Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një copë nga vetja...

  • Thread starter Thread starter Juno
  • Data e fillimit Data e fillimit
Une isha strehimi yt, drita ne erresiren ku ishe mbyllur.
Cdo ndjenje qe kisha, cdo copez shpirti qe me mbeti, e vura ne sherbim tend.
Te desha aq shume, sa harrova te dua veten.
Te ndihmova te ngjiteshe nga thellesite ku ishe humbur, te besova kur askush tjeter nuk do te kishte guxuar.
Te dhashë forcen time, shpresen time, deri sa te rimekembeshe.
Por ti,ti ishe rrenimi im.
Ngadale, pa u vene re, me shtrydhe cdo energji qe kisha.
Shpresa qe ndava me ty, u be erresira qe me mbuloi.
Nuk u ndale per te pare cfare po ndodhte me mua,mjaftonte qe ti te ndiheshe i lire.
Po te ngrija nga rrenojat, nderkohe qe ti me lekundje themelet.
Dhe kur me ne fund u bera hi, ti ishe aty,i sheruar, i forte, i plote.
Nderkohe qe une, nje kujtim i larget, nje stacion kalimtar ne udhetimin tend drejt drites.
E harrove sakrificen time, e harrove cdo pjese te vetes qe lashe pas per ty.
Por une nuk mundem.
Nuk mund te harroj.
Nuk mund te harroj se si ndihmova te rriteshe, nderkohe qe humba veten time.
IMG_9230.jpeg
 
IMG_9280.jpeg-Hey shiko pak . Fshiji lotet ,dhe me shiko ne sy . E sheh? Brenda atij shikimi ka drite, ngjason si lindja e diellit kur lehte puth token ..
Hey mos i ul syte , me shiko ende . Shiko si syte flasin dhe kur buza dridhet sikur te ishte ne acar..
Po thone dicka .
Lexo.
Ti je e forte . Ti nuk trembesh . Ti ke kaluar stuhi ,fortuna dhe ende qendron ne kembe .
Ti je FENIX.. Ke vdekur dhe je ringjallur me e bukur se kurre ..
E sheh? E sheh kete vajzen perballe teje?!
Qendron aty , duke pritur ta perqafosh . Duke mos e lene vetem dhe duke mos ia leshuar doren ..
Ajo ka nevoje per ty..
Shikoje pak si ajo po te buzeqesh .. Shikoje sa e bukur eshte , me syte e saj geshtenje e floket e saj te arta.
Ajo eshte aty .. Fshehur brenda nje pasqyre , kur po perpiqet te te bej ta shohesh reflektimin ..
….
Hey shiko , mos i ul syte .
Qendro perball saj. Merre nga aty e fute brenda shpirtit tend .
Ajo ka kohe qe pret per ty aty .
Perqafoje dhe mos e lesho kurre.
Ajo je ti .
Ajo jam une !
 
Sa më shumë rritem, aq më shumë mësoj dhe aq më pak më tërheqin festat si dikur. Jo sepse nuk i dua, përkundrazi, i adhuroj ditët e gëzimit kur mblidhemi me të dashurit tanë. Por rritja më ka sjellë një kuptim më të thellë: ka shumë njerëz që nuk mund t’i gëzojnë këto çaste. Ka njerëz që nuk janë pranë familjarëve të tyre, që luftojnë për shëndetin në spitale, që nuk kanë as ushqim në tryezë apo dikë që t’u dhurojë një buzëqeshje. Dhe atje jashtë, në ndonjë shtëpi të largët, një shpirt qëndron pas një dritareje, jo për të parë fishekzjarrët, por për të fshirë lotët.E tillë është jeta – një përzierje e gëzimeve dhe e sprovave. Prandaj, nëse jemi mirë, nëse kemi shëndet, familje dhe një tryezë të mbushur, le të ndalemi për një moment e të numërojmë bekimet tona. Të mos lakmojmë luksin dhe paranë, sepse gjërat më të rëndësishme janë ato që s’blihen me para: dashuria, shëndeti dhe familja.
Dhe kur kemi diçka për të dhënë, qoftë edhe një buzëqeshje, le ta ndajmë me ata që kanë më pak. Një akt i vogël mirësie mund të ngrohë një zemër, sepse dashuria dhe ndihma ndaj të tjerëve e bëjnë botën më të mirë.Prandaj, gëzojini festat me shpirt! Për ata që munden dhe për ata që nuk munden. Për ata që përballuan sfida dhe për ata që patën arritje. Mos harroni: pas çdo stuhie vjen drita, pas çdo sprovoje lehtësimi. Zoti ju dhëntë gjithçka që zemra juaj dëshiron dhe i bekoftë shtëpitë dhe tryezat tuaja me paqe, lumturi dhe dashuri.Festat kanë kuptim të vërtetë kur i ndajmë bashkë dhe falim zemërgjerësi. Gëzuar me zemër për të gjithë!
 
