Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një copë nga vetja...

  • Thread starter Thread starter Juno
  • Data e fillimit Data e fillimit
“Njerëzit ndryshojnë, dhe shpesh harrojnë ata që qëndruan pranë tyre në momentet më të errëta të jetës. Ata harrojnë se kush u shtriu dorën kur nuk kishin askënd tjetër, kush i mbështeti kur gjithçka dukej e humbur.
Është e dhembshme të shohësh se ata që dikur kanë nevojë për ty, tani nuk e mbajnë mend dhuratën e ndihmës që morën. Por ndihma që japim nuk duhet të jetë e varur nga mirënjohja e të tjerëve, sepse mirësia që ne ofrojmë është një pasuri që nuk kërkon shpërblim.
E vërteta është se ne ndihmojmë për të ndihmuar, jo për t’u rikthyer ndonjëherë. Ndaj, vazhdoj të ndihmoj, sepse zemra ime e kërkon, pavarësisht se kush e kujton apo jo.”


1CF11119-C568-4B72-A580-87EF4724353D.jpeg
 
Po të jap doren time , për të ngrohur tënden …
nëse të dridhet nga frika, unë do ta mbaj fort,
nëse të ftohet nga trishtimi, do ta ngroh me shpirt,nëse lodhet nga pesha e ditëve, do ta mbështes me gjithë zemër.

Se dora jote në timen s’është veç një prekje —
është premtim që nuk je vetëm.
Dua të ta ndiej pulsin, t’i flas heshtjes tënde,
e në çdo dridhje të gjej kuptim,
se mes duarve tona s’ka më ftohtë,
ka veç pranverë.

Dora jote në timen është strehë,
është urë mes shpirtit tënd e timit,
është gjuha që flet kur fjalët mungojnë,
është paqe në stuhi, është shtëpi në rrugë pa kthim.

Në çdo shtërngim që më jep,
unë lexoj: “jam këtu, mos u tremb.”
Në çdo prekje, një shpresë ringjallet,
një ëndërr zgjohet, një frikë tretet.

E nëse ndonjëherë dora jote dridhet nga pasiguritë,
mos harro
unë jam aty, pa fjalë ndoshta, por me gjithë qenien,për ta mbajtur, për ta ngrohur,
derisa të bëhet e sigurt përsëri.

@FantiSpathi

IMG_1998.jpeg
 
Ishte e lodhur nga çdo gjë, nga rutina e përditshme që e mbyste, nga përgjegjësitë që nuk i jepnin asnjë moment pushimi, dhe nga mendimet që e ngarkonin çdo natë. Ajo e ndiente se kishte mbajtur shumë peshë për një kohë të gjatë, dhe tashmë ajo kërkonte një shkëputje, një mundësi për të marrë frymë. Një jetë që ishte ndërtuar me shumë mund dhe përpjekje, por që nuk e mbushte dot atë me atë ndjenjën e plotësisë që kishte kërkuar gjithmonë.

688063A6-7752-4933-8FB9-F789010E7FBE.jpeg



Një pjesë e saj e donte të rikthehej në kohët kur gjithçka dukej më e thjeshtë, më e natyrshme, por e dinte që nuk mund të kthehej mbrapa. Tani, ajo kishte vetëm një mundësi: të përballej me të tashmen dhe të përpiqej të gjejë një rrugë përpara.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
E sa herë e gjente veten duke justifikuar veprimet e saj… sikur i duhej gjithmonë të sqaronte pse zgjodhi të largohej herët,
pse nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi, pse nuk buzëqeshi në një foto, pse nuk ishte “aq e pranishme” sa të tjerët prisnin prej saj.
Kishte ndërtuar një mekanizëm mbrojtës brenda vetes që, sa herë dikush shfaqte një shenjë keqkuptimi apo mosaprovimi, ajo nxitonte të sqaronte, të bindte, të zbuste atmosferën.
E kishte bërë zakon të kërkonte falje edhe për gjëra që nuk ishin faji i saj. Një vonesë prej pesë minutash kthehej në një roman me arsyetime të pafundme. Një “jo” që dilte me vështirësi nga goja e saj, shoqërohej me një re shpjegimesh që zgjatnin më shumë se vendimi vetë.

