Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkrime të ndryshme

" Disa njerez ikam dashur me shum , kur i kam njohur me pak."
 
"Nje pike "Genjeshtre" shkatrron oqean te ter besimi."
 
Kur te duket vetja me i mir/e se sa te tjeret , nxine veten me nje qosh , dhe rrehe si mir !

Ps kjo vlen per disa injoranta ktu !
 
Meqë mbi kupën tënde kam puqur buzët sot,
Meqë ballin e zbehtë te duart tua e sjell,
Meqë nga shpirti yt ndonjëherë jam mbushur plot
Me frymë të ëmbël, një parfum me hije i pështjell.

Meqë kam dëgjuar fjalë, që m´i thoshe aq shpesh,
Ku zemra misterioze derdhej si puhi,
Meqë kam parë si qan, kam parë si buzëqesh,
Gojën tënde mbi timen dua , sytë e tu mbi të mitë.

Viktor Hygo
 

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s'do të harroj.
Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.
Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë.

Ismail Kadare
 
Në mundesh

Në mundesh të ruash arsyen
Kur bota e humbet fillin
E fajin ta hedhin, e vetes t’i besosh
Sa here për ty dyshojnë, e s’të përfillin
Por dhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.

Në mundesh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur
E kur të urrejnë, urrejtje të mos ushqesh
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

Në mundesh të mendosh, por jo gjer në shkatërrim
Të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh
E të trajtosh njëlloj e pa dallim
Ngadhënjim e shpartallim, burim mashtrimesh.

Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta
Në kurthe për trutharët, kopukët do t’i kthejnë,
Të thyejnë gjërat më të shtrenjta, e prapë t’i ndërtosh
Me vegla pune që nuk vlejnë!


Në mundesh, fitoret qe ke korrur, t’i flijosh
Si në kumar, në një të vetme lojë
Të rrezikosh, të humbësh, e prapë te fillosh
Dhe humbjet kurrë të mos i zësh me gojë!

Në i detyrofsh dot muskul, nerv, dhe puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë
E të qëndrosh, kur s’ka asgjë veç vullnetit,
Që veç një fjalë, ‘qëndro’ gjithnjë të thotë.

Në mundesh të flasësh me maskarenjtë
Por nderin tënd ta ruash
E të ecësh përkrah mbretit pa krenarinë që të verbon
Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
Dhe gjithçka në e çmon, përveç sa e meriton.

Në mundesh të mbushësh ti minutat,
Aq të rënda, me vepra që peshojnë,
Dije, dhe mos ki asnjë dyshim
E jotja do jetë bota me ç’ka brenda
Dhe burrë do jesh, o biri im….
Rudyard Kipling
 
Nga sytë më rrodhën dy pika lotë
Në shpirt më djeg keqas një mall.
A ka vërtetë një tjetër botë?!Ku rrojnë Ata që nuk janë gjall?!
Ndoshta më Falë i Madhi Zot
Unë pyes, vuaj, dhe kam veç mall...

Agim Doçi
 
Nje lot e mora ashtu nga syte
Dhe e mbolla ne nje rreze dielli
Porsi pranvera kur te sjell lulet
Dhe kjo lule do te çeli

E kur te rritet merre lulen
Nga une e ke dhurate
E te kuptosh se nuk te harrova
Dhe pse ne ishim larg.
 
Njerez te cuditshem mbane kjo bote.
Nese i lejon te bejne cte duan me ty je e mire.
Kur u tregon kufirin je e keqe.
Prandaj me mire po rri vetem.
 
Njerez te cuditshem mbane kjo bote.
Nese i lejon te bejne cte duan me ty je e mire.
Kur u tregon kufirin je e keqe.
Prandaj me mire po rri vetem.
Rri me ata që ndjehesh vetvetja.
Ata që të duan në cdo rrethanë ?
 
Nuk është me rëndësi të keni jetëgjatësi, as të shtoni nga jeta juaj. Me rëndësi është të qëndroni stoik në rrugën e së vërtetës, në të vërtetën dhe të vazhdoni rrugëtimin tuaj drejt së vërtetës dhe shpërblimit.

323426722_1433716713700955_8783862868077094513_n.jpg
 
"Mos mbill ferra ne rrugen time , neser mund te vish zbathur tek un."
 
Miqësia nuk është të shikohesh ose të takohesh çdo ditë; miqësia është të kthehesh edhe mbas një kohe të gjatë dhe të shikosh që asgjë nuk ka ndryshuar..!!
 



DRITA MALLI


Ajo zhurma buzës detit...
Një aromë mbushur "natyrë"...
Bashkë me dritat e qytetit...
Më kujtuan një "fytyrë"...

Hapi krahët nostalgjia..
Edhe nis’ të fluturoj..
I rrëmbeu, ndjenjat e mija..
Gjer atje..! Atje i coi…

Të përk’dhela unë sërisht,
Sërisht e ndjeva atë zjarr..
M’u mor fryma, tmerrsisht..
Zemra rrihte si e marrë..

E në qiellin e ëndrrës sime..
Me sy mbyllur si gjithnji..
Krahët hapur zemra ime..
Fluturon mbi dashuri..

U përpoqa të të flisja..
Fjalët mbledhur lëmsh në fyt..
“Të dua”, doja të thërrisja…
Por pa dashur hapa sytë..

E kur do te them ''të dua''...
Mire e di, do të jesh larg...
Ike! Po, por le tek mua..
Një pafund kujtimesh,varg...!

Dhe tani ti vjen me rrallë...
E me rrallë akoma, flet...
Dikur vije mbushur mall...
Tani ''malli'', je ti vete...

Ajo zhurma buzës detit..
Ajo aromë që hap mushkritë..
Mij’ra, dritat e qytetit..
E unë shihja vec nje dritë…

Bledi Ylli
 

Po pi të dashurën gotë verë,
si buztë e tua pija dikur
dimri po vjen me flokë të tjerë
ashtu si ti imazhin humbë…
Atje mbi dajt hena po puthet yllin dashnor po perkedhel
Mbase tani po i puth gushen si une ty diku njehere
A i mban mend oh ato nete
Nete lotuar dashuri
Ku une te puthja si nje det e hena ndjente xhelozi
Tani tek eci buze lanes me eren ngjitur kalipeç
Trishtushem ujerat po me thone
Ku shkon keshtu dashnor i keq
A i mban mend ohh ato nete
Nete martuar dashuri
Ku une puthja si nje det e hena shihte ne vetmi

Timo Flloko
 
Dashuri

Ti më prek e unë tundohem
Si i djegur bëhem hi
Kur largohesh, dëshpërohem
Të jetë vallë kjo, dashuri?

Ti më flet e unë i humbur,
të vështroj... E humb më shumë
S'gjen themel zemr' e lëkundur
Rrëmbejnë ndjenjat si një lumë!

Ti më do edhe m'a thua.
Mirëpo unë s'di s'i ta them.
Të pohoj ''dhe unë të dua''
Eshtë një varg, jo një poem'...

Sepse thjesht, ndjenjat e mia
Nuk i nxë veç një fjali
Nuk mjafton as poezia
Do me dhjetëra, poezi!

Ti më prek, unë shkrij si hekur
Përpëlitem, bëhem hi
Kur largohesh, jam i vdekur
Pikë! Kjo quhet dashuri!

Bledi Ylli
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back