Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një copë nga vetja...

  • Thread starter Thread starter Juno
  • Data e fillimit Data e fillimit
Ka pasur momente qe ndihesha bosh ...
Momente qe nuk e dija nese brenda ketij trupi egzistonte akoma nje zemer . Nuk e dija nese cfare po kaloja po me ndryshonte plotesisht , apo ishte thjesht nje kohe refleksioni apo meditimi per te ndenjtur disi larg nga kush po perpiqej te me vidhte cfare me perkiste apo te me zhvishte nga cdo emocion ,apo cdo shpresë që më bënin të ndihesha gjallë duke më lëne në një anë rruge pa dalje .
Sidoqofte personi që shikoja cdo ditë në pasqyrë nuk i ngjante aspak asaj që në vërtetë isha dhe kjo gjë më trembte , me trembte jashtë mase , sytë e mi nuk ishin më ata që pikturonin gjithë pasurinë e shpirtit , kishin humbur sensin e lumturisë dhe ajo cfarë mund të shikonin ishte bota e zhgenjimeve e ngjyrosur bardhe e zi ku ngjyrat nuk egzistonin më .
Më trëmbte fakti që brënda kësaj bote mund të humbisja , te humbja ëndërrat brënda këtij realiteti mizor që po më tërhiqte me zor afër , pa pyetur nëse shpirti im i përkiste apo jo !
Atëhere vendosa të sfidoja frikën , të rigjeja zëmren , dhe pashë që ajo rrihte akoma ne cdo pore të qënies time , pashë që ishte akoma ajo zëmër e përbëre nga dashuria , yjet , ëndërrat , universi i ndenjave , dëshira për të jetuar e për tu emocionuar përsëri , dhe këtë herë më tepër sepse këtë herë ishte e sigurt që dëshironte të ishte asgjë tjetër përvecse imazhi i mirësisë ,duke lënë mbrapa cdo gjurmë që nuk kishte të bënte me të .
Dhe tani jam ketu e lirë , pa mendime , pa paragjykime per veten , jam këtu duke shkruajtur , duke venë firmën ne këtë letër që sado jeta të më fusi në labirintet e saj ,sado e largët të jet dalja . UNE DO ARRIJ GJITHMONE TË GJEJ DRITEN QË MË CON NË RRUGËT E SHPIRTIT TIM …
 
Ora 4 e njezet e pesë
Diqka tmir hala po pres
Spo des as durimi nthes
qe e kam shti, shpesh ja futi RES
Mu ka bo njejt, si serial jeta
Meta tu i ndrru rrolet, finishin se gjeta
Spo kryhet filmi, senet po perseriten
Foret e ktynehershit, hala te do po shiten
....
 
...............
U pëlqen të flasin me ty, por jo çdo ditë. U pëlqen të flirtojnë, por jo vetëm me ty. Dëshirojnë të bëjnë shëtitje me ty, por sipas kushteve të tyre, sipas programeve të tyre. Këta persona duan fuqinë. Duan kontrollin. Duan t’i përcaktojnë vetë kufijtë. Duan të t’i ulin vlerat duke u zhdukur, sikur të mos kishe asnjë vlerë për sadopak vëmendje prej tyre. Më pas distancohen sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Pse? Sepse munden. Sepse këtë gjë ti e pranon me krahët hapur. Sepse do të ndihesh sërish i/e lumtur ta dëgjosh sërish, madje nuk do t’u kërkosh as shpjegime.
Ndoshta e mendon se ku mund të jenë zhdukur për ndonjë javë. Ndoshta edhe je betuar se nuk do t’u flasësh më. Por sapo të ka shkruar, toni yt ka ndryshuar sërish. E ke falur madje pa shpjegime. Të ka munguar aq shumë, saqë ke ulur standardet e tua dhe u ke kushtuar një vend përsëri në jetën tënde.
Mirëpo në këtë mënyrë, ti u lë mundësinë të të braktisin përsëri. Ti u jep atyre shkas të mendojnë se duke të harruar përsëri, nuk do të ketë asnjë pasojë. Sërish më vonë do të kenë një vend në jetën tënde. Edhe nëse u kërkon arsye për largimin, dije se do të të thonë gënjeshtra. Ndoshta të thotë se ka qenë i/e zënë. Ndoshta edhe të kërkon falje pse të ka harruar për pak kohë. Ndoshta edhe nuk të kërkon, pasi mund t’u duket diçka normale. Në fund, ti je personi që je lënduar dhe ul veten tënde duke e pranuar sërish në jetën tënde.
Mos e lejo askënd të të trajtojë si lodër dhe të bëjë çfarë të dojë me ty. Ti meriton më të mirën dhe meriton pranë vetes persona që të mbështesin dhe kanë nevojë për ty përgjatë gjithë kohës, jo vetëm kur iu nevojitesh....duaj veten me shume se cdo gje ......
 
Ne mundsh!

