Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Ndrojtja është e përbërë nga dëshira për të pëlqyer dhe nga frika që nuk ia arrin dot.
 
Unë nuk besoj tek : Është shumë herët, është shumë vonë, janë justifikime. Ndjenjat bëjnë pjesë tek një botë irracionale që nuk është e përcaktuar nga orare, egzaktësisht korrekte ose jo. Nëse një person ndjen dashuri për ty, mund ta ndjejë edhe pas një dite që u njohët. Nëse një person do të kthehet, kthehet edhe pas dhjetëvjeçarësh.

Ortolani
 
Nëse një ditë do të duhet të zgjedhësh mes botës dhe dashurisë, mba mend këtë: nëse zgjedh botën, do të mbetesh pa dashuri, por nëse zgjedh dashurinë, bashkë me të do të zotërosh botën.

Albert Einstein
 
"Uji nuk bën rezistencë. Uji rrjedh. Kur zhytesh në të, gjithçka që ndjen është një përkëdhelje. Uji nuk është një mur i fortë, nuk do të të ndalojë.
Por uji shkon gjithmonë shkon aty ku do që të shkojë, e asgjë nuk mund t'i rezistojë. Uji është i durueshëm. Uji që pikon e gërryen gurin. Mbaje mend! Se ti je gjysmë uji."

[Margaret Atwood]
 
Vjeshtë në shi.

Valsi i pikave të shiut, buronte nga era që i lëshonte si dallgë duke trokitur, të kthyera në një marshim të furishëm prej ushtrie. Forca e tyre mbizotëronte gjithçka, godiste degët i përkulte dhe ato ktheheshin në vend me të dridhura, i tundte të trembura dhe me frenezi i bindeshin energjisë së tyre që krijonte valëvitje hipnotizuese dhe koreografi përsëritëse.
Hera-herës një pikë uji lotonte në majë të gjetheve dhe shkëlqente duke rënë më rëndë mes mijërash. Shkëputej e lëshohej me një tejdukshmëri të lëngët drejt tokës ku do të përpihej.
Shiu me fije të bardha ndërthurej me një shpejtësi të njëtrajtshme e me pjerrësi të ndryshueshme prej trilleve të erës, krijonte një iluzion mjegulle.
E gjelbra e thellë e gjetheve, e përshkallëzuar me llustrimin shkëlqyes të ujit, krijonte kontraste dhe unë kërkoja me sy detaje të përlyera me shkëlqime. Kërcejt e tyre kontrastonin më qartë duke mbajtur yje pikash që binin e që më bënin të shprehja dëshira në mendime, psherëtima të pashprehura dhe mallëngjim të brendshëm.
Gjethet llustrafine mblidhnin ujë me reflekse drite mes nervurash.
Lulet, me delikatesën e petaleve të tyre, në ngjyrat, në pistilet e harkuara si qepalla vajzërore, dhuronin gëzimin e jetës me secilën çelje të tyre dhe era i bënte të përkundeshin hirshëm në lartësi qiellore të paarritshme. Aroma e tyre e tretur në lagështi të bënte të mbushje mushkëritë deri në shkalafitje të dehur kënaqësie.
Nën këmbë një shtrojë e butë dhe e kadifenjtë sa e verdhë e sa e kuqërremtë gjethesh të rëna, mbulonte gjithçka, zbuste hapat e mia në fëshfërima e ndonjëherë kërcitje.
Shkeljet e njerëzve i kishin ngjeshur në tokën e baltosur por mua më pëlqente të dilja jashtë shtigjeve të rrahura për të kaluar mbi shpinën e tyre të nderë e për t’i ndier se si jepeshin nën peshën time.
Rrënjët kishin krijuar shkallëzime gjymtyrësh gungaçe e ndonjëherë dalloheshin më pak si damarë të tokës.
Diku më tej, rrallimi i pemëve kishte bërë që gjelbërimi i barit të merrte epërsinë mbi gjethet dhe ndonjë trung i rënë shtrihej në dendësinë e degëve të veta, në madhështinë e trungut të vet të lodhur e të shkëputur si një relike e jetës së tij të shuar. Degët ishin të zhveshura e po aq të bukura sa brirët e një dreri të plandosur.
Pikat rralloheshin dhe loja e tyre me gjethet po qetësohej, gjethet tundeshin më rrallë kur ndonjë pikë i përkulte si veshë të një kali të bezdisur nga ndonjë mizë.
Brendësia ime i dorëzohej ftohtësisë dhe trupi im shkrihej e bëhej njësh me shiun, njëjtësohej me ujin dhe drithërima të ftohta më kaplonin e më shndërronin përtej vetes.
NdIhesha njësh me të dhe qënia ime rridhte në rrëke e mblidhej në pellgje.
Secila pikë krijonte rrathë tek unë, kumbonte me valë në sipërfaqe dhe krijonte dallgëzime që i mohonin njëra tjetrës epërsinë për të qenë mbi të tjerat. Krijonin rrathë të brendashkruar të bukur e të përsosur, të nxituar, që më mbushullonin e më mahnisnin.
Ngrita kokën e me fytyrën lart drejtuar qiellit kundroja formën e reve duke provuar të gjeja forma që më rrëfenin diçka të fshehtë që askush nuk e dinte.
Natyra pikturonte akuarele me bojëra uji në shpirtin tim, afshi i njomështisë e përshkonte dhe i mëshonte me pikëlima të panumërta.
 