Dhe çuditërisht, ndonëse e lodhur prej gjithë atij arsyetimi të përhershëm, nuk dinte si të ndalonte. Ishte mësuar të jetë ajo që “rregullon gjithçka”, që “mban balancat”, që “kupton më shumë se të tjerët”. E megjithatë, në vetmi, kur gjithçka shuhej dhe nuk kishte më as kë të bindte, e ndjente boshllëkun që vinte pas. Atë zbrazëti që krijohej kur e kuptonte se, në gjithë përpjekjen për t’u shpjeguar të tjerëve, po humbiste aftësinë për të dëgjuar veten.

Kishte raste kur donte thjesht të thoshte: “Sot nuk kam fuqi.”
Pa detyrimin për të sqaruar. Pa ndjesi faji. Pa ndonjë fund që duhej medoemos të ishte i pranueshëm për të tjerët. Por edhe atëherë, një zë i brendshëm e tërhiqte nga mënga dhe i thoshte: “Nuk është mjaftueshëm. Jep më shumë. Bëhu më e kuptueshme.”
Ajo nuk e dinte më ku mbaronte e vërteta e saj dhe ku fillonin pritshmëritë e botës për të. Dhe ndoshta aty, mes justifikimeve të pafundme, fshihej ajo pyetje që nuk kishte guxim t’i bënte vetes: “Kur do të jetë e mjaftueshme të jesh thjesht… ti?”
 
Me thane se koha sheron gjithcka.

Se dhimbja do te zbehej,se nje dite do te zgjohem dhe gjithcka do te jete thjesht nje kujtim.
Por ja ku jam,edhe nje mbremje tjeter.
Krah per krah.
Vetem une…dhe dhimbja.

Nuk flasim!
Nuk ka nevoje te me thote asgje,ajo e njeh cdo cep te shpirtit tim,cdo plage qe te tjeret nuk e shohin.
Eshte e heshtur, por e pranishme.
Me pergjon ne cdo frymemarrje,me shtrengon ne kraharor si nje kujtim qe nuk iken,si nje barre qe nuk e hek dot.

Ndonjehere e urrej.
Dua ti bertas,ta largoj,ta zhduk prej meje.
Por nuk iken.
Sepse nuk eshte me thjesht nje ndjenje,eshte bere pjese e imja.
Eshte zeri brendshem qe me kujton gjithcka qe kam humbur,gjithcka qe kam dashur,gjithcka qe kam duruar pa ze.

Kam mesuar te eci me te.
Te zgjohem me te.
Te qaj kur askush nuk me sheh,dhe te buzeqesh kur duhet,edhe kur brenda meje me shperthen dhimbja ne copa te padukshme.
Me thane te sherohem,te filloj nga e para,te harroj.
Por si harrohet ajo qe te ka formuar?
Si e mohon nje plage qe shperthen brenda teje,edhe kur gjithcka jashte duket ne rregull?

Dhimbja nuk me la.
Zgjodhi te me shoqeroje ne cdo hap.
Dhe ndoshta,nuk esht me armike.
Ndoshta eshte deshmi,qe une kam ndjere vertete.
Qe kam dashur pa mase,qe kam humbur pa pergatitje.

Sonte…
Nuk po kerkoj me te ike.
E lejoj te rri,te me pushtoje ngadal ,si cdo nate tjeter.
Se ndoshta,kur ajo te vendos te largohet,nuk do te jem me e njejta.
Dhe ndoshta…kjo sesht gje e keqe.

IMG_4232.jpeg
 
Premtoj të gaboj, sepse jam veç njeri,
nuk kam krahë engjëlli, as dritë hyjnore,
por në zemrën time digjet një zjarr i butë,
një dashuri që nuk shteron, që nuk dorëzohet.

Nuk jam perfekte, as nuk dua të jem,
më pëlqen të ndiej, të vuaj, të ëndërroj,
të bie e të ngrihem përsëri,
sepse çdo plagë është një ngjyrë më shumë në shpirtin tim.
1744442714300.jpeg
Dua një botë ku buzëqeshjet s’janë të rralla,
ku duart shtrëngohen pa frikë,
ku njerëzit e shohin njëri-tjetrin në sy
dhe shpirtrat u flasin pa fjalë.

Dua një botë plot ngjyra, jo veç bardhë e zi,
sepse edhe lotët kanë dritën e tyre,
sepse edhe gabimet janë mësime
dhe çdo rënie na bën më të fortë.