Ne mundsh Universin ta zgjosh,
Henes ndriçimin t'ja shtosh,
Diellin me shoshe ta mbulosh,
Oqeanin me not ta kalosh,
Me yjet halle te qash,
Vuajtjen nga vetja ta largosh.
Ne mundsh o njeri...
Veten te mos e shkaterrosh!
Në mundsh ti mshelësh dhe sytë e ta bësh një vesh të shurdhër e ta kapërdish situatën se ndryshe do bëhej më keq nga çfarë je..
Në mundsh me e gëlltit dhe me lën në fund të stomakut si ai lëmshi që të mblidhet në fyt dhe në jashtëqitjen e parë të ikë ajo "mbeturinë ushqimore"
Në mundsh me i thënë derrit Dajë se ndrysh duhet me u kacafyt me tanë..
E në mundsh prapë kur ke dhimbje qofshin fizike apo shpirtërore me i kalu me 1 buzqeshje e me i than zotit faleminderit për sprovat që më dërgon!
Ps: e nisa nga " në mundsh" asgjë me ty albert:)
 
Kam kutpuar qe sa me shume tu tregosh te tjerve per veten fillojn te gjejn piken e dobet e te godasin,ose te marrin si njeri te dobet,prandj ASGJE
 
Neper cimenton e vjeteruar te bordures nen dritare, ngadale era merrte hirin e cigares dhe e rrotullonte neper te derisa binte ne rrugen poshte te shtruar me zhavorr gur lumi, aty me erdhe ndermend ti qe vije darkave dhe i gjuaje xhamit me gure te vegjel qe te hapja deren.
Me pas beheshim thumb me konjak te lire ne dhomen e rremujshme e te piset derisa na merrte gjumi mbeshtetur ne dyshekun e ajrit shtruar ne dysheme.
Qe atehere kane kaluar vite dhe ti nuk e cukit me dritaren time, shishet i rrokullis vete dhe i shes 20 lek secilen kur behen shume.
Qe atehere nuk jane degjuar me te qeshura pas mesnate dhe komshinjte poshte nuk me shohin me me inat.
Lajthiat i ha te gjitha vete, ndonjehere, le ndonje te thyer ne qoshen e dyshekut me shpresen se do vish vjedhurazi dhe do e marresh e me pas do me perqeshesh se ma more nen hunden time.
Era fryn lehte dhe hena gjysmake me ben shoqeri teksa i heq ndonje gllenjke konjak dhe sa here degjoj ndonje terheqje kembesh neper zhavorr me bucet zemra derisa kuptoj se silueta qe afrohet nuk je ti.
Madje njehere nje zog ***** nga ato te nates cukiste ne dritare me sqep me beri te lija deren hapur per ore me rradhe.
Mos bej kokeforten tani, mjaft vite shkuan pa ty.
 
Ishte dite gri, nga ato ditet e ftohta dimri kur thonjte e gishtave dhembin nga i ftohti, kur perplasja e shikimit me syte e tu shkaktoi vetetima ne shpirt.
Per nje moment i ndjeva gjunjet te pafuqishem, i ndjeva te dridheshin e te thernin thelle deri ne palce te kockes.
Kishin kaluar aq shume vite sa dhe kujtimet kishin gjetur qetesi e flinin te qeta te shtrira neper cipen e holle te harreses. Por ne ate moment e ndjeva kercitjen e asaj cite te thyhej si nje qelq i holle dhe delikat qe perplaset ne dysheme e therrmohet ne qindra copeza.
Mjaftoi vetem nje fragment sekondi te shikoja syte e tu qe kujtimet te vershonin si nje lume i fryre dhe i terbuar.
Si eshte e mundur? Qe per nje sekond te behet nje lemsh i madh ne mendje duke shkatrruar sistemimin e e kujtimeve dhe mendimeve qe i ke stivuar ne rregull per vite me radhe.
Kembet nuk bindeshin, asnje hap nuk merrte forme, asnje kontur i fytyres nuk reagonte, dukej sikur koha kishte ngecur brenda atij sekondi dhe nje kaos kujtimesh mbyste cdo hapsire.
Ti buzeqeshe dhe ai ishte momenti kur trupin ma perfshiu nje i ftohte theres, duke ma rreqethur shpirtin.
Me pas, nje pershendetje e heshtur me sy dhe koha filloi te rrjedhe serish ne shtratin e saj dhe ti humbe serish mes njerzish qe nxitonin neper trotuar.
Ishe po e njejta si atehere, me te njejten peshe ne jeten time, qe te mjaftonte nje sekond te shkaktoje kaos ne jeten time.
Nje fllad i lehte fryu duke keputur gjethet nga deget e pemve njesoj si stuhite qe ti fryn ne shpirtin tim.
Ti, mbretereshe e mbreterise se lumturise dhe trishtimit tim.
 
