Ngulfatja e feniksit
Po ju shkruaj sërish edhe pse e di që fjalët e mia do të përpihen nga errësira e natës. Shpresoj se nuk do të lodheni nga historitë e mia para gjumit dhe nuk do ta zbuloni fundin. .. Që nga momenti kur pashë për herë të parë shkëndijën në sytë e tu, nuk e shuaj dot zjarrin në mua !! Ata sy zgjuan pasione të tmerrshme të zjarrta, më mjegulluan arsyen dhe më çuan në veprime të pahijshme, pasione të ulëta, monologje perverse… , arratisje të pasinqerta drejt teje, vetë-mashtrim……e çfarë jo.
Dhe ata ende po më ndjekin edhe pse unë tashmë kam gjetur një mënyrë për t'u shpëtuar, por nuk e di nëse do të gjej ndonjëherë një mënyrë për t'i parë drejtpërdrejt dhe për t'u përballur me ta.
Më kujtohen netët kur vinte dhe merrte gjithçka që i nevojitej. Gjatë atyre vizitave ju merrnit nga një pjesë te shpirtit tim për të lënë trupin tim, pa shpirt.
Tani shpirti im jehon qetësisht në nënvetëdijen tënde, sepse pasi më ke lënë pa të, ai është skllav atje. Më kujtohen edhe netët kur prisja në heshtje të vish, por pa qëllim. Pyesja veten ku ishe ato netë me kë? Dhe në ato momente, a menduat për mua? A ia vlente, heeej a ja vlejti?
Ngatërruar në labirintin e dashurisë sime të çoroditur, atëherë nuk e dija rrugëdaljen, as nuk mund ta merrja me mend se çfarë ishte më mirë a më keq në këtë çorroditje ?! Edhe sot nuk e di se cili vendim do të ishte më i miri për ne, sepse sot jam fizikisht shumë kilometra larg teje dhe shpirti im endet nëpër labirintet e nën ndërgjegjes tënde për të të treguar historinë e vërtetë të dashurisë sime për ty . . . Unë do të vazhdoj pritjen time ... Si të të quaj sot shpresa ime e shuar ne harresën e ngulfatur nga një zemër e pa besë!!!! ....@r