Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkrime të ndryshme

Ëndrrat e mia ti dhurova
Të fala ndjenjë e dashuri
Me lotë syrin e pushtova
ike ti

Çdo çast jete tu përkushtova
Të ngrita në qiell si perëndi
Por në fund vetmin takova
Atëher kur’’
ike ti

Vret si thikë e shkreta fjalë
Shpirti digjet, e bëhet hi
T’kërkoj në ëndrra mbushur mallë
Por’’. s’je ti

Veten time e turturova
Duke fshirë lotët në sy
Por një gjë kurrë se mohova
Dashurin
Për ty
 
Gjeje veten...?
Në tërë këtë llahtari dhe katrahurë që është katandisur njerëzia, gjeje veten. Ngase gjëja më e rëndësishme është që të gjesh veten. E nëse këtë nuk mund ta bësh në mes njerëzve atëherë gjeje tek Zoti yt ngase Ai është i Vetmi që të pranon ashtu siç je. Kjo ngase Zoti e di mirë se Ai të ka krijuar në formën më të përsosur andaj edhe të pranon ashtu siç je, me gabimet, me lëshimet, më mëkatet, dhe çdo gjë që buron nga ti.
Andaj, në momentin që nuk e gjen e veten mes tyre atëherë kthehu tek Zoti yt, shpeshtoj ndejat me Zotin tënd, bisedat me Të, ngase vetëm kështu do të mund të gjesh veten...

319867103_844257760160386_3099492592873155112_n.jpg
 
Nuk të premtova asgjë...
Dhe premtimeve tua, i qesha.
E thashe u befte si Zoti dashtë

Por i premtova vetes se do të pres
Në çdo jet tjetër,
Të jemi bashkë ?
 
Vetëm dy vet do t'ju kuptojnë :
"Njeri prej tyre qe ka kalur gjendjen tende .
Dhe tjetri qe ju do shume "
 
Edhe zgjedhjet po fillojne
Dhe per te fituar, shume gjera premtojne.

Premtojne kete e ate, premtojne rruge te shtruara me ar
Dhe ne fund, çdokujt per te ngren i japin bar.

Edhe per kete bar, taksa duhen paguar,
Se tashme zgjedhjet i perkasin kohes se shkuar.
 
Dëgjoje zërin e zemrës tënde dhe mos dëgjo askend tjetër. Zëri i zemrës, shpirtit dhe ndërgjegjes tënde janë të mjaftueshme sa te të udhëtojnë në rrugën e lumturisë...

FB_IMG_1671548607190.jpg
 
...a po qelësh qiell, largoje diellin,
mos t’mbesin as hàna,
mbaje ti veç terrin’
veç qelu, t’bahna yll e t’baj dritë
për shpirt t’vramit nesër mrama!
..qelu qiell
po du me t’dhuru disa piskama,
me mbërri krejt çka i mán mrena,

qelu, e m’përpij,
ndaç me vetima e me gjáma,
veç merrëm, me mbërri krejt çka i mán mrena,
 
Menja e mádhe ta then qafën kot s‘thojnë, shkurt t’bahet gryk vorrit! Kulmi i pushtetit e ka edhe nji fund, veç me ta rikujtue se mbi tánë fuqinë e robit e shtrinë madhështinë veç fuqia e Krijuesit!
 
Ku kemi humbur.
Ku ndizen me një vështrim:
Fjalët
Heshtjet
Buzëqeshjet
Gjestet
Ku:
Nuk ha
Nuk fle
Ku vdes nga pak
Ku rilind përsëri
Ku përkëdhel me sy
Zakonisht e quajnë.. dashuri.
 
O Zot, na jep mendje që harrojnë të bëmat e njerëzve, na jep zemra që falin ata, na jep shpirtra që kanë qëllime të mira për njerëzit dhe na jep sy që shikojnë më të mirën që posedojnë njerëzit.

320608134_465479772440579_490341218521021032_n.jpg
 
Dhëmb, të presësh shiun në shkretëtirë
E buzët e thara dhëmbin për një puthje.
Në ato buzë-mbrëmje ku shpirti është i ngrirë
Dhëmb, kur dëshirat me kohën bëhen lutje.
Dhëmb, të heshtësh në pritjen e pafund

Në pritjen e asgjëje mes mallit përvëluar.
Aty ku shpirt-dëshira bëhet tërmet e tund.
Ku dashuron ikona nga koha tjetërsuar!
Dhëmb, të kesh ç’të flasësh e mos të kesh ku
Fjalët rrinë mes dhëmbëve e shtyjnë me rrëmbim.

Atëherë kur ëndrrat marrin sytë e tu
Ashtu si padashur, hyn’ në shpirtin tim.
Dhëmb, cdo hap i yti i hedhur brenda meje
Zemra del nga ritmi e mëndja pak nga pak.
Kujtimi yt i ëmbël me gjakun rrjedh ndër deje

Shumë kohë që prisja ”ujin” e ti vije si flakë!
Dhëmb, kur dashuria rron veç në kujtime
Buzët duan puthje e trupi kërkon duar.
Më pas të gjith’ të tjerat janë veç supozime
E vuan largësinë, kush është i dashuruar!
 
Keni gjithmonë guximin për të zgjedhur.
Zgjedhja se çfarë të bëni, ku të shkoni, me cilët njerëz të rrethoheni.
Eliminoni ata që ju ndikojnë negativisht,
pa ju bërë të pasur, kush ju merr kohën pa ia kushtuar të tyren.
Thjesht bëni atë që ju pëlqen të bëni.
Besoni instinkteve tuaja. Gjithe kohes.
Shijoni gjithçka që ju vjen, sepse kjo është mënyra e vetme për të mos u penduar.
Përfitoni nga çdo mundësi dhe mos kini frikë të mos jeni në dispozicion ose të mos jeni në gjendje ta bëni atë.
Dilni nga kutia që është e ngushtë për ju.
Lironi veten nga besimet e gabuara.
Bëni sa më pak plane, pasi e dimë që gjërat më të mira ndodhin papritur, por mbi të gjitha mos humbni shumë kohë duke menduar, se të menduarit për një kohë të gjatë nuk çon domosdoshmërisht në zgjedhjen e duhur, përkundrazi.
Ndonjëherë duhen vetëm disa sekonda.
Vepro. Rrezikoni.
Dhe nëse ka diçka për të thënë, thuajeni edhe atë.
Mos nxitoni për t'u përshtatur me gjithçka, ajo që është perfekte nuk ka nevojë të detyrohet.
Mos lyp ndjenja nga ata që nuk kanë, të paktën jo për ty.
Bëhu pak egoist, kjo nuk të dhemb kurrë.
Ndiqni rrugën tuaj, jo atë që ju thonë të ndiqni.
Do të vijë dita, me të vërtetë do të vijnë shumë ditë. Gjërat ndodhin gjatë gjithë kohës, mos lejoni që dikush t'jua marrë besimin që keni në vetvete.
Kemi vetëm një jetë dhe ajo na takon vetëm ne, gjithçka tjetër transformohet, shndërrohet, humbet...
 
Dashuri, nuk piva uje kurre nga burimi yt.
Por kur pashe vetem pellgje, mu shua etja.
Ngre syte nga qielli, sa here vetem dal
E bekoj dashurine qe marr nga vetja?
 
...Një fjongo me lule në flokë mund të jetë shumë herë më e bukur se një qafore e shtrenjtë rreth qafës..!

|Dr.Ibrahim Duvejsh|
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back