jetosh pa Atë.

Po, Farisenjtë nuk përballeshin dot me Atë, por ata zbuluan se nuk mund ta ndalnin Atë. Pilati nuk mundi të gjente ndonjë faj tek Ai. Herodi nuk mundi ta vriste Atë. Vdekja s’mundi të përballej me Atë, dhe varri s’mundi ta mbante Atë!

Po! Ai është Mbreti im! Ai është Mbreti im!
 
@Mia

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Për të


Do të sjell verën në nëntor
Do ta ngroh që ajo të mos fërgëllojë
Do të shpik fjalët e heshtjes
Do t'i bëj kaltërsinë mbi fjalë dashurie
Do të mësoj të jetoj në mënyrë tjetër
Në mënyrën e saj larg nga njerëz
Do shkoj të kërkoj të paarritshmen
Të pafundmen sentimentale

Për të...

Do të shkoj në thellësinë më të madhe të ëndrrave
Që ajo sheh kur është e fjetur
Të kërkoj atë që kurrë buzët e saj
Nuk do guxojnë të thonë për dëshirat e saj
Do t'i flakja ritualet e përditshme
Dhe momentet që sjellin dyshime
Për të shkatërruar pasiguritë
Pa thënë asgjë

Për të...

Do shkoj në kufinjtë e të padukshmes
Ku dashuria mbahet në ekuilibër
Për të do të harroj se kush jam vetë
Do dëgjoj gjithçka që zemra e saj flet
Do shkoj të vjedh të patjetërsueshme
Ndjenjën e dashurisë ekstreme

Do të hedh gjithçka të së kaluarës time
Për të bërë ne të dy të ardhmen time
Mbase thjesht për t'u dashur
Mbase kurrë për të mos vdekur

Për të...

Do shkoj në kufinjtë e të padukshmes
Ku dashuria mbahet në ekuilibër
Për të do të harroj se kush jam vetë
Do dëgjoj gjithçka që zemra e saj flet
Do shkoj të vjedh të patjetërsueshme
Ndjenjën e dashurisë ekstreme

Për të

Do të ndaloj kohën që shkon
Që kurrë më mos të harrojmë
Ledhatimet që shpesh fshihen
Ose që ikin

Për të...
 
  • Përqafime
Reactions: Mia
@Mia

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Për të


Do të sjell verën në nëntor
Do ta ngroh që ajo të mos fërgëllojë
Do të shpik fjalët e heshtjes
Do t'i bëj kaltërsinë mbi fjalë dashurie
Do të mësoj të jetoj në mënyrë tjetër
Në mënyrën e saj larg nga njerëz
Do shkoj të kërkoj të paarritshmen
Të pafundmen sentimentale

Për të...

Do të shkoj në thellësinë më të madhe të ëndrrave
Që ajo sheh kur është e fjetur
Të kërkoj atë që kurrë buzët e saj
Nuk do guxojnë të thonë për dëshirat e saj
Do t'i flakja ritualet e përditshme
Dhe momentet që sjellin dyshime
Për të shkatërruar pasiguritë
Pa thënë asgjë

Për të...

Do shkoj në kufinjtë e të padukshmes
Ku dashuria mbahet në ekuilibër
Për të do të harroj se kush jam vetë
Do dëgjoj gjithçka që zemra e saj flet
Do shkoj të vjedh të patjetërsueshme
Ndjenjën e dashurisë ekstreme

Do të hedh gjithçka të së kaluarës time
Për të bërë ne të dy të ardhmen time
Mbase thjesht për t'u dashur
Mbase kurrë për të mos vdekur

Për të...

Do shkoj në kufinjtë e të padukshmes
Ku dashuria mbahet në ekuilibër
Për të do të harroj se kush jam vetë
Do dëgjoj gjithçka që zemra e saj flet
Do shkoj të vjedh të patjetërsueshme
Ndjenjën e dashurisë ekstreme

Për të

Do të ndaloj kohën që shkon
Që kurrë më mos të harrojmë
Ledhatimet që shpesh fshihen
Ose që ikin

Për të...