E di, nuk mund te fle.
Sikur mendimet me mbytin dhe nuk me lene te qetesohem.
Dicka me mundon,nje ndjesi qe nuk di si ta largoj.
Nuk dua ta them me ze, por keto dite malli me ka kapluar.
Ndoshta eshte vetem ideja e pranise tende,qe dua te te shoh, te degjoj zerin tend, te lexoj nje shenje te vogel prej teje qe tregon se je mire.
E urrej kete ndjesi.
E urrej dhe nuk dua ta pranoj.
Por mungesa jote me rendon here pas here, sidomos tani kur gjithcka duket me e veshtire.
Dua te qaj, te shperthej, sepse kjo peshe me ka bere te ndihem e lodhur.
Ndihem keq.
Ndihem shume vetem.
Gjithcka perreth me duket larg, si te mos me perkase.
Kam nevoje per ty.
Kam nevoje per ate ngrohtesine tende, per nje shenje qe me ben te ndihem me mire. Kam nevoje per nje ndjesi qe me siguron se nuk jam plotesisht vetem.
Edhe pse me ke bere keq, me ke lenduar shume, me ke zhgenjyer dhe me ke vrare shpirterisht, prape kam nevoje per ty.
Kam nevoje per pranine tende, per ate sigurine qe me jepje dikur.
Kam nevoje te ndjej se je diku dhe se mund te me ndihmosh, qofte edhe pak.
Keto dite te fundit te vitit, ndoshta eshte melankolia e festave qe me ben te ndihem keshtu, ndoshta eshte mbarimi i vitit qe me perball me kujtime dhe humbje.
Apo ndoshta eshte dicka me e thelle ,ndjesia se mungesa jote nuk mund te zevendesohet me asgje tjeter.
Dhe kjo mungese ndihet akoma me shume tani, kur gjithe bota feston dhe une mbetem vetem me kete boshllëk.
Kam nevoje per ty.
Kam nevoje per nje arsye qe te me beje te shpresoj serish.
Nuk e di nese kjo ndjenje eshte e drejte. Nuk e di nese ti e meriton.
Por nuk mund ta ndaloj.
Me ndihmo qoft edhe per nje cast te vogel. Me ndihmo te mos ndihem keshtu, te mos jem kaq bosh.
Kam nevoje per ty tani me shume se kurre.

IMG_9511.jpeg
 
Te desha aq shume, sa gjithcka qe isha dhe gjithcka qe beja lidhej me ty.
Cdo mendim, cdo deshire, cdo frymemarrje kishte ty ne qender.
Ti ishe arsyeja pse zgjoja cdo mengjes dhe motivi pse ndjeja se jeta kishte kuptim.
Por ne kete rruge, une harrova nje gje te rendesishme: harrova te mbaja nje pjese te vogel per veten.
Gjithcka qe doja ishte qe ti te ishe i lumtur.
I dhashe gjithcka, cdo cope te zemres sime, derisa nuk mbeti asgje per mua.
Mendova se dashuria ime do te mjaftonte per te dy, mendova se do te ishte e mjaftueshme per te mbushur boshlleqet e tua dhe te miat.
Por tani, ti nuk je me, dhe une jam e mbetur mes nje hapesire bosh qe nuk di si ta mbush.
Eshte e cuditshme si humb vetveten, hap pas hapi, duke menduar se po ben gjene e duhur.
Fillimisht, nuk e ve re.
Pastaj, kur gjithcka shembet, e kupton se sa shume ke dhene pa menduar se duhej te ruaje edhe per veten.
Tani shikoj pasqyrimin tim dhe nuk e njoh me.
Cdo kujtim qe kam lidhet me ty.
Cdo hap qe hedh ndihet bosh, sepse ti nuk je aty.
Si mund ta dua veten, kur cdo cope e imja ka mbetur te ty?
Si mund te rindertohem, kur nuk di nga t’ia nis?
Ndoshta nje dite do te mesoj si ta mbledh veten, cope pas cope.
Ndoshta do te kuptoj qe nuk me mungon vetem ti, por edhe une vet ajo qe isha para se te te doja kaq shume.
Por sot, jam ende duke u perpjekur te mesoj si te marr fryme ne nje bote qe duket kaq e ftohte pa ty.
Mbase nje dite, kjo dhimbje do te zbutet.
Mbase nje dite, do ta kuptoj qe dashuria nuk duhet te shkatërrojë, por te ndertoje.
Por deri atehere, gjithcka qe mund te bej eshte te gjej forcen per te vazhduar, edhe kur ndihem e humbur.