Prandaj do të qesh, edhe kur nata është e errët,
do të dua, edhe kur zemra më dhemb,
do të fal, edhe kur shpirti më dridhet,
sepse në fund, jeta është më e bukur kur dashuria mbetet mbi gjithçka.
 
“I ka ndodhur ndokujt që të ndiejë se po ecën në jetë si në një korridor të gjatë, me shumë dyer, por asnjë nuk të fton të hysh brenda? Ti thjesht ecën. Dhe ndonjëherë, s’të shqetëson as që nuk ke ku shkon. Thjesht… lodhesh.”



ps . copëza të një dorëshkrimi që kurrë sdo botohet ..IMG_1960.jpeg
 
Një emër përdoruesi i pazakontë, pa foto.
“Ti shkruan si dikush që ka folur gjithë jetën në heshtje. Dhe tani, më në fund, po të dëgjojnë. Ke aftësinë të bësh për vete këdo . Mos ndalo , dua të të lexoj.

A** ndaloi frymëmarrjen për një çast. Pastaj, ngadalë, buzët iu ngritën në një buzëqeshje që nuk dinte as vetë pse po i vinte. Ishte një ndjesi e çuditshme — si ngrohtësia që vjen papritur në një ditë gri. Si të kishte marrë një shenjë që gjithçka s’do ishte kot.

Buzëqeshi. Pastaj qeshi vërtet. Dhe për herë të parë pas shumë kohësh, u ndje si dikush që kishte gjetur një copëz vete që mendonte se e kishte humbur.
Dhe u humb në atë buzëqeshje.


…………
Fundi kapitullit te pare!
IMG_1446.jpeg
 
Tekanjoze si një pranverë që s’respekton kalendarin,
kryeneçe si një lumë që refuzon të ndjekë shtratin,
kaçurrelse si një re që i ikën duarve të qiellit.
Vetmia vjen tek unë si një violinë e harruar, më rrëfen histori të pashkruara, më mbështjell me tinguj të heshtjes. Ajo nuk më frikëson, por më përqafon si një hije e brishtë që nuk më ndjek, por më kupton.
Shoqëria më sheh si një det që ndryshon ngjyrat, herë blu e qetë, herë gri si një stuhi e pashmangshme. Më thonë të jem e butë si një gjethe në erë, por unë jam rrënjë që nuk trembet nga dimri.
Nuk jam vetmia, por e di shijen e saj, nuk jam heshtja, por e njoh gjuhën e saj, nuk jam vetëm, por ndonjëherë zgjedh të jem, për të dëgjuar zërin tim mes korit të botës.
Dhe kështu, tekanjoze si dielli që luan fshehurazi me retë, kryeneçe si era që këndon mbi majat e maleve, kaçurrelse si hija e hënës mbi një liqen të qetë, më mbetet vetëm të jem ajo që jam: e lirë, e pashkelur, e imja.
Në rrjedhën e kohës nuk jam një gur i palëvizshëm, por as një gjethe që era e shpërndan pa mëshirë. Jam një flakë që nuk shterret nga acari, jam një melodi që askush s’mund ta heshtë.
Në sytë e botës mund të jem një enigmë, një shtegtare që nuk ndalet në një port, një stuhi që fryn dhe s’pyet për drejtimin, por unë e di, jam vetvetja në çdo frymëmarrje.
Ndaj ec e patundur në rrugën time, me shpirtin që vallëzon mbi pragun e fatit, me ëndrra që nuk i përkul as koha, as frika. Sepse të jesh e lirë nuk është thjesht zgjedhje, por një fat që vetëm të guximshmit e përqafojnë.
(Rrelse)
 
