“Një ditë, duke kaluar para një sheshi, pashë një burrë që qëndronte dhe po fliste me gjallëri me njerëzit përreth tij.
Fliste
për fëmijët e uritur që vdesin urie
për padrejtësitë,
për vrasjet,
për korrupsionin,
për papunesinë...
Papritur më pa,
Më njohu
dhe mërmëriti:
“Ah, ja ku është i krishteri!
Hajde pak këtu!"
U afrova,
Ai që fliste m'u drejtua me këto fjalë:
“Dëgjo o i krishterë!
Nëse Zoti ekziston,
gjë për të cilën nuk jam i sigurt, por mund të jetë e vërtetë,
atëherë do të doja, pas vdekjes sime, t'i paraqitem Atij dhe t'i them
.. - Pse i lejuat burrat të vdisnin në mënyrë torturuese në fusha beteje?
.. - Pse fëmijët vdesin nga uria ndërsa të tjerët shpërdorojnë duke pasur shumë?
.. - Pse lejuat që shumë njerëz të vdisnin nga kanceri?
Pse? Pse?!
O zot ik!
Ik prej meje!
Tutje!
Kështu thërriste ai njeri;
Atëherë fillova edhe unë të bërtas:
- Ke të drejtë!
Të ikë ky zot! Të zhduket ky zot!
...Papritmas ai u qetësua, në fytyrën e tij u shfaq një shprehje habie teksa thoshte:
"Prit pak!
Nëse je besimtar, nuk mund ta thuash këtë!"
Unë iu përgjigja:
- Dëgjo! Ky zot, perpara te cilit ti paraqitesh dhe thua fjalë të tilla, ky zot që të lë ta vësh ne dyshim dhe që shahet nga ti, ky zot ekziston vetëm në imagjinatën tënde!
Atij mund t'i them:
“Të ikë ky zot që njerëzit kanë krijuar sot për veten e tyre, që mund ta akuzojmë, ta injorojmë ose ta shfrytëzojmë sipas nevojës.
Por një zot i tillë nuk ekziston!
Dua të të them ama se ekziston një Zot tjetër,
Zoti i vërtetë!
... Para Tij do të dalësh për gjykim dhe nuk do të mund ta hapësh as gojën sepse Ai do të të pyesë:
.. - Pse nuk më respektove?
.. - Pse nuk më thirre?
.. - Sepse ke jetuar në gjëra të papastra,
ke gënjyer,
ke urryer,
je zënë
ke marrë çfarë nuk të takon...
Pse!?
...Nuk do të dish të përgjigjesh...
Vetëm një zot imagjinar do ta lejonte veten të akuzohej...
Nga ne!
Por i vetmi Zot i vërtetë,
Zoti i universit,
Zoti i Shenjtë është i Drejtë...
Është Ai që do të na akuzojë ne...
Nëse nuk kthehemi tek Ai të penduar...
Dhe nëse nuk e korigjojmë veten...
Sikur ta kuptonim se Zoti na do shumë...
Nëse do ta kuptonim atë kryq se çfarë do të thotë edhe sot...
Ne nuk do ta akuzonim Zotin,
Do të kishim vetëm arsye për ta falënderuar...
Shumë!"
Zbulesa 4: 1-6
Pastaj pashë një derë të hapur në qiell dhe zëri, që kisha dëgjuar më parë të më fliste si trumbetë, më tha: «Ngjitu këtu lart! Do të të tregoj ato që duhet të ndodhin më pas».
U rrëmbeva menjëherë nga Shpirti. Atje në qiell ndodhej një fron dhe mbi fron rrinte ulur dikush
që i ngjante nga pamja një guri diaspri e sardi. Fronin e rrethonte një ylber që ngjante nga pamja me gur smeraldi.
Rreth e qark fronit kishte njëzet e katër frone. Mbi këto frone rrinin ulur njëzet e katër pleq veshur me të bardha e me kurora të arta në kokë.
Nga froni dilnin vetëtima, zëra e bubullima. Para tij digjeshin shtatë shandanë të ndezur që janë shtatë shpirtërat e Perëndisë.
Para fronit ishte diçka si det i qelqtë që ngjante si kristal.