IMG_0273.jpeg
 
Muzike n'vesh, ujin para syve
Fjalt qe mi thu mrapa shpine
Une t'i thom para ftyre

1736425408842.png
 
Hugssss bejb 🤗🤗
 
A eshte kjo ndarja qe duhet te me mesoje te harroj, apo thjesht nje tjeter rruge drejt nje dhimbjeje qe nuk ka mbarim?
Une te kerkoj ne cdo kujtim,ne cdo cep te shpirtit tim, dhe perseri ndjej boshllok.
Gjithçka qe ishim tani duket si nje enderr, nje copez kohe qe ka rreshqitur nga duart e mia.
Por une ende te ndjej, si nje prani qe refuzon te zhduket.
A ke menduar ndonjehere per momentin kur gjithçka ndryshoi?
Kur u larguam, jo me hapa, por me fjale qe nuk u thane dhe heshtje qe nuk mundem ta mbushim?
Sepse une e jetoj ate cast cdo dite, duke menduar se çfare mund te kisha bere ndryshe.
Ndoshta asgje nuk do ta kishte shpetuar kete dashuri, por zemra ime refuzon ta pranoje.

Cdo here qe perpiqem te ec perpara, diçka me terheq pas ,nje ze i brendshem qe me peshperit se ndoshta ti ndjen ende diçka, se ndoshta kjo nuk eshte fundi per ne.
Por me pas, realiteti me godet, dhe e kuptoj se ndoshta jam vetem une ketu, duke luftuar me nje dashuri qe nuk ekziston me.
Dhe çfare ndodh tani?
A do te me ndjekin perjetesisht kujtimet e tua?
A do te jete gjithmone hija jote pjese e imja, edhe kur te perpiqem ta harroj?
Kam frike se kjo dashuri, edhe pse e mbaruar, do te mbetet perhere nje plage qe nuk do te sherohet.

Me thuaj – si ndihesh ti?
Apo ndoshta heshtja jote eshte pergjigja qe une kam patur frike ta pranoj?

IMG_0511.jpeg
 
View attachment 174969

"E zemra jote fillon të copëtohet nga pak e nga pak...
Në heshtjen e asaj që po humb, ndjen boshllëkun që zgjerohet çdo ditë. Kujtimet fillojnë të bëhen si yje të largët ,dritë që të udhëzon, por që nuk mund ta prekësh më. Të rikthen çastet e vogla, bisedat, buzëqeshjet, dhe gjithçka që dikur të bënte të ndiheshe e plotë.
Por tani... gjithçka ka ndryshuar. Është sikur një erë e ftohtë ka kaluar mes jush, duke shuar ngadalë atë zjarr që dikur dukej i përjetshëm. Dhe ti, me duar të pafuqishme, përpiqesh të mbash atë çka po rrëshqet tutje, por distanca, koha, dhe ndoshta vetë ndryshimi njerëzor janë më të fortë.

Në këtë çast, e kupton: disa gjëra nuk kthehen më. Jo sepse nuk dëshiron, por sepse jeta, me mënyrat e saj të çuditshme, të detyron të ecësh përpara, të lësh pas, dhe të mësosh të jetosh me plagët që mbeten. Dhe megjithatë, brenda teje mbetet një shpresë e vogël, por e palëkundur që dikur, diku, diçka e re do të lulëzojë dhe do të të bëjë të ndihesh sërish gjallë."

🤗
 
@Bubulina

Po marr rolin e vështirë që të jap një këndvështrim nga jashtë, ndoshta flas pa vend e të kërkoj falje paraprakisht:

Kjo ndarje do të të mësojë të tejkalosh këtë që ka ndodhur, jo krejtësisht harresë se nuk është amnezi. Është si një plagë që mbasi shërohet ngelet shenjë.

