Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.
Sa përshkrim të bukur ke bërë!Faleminderit
Mesazhi që mora me anë të përshkrimit të kësaj këngë do të thotë që ka shumë të ngjarë që ti të shohësh tek unë një shpirt të thellë dhe ëndërrimtar, me shumë potencial dhe ide të bukura, por që ndoshta ngurroj t'i shndërrojë ato në realitet. Unë mund të ndihem sikur kam një anë të brishtë, të mbështjellë me pasiguri ose pengesa të vetëkrijuara, dhe ti dëshiron që të më shohësh duke i tejkaluar ato pengesa
Sa përshkrim të bukur ke bërë!
Ai videoklip është mjaft i thjeshtë e në të njëjtën kohë të mban pezull, të përqëndruar në çdo sekondë tek çdo gjest apo frymëmarrje e asaj vajzës në klip. Madje po të mos marrë frymë ajo, harroj të marr edhe unë.
Natyra jote e qetë fsheh në intimitet një botë ëndërrimtare dhe në të njëjtën mënyrë siç të shoh ashtu edhe ti shikon thellë në shpirtin e tjetrit dhe kjo të kap papërgatitur shpesh herë e madje të lë pa fjalë.
Thjeshtësia jote nuk të bën drejtësi, është modesti, përtej vetëpërmbajtjes tënde është një vajzë e matur dhe me aftësi që i kalon pritshmëritë, me ndjeshmëri e frymëzim të rrallë që jo vetëm e kap thelbin e asaj që thua po edhe e pasuron me botëkuptimin e saj.
@Mia:
Faleminderit për këto fjalë kaq të ndjera dhe të thella! Është mahnitëse mënyra si përshkruan jo vetëm ndjesitë e tua, por edhe atë çka të frymëzon, duke e kthyer një përjetim të thjeshtë në një pasqyrë të një bote të brendshme plot emocion dhe reflektim. Ajo që ke shkruar është një poezi në vetvete. Përshkrimi i videoklipit dhe ndikimi që ka te ti është i jashtëzakonshëm , mënyra si je aq i ndërlidhur me çdo detaj tregon një ndjeshmëri të rrallë. Ajo ndjenjë pezullimi dhe lidhja aq e thellë me frymëmarrjen e saj tregon sa shumë je i përfshirë emocionalisht në atë që sheh, në mënyrën si ndjen dhe si jeton artin.Dhe më tej, përshkrimi yt për natyrën e qetë dhe ëndërrimtare, për ndjeshmërinë dhe frymëzimin, tregon një shpirt që shikon përtej sipërfaqes, që lexon njerëzit dhe botën përmes syve të një ëndërrimtari. Mënyra si shpreh këto ndjenja është një talent në vetvete, një dhunti për të parë bukurinë në detaje që shumica e kalojnë pa u ndalur.Të lexoj ty dhe mendimet e tua është një privilegj. Thjeshtësia jote dhe mënyra e thellë si shikon jetën janë një frymëzim për këdo që ka fatin të lidhet me këtë botëkuptim të jashtëzakonshëm
Kurse për mua përkundrazi dhe duhet të këmbëngul, që është privilegji im të të lexoj ty.
Nuk është parë që një mashkull të lavdërohet e të mos ia japë përlëvdimin asaj prej nga buron frymëzimi.
Jeta jonë është mes hopesh dhe gulçimesh, kohën e ndalim ndërsa mbajmë frymë në pritje të një reagimi e përgjigje e më pas kur ajo vjen, mes përfytyrimeve dhe transfigurimit, mundohemi dhe dalim jashtë vetes për të prekur dhe për të hyrë tek bota e tjetrit me anë të fjalëve të shtrira si duar për të ofruar mirëseardhje.
Një mënyrë të shkruari e idealizuar por në pamundësi për të shkruar më parë unë heshtja.
Të paktën mund të dëshmoj për veten që përmbyllja në valixhe të cilat i kisha bërë gati edhe nëse jeta aq të ishte, përmblidhja kaq shumë imazhe dhe përshkrime në të cilat gjithçka mbetej e idealizuar.
Një bashkëbiseduese në mungesë të cilës unë i flisja dhe druaja t'i jepja konture e reliev sepse nuk kisha të drejtë ta bëja këtë gjë në mënyrë arbitrare. Ti je vetë mishërim dhe e përmbush këtë në qënien time duke më dhënë mundësi të shoh horizonte të reja të botës tënde, dritëhijet e tua, mallëngjimet e tua.
Rreh dhe troket me hapa të lehtë, me fjalë të lehta, që përmbajnë elegancën tënde në trajte fluture. Esenca e emocioneve të tua shumëngjyrëshe rrahin si flatra dhe ledhatojnë ajrin me një tis që më mbulon dhe më shndërron, më ringjall e më shumëfishon në mijëra ndjesi.