Faleminderit Daniel 🤗
 
Macja


Ne trurin tim vërtitet
Ashtu si në apartamentin e saj,
Një mace e bukur, shumë e ëmbël e tërheqëse.
Kur mjaullin, mezi dëgjohet,


Aq i butë është timbri dhe diskret;
Por edhe nëse zëri i saj qetësohet apo bërtet
Ajo është gjithmonë e larmishme dhe e thellë
Aty është magjepsja e saj sekrete


Ky zë që bulëzon filtrues
Në errësirën time më të skajshme
Më mbush si një varg i shumtë
E më gëzon si një eliksir


Ajo përgjum dhimbjet më të pamëshira
Ajo i përmban të gjithë ekstazat;
Për të thënë frazat më të gjata,
Ajo nuk ka më nevojë për fjalë.


Jo, nuk ka hark që kafshon
Në zemrën time, instrument i përsosur
E të bëjë më tepër me mirë
Të këndojë telin e saj më vibrues


Sesa zëri yt, mace e mistershme,
Mace serafine, mace e çuditshme,
Në atë që je, si një ëngjëll
Po aq e mprehte sa harmonike


Baudelaire
 
Procesi krijues i veprës

Besoj se procesi krijues i bindet ligjeve te pergjithshme, eshte zbulimi i këtyre ligjeve që na intereson.

Në fushën e artit, psh, ajo që na intereson është «poietika» që do të thotë ajo që ka të bëjë me mekanizmat e prodhimit të një vepre nga krijuesi dhe jo «estetika» e saj, që do të thotë vlerësimi i veprës apo efekti i saj në publik. Pak rëndësi ka nëse « arrin efektin e kërkuar vepra», le të shohim vetëm nga vjen.

Duke qenë kështu, nuk duhet rënë në kurthin që do të ishte për të bërë «psikanalizën e krijuesve» apo «të vendosësh në raport përmbajtjen e veprës me [fantazma të supozuara të pavetëdijes].

Shumë njerëz bëjnë këtë ngatërrim ndërmjet “fantazmës imagjinare” dhe veprës së artit dhe mund të përmend përshembull një të quajtur Anthony Storr që ka shkruar një libër të titulluar “Shtysat e krijimit” ku ishte shkruar pa hezitim : “Veprat krijuese janë vetëm zëvendësuese, surrogate inferiore të asaj që autori është i pamundur të arrijë në realitet”.

Shumë kollaj ai ngatërron “fantazitë” dhe “veprën krijuese” dhe nis e shtjellon mbi këtë ngaterrëse. Ai nuk është i vetmi: Nëse Frojdi ka patur mjaftueshëm perkujdes për të treguar ndërmjet fantazisë dhe veprës një diferencë cilësore, përkundrazi, përsa i përket bashkëpunëtorëve të tij dhe pasardhësve të Frojdit, Zhan Fransua Liotard përmend “pasionin sundues që i shtyn të aneksojnë fushën artistike ndaj fushës së simptomave, përvetëson privilegjin që të diagnostikojë proceset e prodhimit të veprës. Sjellje sehirxhiu që nuk i njeh krijimit më shumë se sa një funksion simulimi, zëvendësimi, ndërkohë që ajo është përkundrazi një takim i mrekullueshëm dialektik ndërmjet imagjinares dhe realitetit.

«Pavetëdija me të cilën kam të bëj, është një realitet i gjallë sepse i artikuluar në trup, në të vërtetën dhe imagjinaren, në pulsionet e tij, në funksionet e tij, në shfaqjet në fillim ndjesi-motore dhe së dyti verbale që bëjnë disa nga pjesët e aparatit psikik ».
Është pavetëdija e autorit, realitet i gjallë dhe individual, që i jep një vepre jetën e saj dhe veçantinë e saj.