Ti thua Zoti thotë

Nuk e kuptoj Do të drejtoj hapat e tu

Vargje : Fjalët e urta 3

5 Beso në Zotin me gjithë zemër
e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde.
6 Mendo për të në të gjitha udhët e tua

Ti thua Zoti thotë

Jam shumë i lodhur Do të të jap prehje

Vargje : Mateu 11

28 Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur e të munduar, se unë do t'ju çlodh.
29 Merrni mbi vete zgjedhën time e mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj,
30 se zgjedha ime është e butë e barra ime është e lehtë».

Ti thua Zoti thotë

Është e pamundur Të gjitha gjërat janë të mundshme

Vargje : Luka 18

27Jezusi u përgjigj: «Ajo që është e pamundur për njerëzit, është e mundur për Perëndinë».

Ti thua Zoti thotë

Askush nuk më do mua Unë të dua ty

Vargje : Gjoni 3

16 Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme.

Ti thua Zoti thotë

Nuk e fal dot veten Unë të fal

Vargje : Romakëve 8

1 Prandaj, tanimë nuk ka asnjë dënim për ata që i përkasin Krishtit Jezus

Ti thua Zoti thotë

Nuk jam i mençur Do të të jap urtësi

Vargu : 1 Korintasve 1

30 Por, ai bëri që ju të jeni të bashkuar me Jezus Krishtin, që u bë për ne urtësia e Perëndisë. Krishti na bëri të drejtë, na shenjtëroi e na shpengoi,

Ti thua Zoti thotë

Nuk jam i aftë Unë jam në gjendje

Vargu : 2 Korintasve 9

8 Perëndia mund t'ju japë me begati çdo të mirë, në mënyrë që gjithmonë të keni mjaftueshëm prej çdo gjëje e kështu të mund të jepni për çdo vepër të mirë.

Ti thua Zoti thotë

Nuk mundem të vazhdoj më Hiri im është i mjaftueshëm

Vargu : 2 Korintasve 12

9 por ai m'u përgjigj: «Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime tregohet e plotë në dobësinë tënde». Prandaj do të krenohem edhe më shumë me dobësitë e mia, që të banojë tek unë fuqia e Krishtit.