Tekanjoze si një pranverë që s’respekton kalendarin,
kryeneçe si një lumë që refuzon të ndjekë shtratin,
kaçurrelse si një re që i ikën duarve të qiellit.
Vetmia vjen tek unë si një violinë e harruar, më rrëfen histori të pashkruara, më mbështjell me tinguj të heshtjes. Ajo nuk më frikëson, por më përqafon si një hije e brishtë që nuk më ndjek, por më kupton.
Shoqëria më sheh si një det që ndryshon ngjyrat, herë blu e qetë, herë gri si një stuhi e pashmangshme. Më thonë të jem e butë si një gjethe në erë, por unë jam rrënjë që nuk trembet nga dimri.
Nuk jam vetmia, por e di shijen e saj, nuk jam heshtja, por e njoh gjuhën e saj, nuk jam vetëm, por ndonjëherë zgjedh të jem, për të dëgjuar zërin tim mes korit të botës.
Dhe kështu, tekanjoze si dielli që luan fshehurazi me retë, kryeneçe si era që këndon mbi majat e maleve, kaçurrelse si hija e hënës mbi një liqen të qetë, më mbetet vetëm të jem ajo që jam: e lirë, e pashkelur, e imja.
Në rrjedhën e kohës nuk jam një gur i palëvizshëm, por as një gjethe që era e shpërndan pa mëshirë. Jam një flakë që nuk shterret nga acari, jam një melodi që askush s’mund ta heshtë.
Në sytë e botës mund të jem një enigmë, një shtegtare që nuk ndalet në një port, një stuhi që fryn dhe s’pyet për drejtimin, por unë e di, jam vetvetja në çdo frymëmarrje.
Ndaj ec e patundur në rrugën time, me shpirtin që vallëzon mbi pragun e fatit, me ëndrra që nuk i përkul as koha, as frika. Sepse të jesh e lirë nuk është thjesht zgjedhje, por një fat që vetëm të guximshmit e përqafojnë.
(Rrelse)
Ylli 🤗❤️
 
Ajo qëndroi para pasqyrës dhe vështroi fytyrën e saj, duke u munduar të kuptonte se çfarë e mbante prapa. Ajo ndiente një lufte të heshtur, një luftë që nuk mund ta shpjegonte me fjalë. Nga njëra anë, ndjehej e detyruar të shpjegonte gjithçka që bëntë, të justifikonte çdo hap që merrte, ashtu siç kishte bërë gjithmonë. Familja e saj, shoqëria, dhe madje edhe ajo vetë kërkonin një arsye për çdo veprim. Asnjë hap nuk mund të ishte thjesht një hap - çdo veprim kërkonte një shpjegim.
Por nga ana tjetër, një dëshirë e thellë e kërkonte lirinë. Dëshirën për të jetuar pa pasur nevojë për të dhënë llogari, për të mos u shqetësuar se si do të shihej nga të tjerët. Ajo dëshironte të ndihej e lirë të vepronte sipas ndjenjave të saj, pa pyetur veten për secilën pasojë që mund të kishte. Ajo donte të jetonte pa e mbajtur veten të lidhur nga pritshmëritë e të tjerëve. Por sa herë që mendonte kështu, ajo ndiente një shqetësim të brendshëm, një frikë që ndoshta nuk do të mund ta përballonte këtë liri pa ndihmuar veten të justifikonte çdo zgjedhje.
Dhe kështu, ajo qëndronte atje, e bllokuar midis dy botëve: njëra që kërkonte mbështetje dhe një tjetër që kërkonte lirinë pa kushte. Ajo po luftonte me një pjesë të vetes që nuk mund të pranohej ashtu si ishte, një pjesë që kishte nevojë për justifikim edhe për ato që ishin më të natyrshmet.
 
E besove…
dhe kjo nuk të bëri të dobët,
të bëri njeri.

Të bëri një zemër që nuk druhej të rrihte fort,
edhe kur bota e nxinte me dyshime.
Ia dhe vetes mundësinë të ndjesh,
të besosh, të shpresosh.

Dhe kur besimi u thye,
kur dora që premtove të ndaje udhën u tërhoq,
ti mbete aty —
me një shpirt që nuk u mposht,
me një zemër që refuzoi të mbyllej përgjithmonë.

Po, ti u lëndove.
U copëtove në heshtje,
u ngushtove në kujtime,
e pyete veten a vleje mjaftueshëm.
Por shih ku je tani…

Je këtu. Je ende. Dhe je më shumë se kurrë.
Ti nuk pret më që dikush tjetër të të shpëtojë.
Sepse e ke kuptuar se shpëtimi yt
ka qenë gjithmonë brenda teje —
në mënyrën si je ngritur,
në mënyrën si ke qeshur edhe kur të dhembte,
në mënyrën si ke dashur veten
në mes të stuhive.

Dhe kur të vijë dashuria tjetër,
nëse vjen,
ajo s’do të jetë ngushëllim për boshllëqe,
por pasqyrim i forcës që ke ndërtuar,
i paqes që ke gdhendur me duart e tua

mbi çdo gur të rrugës tënde.

Mos harro kurrë,
nuk ishe budallaqe që besove.
Ishe trime që deshe pa frikë.