Mos kërko tek e kaluara për asgjë se ajo duhet lënë e paprekur ashtu siç është, si një relike, por gjërat sot kanë ndryshuar, është një realitet i ri në të cilin ti u hodhe pa të pyetur e pa të konsideruar. Mbijeto dhe përshtatu se nuk ka zgjedhje tjetër.

Ti e ndien atë sepse mbahesh ende pas së shkuarës e cila është sot pa kthim, me gojë e ke thënë ndoshta me qindra herë që jeni ndarë kurse në zemër ende nuk ke bërë boshllëk në vendin e tij, boshllëk që duhet të mbushet nga dikush tjetër, se ndryshe nuk të lë të ecësh përpara.

Unë nuk jam dëshmitar i gjërave që kanë ndodhur por intuita ime më thotë që ka qenë vendim i njëanshëm prej tij.

Heshtja që u la mes jush e që u bë hendek nuk ishte e rastësishme, ishte e qëllimtë.
Besoj që ishte vendimi i marrë për dashurinë tënde sepse ti nuk vlerësoheshe më, nuk dashuroheshe më por u gjykove në mënyrë egoiste dhe hipokrite sepse dikur që të bije në dashuri t'u thanë komplimentat më të bukur e vlerësimet më të larta me aq shumë zjarr sa bën dikush në dashuri, e më pas u dënove në mënyrën më të sertë e të pashpirtë për dashurinë që besove e që ti e dhe me vetëmohim.

Siç e parandjeve edhe vetë, asgjë nuk mund të kishe bërë që ta kishe shpëtuar atë dashuri sepse ti jo vetëm që bëre gjithçka për dashurinë tënde por ende sot e ke të vështirë ta përmbash, aq shumë e ke dashur, kurse ai hoqi dorë duke të pasur ty në dispozicion, e gatshme të bësh gjithçka për të. Pra karaktere të ndryshme me sjellje të ndryshme.

Mos qëndro peng i së shkuarës! Nëse ai do ndiente për ty?! Ti deri më sot i ke dhënë pafundësisht mundësi që të kthehej me gjithë ato dedikime e vuajtje për të.
Mos e lër veten të jesh në mëshirën e trilleve të dikujt që në rastin më të mirë nuk kthehet, ose kthehet me qëllime egoiste e prapë të lë.
Duaje veten më shumë, vlerësoje më shumë se kaq! Mos e lër veten të jesh një plan rezervë!

Dashuria është lënë të mbarojë me një vendim të tij për arsye të tij, të cilat sot nuk duhet të kenë më rëndësi për ty se nuk të përkufizojnë ty. Mos e ndëshko veten sa të marrësh barrën e fajit të tjetrit që shkoi kundër vetes së tij kur të dashuronte, dhe shkoi gjithashtu kundër teje.

Kujtimet lëri të davariten! Mos të jesh ti që kthehesh tek ato! Sepse ende nuk ke mësuar që t'i konsiderosh të shuara, të mbaruara.
Fantazmën e dashurisë mos e mbaj të gjallë që të të përndjekë!
Por ndaloja vetes që të kthehesh në ato kujtime të cilat duhet të prehen në paqe!
Përqëndrohu tek çastet e bukura që të presin, duke u bërë më e fortë ditë pas dite dhe duke iu gëzuar jetës se ti meriton shumë më tepër lumturi.

Kije parasysh se harrimi është një proces që nuk ndodh vetvetiu, thjesht duke lënë kohën të kalojë.
Se ti mund të presësh me vite por po nuk more vendim që ti mos t'i kthehesh të shkuarës, harrimi nuk ndodh vetvetiu.
Je ti që ke kontroll mbi veten dhe mbi mendjen tënde!
Mos e lër të kthehet në të shkuarën duke të dëmtuar por ruaje veten të qëndrosh vetëm në të tashmen, me vetëdije të plotë, kjo është vetëmbrojtje.

Zemra jote do të shërohet por duhet ta lësh ti që të zërë kore e të ngelet shenjë, mos ta ngacmosh si një plagë se ndryshe bëhet gangrenë dhe të helmon.

Edhe ai është pjesë e së shkuarës, mos iu drejto më, është një gjë e dëmshme.

Dua të çlirohesh prej së shkuarës, nëse edhe ti vërtetë e dëshiron këtë...
 
