Jetoni me gjërat e pajetuara ne gjithë qënien tuaj ose lërini përgjithmonë pas.
Mendime të ndrydhura… dëshira të ndrydhura, vendime të dëshiruara gjer ne palcë por gabueshëm, ndjenja të pashfaqura, situata dhe ëndrra të papërfunduara, fjalë të pathëna dhe të heshtura. Këto janë gjërat tona që na mbajnë peng, e gjithçka që është mbyllur brenda trungut të mendjes sonë ndërgjegjeshëm duke ndikuar ndjeshëm në jetën tonë.
Fuqia e tyre e madhe brenda nesh, pa mundur ta perceptojmë lehtë, mbetet e fshehur dhe e nëndheshme. Të mbeturat peng nuk jetojnë në realitet, ata jetojnë në imagjinatën tonë në një kohë inekzistente. Në fund të fundit, ky është problemi më i madh që i krijojnë njeriut, e shtyjnë të jetojë në një kohë që nuk ekziston, të jetojë jetën e tij në jetën e përtejme në shoqërinë e gjithçkaje që nuk ka ndodhur kurrë ose nuk ka përfunduar kurrë, në pamundësi për të lëvizur. As i jeton dhe as nuk i harron! Fatkeqësisht, është diku në mes. Por si mund ta jetoni jetën tuaj të lirë kur mbani mbi shpinë të gjitha nëse për atë që nuk ndodhi? A është hapi juaj i lirë për të ecur përpara apo ka mbetur aty dhe ju mban peng?
Ju e dini përgjigjen thellë në mëndje, por zemra është ajo që kërkoni ende është mënyra për të dalë nga cikli kufizues dhe i pafund i pengut të jetës në të cilin të ndrydhurit për mosharresë të bëjnë të vuash.
Nëse kjo do të kishte ndodhur atëherë…
Sikur të mos kishte përfunduar kështu...
Nëse do të kisha thënë JO, por thashë atë që ndjeva….
Nëse... Nëse... Nëse... Nëse... Nëse...
Mos harroni se të mbash peng ndjenjat për sa kohë nuk i jetoni, ose më mirë për sa kohë që e jetoni në imagjinatën e mendjes tuaj, ruan një imazh ideal që në jetën reale nuk e dini se si do të zhvillohej realisht.
Kjo është arsyeja pse mendja dhe zemra zgjedhin ta mbajnë mënjanë për t'u ushqyer me të dhe duke mos guxuar ta ulin këtë imazh të përsosur që kane ndërtuar, mendja dhe zemra, sepse kane frikë se mos zhgënjehen,përtej se edhe kur e humbet.
Pra, nëse përgjigja nëse doni ta jetoni apo jo është pozitive, kjo është mënyra e vetme e vërtetë për t'u çliruar prej saj. Të hapësh një rrugë për hir të asaj që ndjen në shpirt, një rrugë që do të të afrojë me të, dhe do të të bëjë ta shohësh nga afër ashtu siç është në të vërtetë dhe jo siç e imagjinon ti apo duket ne të thênat e tij.
Nëse nga ana tjetër përgjigja juaj është jo, nëse nuk e dëshironi në jetën tuaj me vetëdije, qoftë si situatë, qoftë si mendim apo kujtim, atëherë falni veten që e keni mbajtur në shpirt për kaq shumë kohë dhe hiqni qafe atë njëherë e përgjithmonë!
Liroje këtë hapësirë që të tjerët të vijnë në jetën tënde, duke mos i mbajtur më sytë aty, lëre këtë "NËSE" sepse do të jetosh lirshëm në të tashmen!
Për çdo herë që nuk do të mund ta ndani, mbani mend se jeta reale ndodh jashtë sferës së fantazisë që ndërton të mbajtur fshehur brenda trurit , sikur e imagjinon të jetë.
Iluzionet e mëdha zgjasin shkurt.
Sepse pret ta përjetosh, e nëse ndodh thua pse e lejova, nëse jo thua pse nuk munda ta përjetoj.
Kështu që kujdes nga kurthet e jetës dhe mos krijoni iluzione të kota.
Web