Le të insistojmë mbi idetë « artikuluar në trup» dhe «së dyti verbale»

Le të vendosim gjithashtu një dallim ndërmjet konceptit të «krijimtarisë» dhe të atij të «krijimit» që e pranoj që është një qartësim mjaft i rrallë.

Krijimtaria përshkruhet si «një sërë predispozitash të karakterit» ( ja nocioni i aftësisë), që mund të kultivohen ( ja tema e pedagogjisë) dhe gjenden në mos tek të gjithë, të paktën tek shumë ( ja sllogani jonë «ne jemi të gjithë krijues».

Krijimi, në të kundërt, është shpikja apo kompozimi i një vepre që i përgjigjet dy kritereve: të sjellësh të renë (novatoren) dhe të shohësh vlerën e njohur dhe pranuar nga publiku.

Të propozosh ide të reja dhe të përshtatura, gjejmë këtu premisat e përkufizimit të ardhshëm të Todd Lubbart-it. Shihet gjithashtu një kujtesë të shprehjes «imagjinatë krijuese» të Ribot-it që përshkruan imagjinatën e transformuar në produkt krijues.

Duke vendosur një diferencim ndërmjet «krijimtarisë» në kuptimin e aftësisë, që i korrespondon asaj që quhet «shprehje imagjinare» dhe «shpikje» ose «krijimi» në sensin e prodhueshmërisë, kritikohet ngaterrimi që bëhet ndonjëherë ndërmjet këtyre dy nocioneve me një thënie provokuese : « pjesa më e madhe e individëve “kreativë” nuk janë kurrë «krijues». E formuluar ndryshe, mendimi kundërshtues, më vete, nuk është në gjendje për krijim, është vetëm një mjet zhdërvjelltësie (verbal apo grafik apo tingëllor apo gjestesh). Ajo që është interesante është kalimi nga «krijimtaria» në «krijim», që do të na drejtojë për të eksploruar zonën «prej nga ngrihet» krijimi.


Krijimi vjen pas një krize:


«Përpunim i ëndrrës, meditimi i zisë, punimi i krijimit ka një të përbashkët që përbën faza krize për aparatin psikik, dhe si në çdo krizë ka një tronditje të brendshme, një vënie në pikëpyetje të strukturave të njohura, një tërheqje mbrapa për në burime të papërdorura dhe është fabrikimi i shpejtë i një ekuilibri të ri, një tejkalim.

Duke ndjekur eksplorimin e procesit krijues, dallohen « pesë fazat e punës krijuese»

« Janë verifikuar ekzistenca dhe natyra e pesë fazave kryesisht tek shkrimtarët dhe mendimtarët... por ka arsye për të besuar se ky proces gjendet me përshtatje për të bërë, në krijime të tjera shkencore dhe artistike gjithashtu edhe tek themeluesit e shkollave filozofike apo të sistemeve politike... Sigurisht që rëndësia relative e çdo faze ndryshon sipas autorit dhe zhanreve».


Faza e parë : «mbërthimi krijues»


«Është të lësh të zhvillohet në momentin e përshtatshëm një krizë e brendshme, një ndarje ose një tërheqje mbrapsht, e pjesshme , e vrazhdë , e thellë».

Kjo krizë mund të ndodhë si arritje e nje pune përgatitore të përqëndruar inkubacioni ose si arritje e një dëshire për të krijuar deri në atë moment të paarriturën.

Gjatë kësaj faze që përfaqson karakteret e një ndarjeje apo të një zmbrapsjeje të pjesshme dhe të përkohëshme , vetëdija mbetet aktive, ka një dyzim vigjilent dhe auto vëzhgues... Krijuesi hyn në një gjendje iluzioni ku një pjesë e tij është e përgjumur dhe tjetra e zgjuar... mund të flitet për një zmbrapsje të kontrolluar në shërbim të vetes... Është një situatë paradoksale e vënë në dukje nga Uinikot për objektin në tranzicion , në të njëjtën kohë i vendosur aty prej të afërmve dhe i shpikur prej fëmijës...