Te kam zemer🤗
 
Ka qene vone😊🤗
 
E lexova me teper se dy here gjithe shkrimin tende,kerkova te gjej indiciet mashkullore brenda shkrimit .
Teorikisht mendoj se eshte keshilla me e vlefshme e cila mundet ti jepet nje femre e cila vuan,vuan faktin qe dikush ndertoj tulla perandorie me te,ndertoj kalan e endrrave te nje femre ne te cilen betohesh se ajo ishte prinecesha e vetme dhe me pas vertetoj se kalaja kishte ndertim te dobet aq sa stuhia e pare e rrenoj.......
Mendoj se keshilla me e vlefshme per keto lloje situatash eshte perballja jo harresa,nga eksperienca personale e imja nuk me konkludon fakti i duhur i harreses,,eshte si.....nje buall i fshehur pas nje gishti,i fshehur por i dukshem.
Mendoj se vuajtja te rrite,te meson,te forcon,dhe mbi te gjitha eshte shtysa kryesore e formimit te karakterit femeror ose mashkullor qoft duke nxjerr ne pah gjithe UNIN tone.
Nese do pyetesha une sesi ajo duhet te veproj? Padiskutim qe keshilla ime do ishte ndryshe por kurrsesi nuk do sygjeroja harresen.
Harresa do rikthehet nje dite ndoshta ne kushte te tjera ndoshta pas disa vitesh ndoshta ne nje moment dobesie apo ndoshta pran nje dore tjeter,dhe pas atij momenti dobesie apo reflektimi do ti lindin qindra pyetje....po sikur?
perceptimi individual i dashuris nuk eshte i njejt per te gjithe dhe keshillat jane unike ne baze te formimit,njohurive,perjetimeve,vlerave personale apo atyre te treteve,,,te cilet brenda nje keshille `varen te sheshi`dhe gjykohen si monstra te cilet braktisen apo u larguhan nga fusha e betejes se dashurise.
Si mundemi te japim nje keshill pa pasur nje opinion direkt brenda nje teme konkrete? Si mundemi te gjykojm pa perjetuar hapat? Pa jetuar ndjesit? Pa ditur arsyen e startit apo te stopimit?
Ka teper pyetje logjike dhe jo logjike per te marre rolin kryesor dhe te deshirosh te ngresh nje individe i cili vuan,ai role mendoj se i takon vetem forces se brendshme te cdo individi i cili e di te verteten,ka perjetuar rrjedhen,dhe perjeton nostalgjin.
Mos harro pas nje udhetimi diku,jemi vetem ne qe kemi kaluar ne ato rrugica qe e dime me siguri shijen qe na ka lene pamja apo nostalgjin qe na ka lene ky udhetim.
 
Falemnderit për vëmendjen që më lexove!
Unë besoj që këndvështrimi i jashtëm që të jetë i drejtë, nuk duhet të ketë nuanca gjinie, ashtu si një gjykatës duhet të gjykojë drejt pavarësisht nëse është burrë ose grua. Ndaj ti nuk do gjesh avokatinë ndaj mashkullit nëse kërkove për këtë gjë sepse unë nuk mbaj anën e atij mashkulli në këtë rast specifik.

Pra nuk kam shkruajtur aq rastësisht sa mund të duket por duke pasur parasysh aq sa di në një periudhë të gjatë që e kam lexuar Bubulinën në qindra shkrime e përkushtime ndaj dashurisë së saj dhe duke pasur parasysh personin që ajo ka dashur e sjelljet e tij.
Nuk do i lejoja vetes që të luaja llotari me një përgjigje pa përgjegjësi, madje edhe atë që shkruajta, e shkruatja me mëdyshje duke treguar kujdesin maksimal që të mos lëndoj por që të jap kurajo dhe që të jem konstruktiv.

Për mua procesi i Harresës, nuk është negativ apo i kotë apo disfatist, por është shumë i vlefshëm për gjithçka që na traumatizon, reagimi i shëndetshëm dhe shpëtimtar është harresa e jo kthimi tek krizat e tek vuajtja.

Vuajtja nuk na bën më të fortë por na torturon më tepër, na mban peng e na dobëson, pa sjellë një fryt, na ul vlerësimin për veten dhe na krijon pasoja depresioni të cilin nuk ia uroj asnjë femre apo mashkulli të tradhëtuar në dashuri.

Pra për mua Harresa, është proces përzgjedhës për të ruajtur vetëm ato gjëra që janë të vlefshme, e të harrojmë ato gjëra që na dëmtojnë, në këtë kuptim e thashë harresën.
Sepse siç e theksova, nuk pretendova që ajo do bënte abstraksion mbi dashurinë që pati, sikur nuk ka ndodhur kurrë, i thashë disa herë që mbetet shenjë si një plagë e shëruar, por dua që të krijojë një boshllëk me anë të përzgjedhjes së saj e që më pas të ketë mundësi të dojë përsëri.

