Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një copë nga vetja...

  • Thread starter Thread starter Juno
  • Data e fillimit Data e fillimit
“Njerëzit ndryshojnë, dhe shpesh harrojnë ata që qëndruan pranë tyre në momentet më të errëta të jetës. Ata harrojnë se kush u shtriu dorën kur nuk kishin askënd tjetër, kush i mbështeti kur gjithçka dukej e humbur.
Është e dhembshme të shohësh se ata që dikur kanë nevojë për ty, tani nuk e mbajnë mend dhuratën e ndihmës që morën. Por ndihma që japim nuk duhet të jetë e varur nga mirënjohja e të tjerëve, sepse mirësia që ne ofrojmë është një pasuri që nuk kërkon shpërblim.
E vërteta është se ne ndihmojmë për të ndihmuar, jo për t’u rikthyer ndonjëherë. Ndaj, vazhdoj të ndihmoj, sepse zemra ime e kërkon, pavarësisht se kush e kujton apo jo.”


1CF11119-C568-4B72-A580-87EF4724353D.jpeg
 
Po të jap doren time , për të ngrohur tënden …
nëse të dridhet nga frika, unë do ta mbaj fort,
nëse të ftohet nga trishtimi, do ta ngroh me shpirt,nëse lodhet nga pesha e ditëve, do ta mbështes me gjithë zemër.

Se dora jote në timen s’është veç një prekje —
është premtim që nuk je vetëm.
Dua të ta ndiej pulsin, t’i flas heshtjes tënde,
e në çdo dridhje të gjej kuptim,
se mes duarve tona s’ka më ftohtë,
ka veç pranverë.

Dora jote në timen është strehë,
është urë mes shpirtit tënd e timit,
është gjuha që flet kur fjalët mungojnë,
është paqe në stuhi, është shtëpi në rrugë pa kthim.

Në çdo shtërngim që më jep,
unë lexoj: “jam këtu, mos u tremb.”
Në çdo prekje, një shpresë ringjallet,
një ëndërr zgjohet, një frikë tretet.

E nëse ndonjëherë dora jote dridhet nga pasiguritë,
mos harro
unë jam aty, pa fjalë ndoshta, por me gjithë qenien,për ta mbajtur, për ta ngrohur,
derisa të bëhet e sigurt përsëri.

@FantiSpathi

IMG_1998.jpeg
 
Ishte e lodhur nga çdo gjë, nga rutina e përditshme që e mbyste, nga përgjegjësitë që nuk i jepnin asnjë moment pushimi, dhe nga mendimet që e ngarkonin çdo natë. Ajo e ndiente se kishte mbajtur shumë peshë për një kohë të gjatë, dhe tashmë ajo kërkonte një shkëputje, një mundësi për të marrë frymë. Një jetë që ishte ndërtuar me shumë mund dhe përpjekje, por që nuk e mbushte dot atë me atë ndjenjën e plotësisë që kishte kërkuar gjithmonë.

688063A6-7752-4933-8FB9-F789010E7FBE.jpeg



Një pjesë e saj e donte të rikthehej në kohët kur gjithçka dukej më e thjeshtë, më e natyrshme, por e dinte që nuk mund të kthehej mbrapa. Tani, ajo kishte vetëm një mundësi: të përballej me të tashmen dhe të përpiqej të gjejë një rrugë përpara.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
E sa herë e gjente veten duke justifikuar veprimet e saj… sikur i duhej gjithmonë të sqaronte pse zgjodhi të largohej herët,
pse nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi, pse nuk buzëqeshi në një foto, pse nuk ishte “aq e pranishme” sa të tjerët prisnin prej saj.
Kishte ndërtuar një mekanizëm mbrojtës brenda vetes që, sa herë dikush shfaqte një shenjë keqkuptimi apo mosaprovimi, ajo nxitonte të sqaronte, të bindte, të zbuste atmosferën.
E kishte bërë zakon të kërkonte falje edhe për gjëra që nuk ishin faji i saj. Një vonesë prej pesë minutash kthehej në një roman me arsyetime të pafundme. Një “jo” që dilte me vështirësi nga goja e saj, shoqërohej me një re shpjegimesh që zgjatnin më shumë se vendimi vetë.

Dhe çuditërisht, ndonëse e lodhur prej gjithë atij arsyetimi të përhershëm, nuk dinte si të ndalonte. Ishte mësuar të jetë ajo që “rregullon gjithçka”, që “mban balancat”, që “kupton më shumë se të tjerët”. E megjithatë, në vetmi, kur gjithçka shuhej dhe nuk kishte më as kë të bindte, e ndjente boshllëkun që vinte pas. Atë zbrazëti që krijohej kur e kuptonte se, në gjithë përpjekjen për t’u shpjeguar të tjerëve, po humbiste aftësinë për të dëgjuar veten.