-Kam ardhur shpesh ketu, mendoja se do te gjeja nje dite te ulur ne kolltuk, me nje cigare mes gishtash dhe do me qortoje: Erdhe! U vonove! Me pas vendosa te te harroj dhe nuk erdha me.
-Dhe? Me harrove?
-Jo, kisha frike ta beja, te mbetesha bosh.
 
Me thonin shpesh: si mund ta duash, kur ajo eshte e marre,rebele,kokshkare dhe e cmendur,tmerresisht e cmendur. Kurre nuk e kuptuan se pikerisht menyra si ti ishe me bente te te doja deri ne kufinjte e cmendurise.
 
Sot më ngacmoi një gjysh
Interesante , smë kish ndodh më parë..
U shtri në sendiljen e autobuzit gjërë e gjatë sikurse djemtë që mbërthejnë timonin e ndonjë rang roveri
Filloi të bënte ca lëvizje për të më rënë në sy, uli syzet e më hodhi një vështrim erotik..
Nxorri lekët nga xhepi i këmishës, një tufë me 2 mijë lekshe..
I futi prapë në vend e më pas nxorri portofolin...
Unë po e shihja skenën dhe bëja sikur jo pasi kisha maskuar sytë me.syze..
Nuk po i ecte dhe vuri dorën tek tubi ku po mbahesha e ma bëri me gisht tak tak duke më ftuar të ulesha ngjitur tek stoli i tij...
Një mëndje më vinte ta kapja në shpulla me gjithë lekët e pensionit por thashë varja,spo ja çoj plakës vet me gunga!
 
Ndonjëherë dielli nuk ngroh fort dhe pse është përvëlues..
Ëndrrat e shpresat digjen një nga një..
Fillon e ndjen lëkundje në qënien tënde dhe duket sikur ajo reja e zezë të përndjekën .
Asgjë nuk të duket e bukur, pa sens, pa motiv..
E sheh veten me një mëshirë dhe faj dhe pse faji është diku gjetkë..
Errësohet çdo gjë përreth dhe nuancat e jetës të zbehen dita ditës..
Kjo ndodh, ndonjëherë...
 
Malli me beri te shkruaja nje shoqes time te zemres, qe ka vdekur nga leucemia para 2 vitesh dhe nuk erdhi asnje pergjigje? dhe pse une nuk prisja pergjigje sigurisht ?
Qava shume se me mungon dhe thashe kjo eshte jeta, sot jemi e neser nuk jemi.
E nesermja nuk eshte e ASKUJT.
Prandaj te dhurojme vec miresi, buzeqeshje, sepse pertej gjithckaje askush nuk e di se cfare kalon gjithkush dhe se a do mund te pergjigjet te nesermeve.
 
Të shoh
Më sheh
Heshtja pa sy na ka lënë
Heshtja pa këmbë na ka kapur
Na bëri gjuhë prerë
Heshtja po na vret
Kush vallë do t'ia thyej
Kafkën heshtjes
Dashuria mos të mbetet peng...
 
I shkova edhe njehere ne fund, fundit te shishes, per te ndjere gjenezen time, sikur kurre skam lindur...



Ku jam !? Perseri vetem po shkoj,
si nje vagabond endacak rrugetoj.

Ne shtegun e vetmuar te endrrave,
drejt polit te hareses, larg gravitetit te jetes.

Dhe vendosa kohe te mos humbas,
me deshiren per te lene gjithcka pas,

sepse une e di cdo te thote,
te hecesh i vetmuar ne rrugen ku dielli kurre nuk agon,

ne mbreterine pa jete, ku njeriu i debores mbreteron...


"Snowman"


ps. prandaj kurre sdo te dua diellin me shume se sa henen, ai me shkrin, ndersa hena me ndricon erresiren e shpirtit tim te ngrire.
 
I shkova edhe njehere ne fund, fundit te shishes, per te ndjere gjenezen time, sikur kurre skam lindur...



Ku jam !? Perseri vetem po shkoj,
si nje vagabond endacak rrugetoj.

Ne shtegun e vetmuar te endrrave,
drejt polit te hareses, larg gravitetit te jetes.

Dhe vendosa kohe te mos humbas,
me deshiren per te lene gjithcka pas,

sepse une e di cdo te thote,
te hecesh i vetmuar ne rrugen ku dielli kurre nuk agon,

ne mbreterine pa jete, ku njeriu i debores mbreteron...


"Snowman"


ps. prandaj kurre sdo te dua diellin me shume se sa henen, ai me shkrin, ndersa hena me ndricon erresiren e shpirtit tim te ngrire.
Vargje me horizont dhe mesazh te gjere, te shkruara me kaq shume takt ... Te lumte pena dhe mendja djale! :) Falemnderit per prurjen! :)
 
poezia tjeter quhet "hhhhhhhhh" , frymezuar nga fusha me ?
Pse ke mbjell fushe me ? .. mos rastesisht jeni prodhues - shites te ketchup !!☃️?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back