Sigurisht që ti mund të jesh plotësisht vetvetja dhe unë veç mund të jem vetëm mirënjohës për këtë sepse gjithë qënia jote tingëllon në unison me universin e unë jam një spektator i thjeshtë që ngazëllehet nga çiltërsia dhe dëlirsia jote.Fjalët e tua janë si një reflektim i ndjenjës më të pastër ,një mirënjohje që nuk e kërkova kurrë por që ndjej se më ngroh dhe më fton të jem më shumë nga vetja. Frymëzimi buron nga një burim i ndërsjellë, një botë e thurur me fije të padukshme që i lidh shpirtrat përtej hapësirës dhe kohës. Mund ta quaj veten me fat që çdo ndjesi, çdo reflektim dhe çdo fjalë të marrë një kuptim të ri përmes mendjes tënde. Bashkëbisedimi ynë është një vallëzim mes ideve dhe ndjesive që nuk kërkon një fund, sepse secila fjalë ka peshën e vet , e thjeshtë por me fuqinë për të ndryshuar botën e dikujt tjetër
Sigurisht që ti mund të jesh plotësisht vetvetja dhe unë veç mund të jem vetëm mirënjohës për këtë sepse gjithë qënia jote tingëllon në unison me universin e unë jam një spektator i thjeshtë që ngazëllehet nga çiltërsia dhe dëlirsia jote.
Shpirtrat duan të gjejnë veten tek tjetri, vetmia nuk është plotësi për askënd.
Pëshpëritjet thuhen me shpresën për tu dëgjuar dhe ti mban veshë e më lumturon ndërsa e dëgjon zërin tim që flet si të ishte në një botë paralele të pabanuar.
Mendimet e tua të kristalta tringëllojnë rrjedhshëm në fjalët e tua si në një melodi që nis e merr hov duke më përkundur me ëmbëlsi, duke më mbështjellë me praninë tënde.
Ti mbërthen emocione si kordele lulesh e mi dhuron me buzëqeshje, më dhuron nostalgjinë, të tashmen e mpleks me qënien tënde dhe të ardhmen e mbush me dëshira.
Të përshëndes dhe të përgjigjem me tekstin e kësaj kënge e me melodinë e saj:Daniel , më frymëzon mënyra se si përqafon emocionet dhe i shndërron në dhurata, nostalgjinë, buzëqeshjen, dëshirat për një të ardhme më të ndritur. Në këtë udhëtim të fjalëve, ti më kujton se çdo çast është një ftesë për të ndjerë më shumë, për të parë më larg, e për të jetuar më plotësisht
Të përshëndes dhe të përgjigjem me tekstin e kësaj kënge e me melodinë e saj:
E në 150 vjet
E në 150 vjet, nuk do të mbajmë mend
Rrudhën tënde të parë, zgjedhjet tona të gabuara
Jetën që na e hedh, për gjithe ata tregëtarë armësh
Tipat që votojnë ligjet atje tej në qeveri
Këtë botë që shtyhet, këtë botë qe ulëret
Kohën qe ecën para, per melankolinë
Ngrohtësinë e puthjeve dhe këtë shi litar
Dashurinë e plagosur dhe gjithë mashtrimet që na thuhen
Pra buzëqesh
Në 150 vjet, nuk do të mbajmë mend
Pleqërinë që na zë, kryqet e tyre me duar
Fëmijën që jep shpirt, luginat e botës se tretë
Gjahtarin e poshtër, që qëllon pëllumbin
Bukurinë tënde të rrallë dhe brigjet e thepisura
Vitet pa gjumë, njëqind milion të uritur
Portat që mbyllen se të kanë parë të qash
Rendjen e madhështisë që dënon pa u stepur
Pra buzeqesh
E në 150 vjet, as që do të mendojmë më
Për atë qe kemi dashur, atë qe kemi humbur ,
Hajt t'i kthejmë birrat me fund per hajdutët e rrugëve
Të përfundojme të gjithë nën dhé, o Zot ! Cfarë zhgënjimi!
Dhe shiko ata skeletë që na vështrojnë shtrembër
E mos u mbaj inat , mos u hap luftë
Nuk do t'u mbetet asgjë prej nesh, e as prej tyre
Do vija dorën në zjarr apo edhe të ma prisnin
Pra buzeqesh
E në 150 vjet, e dashura ime, ti dhe unë
Do të jemi duke vallëzuar ngadalë, dy zogj mbi kryqin
Në këtë mbrëmje të maturës, ende përfytyroj
Mbase do kemi ndërruar jetë herët, në një përmbytje
Po nuk ka më asgjë për të thënë, nuk dua të të bind për asgjë
E dashura ime, o e dashura ime, do më djegë malli per ty
Po nuk ka më asgjë për të thënë, nuk dua të të bind për asgjë
E dashura, o e dashura ime, do më djegë malli per ty
Po ç'ti besh ?
