Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Dashuria nuk është për të gjithë

Dashuria nuk është për të gjithë,
jo për ata që kanë frikë prej saj,
jo për ata që e llogarisin atë,
jo për ata që kënaqen me pasqyrimin
pa kërkuar dritën e saj.

Dashuria është një udhëtim pa harta,
një marramendje e ëmbël
që vetëm njerëzit e guximshëm e njohin
Është tufani që merr me vete siguritë
dhe i lë vend të mundshmes,
furtunës dhe diellit,
i lë vend dhimbjes që të mëson,
dhe gëzimit që shpërthen.

Dashuria është për ata që dinë të humbasin veten
për ta gjetur më pas më të vërtetë,
për ata që shkëmbejnë frikën
me rrahjen e paduruar të një zemre
që nuk njohin pushim.
Për ata që flasin me shpirt,
jo vetëm me buzë,
për ata që nuk kanë frikë nga lëndimet
sepse çdo lëndim është një hap
drejt një ndienje më të fortë.

Dashuria është për të patremburit,
për ata që i djegin urat pas tyre
dhe nuk kthehen më mbrapa,
me plane rezervë diku tjetër.

Dashuria nuk është për të gjithë,
por për ata që dinë ta njohin
në sytë e atyre që qëndrojnë
kur çdo gjë tjetër zhduket.
Për ata që besojnë,
për ata që rrezikojnë,
për ata që duan pa druajte.
 
Dashuria nuk është për të gjithë

Dashuria nuk është për të gjithë,
jo për ata që kanë frikë prej saj,
jo për ata që e llogarisin atë,
jo për ata që kënaqen me pasqyrimin
pa kërkuar dritën e saj.

Dashuria është një udhëtim pa harta,
një marramendje e ëmbël
që vetëm njerëzit e guximshëm e njohin
Është tufani që merr me vete siguritë
dhe i lë vend të mundshmes,
furtunës dhe diellit,
i lë vend dhimbjes që të mëson,
dhe gëzimit që shpërthen.

Dashuria është për ata që dinë të humbasin veten
për ta gjetur më pas më të vërtetë,
për ata që shkëmbejnë frikën
me rrahjen e paduruar të një zemre
që nuk njohin pushim.
Për ata që flasin me shpirt,
jo vetëm me buzë,
për ata që nuk kanë frikë nga lëndimet
sepse çdo lëndim është një hap
drejt një ndienje më të fortë.

Dashuria është për të patremburit,
për ata që i djegin urat pas tyre
dhe nuk kthehen më mbrapa,
me plane rezervë diku tjetër.

Dashuria nuk është për të gjithë,
por për ata që dinë ta njohin
në sytë e atyre që qëndrojnë
kur çdo gjë tjetër zhduket.
Për ata që besojnë,
për ata që rrezikojnë,
për ata që duan pa druajte.
pike.
 
Një dashuri lind pa zhurmë,
mes buzëqeshjes së një mëngjesi
dhe përshëndetjes së një mbrëmjeje,
e lehtë sa nuk i ndihet pesha
e ditëve shumë të gjata
e as ankthi i së nesërmes
që ende nuk ka ardhur.

Një dashuri e thjeshtë,
si fluturimi i një harabeli
që vallëzon në qiell,
si deti që shtrihet
me përqafime të pafundme në breg.
Një dashuri me duar të shtrënguara,
me vështrime që tregojnë
pa pasur nevojë për fjalë.

Një dashuri që qesh me kaosin e jetës,
që gjen një botë të tërë
në një dhomë të çrregullt,
Që luan e ka kush e ka
mes ëndrrave të shpërndara në dysheme
dhe mallëngjimeve të fshehta mes rreshtave
të një libri të papërfunduar.

Një dashuri e sinqertë,
e zbuluar po aq sa shpirti
që e lë veten të shihet,
që nuk pretendon se mbahet e fortë
nëse venat i dridhen,
që zhvishet nga krenaria
dhe tregon dhimbjen e saj
pa frikën se do të braktiset.

Një dashuri që ndryshon botën
në një mënyrë magjike,
si një agim që ndizet
në çatitë e qytetit të fjetur,
që të merr për dore
dhe të tregon bukurinë
e një universi të panjohur
brenda zemrës së saj.

Dhe kur ta gjesh këtë dashuri,
mos e lër dyshimin
të bëjë pis shkëlqimin e saj.
Ki besim në dritën e saj,
në flladin e saj të butë
që të shtyn të jesh i vërtetë
pa frikë se rrëzohesh.

Një dashuri që nuk kërkon asgjë tjetër,
përveçse të ekzistojë
që jeton në gjërat e vogla
dhe bën me dobësitë
poezitë e saj më të ndiera.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back