Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Kushdo që di të bëjë të mirën, dhe nuk e bën, ka kryer një mëkat.
 
Kam këtë besim: Zoti që filloi brenda teje një vepër të mirë, do ta çojë në përmbushje deri në ditën e fundit.
 
Dashuria nuk është materie. Është energji. Është ndjesia që ke në një dhomë, në një situatë, me dikë.
Paraja nuk e blen, marrëdhënia nuk e garanton. Nuk ka të bëjë me botën fizike por megjithatë mund të shprehet në mënyrë konkrete.
E përjetojmë nëpërmjet mirësjelljes, zemërgjerësisë, dhembshurisë, paqes, gëzimit, pranimit, bashkimit dhe intimitetit.

M.Williamson
 
Disa mendime janë lutje
Ka çaste në të cilat,
cilado të jetë mënyra që trupit sillet.
Shpirti është i gjunjëzuar.
 
Pasiguritë, dëshira për t'u pëlqyer nga dikush na bën të çuditshëm. Reagojmë në një mënyrë të paqartë se jemi në një terren të panjohur.
 
Nuk është e vërtetë që zemra gjendet tek i njëjti vend tek secili prej nesh.
Tek disa është pak centimetra larg nga Egoja, tek disa është pak centimetra nga shpirti.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Të dua

Të dua për të gjitha femrat që nuk kam njohur
Të dua për të gjithë kohërat që nuk kam jetuar
Për erën e thellësive të detit dhe erën e bukës së ngrohtë
Për borën që shkrihet, për lulet e para
Për kafshët me shpirt të dëlirë që njeriu nuk i frikëson
Të dua për të dashur
Të dua për të gjitha femrat që nuk dua

Kush më pasqyron përveç teje, veten e shoh aq pak
Pa ty nuk shoh gjë veçse një hapësirë të shkretuar
Ndërmjet të dikurshmes dhe të sotmes
Ka patur gjithë ato dashuri të vdekura që i kam kaluar me zjarr të ri
Nuk kam mundur të çaj murin e pasqyrës sime
Më është dashur të mësoj fjalë pas fjale, jetën
Ashtu si harrojmë

Të dua për urtësinë tënde që nuk është e imja
Për shëndetin
Të dua kundër gjithçkaje që është vetëm iluzion
Për këtë zemër ta pavdekshme që unë nuk e kam
Ti kujton se je dyshimi dhe je vetëm arsyeja
Ti je dielli i madh që më bie në kokë
Kur jam i sigurtë në vetvete
 
E shkuara është e shkuar kur nuk të jep më dhimbje

Kush ka kaluar përmes shumë shtrëngatave dëshiron vetëm qetësi. Por nga shtrëngatat do të mbajë mend shqetësimin..
 
Në jetë nuk rrihet duke numëruar vendet ku ke shkuar, por njerëzit që kanë ardhur me ty.
 
I dua njerëzit që mbajnë mend detajet, ngjarjet e mëdha i mbajnë mend të gjithë.
 
Kjo është e keqja e dikujt që beson shumë, se kur zhgënjehet, nuk beson më asgjë.
 
Besimi është si një lule: e fortë dhe e brishtë. Jeton nën diell dhe i reziston shiut, por nëse shkelet me këmbë, vdes.

G.Stella
 
Ka një vlerë të pafund tek koha që i kushton njeriut që do.

F. Antonelli
 
Shumë nga gjërat që të fusnin frikën
tani janë të lëna pas,
bëjnë pjesë tek udhëtimi yt
tek përvoja jote dhe tek ai që je sot.
Pikërisht për këtë, kur ndesh me vështirësi të tjera
Nuk duhet të dekurajohesh.
Ia ke dalë dje, do t'ia dalësh edhe sot.

S.Nelli
 
Pse sot duket kaq e vështirë që të gjesh dashurinë?

Mbase sepse njerëzit dashurohen thjesht me fjalët e dashurisë.

Mbase sepse nuk duhen më, duke i dhënë prioritet, mbase sepse njerëzve ju duket e lehtë dashuria që është unikale jo thjesht e rrallë...

Mbase sepse nuk ekziston më unikaliteti i njeriut të dashur, por njerëzit janë të zëvendësueshëm e të ndërrueshëm si bateritë e një telekomande, por kjo nuk është dashuri.

Dashuria nuk shkon e vjen, dashuria është ta duash një njeri, dhe këtë njeri të vetëm, që të mbetet në zemër gjatë gjithë jetës, pavarësisht gjithçkaje dhe kujtdo.
 
E di që nuk është e lehtë për të ecur përpara, kur askush nuk e sheh mundimin që po bën për të qëndruar në këmbë.
Gjërat ndonjëherë bëhen shumë të rënda dhe kur kjo ndodh, ke shumë të drejtë të ndalesh.
Sepse edhe pjesa jote më e thyer meriton dashuri dhe kohë.
Do të rregullohen gjërat, beso
Mbaje mend përherë.

Rokia
 
Herët a vonë do të vijë ai njeri
Që në vend të të zhgënjejë
Do të fillojë të të mahnisë
 
Kush kërkon të marrë vëmendje tërë kohës
Nuk vlen asgjë.
Sepse kush është e veçantë
Bie në sy edhe në heshtje
Kujtohu që gjërat më të shtrenjta
Shkëlqejnë edhe me pak dritë
 
Ndonjëherë hiqem sikur nuk e kuptoj mashtrimin që më thuhet, për të qenë i qetë, për dashamirësi të krishterë, ose për përçmim. E kështu rolet shkëmbehen dhe i zgjuari bëhem unë. Mund të thuhet që bëj si budalla për të mos u bërë i tillë. Por budallai i vërtetë është ai që beson se më ka bërë budalla mua.

A. de Curtis
 
"Shpresa të sëmura. Ndonjëherë është mirë të mos i kesh, të paktën e di që nuk ke për tu brengosur për asgjë, apo të bësh figurën e keqe në mes të njerëzve, të cilët nuk interesohen fare për ty. Duket që ata nuk dinë asgjë për ty. Por, ti ke investuar emocionet, idetë, dëshirat, pak dashuri etj... Vrite shpresën, dhe mbase kështu do të ndihesh më mirë."

Bukowski
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back