Shkëputja krijuese vepron më në fund e vënë në formë: ide racionale, mendimi verbal, konceptet e përpunuara braktisen për imazhet, mendimi figurativ, mënyrat e komunikimit fillestar.

Vihet re në këtë stad tema e transformimit të ideve të paqarta të shkëputjes në imazhe që i korrespondojnë mirë teknikës që përdoret në grupe krijimtarie ku ftohen pjesmarrës për të transformuar stimulimet e paqarta të fazës së largësisë në skica figurative ose abstrakte

Më shumë se sa ndarje të personalitetit që ka një tendencë psikiatrike , preferohet të flitet për «mbërthim» që duket se i përshtatet më mirë për arsye të shumëllojshmërisë së kuptimeve : herë « të jesh i mbërthyer nga i ftohti, nga emocioni» me një dimension ndjesie; herë « të mbërthesh një objekt, të shtrëngosh në dorë, ta zotërosh, ta marrësh menjëherë» që i aplikohet vetëdijes që mbërthen një objekt me anë të perceptimit apo të arsyetimit...

Është momenti kur mbërthejmë në ajër një ide që lind.
Ose jemi të mbërthyer prej saj, gati pa vullnetin tonë (këtu gjejmë nocionin e auto-organizimit të vënë re që është përshkruar mirë nga Borges ):
«Duke ecur në rrugë ndjej se diçka përgatitet për të marrë kontrollin tek unë. Kjo diçka mund të jetë mbase një tregim ose një poemë. Nuk ndërhyj, e lë të bëjë ç’të dojë. Nga larg e ndjej që merr formë. E shoh turbullt fundin e saj dhe fillimin por nuk e shoh vrimën e zezë mes këtyre të dyjave. Ky mesi, midisi , në rastin tim, më jepet gradualisht. Nëse nuk ndodh që të më zbulohet nga Zoti, vetja ime koshiente duhet të përzihet në këtë mbyllje vrimash të paevitueshme, të cilat janë faqet e mia më të dobëta ».


Faza e dytë : vendosja e vetëdijes


Rozher Kaiua e ka përmbledhur kalimin nga faza e parë në fazën e dytë në një formulë të qartë «qartësimi i delireve». « Kur Rimbo shkruan unë qartësoja deliret», është fjala «qartësoj» që përshkruan barrën e krijuesit».

Në fakt, nëse mbetemi në nivelin e ideve të paqarta që sillen në kokë (që nuk janë as akoma ide por fillime idesh), mbetemi «në nivelin e lojës dhe krijimtarisë»

Por nëse këto pista të vëzhguara bëhen organizuese të kompleksitetit të imazheve dhe të stimulimeve që rrotullohen në mendje, «subjekti merr rrugën drejt një krijimi të vërtetë». Intuita e paqartë «qartësohet» në fjalë ose shkruhet.

Kjo etapë e dytë e punës krijuese shpesh është e frenuar nga pengesa, një ndjenjë bezdie, frike, « se thua budallëqe, gjëra të pamundura, të çmendura, të pabesueshme». Në këtë nivel, vetmia bëhet një kompleks më vete dhe një mënyrë për ta tejkaluar këtë frenë është takimi i dikujt që i beson, të një bashkëbiseduesi të privilegjuar, «të një miku».

Shohim këtu një njohje interesante të rolit të atij që e quajmë « grupi i krijimtarisë», që për ne është një lloj «miku» simbolik e që përbën çelësin e funksionimit tonë. Deri tani kishim tendencë ta konsideronim grupin në funksionin e vet dinamik, «një mjet për të mobilizuar energjinë e pjesëmarrësve» ose si një burim informacioni i pasuruar nga shumëllojshmëria e aftësive.