Unë nuk e di përse Bubulina duhet të vazhdojë t'i rikthehet të kaluarës, nuk e di çfarë do mësojë më tepër ajo nga padrejtësia dhe lëndimi që iu bë.

Përgjigjet le të vazhdojë t'i gjejë, por unë shpesh e kam lexuar edhe me shkrime dëmtuese ndaj vetes.

Unë besoj që ajo ka vuajtur mjaftueshëm dhe ka nxjerrë mësime për veten tani e për të ardhmen.

Po e përsëris, unë nuk besoj tek kthimi tek e shkuara si një proces kalitje por si një lloj spirale vetëndëshkimi, si dënim i vetes në një qeli, çelësat e të cilës i ke vetë, por i hedh tutje.
Qeli sepse nuk kemi asnjë pushtet mbi të shkuarën, nuk mund ta ndryshojmë atë, por ne jemi të lirë vetëm në të tashmen të cilën mund ta ndryshojmë, dhe të ardhmen.

Unë do ta ndaloja çdokënd që të dëmtonte veten, por përkundrazi do e drejtoja tek pranimi i vetes dhe tek dashuria për veten e cila në raste ndarjesh gjithmonë na mungon sepse personi që largohet merr gjërat më të shtrenjta që kishim përfshi vetëvlerësimin dhe besimin tek vetja.

Do të doja t'i frymëzoja gjithmonë një të tashme më të bukur dhe një të ardhme më premtuese!
 
Shkruaj me shpesh besoj se ke teper per te then 🤗
 
Në një botë ku gjithkush duket se di gjithçka për këdo, ndonjëherë gjen veten të veshur me një mantel të rëndë, të qëndisur me të shkuarën tënde. Ata që s'të njohin, ata që s'të kanë parë kurrë në sytë e tu, janë gjithnjë gati të flasin. Fjalët e tyre nuk janë veç një jehonë e një historie të ndërtuar nga copëza thashethemesh, keqkuptimesh dhe mendimesh të gjymta.
Ata të gjykojnë jo për atë që je sot, por për atë që kanë dëgjuar. Një gabim, një çast dobësie, bëhet flamuri që valëvit para syve të tyre, duke harruar se njeriu është shumë më tepër se gabimet e tij.Por ç'kuptim kanë fjalët e tyre kur ata s'e njohin peshën që ti ke mbajtur? Ç'kuptim ka gjykimi i tyre kur ata s'dinë për netët e tua pa gjumë, për përpjekjet që ke bërë për t’u ngritur, për ta rindërtuar veten nga hiri i së kaluarës? Dhe ti hesht. Hesht sepse e di që e vërteta jote s'ka nevojë për miratimin e tyre. Sepse e kaluara është mësim, jo dënim. Hesht, jo nga frika, por nga fuqia. Nga fuqia për të mos qenë më rob i mendimeve të të tjerëve.Dhe, në fund, janë pikërisht ata që flasin, ata që s'të njohin, që humbin më shumë. Sepse humbin mundësinë për të parë dritën brenda një njeriu që ka guxuar të ndryshojë.
 
Sa e ndjere si gje ..
Ndonjehere duhet te thuash “Vish kepucet e mia dhe ndiq rrugen qe bera une,vetem keshtu do mundet gjykimi” . .

Hugs 🤗
 
  • Përqafime
Reactions: Mia
Sa e ndjere si gje ..
Ndonjehere duhet te thuash “Vish kepucet e mia dhe ndiq rrugen qe bera une,vetem keshtu do mundet gjykimi” . .

Hugs 🤗

Me se e vërtetë, fjalë të arta🤗
 
HIMN VETES

Mos u mposht do të kalojë edhe kjo nuk eshtë hera e parë qe thyhesh i tëri nga brenda e copëzat te shkaperderdhen gjithandej i pafuqishëm të ndalosh botën të mos shkelë mbi ty.
Mos u dorëzo do të kalojë edhe kjo e do ngrihesh si feniks nga hiri yt i lirë nga poshtersite qe te kanë helmuar shpiritin.
Mos u thyej
do të harrohet edhe kjo une
të besoj unë të njoh
ti je i fortë ti je unë.
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back