Ti thua Zoti thotë

Unë nuk mund ta bëj Mund të bësh çdo gjë

Vargu : Filipianëve 4

13 Unë mund të bëj gjithçka përmes Krishtit që më forcon.

Ti thua Zoti thotë

Nuk mund ta përballoj Do të siguroj gjithë nevojat e tua

Vargu : Filipianëve 4

19 Perëndia im do të plotësojë përmes Krishtit Jezus çdo nevojë tuajën, sipas pasurive të tij të lavdishme.

Ti thua Zoti thotë

Kam frikë Nuk të kam dhënë frikën

Vargu : 2 Timoteu 1

7 Perëndia nuk na dha shpirtin e frikës, por të fuqisë, të dashurisë e të maturisë.

Ti thua Zoti thotë

Ndihem fare vetëm Nuk do të të braktis kurrë

Vargu : Hebrenjve 13

5 Sjellja juaj të mos ndikohet nga lakmia për para. Le t'ju mjaftojnë ato që keni, se Perëndia ka thënë: nuk do të të lë vetëm e as nuk do të të braktis.
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ja Mbreti im

Bibla thotë Mbreti im është Mbreti i Hebrenjve. Ai është mbreti i Izraelit. Ai është Mbreti i drejtësisë. Ai është mbreti i kohërave. Ai është Mbreti i qiellit. Ai është mbreti i lavdisë. Ai është Mbreti i mbretërve dhe Ai është Zoti i zotërve. Është Mbreti Im! Pyes veten ... a e njeh Atë ?

Mbreti Im është Mbret sovran; asnjë formë mase nuk mund të përcaktojë dashurinë e Tij të pashtershme. Ai është qëndueshëm i fortë. Ai është plotësisht i sinqertë. Ai është përjetësisht i palëkundur. Ai është përgjithmonë i hirshëm. Ai është sundues i plotëfuqishëm. Ai është paanësisht i mëshirshëm. A e njeh Atë ?

Ai është fenomeni më i madh që ka kaluar horizontin e kësaj bote. Ai është Biri i Perëndisë. Ai është Shpëtimtari i mëkatarëve. Ai është kryeqendra e qytetërimit. Ai është i pashembullt. Ai është i padëgjuar më parë. Ai është ideja më e lartë e letërsisë. Ai është personaliteti më i lartë në filozofi. Ai është doktrina themeluese e teologjisë së vërtetë! Ai është i vetmi i denjë për të qenë i përmbushur Shpëtimtar! Pyes veten nëse e njeh Atë sot.

Ai siguron forcë për të dobëtin. Ai është i gjendshëm për të tunduarin dhe të sprovuarin. Ai mirëkupton dhe Ai shpëton. Ai forcon dhe mban. Ai ruan dhe udhëheq. Ai shëron të sëmurin. Ai pastron lebrozin. Ai fal mëkatarët. Ai shlyen borxhlinjtë. Ai çliron robërit. Ai mbron të pafuqishmin. Ai bekon të riun. Ai i shërben fatkeqit. Ai kujdeset për të moshuarit. Ai shpërblen të zellshmin dhe zbukuron të sjellshmin. Pyes veten nëse ti e njeh Atë.

Ai është çelësi për diturinë. Ai është burimi i urtësisë. Ai është rruga e çlirimit. Ai është udha e paqes. Ai është rrugëtimi i drejtësisë. Ai është autostrada e shenjtërisë. Ai është porta e lavdisë. A e njeh atë ?

Po, jeta e Tij është e paarritshme. Mirësia e Tij është e pakufijshme. Mëshira e tij është e përhershme. Dashuria e Tij kurrë nuk ndryshon. Fjala e tij është e mjaftueshme. Hiri i tij është i përplotë. Mbretërimi i Tij është i drejtë, dhe zgjedha e Tij është e lehtë, dhe barra e Tij është më e lehtë.

Do të doja të mundja te ta përshkruaja ty. Po! Ai është i papërshkrueshëm. Ai është i pakuptueshëm. Ai është i pamposhtur. Ai është i parezistueshëm. Nuk mund ta heqësh Atë nga mendja. Nuk mund ta lëshosh atë nga dora. Nuk mund të jetosh përtej Atij, dhe nuk mund të jetosh pa Atë.