Vëzhgimi na çon drejt një funksioni tjetër të grupit që luan rolin e «mikut»: atë të një veshi të vëmendshëm, dashamirës, në gjendje që të mirëpresë «përçapjet personale» e kështu për t’i inkurajuar. Kërkimi analizues është interesuar për rolin e mikut duke këmbëngulur mbi funksionin e tij katalizator.

Duke mirepritur skicat e para të veprës (në rastin tonë të idesë), «miku» i siguron krijuesit të ardhshëm mbështetjen e domozdoshme për të transformuar realitetin e tij subjektiv në një realitet të jashtëm (vepra e krijuar, ideja e shprehur).
Miku balancon efektin përgjithësisht negativ të një personazhi tjetër imagjinar që e quajmë «publik të brendshëm», ai që gjykon nga brenda. Miku, (grupi) duke i autorizuar lirinë e ideve, është lindës i idesë.


Faza e tretë : Trupëzimi, vendosja e një kodi


Atë që ka mbërthyer krijuesi në fazën paraardhëse është një informacion i rëndomtë, i huaj, dytësor.
«Kthesa që përbën aktin krijues transformon një bërthamë gjeneruese, në një vepër arti ose mendimi apo inovacioni, ajo që mund të kishte mbetur në nivelin e një intuite të thjeshtë të paqartë... Nga periferike, anekdotike, rastësore, ky prezantim është instaluar si qëndror, i nevojshëm, burim përshkallëzimesh të përpikta, strukturuese».

«Ai furnizon me dinamizmin organizues të çdo serie procesi sekondar... që do të mund të marrë forma të ndryshuara: qelizë, model, strukturë, etj. Është zgjedhur fjala «kod» në kushtet që kjo fjalë përfshin një shumëllojshmëri kuptimesh që mbulojnë gamën e shtysave llogjike të veprës në një prodhim krijues».

Bëhet fjalë për këtë dhunti të krijuesit që të kalojë direkt nga një imazheri mendore në një rradhë simbolike me anë të një proçesi që Frojdi e ka quajtur «kondensimi».

Origjinaliteti i zbulimeve të mëdha shkencore, gjendet tek thjeshtësia dhe karakteri funksional i kodit por gjithashtu në përshatjen e kodit në materialin në të cilin ai shprehet.

Në krijimin artistik, ka një raport ndërmjet «kodit» dhe «trupit» të veprës, «sfida» e krijuesit është që të mishërojë kodin që ai ka gjeneruar në një pikë mbështetjeje.

Pikaso ka një imagjinatë deliruese por është gjithashtu një vizatues i jashtezakonshëm. Një imagjinues që nuk gjen kodin e shprehjes së vet dhe që nuk zotëron një formë shprehjeje është një i çmendur.

Siç shkruan Mishel Fuko, (Michel Foucault) «Çmenduria është mungesa e veprës».

Mund të zgjatemi me një këndvështrim analizues: «është në frazën e tretë të punës së krijuesit që do të ngjasë konflikti specifik i krijuesit ndërmjet Unit ideal dhe Mbiunit.

-Nëse vepra është vetëm aplikimi korrekt dhe i hollësishëm i një kodi të vendosur që më parë me një material të njohur: vepra është e rëndomtë.
(Uni është i konformuar në sistemin e mendimit të Mbiunit).

-Nëse vepra kthen perdorimin e kodit në drejtim të kërkesave madhështore të Unit ideal, ajo bën daljen nga shinat të funksionimit, ajo tërheq nga kodi pasoja të paparashikuara, ajo mund të afirmojë veçantinë dhe individualitetin e autorit duke ndërtuar një vepër absolutisht origjinale.


Faza e katërt : kompozimi i veprës


Vepra pasi është konceptuar, puna krijuese nuk ka mbaruar: «Vepra kërkon një punë kompozimi me plot kuptimin e fjalës, duke nisur nga avitjet e para, skicat , projekte për tu hedhur në kosh, studime të parakohshme, ripërsëritje... Punim stili , korrigjime , dokumentim, etj. ».