Kishte raste kur donte thjesht të thoshte: “Sot nuk kam fuqi.”
Pa detyrimin për të sqaruar. Pa ndjesi faji. Pa ndonjë fund që duhej medoemos të ishte i pranueshëm për të tjerët. Por edhe atëherë, një zë i brendshëm e tërhiqte nga mënga dhe i thoshte: “Nuk është mjaftueshëm. Jep më shumë. Bëhu më e kuptueshme.”
Ajo nuk e dinte më ku mbaronte e vërteta e saj dhe ku fillonin pritshmëritë e botës për të. Dhe ndoshta aty, mes justifikimeve të pafundme, fshihej ajo pyetje që nuk kishte guxim t’i bënte vetes: “Kur do të jetë e mjaftueshme të jesh thjesht… ti?”
 
Me thane se koha sheron gjithcka.

Se dhimbja do te zbehej,se nje dite do te zgjohem dhe gjithcka do te jete thjesht nje kujtim.
Por ja ku jam,edhe nje mbremje tjeter.
Krah per krah.
Vetem une…dhe dhimbja.

Nuk flasim!
Nuk ka nevoje te me thote asgje,ajo e njeh cdo cep te shpirtit tim,cdo plage qe te tjeret nuk e shohin.
Eshte e heshtur, por e pranishme.
Me pergjon ne cdo frymemarrje,me shtrengon ne kraharor si nje kujtim qe nuk iken,si nje barre qe nuk e hek dot.

Ndonjehere e urrej.
Dua ti bertas,ta largoj,ta zhduk prej meje.
Por nuk iken.
Sepse nuk eshte me thjesht nje ndjenje,eshte bere pjese e imja.
Eshte zeri brendshem qe me kujton gjithcka qe kam humbur,gjithcka qe kam dashur,gjithcka qe kam duruar pa ze.

Kam mesuar te eci me te.
Te zgjohem me te.
Te qaj kur askush nuk me sheh,dhe te buzeqesh kur duhet,edhe kur brenda meje me shperthen dhimbja ne copa te padukshme.
Me thane te sherohem,te filloj nga e para,te harroj.
Por si harrohet ajo qe te ka formuar?
Si e mohon nje plage qe shperthen brenda teje,edhe kur gjithcka jashte duket ne rregull?

Dhimbja nuk me la.
Zgjodhi te me shoqeroje ne cdo hap.
Dhe ndoshta,nuk esht me armike.
Ndoshta eshte deshmi,qe une kam ndjere vertete.
Qe kam dashur pa mase,qe kam humbur pa pergatitje.

Sonte…
Nuk po kerkoj me te ike.
E lejoj te rri,te me pushtoje ngadal ,si cdo nate tjeter.
Se ndoshta,kur ajo te vendos te largohet,nuk do te jem me e njejta.
Dhe ndoshta…kjo sesht gje e keqe.

IMG_4232.jpeg
 
Premtoj të gaboj, sepse jam veç njeri,
nuk kam krahë engjëlli, as dritë hyjnore,
por në zemrën time digjet një zjarr i butë,
një dashuri që nuk shteron, që nuk dorëzohet.

Nuk jam perfekte, as nuk dua të jem,
më pëlqen të ndiej, të vuaj, të ëndërroj,
të bie e të ngrihem përsëri,
sepse çdo plagë është një ngjyrë më shumë në shpirtin tim.
1744442714300.jpeg
Dua një botë ku buzëqeshjet s’janë të rralla,
ku duart shtrëngohen pa frikë,
ku njerëzit e shohin njëri-tjetrin në sy
dhe shpirtrat u flasin pa fjalë.

Dua një botë plot ngjyra, jo veç bardhë e zi,
sepse edhe lotët kanë dritën e tyre,
sepse edhe gabimet janë mësime
dhe çdo rënie na bën më të fortë.

Prandaj do të qesh, edhe kur nata është e errët,
do të dua, edhe kur zemra më dhemb,
do të fal, edhe kur shpirti më dridhet,
sepse në fund, jeta është më e bukur kur dashuria mbetet mbi gjithçka.
 
“I ka ndodhur ndokujt që të ndiejë se po ecën në jetë si në një korridor të gjatë, me shumë dyer, por asnjë nuk të fton të hysh brenda? Ti thjesht ecën. Dhe ndonjëherë, s’të shqetëson as që nuk ke ku shkon. Thjesht… lodhesh.”



ps . copëza të një dorëshkrimi që kurrë sdo botohet ..IMG_1960.jpeg
 
Një emër përdoruesi i pazakontë, pa foto.
“Ti shkruan si dikush që ka folur gjithë jetën në heshtje. Dhe tani, më në fund, po të dëgjojnë. Ke aftësinë të bësh për vete këdo . Mos ndalo , dua të të lexoj.