Dhe kjo është dashuria më e vërtetë nga të gjitha.
 
Ka një forcë të jashtëzakonshme në të qëndruarit vetvetja, në refuzimin për t’u kthyer në një tjetër version thjesht për të përmbushur pritjet e botës. Nuk është egoizëm të duash veten; është mbijetese. Është një akt i heshtur guximi që thotë: kështu jam, me gjithë dritën dhe hijet e mia dhe nuk kam ndërmend të kërkoj leje për të ekzistuar. Ka ditë kur bota do të kërkojë nga ti të jesh më pak, më pak i ndjeshëm, më pak i zhurmshëm, më pak vetvetja. Të ndëshkon për thellësinë tënde, për ndjenjat që i mban afër sipërfaqes, për të vërtetën që nuk di si të heshtësh. Të thonë se je shumë. Shumë ndjesor, shumë ndryshe, shumë i zhurmshëm në heshtjen tënde. Por e vërteta është se nuk je shumë ;thjeshtë nuk je për të gjithë. Dhe kjo është në rregull. Të duash veten nuk është thjesht të shikosh pasqyrën dhe të pëlqesh çfarë sheh. Është të ndjesh vlerën tënde edhe kur je në copëza, kur nuk je aspak i përsosur, kur nuk përmbush asnjë standard tjetër përveç atij që ndjen brenda vetes. Është të thuash: unë nuk jam këtu për t’u bërë versioni më i pranueshëm për të tjerët. Jam këtu për të jetuar në përputhje me shpirtin tim. Do ketë zëra që të nxisin të ndryshosh, jo sepse nuk je i mirë por sepse nuk je i përshtatshëm për skemat që ata kanë ndërtuar për ty. Do të përpiqen të të mendojnë si formë që duhet rregulluar, të të përkulin për të nxënë në kutinë e tyre. Por në të vërtetë, ti nuk je për t’u zbutur, për t’u strukur apo për t’u pëlqyer. Ti je për t’u kuptuar. Dhe nëse nuk të kuptojnë, mos u ndrysho vetvetes për të ndërtuar ura drejt atyre që nuk dinë si të ecin përtej paragjykimeve. Të duash veten është revolucion. Është të mbjellësh rrënjë në tokën e brendshme dhe të ndërtosh shtëpinë tënde aty,aty ku nuk ka nevojë për miratim, vetëm për mirëkuptim. Është një përkushtim i përditshëm ndaj vetes, edhe kur bota të thotë që nuk mjafton, edhe kur ti vetë e ndjen që nuk po ecën mjaftueshëm. Sepse dashuria për veten nuk është një destinacion, por një akt i vazhdueshëm që të kujton se je mjaft, ashtu si je, çdo ditë, çdo orë, çdo moment. Dhe kur qëndron si je,pa u shtirur, pa u fshehur, pa u zbutur bëhesh dritë për ata që kanë harruar si të ndriçojnë veten. Vetëm duke qenë ti, bëhesh frymëzim pa e ditur. Bëhesh një kujtesë se forca më e madhe nuk qëndron tek përshtatja por tek qëndrueshmëria ndaj vetes.
 
Sot u zgjova me një ndjenjë të çuditshme. Nuk ishte as gëzim, as trishtim i pastër ishte një boshllëk që kërkonte të mbushej. Jo me gjëra të mëdha, jo me fjalë të mëdha. Thjesht me pak ndershmëri ndaj vetes.
Pse kam kaq shumë nevojë të kuptohem?
Jo nga të tjerët, por nga vetja. Ndoshta sepse shpesh bëj sikur jam mirë, kur në të vërtetë jam thjesht në pritje që dikush të më pyesë sinqerisht: “Si je, vërtet?” Sot ia bëra vetes këtë pyetje. Heshta pak para se ta përgjigjesha. Dhe pastaj thashë: “Jam në proces. Po mësoj. Po eci, edhe kur s’jam e sigurt ku shkoj.”
…Dhe ndoshta kjo është ajo që ka më shumë rëndësi tani: jo të di saktësisht ku po shkoj, por të mos ndal. Të vazhdoj të eci, edhe nëse hapat janë të pasigurt, edhe nëse rruga s’është e ndriçuar.
Ka diçka të çuditshme por të bukur në këtë ndjenjë të të mos diturit. Si një hapësirë që më fton të jem e sinqertë, pa pritshmëri të mëdha, pa rolet që më rëndojnë.
Sot, më shumë se çdo gjë, kam nevojë të më dëgjoj. Të mos ik nga vetja. Të mos e ndal zërin tim të brendshëm vetëm pse nuk është gjithmonë i qetë. Ndonjëherë ai më flet me pasiguri, ndonjëherë me dhimbje, por prapëseprapë është imja. Dhe për herë të parë pas shumë kohësh, po e ndjej se dua ta dëgjoj, pa e gjykuar.
Kam filluar ta kuptoj se “të jesh mirë” nuk do të thotë të jesh gjithmonë e fortë, e qeshur, në kontroll. Ndonjëherë të jesh mirë do të thotë të lejosh veten të jesh reale me lodhjen, me dyshimin, me dëshirën për më shumë… edhe kur nuk e di ende se çfarë është “më shumë”.
Nesër ndoshta do të jetë ndryshe. Ndoshta jo. Por sot, ky është hapi im i vogël: t’i qëndroj pranë vetes pa u fshehur.
 