Hyjmë këtu në një aktivitet shoqërimi të krijimit që nuk është më ashtu si më parë krijues, megjithëse shërben ndonjëherë për të rinisur punën krijuese, e që ka detyrën e redaktimit, «të shkrimit» në kuptimin e përgjithshëm të termit... Kjo do të thotë se krijuesi nuk ka pengesa në këtë përballje trup më trup me materialin që ai ka zgjedhur... Është momenti ku ndodhet i aktivizuar konflikti thelbësor ndërmjet Unit Ideal të krijuesit dhe Mbiunit të tij shumë kërkues»


Faza e pestë: Të paraqesësh veprën jashte


Më në fund duhet komunikuar krijimi personal!

«Rezistenca rikthehet me forcë me momentin e pestë dhe të fundit të punës krijuese: të deklarosh veprën e përfunduar, ta shkëpusësh njëherë e mirë nga vetja, ta paraqesësh në publik, të përballosh gjykimet, kritikat... të pranosh këtë rrezik që ajo tashmë ndjek jetën e saj...»

Mjaft krijues, « i ruajnë manuskriptet e tyre në një sirtar, i djegin tabllotë e tyre, i thyejne skulpturat e tyre» nga frika që t’i vënë në dukje, duke i gjykuar veprat e tyre të papërfunduara»...

Nuk është një rrezik që mund ta kemi, në kontekstin që ndodhemi, kur duhet të prodhojmë ide, ku krijuesi duhet të kënaqë një porosi, përgjigje e një porosie me kritere te larta , ku rreziku kryesor është të mos kesh prodhuar «veprën tënde» në afatet e paracaktuara.

Në këtë rast, problemi kryesor është të dish të komunikosh krijimin tënd, të dish ta prezantosh, të përshtatesh me gjuhën e auditorit, të dish t’i japësh vlerë, të parashikosh që më parë kundërshtimet, të vësh në pah argumentet e tua.
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Përsëri

Brenda nesh dikush është fshehur
Ndonjëherë e zgjojmë atë
Në mëngjeset tona pa diell
Në udhët tona të vuajtjeve
Brenda nesh një fëmijë gjendet
Dhe kërkoj dorën e tij
Për të më kthyer tek vetja
Pra, cila është rruga
Eja të harrojmë
Peshën e viteve
Bastet, planet
Tashmë të shkuara
Kërkoj pak ëndërr
Të vërtetë

Më ktheni
Ma ktheni
Pafajësinë time të ëmbël
Të përkundur në shkujdesje
Më ktheni
Më ktheni diellin
Që dëshira të më kthehet
Dhe gjithçka të më mahnitë
Që dëshira të më kthehet
Dhe gjithçka të më mahnitë
Përsëri

Brenda nesh një fëmijë pret
Edhe në zemrën e ushtarit
Donim të bëheshim si të mëdhenj
Humbëm rrugës më duket
Brenda nesh dikush thërret
Duke e ngjirur zërin
Kështu që nuk jemi kurrë vetëm
Edhe në vaktin e fundit
Po eja të harrojmë
Fjalët, keqardhjet
Pra eja, mbaj në netët e mia
Llambën e ndezur
Kërkoj pak ëndërr
Të vërtetë

Eja të harrojmë
Eja të ëndërrojmë

Eja, dëshirë
Unë e zgjoj
Pra eja
Eja

Më ktheni
Ma ktheni
Pafajësinë time të ëmbël
Të përkundur në shkujdesje
Më ktheni
Më ktheni diellin
Që dëshira të më kthehet
Dhe gjithçka të më mahnitë
Që dëshira të më kthehet
Dhe gjithçka të më mahnitë
Përsëri
 