A** ndaloi frymëmarrjen për një çast. Pastaj, ngadalë, buzët iu ngritën në një buzëqeshje që nuk dinte as vetë pse po i vinte. Ishte një ndjesi e çuditshme — si ngrohtësia që vjen papritur në një ditë gri. Si të kishte marrë një shenjë që gjithçka s’do ishte kot.

Buzëqeshi. Pastaj qeshi vërtet. Dhe për herë të parë pas shumë kohësh, u ndje si dikush që kishte gjetur një copëz vete që mendonte se e kishte humbur.
Dhe u humb në atë buzëqeshje.


…………
Fundi kapitullit te pare!
IMG_1446.jpeg
 
Tekanjoze si një pranverë që s’respekton kalendarin,
kryeneçe si një lumë që refuzon të ndjekë shtratin,
kaçurrelse si një re që i ikën duarve të qiellit.
Vetmia vjen tek unë si një violinë e harruar, më rrëfen histori të pashkruara, më mbështjell me tinguj të heshtjes. Ajo nuk më frikëson, por më përqafon si një hije e brishtë që nuk më ndjek, por më kupton.
Shoqëria më sheh si një det që ndryshon ngjyrat, herë blu e qetë, herë gri si një stuhi e pashmangshme. Më thonë të jem e butë si një gjethe në erë, por unë jam rrënjë që nuk trembet nga dimri.
Nuk jam vetmia, por e di shijen e saj, nuk jam heshtja, por e njoh gjuhën e saj, nuk jam vetëm, por ndonjëherë zgjedh të jem, për të dëgjuar zërin tim mes korit të botës.
Dhe kështu, tekanjoze si dielli që luan fshehurazi me retë, kryeneçe si era që këndon mbi majat e maleve, kaçurrelse si hija e hënës mbi një liqen të qetë, më mbetet vetëm të jem ajo që jam: e lirë, e pashkelur, e imja.
Në rrjedhën e kohës nuk jam një gur i palëvizshëm, por as një gjethe që era e shpërndan pa mëshirë. Jam një flakë që nuk shterret nga acari, jam një melodi që askush s’mund ta heshtë.
Në sytë e botës mund të jem një enigmë, një shtegtare që nuk ndalet në një port, një stuhi që fryn dhe s’pyet për drejtimin, por unë e di, jam vetvetja në çdo frymëmarrje.
Ndaj ec e patundur në rrugën time, me shpirtin që vallëzon mbi pragun e fatit, me ëndrra që nuk i përkul as koha, as frika. Sepse të jesh e lirë nuk është thjesht zgjedhje, por një fat që vetëm të guximshmit e përqafojnë.
(Rrelse)
 
Tekanjoze si një pranverë që s’respekton kalendarin,
kryeneçe si një lumë që refuzon të ndjekë shtratin,
kaçurrelse si një re që i ikën duarve të qiellit.
Vetmia vjen tek unë si një violinë e harruar, më rrëfen histori të pashkruara, më mbështjell me tinguj të heshtjes. Ajo nuk më frikëson, por më përqafon si një hije e brishtë që nuk më ndjek, por më kupton.
Shoqëria më sheh si një det që ndryshon ngjyrat, herë blu e qetë, herë gri si një stuhi e pashmangshme. Më thonë të jem e butë si një gjethe në erë, por unë jam rrënjë që nuk trembet nga dimri.
Nuk jam vetmia, por e di shijen e saj, nuk jam heshtja, por e njoh gjuhën e saj, nuk jam vetëm, por ndonjëherë zgjedh të jem, për të dëgjuar zërin tim mes korit të botës.
Dhe kështu, tekanjoze si dielli që luan fshehurazi me retë, kryeneçe si era që këndon mbi majat e maleve, kaçurrelse si hija e hënës mbi një liqen të qetë, më mbetet vetëm të jem ajo që jam: e lirë, e pashkelur, e imja.
Në rrjedhën e kohës nuk jam një gur i palëvizshëm, por as një gjethe që era e shpërndan pa mëshirë. Jam një flakë që nuk shterret nga acari, jam një melodi që askush s’mund ta heshtë.
Në sytë e botës mund të jem një enigmë, një shtegtare që nuk ndalet në një port, një stuhi që fryn dhe s’pyet për drejtimin, por unë e di, jam vetvetja në çdo frymëmarrje.
Ndaj ec e patundur në rrugën time, me shpirtin që vallëzon mbi pragun e fatit, me ëndrra që nuk i përkul as koha, as frika. Sepse të jesh e lirë nuk është thjesht zgjedhje, por një fat që vetëm të guximshmit e përqafojnë.
(Rrelse)
Ylli 🤗❤️
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back