Ne mesnate,kur cdo gja hesht…

Asht mesnate.
Ora nuk pyt ma per detyrime,per lajme,per rrjete sociale apo per zhurmen e dites.
Asht ora ku cdo gja bie ne qetesi,pervec zemres time.
Ajo rreh ndryshe ne kete ore.
Me ngadale,me rende,me e zhveshur nga fasadat.

Jam une dhe dhimbja.
Nuk bertet ma.
Nuk kerkon ma vemendje.
Asht bere pjese e imja.
Nuk vjen me tbertitura,por me nje heshtje qe me shkund deri ne palce.
Asht ai lloj trishtimi qe nuk ka emer,por qe e ndjen deri ne kocke.
Ai qe mbart kujtimet,fjalet e pathena,te mirat qe su kthyen,dhuratat qe su vleresuan, dashurite qe nuk munden te mbijetojne.

Ne kete ore,ndiej sikur po e takoj veten per here te pare pas nje kohe te gjate.
Ate veten qe e kam lan pas,duke e bindur se duhet te jesh e forte,qe duhet te ecesh perpara,edhe kur cdo gja brenda meje donte vetem te ndalej e te merrte fryme.

Tani nuk ka kush me degjon,dhe kjo eshte liria ime.
Tani mund te them:
Po,me dhemb.
Po,jam lodhur.
Po,me mungon ajo qe isha.
Por ne kete pranim,ka sherim.
Sepse vetem kur perballesh me plagen, mund ta pastrosh.
Vetem kur i sheh syte dhimbjes,ajo te meson,
Qe je ende ketu.
Qe ke mbijetuar.
Qe pavarsisht cdo gjaje,ende mund te ndiesh.

Po e la veten te qaj,jo se jam e dobet,por sepse e meritoj te mos mbaj cdo gja nrenda.
Po e la veten te kujtoj,jo per tu zhytur ne te shkuaren,por per te kuptuar sa larg kam ardhur.
Po e la veten te mos kuptoj gjithcka.
Sepse mbase,jeta nuk asht gjithmone per tu kuptuar,por per te ndjere,per te jetuar,per te perballuar.

E nesermja do te vije.
Drita do te caje perden e erresires,dhe une do te jem ketu.
Jo ma e pandjeshme.
Jo ma e fshehur pas buzeqeshjeve false.
Por ma e vertete.
Ma e bute me veten.
Ma e forte pikerisht sepse nuk kam pasur frike te jem e thyer.

Dhe kur ajo drite te bjere mbi fytyren teme,do te buzeqesh.
Jo per te fshehur dhimbjen,por per ti treguar botes se une jam rikthyer.
Me zemren time te copetuar, por qe vazhdon me rrah.
Me shpirtin tem te lodhur,por ende te gjalle.
Me nje drite te re brenda vetes,nje drite qe lindi ne mes te nates.