Jules Supervielle

Deti

Është gjithçka që kemi dashur të bëjmë e nuk kemi bërë
Që ka dashur të marrë fjalën e nuk ka gjetur fjalët që i duheshin,
Gjithçka që na ka braktisur pa na thënë asgjë nga sekreti që mban,
Që mund ta prekim e madje ta gërmojmë me hekur pa mundur kurrë ta arrijmë,
Që është shndërruar në valë dhe ende turbullt sepse e kërkon veten pa e gjetur,
Gjithçka që është shndërruar në shkumë për të mos vdekur plotësisht,
Që është shndërruar në një rrymë prej pak sekondash për pëlqim të përhershëm të përjetësise,
Që zhytet më tej në thellësi e që nuk do të dalë kurrë në sipërfaqe,
Që bën përpara në sipërfaqe dhe që frikësohet nga thellësitë,
E gjithë kjo dhe akoma shumë më tepër
Deti.
 
Guy Allix

Hera e fundit për ne

Kur do të jetë hera e fundit për ne
E fundmja zemër në trup
E fundmja ngutje
E që ne nuk do të dimë më shumë se më parë
As më shumë se më pas
....................
Ne do të hyjmë në hije
Nga e cila nuk kemi dalë kurrë
Në mënyrë tjetër përveç kësaj dashurie
Kur do të jetë hera e fundit për ne
Kur nuk do të mbetet më veçse dashuria jonë përfundimisht
Dhe përfundimisht pa fund
Kur do të jetë hera e fundit për ty
Për mua që të desha pafundësisht
 
Pablo Neruda

E qeshura jote

Ti mund të më heqësh bukën,
të më heqësh ajrin, nëse do :
mos më hiq ama të qeshurën tënde.

Mos më hiq trëndafilin,
hekurin që ti e shndrit
as ujin që papritmas
buçet në gëzim
as valën e argjendtë
që vrullshëm vjen nga ty;
Prej luftës time kaq të vështirë
I mbyll sytë e lodhur
ndonjëherë ngaqë kam parë
tokën që nuk ndryshon,
por, që në prag, qeshja jote
ngrihet në qiell, duke më kërkuar
dhe duke hapur për mua të gjitha
portat e jetës.

Në orën më të errët
shndri, e dashura ime,
e qeshura jote, dhe nëse ti sheh,
gjakun tim të njollosë papritur
kalldrëmin e rrugës,
qesh : në atë çast e qeshura jote
do të bëhet për duart e mia
teh i ri shpate.

Në vjeshtën detare
bëj që qeshja jotë të ngrejë
Ujëvarën e saj të shkumës,
dhe në pranverë, e dashur,
qeshja jote qoftë
si lulja që unë prisja,
lulja blu, trëndafili
prej vendit tim kumbues.

Tallu ti me natën,
me ditën dhe me hënën,
tallu ti me këto rrugë
përçartëse të ishullit,
tallu ti me këtë burrë
i dashuruar i paaftë,
por kur t'i hap, unë,
sytë ose t'i mbyll përsëri,
kur hapat e mi të shkojnë,
kur hapat e mi të vijnë,
më refuzo bukën,
ajrin, agimin, pranverën,
por të qeshurën tënde kurrë
sepse atëherë unë do të vdisja.
 
Fernando Pessoa

Është e lehtë, është e vështirë

Është e lehtë të shkëmbesh fjalë
E vështirë është të interpretosh heshtjet!
Është e lehtë të ecësh përbri
E vështirë është të dish si të gjehesh!
Është e lehtë të puthësh fytyrën
E vështirë është të arrish në zemër!

Është e lehtë të shtrëngosh duart
E veshtirë është të ruash ngrohtësinë!
Është e lehtë të ndiesh dashurinë
E vështirë është të përmbash vrullin e saj!

