Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

U dashurova në të qeshurën e saj të zëshme,
deri atëherë kur e kuptova
se pas asaj të qeshure
fshihen vite
lotësh në heshtje.
Atëherë e desha.

Bukowski
 
Në pyetjen “A ekziston femra e përsosur?”, Bob Marley u përgigj:
“Kujt i intereson përsosmëria?
As Hëna nuk është e përsosur, është e mbushur me vrima.
Deti është jashtëzakonisht i bukur, por i njelmët dhe i errët në thellësi.
Qielli është gjithmonë i pafund, por shpeshherë me mjegull.
Kështu që, gjithçka që është e bukur nuk është e përsosur, por është e veçantë.
Prandaj, çdo femër mund të jetë e veçantë për dikë.
Ndalni së qeni “perfekt” dhe mundohuni të jeni dhe të jetoni të lirë, duke bërë atë që doni, duke mos tentuar të impresiononi të tjerët.”
 
"Të sundosh mendjen e një femre është ves i një intelektuali, të gjithë të tjerët kënaqen me trupin."

Bukowski
 
"I dua femrat që nuk kanë jetuar me shumë meshkuj. Nuk pres virgjëri, por thjesht më shumë i dua femrat që nuk janë deri në gjak të ngopura me eksperienca.
Ekziston diçka te femrat që janë të kursyera me meshkujt; ajo shihet te e ecura e tyre, në sytë e tyre, në të qeshurën e tyre, dhe në zemrat e tyre të buta.
Femrat që kanë pasur shumë meshkuj duket sikur e zgjedhin tjetrin për hakmarrje, dhe jo për ndjenja. Kur e bën këtë lojë me egoizëm, gjithçka shkon kundër teje; nuk mund të kërkosh as dashuri e as emocione.
Në fund mbetesh me atë çfarë ajo ka vullnet të japë, dhe ajo shpesh herë thotë...asgjë.
Disa femra janë krijesa delikate, disa femra janë të këndshme dhe të mahnitshme. Nëse dëshiron të përcëllohesh në diell, shko bëje, por të lutem, lëre të qetë një femër të mirë."

Bukowski
 
"Ne prisnim e prisnim. Të gjithë ne. A nuk e dinte psikologu se pritja ishte diçka që po i çmendte njerëzit?
Njerëzit prisnin gjithë jetën.
Ata prisnin të jetonin, ata prisnin të vdisnin.
Prisnin në radhë për të blerë letrën higjienike.
Prisnin në radhë për të marrë lekët. Dhe nëse ata nuk kishin para, ata prisnin në rradhë më të gjata.
Prisje të ikësh që të flije dhe pastaj prisje që të zgjoheshe.
Prisje që të martoheshe dhe pastaj prisje që të ndaheshe.
Prisje që të binte shiu, që pastaj të prisje për shiun që të ndalë.
Prisje për të ngrënë dhe pastaj prisje për të ngrënë përsëri.
Prisje te zyra e psikologut me një grumbull psikopatësh duke menduar se mos je edhe ti një prej tyre."

Bukowski
 
Sigurisht, disa njerëz thjesht bëhen rob me një femër, heqin dorë dhe thonë: "Kjo qe, kjo është e gjithë ajo çfarë mund të bëj". Ka shumë prej tyre, dhe në esencë shumica e njerëzve janë pajtuar me fatin; e shohin se nuk shkon ashtu si duhet, por nuk ka rëndësi, do të shtiremi, nuk ka kuptim që përsëri të kalohet nëpër gjithë atë rrugë.

-Çfarë ka në televizor sonte?
-Asgjë.
-Gjithësesi, e shohim.
Sepse, ajo është akoma më mirë se sa ta shohim njëri-tjetrin në fytyrë.
Televizori mban shumë çifte të këqija bashkë, më shumë se sa e bëjnë atë gjë kisha, dhe fëmijët."

Bukowski
 
"Ajo fliste. Ishte e lehtë ta dëgjoje atë. Kishte mençuri dhe të qeshura në çdo rrëfim të saj. Ishte duke më magjepsur më shumë seç mund ta mendonte. Dhe kjo ishte gjëja që më shqetësonte mua disi..."

Bukowski
 
"Madje edhe shitësi më donte. Të gjithë ata në punë më donin. Ata e vidhnin pronarin për imtësira, por unë nuk tregoja asgjë. Ajo ishte një lojë e vogël e tyre. Nuk më interesonte. Nuk isha hajdut imtësirash.
Unë doja gjithë botën ose asgjë."

Bukowski
 
“Problemi është se ne kërkojmë dikë me të cilën mund të plakemi bashkë, ndërsa sekreti është të gjejmë dikë me të cilën mund të mbetemi fëmijë.”

Bukowski
 
“Vetëm femrat e forta e përballojnë vetminë, të tjerat e mbushin me këdo.”

Bukowski
 
"Nuk them se duhet hequr dorë, unë jam për shpirtin e vërtetë njerëzor kudo që të jetë, kudo që fshihet, çfarëdo që të jetë, por kujdes nga kopukët që e bëjnë të duket aq i mirë dhe të lënë si thes, të prangosur nga katër policë të egër dhe me tetë apo nëntë djem të gardës kombëtare dhe vetëm me kërthizën tënde si lutje e fundit.
Djemtë që ulërijnë parqeve publike duke të kërkuar të sakrifikohesh për ndonjë kauzë, janë zakonisht më larg se të gjithë kur fillojnë të shtënat.
Duan të jetojnë që të shkruajnë kujtimet e tyre."

Bukowski

(Kjo thënie me gajas sa herë e lexoj 😂)
 
.. - Prindërit nuk vdesin, ata bëhen të padukshëm

.. - Babai është padroni yt madje edhe kur është i vdekur.

Bukowski
 
Jeta është vetëm një
Bëj gjithçka që të bën të lumtur
pranë asaj që të bën të buzëqeshësh
 
Mendjemadhësia të bën të fortë për një ditë.
Përulësia të bën të fortë përgjithmonë.
 
Mos ki frikë të thuash atë që mendon.
Pak njerëz mendojnë, kështu që je në avantazh.

Vetëm mediokriteti kërkon konfirmim nga të tjerët.
 
Ndjeshmëria të lejon të mbledhësh miliona ngjyra
Në një udhëtim bardh e zi.

M. Da Pisa
 
Më keq se gënjeshtra që i ka këmbët e shkurtra
Është zilia që e ka gjuhën e gjatë.
 
Nuk pakësohet besimi
Por numri i njerëzve tek të cilët beson.
 
Kujdes me etiketat që i vini njerëzve.
Ka gra më trime se disa burra,
Burra më të ndjeshëm se sa disa gra,
Fëmijë që vuajnë më shumë se pleq,
Pleq që janë më të shpejtë se të rinjtë
Të rinj që janë më të urtë se sa pleq.
Ka injorantë me diploma
dhe ka njerëz pa shkollë që të mësojnë jetën.
 
Kërkojnë skeletët në dollapin tënd
Dhe ata nën krevat kanë një varrezë.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back