Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Vlera e një dashurie
Është sa sakrifica je gati të bësh për të.
 
Ndrojtja është e përbërë nga dëshira për të pëlqyer dhe nga frika që nuk ia arrin dot.
 
Unë nuk besoj tek : Është shumë herët, është shumë vonë, janë justifikime. Ndjenjat bëjnë pjesë tek një botë irracionale që nuk është e përcaktuar nga orare, egzaktësisht korrekte ose jo. Nëse një person ndjen dashuri për ty, mund ta ndjejë edhe pas një dite që u njohët. Nëse një person do të kthehet, kthehet edhe pas dhjetëvjeçarësh.

Ortolani
 
Nëse një ditë do të duhet të zgjedhësh mes botës dhe dashurisë, mba mend këtë: nëse zgjedh botën, do të mbetesh pa dashuri, por nëse zgjedh dashurinë, bashkë me të do të zotërosh botën.

Albert Einstein
 
"Uji nuk bën rezistencë. Uji rrjedh. Kur zhytesh në të, gjithçka që ndjen është një përkëdhelje. Uji nuk është një mur i fortë, nuk do të të ndalojë.
Por uji shkon gjithmonë shkon aty ku do që të shkojë, e asgjë nuk mund t'i rezistojë. Uji është i durueshëm. Uji që pikon e gërryen gurin. Mbaje mend! Se ti je gjysmë uji."

[Margaret Atwood]
 
Vjeshtë në shi.

Valsi i pikave të shiut, buronte nga era që i lëshonte si dallgë duke trokitur, të kthyera në një marshim të furishëm prej ushtrie. Forca e tyre mbizotëronte gjithçka, godiste degët i përkulte dhe ato ktheheshin në vend me të dridhura, i tundte të trembura dhe me frenezi i bindeshin energjisë së tyre që krijonte valëvitje hipnotizuese dhe koreografi përsëritëse.
Hera-herës një pikë uji lotonte në majë të gjetheve dhe shkëlqente duke rënë më rëndë mes mijërash. Shkëputej e lëshohej me një tejdukshmëri të lëngët drejt tokës ku do të përpihej.
Shiu me fije të bardha ndërthurej me një shpejtësi të njëtrajtshme e me pjerrësi të ndryshueshme prej trilleve të erës, krijonte një iluzion mjegulle.
E gjelbra e thellë e gjetheve, e përshkallëzuar me llustrimin shkëlqyes të ujit, krijonte kontraste dhe unë kërkoja me sy detaje të përlyera me shkëlqime. Kërcejt e tyre kontrastonin më qartë duke mbajtur yje pikash që binin e që më bënin të shprehja dëshira në mendime, psherëtima të pashprehura dhe mallëngjim të brendshëm.
Gjethet llustrafine mblidhnin ujë me reflekse drite mes nervurash.
Lulet, me delikatesën e petaleve të tyre, në ngjyrat, në pistilet e harkuara si qepalla vajzërore, dhuronin gëzimin e jetës me secilën çelje të tyre dhe era i bënte të përkundeshin hirshëm në lartësi qiellore të paarritshme. Aroma e tyre e tretur në lagështi të bënte të mbushje mushkëritë deri në shkalafitje të dehur kënaqësie.
Nën këmbë një shtrojë e butë dhe e kadifenjtë sa e verdhë e sa e kuqërremtë gjethesh të rëna, mbulonte gjithçka, zbuste hapat e mia në fëshfërima e ndonjëherë kërcitje.
Shkeljet e njerëzve i kishin ngjeshur në tokën e baltosur por mua më pëlqente të dilja jashtë shtigjeve të rrahura për të kaluar mbi shpinën e tyre të nderë e për t’i ndier se si jepeshin nën peshën time.
Rrënjët kishin krijuar shkallëzime gjymtyrësh gungaçe e ndonjëherë dalloheshin më pak si damarë të tokës.
Diku më tej, rrallimi i pemëve kishte bërë që gjelbërimi i barit të merrte epërsinë mbi gjethet dhe ndonjë trung i rënë shtrihej në dendësinë e degëve të veta, në madhështinë e trungut të vet të lodhur e të shkëputur si një relike e jetës së tij të shuar. Degët ishin të zhveshura e po aq të bukura sa brirët e një dreri të plandosur.
Pikat rralloheshin dhe loja e tyre me gjethet po qetësohej, gjethet tundeshin më rrallë kur ndonjë pikë i përkulte si veshë të një kali të bezdisur nga ndonjë mizë.
Brendësia ime i dorëzohej ftohtësisë dhe trupi im shkrihej e bëhej njësh me shiun, njëjtësohej me ujin dhe drithërima të ftohta më kaplonin e më shndërronin përtej vetes.
NdIhesha njësh me të dhe qënia ime rridhte në rrëke e mblidhej në pellgje.
Secila pikë krijonte rrathë tek unë, kumbonte me valë në sipërfaqe dhe krijonte dallgëzime që i mohonin njëra tjetrës epërsinë për të qenë mbi të tjerat. Krijonin rrathë të brendashkruar të bukur e të përsosur, të nxituar, që më mbushullonin e më mahnisnin.
Ngrita kokën e me fytyrën lart drejtuar qiellit kundroja formën e reve duke provuar të gjeja forma që më rrëfenin diçka të fshehtë që askush nuk e dinte.
Natyra pikturonte akuarele me bojëra uji në shpirtin tim, afshi i njomështisë e përshkonte dhe i mëshonte me pikëlima të panumërta.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back