Si është brendia e tjetrit ?
Kush do të dinte ta ëndërronte ?
Shpirti i tjetrit është një tjetër univers
Me të cilin nuk ka komunikim të mundshëm
Me të cilin nuk ka vertetë njëmendësi

Ne nuk dimë asgjë për shpirtin përveç tonit;
Ato të të tjerëve janë shikime,
jane gjeste, janë fjalë,
Me supozimin
E një ngjashmërie të çfarëdoshme në fund
 
Fernando Pessoa

E konsideroj jetën si një han ku duhet të qëndroj, deri në mbërritjen e kalimit të shpirtit. Nuk di ku do të më dërgojë, sepse nuk di asgjë. Do mund ta konsideroja këtë han si një burg, nga fakti se jam i detyruar të pres brenda mureve të tij; do mund ta konsideroja si një vend të shoqërisë së mirë, sepse takoj njerëz të ndryshëm. Megjithatë nuk jam as i paduruar e as me shije vulgare. U lë atyre që janë , atyre që mbyllen në dhomat e tyre, të plogësht, të shtrirë në një krevat ku presin pa mundur të flenë; u lë atyre që bëjnë, atyre që llafosen në sallonet prej nga zërat dhe muzika më arrin dhe më befason me kënaqësi. Ulem pranë portës dhe deh sytë e mi dhe veshët e mi me ngjyra dhe me tinguj të peisazhit, dhe këndoj me gjysëm zëri, vetëm për vete, këngë të paqarta që kompozoj ndërsa rri në pritje. Nata do të bjerë dhe kalimi do të vijë për ne të gjithë. Shijoj flladin që më jepet dhe shpirtin që ma kanë dhënë për ta shijuar, e nuk pyes e as kërkoj më tutje. Nëse kjo që lë të shkruar në librin e udhëtarëve mundet, e rilexuar ndonjë ditë nga të tjerë njerëz, t'i heqë mërzinë edhe atyre përgjatë qëndrimit të tyre, do të jetë mirë. Nëse nuk e lexojnë, ose nuk gjejnë asnjë kënaqësi, do të jetë mirë po ashtu.
 
Pablo Neruda

E dashura ime, nëse vdes

E dashura ime, nëse vdes e ti nuk vdes,
E dashura ime, nëse ti vdes dhe nëse unë nuk vdes,
Mos të lëmë dhimbjen të shtrijë territorin e saj
Nuk ekziston një vazhdimësi të tillë si e jona.
Pluhur mbi grurë, rërë mbi ranishte
Koha, rrjedha e ujit, era endacake
Na ka marrë me vete si fara që lundrojnë mbi ujë.
Mund të kishte ndodhur të mos ishim takuar fare në kohë.
Atë livadh ku ne u takuam,
Oh pafundësi e çastit! Ta kthejmë.
Por kjo dashuri, e dashura ime, nuk është pranë fundit.
Sepse nuk njohu lindje
Nuk do të njohë vdekje, është si një lumë i gjatë,
Që ndërron vetëm tokë dhe buzë.
 
Paul Eluard

Të dua

Të dua për të gjitha ato femra që nuk kam njohur
Të dua për të gjitha kohërat që nuk kam jetuar
Për erën e detit për erën e bukës së ngrohtë
Për dëborën që shkrihet, për të parat lule
Për kafshët e çiltra që njeriu nuk i tremb
Të dua për të dashuruar
Të dua për të gjitha femrat që nuk dua

Kush më pasqyron përveç teje, nuk e shoh veten aspak
Pa ty nuk shoh asgjë perveç një shkretëtire
Ndërmjet të dikurshmes dhe të sotmes
Ka pasur gjithë ata njerëz të vdekur që kam mbuluar me kashtë
Unë nuk kam mundur të thyej murin e pasqyrës time
Më është dashur ta mësoj fjalë pas fjale jetën
Ashtu si harrohet

Të dua për maturinë tënde që nuk është e imja
Për shëndetin
Të dua kundër gjithçkaje që është vetëm iluzion
Për këtë zemër të përjetshme që as nuk e kam
Ti beson se je dyshimi e ti je veç e arsyeshmja
Ti je dielli i madh që më bie në kokë
Kur jam i sigurt në vete
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back