Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkrime të ndryshme

Zemra i takon atij/asaj që banon në të, e jo çdokujt që troket.
 
Meshkujt e paqendrueshem, jane me keq se ato femrat e mesuara keq, duke nderruar partnere si dhe sa here tu leverdise.
Kjo bote u shemtua, qe kur dashurine e ngaterruan me shit-blerje!

Web
 
“Asgjë nuk e lëndon një person më shumë sesa fshehja e dhimbjes.“

FlAbFVdXoAA3gAg.jpg
 
Sa herë na kanë munguar dhuratat që na ka dhuruar fati,
vetëm se ato nuk ishin të paketuara ashtu si prisnim..!
 
Ndonjehere fjalet jane si pasqyrat ku njerezit "ftohen" te rigjejne portretet e tyre!
Dhe eshte menyra me komode per te ekzaltuar kujtimet e shkuara?
 
TI qe mban fjalim me sy
ike e me ikje s'je ngi
po des veç me ra mbi ty
itash, si bora mbi çati

Klodian Kojashi
 
Janë ditët e fundit në kalendar
Ka filluar numërimi mbrapsht
Do të hidhemi në një tjetër vit,
pavarësisht se sa lart kërcyem këtë vit,
pavarësisht se sa gjatë fluturuam,
pavarësisht lotëve dhe buzëqeshjeve,
fjalëve dhe heshtjeve,
pavarësisht gjithçkaje dhe çdo gjeje.
Ditët e fundvitit po shkruajnë nën lëkurë orët e fundit.
Valixhja e kujtesës ka edhe shumë pak vend.
Një vit tejet i ngarkuar, një vit për tu harruar.
Një vit plot përvoja të hidhura por me shumë kurajë që gjithsesi do mbetet pas.
Por...
Sërish do të jemi po ne,
me një vit më shumë,
me kujtime me shumë,
me mësime më shumë,
Megjithëse rrugët janë po ato
Mëngjesi do filloj po njëlloj
Ditës do ndodhë ti ngremë dallgë të mëdha por pa u mbytur
Por, gjithmonë do të ulemi sipër dallgës më të lartë e do të shijojmë një caffè qetësisht
Pavarësisht gjithçkaje dhe çdo gjeje, sërish do të jemi po ne.. vetvetja.....
 
Dhëmb, të presësh shiun në shkretëtirë
E buzët e thara dhëmbin për një puthje.
Në ato buzë-mbrëmje ku shpirti është i ngrirë
Dhëmb, kur dëshirat me kohën bëhen lutje.
Dhëmb, të heshtësh në pritjen e pafund

Në pritjen e asgjëje mes mallit përvëluar.
Aty ku shpirt-dëshira bëhet tërmet e tund.
Ku dashuron ikona nga koha tjetërsuar!
Dhëmb, të kesh ç’të flasësh e mos të kesh ku
Fjalët rrinë mes dhëmbëve e shtyjnë me rrëmbim.

Atëherë kur ëndrrat marrin sytë e tu
Ashtu si padashur, hyn’ në shpirtin tim.
Dhëmb, cdo hap i yti i hedhur brenda meje
Zemra del nga ritmi e mëndja pak nga pak.
Kujtimi yt i ëmbël me gjakun rrjedh ndër deje

Shumë kohë që prisja ”ujin” e ti vije si flakë!
Dhëmb, kur dashuria rron veç në kujtime
Buzët duan puthje e trupi kërkon duar.
Më pas të gjith’ të tjerat janë veç supozime
E vuan largësinë, kush është i dashuruar!
Ku e vodhe ktë? ?
 
Nâzım Hikmet
___

Të dua si të ndukja bukë me ca kripë të thërrmuar përsipër
si të zgjohesha natën djegur nga ethet
e të pija ujë me buzë ngjitur pas çezmës
të dua siç hedh sytë mbi thesin e rënduar të postës
s’di ç’përmban e kush më dërgon
plot me gaz përplot me dyshim përpëlitem
të dua si të fluturoja me avion mbi det për të parën herë
të dua si diç gjë që përbrenda më lodron
sa herë muzgu zbret dalëngadalë mbi Stamboll
të dua si t’i thosha Zotit të qofsha falë që jam gjallë.
 
E dashuroj heshtjen, sepse nuk ngre pyetje e nuk pret përgjigje. Shok besnik i udhëtimeve të mia mendore.

Ade Becci
 
‘Dhe unë thashë, o Dashuri,
Thuamë:
A e di Perëndia që më trajton kështu?
Dashuria më tha,
Po Ai e di
Thjesht
Hesht...

- Rumi
 
Ishulli i emocioneve.

Një histori shumë e ndjeshme, për dashurinë dhe qëndresën e saj në kohë.

“Njëherë e një kohë, ishte një ishull ku jetonin të gjitha Emocionet.
Aty jetonin lumturia, trishtimi, dija, dashuria dhe të gjitha emocionet e tjera.
Një ditë ata mësuan se ishulli i tyre do të fundosej, kështu që të gjithë riparuan varkat e tyre dhe filluan të largoheshin.
Dashuria ishte e vetmja që mbeti pas. Ajo donte të duronte deri në momentin e fundit.
Kur ishulli filloi të fundosej, dashuria vendosi të kërkonte ndihmë.
Ajo sheh pasurine duke kaluar në një jaht të shndritshëm.
Dashuria e pyet: "a mund të më marrësh me vete?"
"Jo, nuk mundem," u përgjigj pasuria "Kam argjend dhe ar në barkë dhe nuk ka vend për ty"
Më pas Dashuria vendosi të kërkonte ndihmë nga Arroganca e cila po ashtu po kalonte para saj me një varkë të bukur.
"Të lutem më ndihmo," tha Dashuria.
“Nuk mund të të ndihmoj Dashuri. Ti je e lagur dhe do të më prishësh varkën e bukur”, u përgjigj Arroganca.
Dhimbja ishte e madhe dhe kështu Dashuria vendosi t'i kërkonte ndihmë trishtimit.
"Më falni, më lejoni të vij me ju."
"O Dashuri, jam aq i trishtuar sa dua të jem vetëm," tha Trishtimi.
Lumturia kaloi para Dashurisë por as ajo nuk i kushtoi rëndësi.
Ajo ishte aq e lumtur sa nuk dëgjoi as dashurinë që kërkonte ndihmë.
Papritur u dëgjua një zë: "Dashuri, eja këtu! Do të të marr me vete!"
Ishte dikush që Dashuria nuk e njihte, por ajo ishte e mbushur me një mirënjohje të tillë sa harroi të pyeste emrin.
Kur arritën në tokë, personi u largua dhe vazhdoi rrugën.
Dashuria, duke ditur se sa i detyrohej që e ndihmoi, e pyeti Diturinë:
“Dituria, kush më ka ndihmuar”?
"Koha" u përgjigj Dituria.
"Koha;;" pyeti Dashuria. "Pse më ndihmoi Koha?"
Atëherë Dituria buzëqeshi dhe me urtësinë e saj të thellë tha:
"Vetëm koha mund ta kuptojë se sa rëndësi ka Dashuria."
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back