Po, Farisenjtë nuk përballeshin dot me Atë, por ata zbuluan se nuk mund ta ndalnin Atë. Pilati nuk mundi të gjente ndonjë faj tek Ai. Herodi nuk mundi ta vriste Atë. Vdekja s’mundi të përballej me Atë, dhe varri s’mundi ta mbante Atë!

Po! Ai është Mbreti im! Ai është Mbreti im!
 
@Mia

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Për të


Do të sjell verën në nëntor
Do ta ngroh që ajo të mos fërgëllojë
Do të shpik fjalët e heshtjes
Do t'i bëj kaltërsinë mbi fjalë dashurie
Do të mësoj të jetoj në mënyrë tjetër
Në mënyrën e saj larg nga njerëz
Do shkoj të kërkoj të paarritshmen
Të pafundmen sentimentale

Për të...

Do të shkoj në thellësinë më të madhe të ëndrrave
Që ajo sheh kur është e fjetur
Të kërkoj atë që kurrë buzët e saj
Nuk do guxojnë të thonë për dëshirat e saj
Do t'i flakja ritualet e përditshme
Dhe momentet që sjellin dyshime
Për të shkatërruar pasiguritë
Pa thënë asgjë

Për të...

Do shkoj në kufinjtë e të padukshmes
Ku dashuria mbahet në ekuilibër
Për të do të harroj se kush jam vetë
Do dëgjoj gjithçka që zemra e saj flet
Do shkoj të vjedh të patjetërsueshme
Ndjenjën e dashurisë ekstreme

Do të hedh gjithçka të së kaluarës time
Për të bërë ne të dy të ardhmen time
Mbase thjesht për t'u dashur
Mbase kurrë për të mos vdekur

Për të...

Do shkoj në kufinjtë e të padukshmes
Ku dashuria mbahet në ekuilibër
Për të do të harroj se kush jam vetë
Do dëgjoj gjithçka që zemra e saj flet
Do shkoj të vjedh të patjetërsueshme
Ndjenjën e dashurisë ekstreme

Për të

Do të ndaloj kohën që shkon
Që kurrë më mos të harrojmë
Ledhatimet që shpesh fshihen
Ose që ikin

Për të...
 
  • Përqafime
Reactions: Mia
@Mia

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Për të


Do të sjell verën në nëntor
Do ta ngroh që ajo të mos fërgëllojë
Do të shpik fjalët e heshtjes
Do t'i bëj kaltërsinë mbi fjalë dashurie
Do të mësoj të jetoj në mënyrë tjetër
Në mënyrën e saj larg nga njerëz
Do shkoj të kërkoj të paarritshmen
Të pafundmen sentimentale

Për të...

Do të shkoj në thellësinë më të madhe të ëndrrave
Që ajo sheh kur është e fjetur
Të kërkoj atë që kurrë buzët e saj
Nuk do guxojnë të thonë për dëshirat e saj
Do t'i flakja ritualet e përditshme
Dhe momentet që sjellin dyshime
Për të shkatërruar pasiguritë
Pa thënë asgjë

Për të...

Do shkoj në kufinjtë e të padukshmes
Ku dashuria mbahet në ekuilibër
Për të do të harroj se kush jam vetë
Do dëgjoj gjithçka që zemra e saj flet
Do shkoj të vjedh të patjetërsueshme
Ndjenjën e dashurisë ekstreme

Do të hedh gjithçka të së kaluarës time
Për të bërë ne të dy të ardhmen time
Mbase thjesht për t'u dashur
Mbase kurrë për të mos vdekur

Për të...

Do shkoj në kufinjtë e të padukshmes
Ku dashuria mbahet në ekuilibër
Për të do të harroj se kush jam vetë
Do dëgjoj gjithçka që zemra e saj flet
Do shkoj të vjedh të patjetërsueshme
Ndjenjën e dashurisë ekstreme

Për të

Do të ndaloj kohën që shkon
Që kurrë më mos të harrojmë
Ledhatimet që shpesh fshihen
Ose që ikin

Për të...

Faleminderit Daniel 🤗
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back