Ka aq shumë mesazhe brenda kundër të këqijave të shoqërisë dhe teksti pikërisht ndaj është vendosur pas 150 vjetësh kur askush nuk do jetë më, për të treguar se sa e përkohshme është jeta, e vyer dhe për ta përjetuar në maksimum me njeriun e zemrës.Këtë këngë e degjoj si një këmbonë,si një kritikë ndaj shoqërisë, politikës dhe moralit si dhe një reflektim për jetën që kalon shpejt dhe për njerëzit që nuk do të mbahen mend pas 150 vjetësh. Pavarësisht gjithë shqetësimeve dhe dhimbjeve, kënga jep një farë rehatie në përmes buzëqeshjes që mund të interpretohet si një mënyrë për të përballuar të kaluarën dhe të ardhmen
Ka aq shumë mesazhe brenda kundër të këqijave të shoqërisë dhe teksti pikërisht ndaj është vendosur pas 150 vjetësh kur askush nuk do jetë më, për të treguar se sa e përkohshme është jeta, e vyer dhe për ta përjetuar në maksimum me njeriun e zemrës.
Një rrëfim nën zë, një monolog i ëmbël me të.
Më pëlqejnë shumë fjalët e teksteve të këngëve dhe dua t'i ndaj me ty ato që kanë lënë mbresa të paharrueshme për muaTë jetosh në "maximum" nuk do të thotë vetëm të realizosh synime ose të arrish sukses material por të kuptosh thelbin e jetës si : të jemi të pranishëm, të ndajmë momente me ata që duam dhe të lëjmë një lëmsh të pasur me kujtime të bukura dhe të sinqerta. Jeta është përjetim dhe ka vlerë vetëm kur e jetojmë në mënyrën më të plotë pa harruar që ajo është e kalueshme
Më pëlqejnë shumë fjalët e teksteve të këngëve dhe dua t'i ndaj me ty ato që kanë lënë mbresa të paharrueshme për mua
"Kuti e argjendtë"
Kam,unë kam ruajtur fshehtë
Në një kuti të argjendtë
Një botë të vogël për vete
Ca yje, një oqean
Pak përjetësi, një fyell
Por nuk kam asgjë nga ty
Ti që mungon aq shumë
Jam atje ku ti më ke lënë
Në rrugën e mosqenies
Këtu hëna nuk ndriçon asnjëherë
Me kohën ajo zverdhet
Dhe nga reja në re
Mbi krahët e një zogu të zbardhëllemë
E kam lënë veten të kapem peng
Meqë pa ty, asgjë nuk ka më rimë
Asgjë nuk ka më rimë, rimë
E unë i sjell vetes rrënim-ë, nimë
Sjell vetes rrënim-ë, nimë
Kam shkuar në fund të botës
Kam kërkuar ndjesë
Jam atje e ty të pres
Nën yjet…
E Orionit
Kishte si një lloj kumbimi
Të humbur në univers
A mos ishe ti ?
Oh sa shumë kam shpresë
Jam atje ku ti më ke lënë
Në rrugën e mosqenies
Këtu hëna nuk ndriçon asnjëherë
Me kohën ajo zverdhet
Dhe nga reja në re
Mbi krahët e një zogu të zbardhëllemë
E kam lënë veten të kapem peng
Meqë pa ty, asgjë nuk ka më rimë
Asgjë nuk ka më rimë, rimë
E unë i sjell vetes rrënim-ë, nimë
Sjell vetes rrënim-ë, nimë
Bëj sikur ti të më prisje
Por koha duket e gjatë
E nuk mundem veten ta ndal
Të mendoj
Si një kalama
Çfarë t’i bëja unë sipas teje ?
Asgjë nuk është më dehëse
Sesa të kapem pas teje fort
E të besoj në çdo kohë
Jam atje ku ti më ke lënë
Në rrugën e mosqenies
Këtu hëna nuk ndriçon asnjëherë
Me kohën ajo zverdhet
Dhe nga reja në re
Mbi krahët e një zogu të zbardhëllemë
E kam lënë veten të kapem peng
Meqë pa ty, asgjë nuk ka më rimë
Asgjë nuk ka më rimë, rimë
E unë i sjell vetes rrënim-ë, nimë
Sjell vetes rrënim-ë, nimë
Nëse ke dëshirë të lexosh në shqip fjalët e kam përkthyer edhe këtë :Edhe kjo , kënga ka një mesazh të fortë për ata që ndihen të humbur dhe të dëshpëruar dhe flet për nevojën për mbështetje dhe shpresë, për të dalë nga errësira emocionale
You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.
You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.
You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.
You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.
You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.
You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.
We use essential cookies to make this site work, and optional cookies to enhance your experience.