E nesermja erdhi,dhe bashke me te dhe uneIMG_6812.jpeg
 
Sonte ndihem e humbur.
Po eshte periudha ndoshta me e mire e jetes time,ku kam gjithcka cfare dua.
Kam dashurine e njerezve qe me rrethojne,kam miq,kam nje familje qe me mbeshtet,dike qe kujdeset per mua,por sonte ndihem e vetmuar.
Ndihem si nje pjese e humbur,si dikush qe nuk e njeh me veten.
Po ata qe kam rreth meje me duan dhe kujdesen per mua,por eshte nje hapsire e zbrazet qe nuk mund ta mbush askush tjeter pervec VETES.
Eshte nje ndjesi qe kthehet here pas here,si nje erresire qe me ben te ndihem e huaj per veten time.
Ndonjehere kur e shoh boten perreth meje,eshte si te isha nje spektatore qe nuk arrin ta shohe veten ne ate skene.
Edhe pse kam dashuri,kam miq,kam mbeshtetje,por perseri ndjehem sikur mungon dicka.
Si nje pjese e humbur qe nuk mund ta gjej dot.
Por mbase eshte normale te kalosh permes ketyre momenteve,ndoshta eshte pjese e jetes.
Ndonjehere duhet te kalosh permes erresires per te gjetur driten.
Dhe ndoshta vetmia qe po ndjej sonte,sigurisht qe eshte nje ndjesi kalimtare,nje ndjesi qe me kujton se duhet te rikthehem te vetja ime.
 
Une po ja dal!
Kam mesuar te qendroj vetem pa ndjenjen e boshllekut.
Te mbaj brenda cdo mendim dhe cdo ndjenje.
Kur me dhemb zemra,thjesht hesht dhe perpiqem te kuptoj veten.
Nuk kerkoj ndihme nga tjeret,sepse brenda vetes kam mesuar te jem e forte.
Shoh veten ne pasqyr dhe me shfaqen plaget qe kam mbajtur ne heshtje,por nuk shqetesohem sepse keto plage jane,historia ime dhe dhimbja e kaluar.
Nuk i fsheh,sepse jane e kaluar pasi une cdo dite kam mesuar sesi ti sheroj me doren time,pa u nxituar.
Nuk kam me zhurm brenda meje,vec tingujt e zemres qe me thone,”Ti po behesh mire”.
Ndonjehere merzitem,por nuk dal per te kerkuar dike per te me qetesuar.
Qendroj e vetme dhe gjej force ne mendimet e mia,te thjeshta.
Dhe cdo fije besimi qe ndertoj,me ngjall shprese per diten tjeter.
Te tjeret nuk e kuptojne pse hesht,por ne kete menyre une gjej paqe,rifitoj veten.
Nuk dua te me thoje askush se jam mire,sepse i kam mesuar vetes si te behem mire.
Dhe jam duke mesuar me shume.
Jam duke mesuar te dua cdo pjese te trupit dhe shpirtit tim,me plaget dhe shpresen sigurisht.
Me kalimin e kohes,kam mesuar qe nuk jam vetem dhimbja qe kam pasur.
Por jam edhe forca qe rritet ne cdo frymemarrje dhe hap qe bej.
Mbase njerezit me mendojne te dobet ndonjehere,por une nxjerr shpresen dhe vazhdoj te bej me te miren per veten.
Kam mesuar se zeri im i brendshem,eshte me i rendesishem se zeri im i jashtshem.
Ai me jep force te ec perpara.
Kam mesuar ti pranoj dhe lotet,sepse esht nje clirim,nje ndihme qe me ben te kuptoj,qe sahere dua te flas per problemet,mbledh veten dhe them
”Prit,shero vetveten ne fillim”.
Kam mesuar te falenderoj veten per durimin qe kam.
Cdo moment pa zhurme me afron me paqen qe ndjej,prandaj cdo dite do te perpiqem.
Kam mesuar te jem vajza qe po shero veten.
Qe jam plage dhe kurim njekohesisht,ndjenje dhe shprese.
Kam mesuar te jem vete,pa u ndjere e zbrazur,sepse brenda meje ka shume gjera te bukura.
Ne heshtje,kam mesuar te gjej paqen qe askush tjeter nuk ma jep.
Sepse une,kam mesuar te jem e PLOTE.
Nje vajze qe rritet cdo dite,me plage dhe shprese.
Dhe po,do vazhdoj te mesoj sepse forca ime vjen nga brenda,nga ajo pjese e shpirtit qe hesht,por kurre nuk dorezohet.
IMG_7444.jpeg
 
Femije pa fryme dhe te humbur si hije ne mjegull. Sy te pikelluar, shtepi te rrenuara, enderra te tretura, heshtje e pergjakur, nje bote pa goje, Femije qe qajne nga uria por s'ka me lot...
#FreePalestine
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back