Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gegnishtja

Odile Daniel

Profesore përgjegjëse e seksionit të shqipes pranë Institutit Kombëtar të Gjuhëve Orientale në Paris (Inalco)

Unifikimi gjuhësor në Shqipní

Gjuha shqipe âsht vulosun prej shtetit totalitar qi sundoi Shqipnín gjatë periudhës staliniane. Tue u frymëzue prej praktikës staliniane, politikanët shqiptarë, tue dashtë me plazmue nji shtet homogjen në binarët e komunizmit, zbatuene sloganin "një komb, një gjuhë" e imponuen në të gjithë vendin "gjuhën e njësuar" qi, në fakt, s'qe rezultati i nji afrimi ndërmjet dy dialekteve të shqipes, por, thjesht, shuguroi, me zgjedhjen e tosknishtes - dialektit jugor, në dam të gegnishtes - të dialektit verior, hegjemonín e Jugut mbi Veriun. Rasa e shqipes e tregon se si nji pushtet politik arbitrar manipulon armën e gjuhës për me u imponue mbi tanësinë e territorit.

Krijimi i gjuhës letrare të unjisueme, e vendosun dhe e imponueme prej autoriteteve të shtetit, u bâ krejt arbitrarisht. Modifikimi i gjuhës, qi pati si akt celebrativ vjetin 1972, nuk e ka zanafillën të nji proces natyral; ai qe shkaktue dhunshëm prej instancave drejtuese të shtetit, i cili deshti me u përligjë e me ngulitë ideologjinë e vet nepërmjet gjuhës. Ky akt mundet me u quejtë nji atentat ndaj pasunís shqiptare. Duhet me kujtue qi çashtja gjuhësore ka pasë nji randësi të madhe në historinë e kombit shqiptar. Shqiptarët, të shpërndamë në nji territor me përbâmje të shumfishtë krahinore, kulturore e fetare, gjatë periudhës së gjatë të sundimit otoman, u bashkuene rreth gjuhës së tyne, i vetmi emnues i përbashkët, për me fitue pamvarsinë e me mbrojtë qenjen e Kombit–Shtet. Tue qenë me shumicë myslimanë (70%), nuk mujshin me bazue identitetin e tyne te islamizmi, feja e pushtetit sundues; s'kishin si me e bazue as te ortodoksija (20%), e depërtueme nëpërmjet influkseve të hueja, e as te katoliçizmi minoritar (10%).

Âsht nëpërmjet këtij visari kombtar, mâ shumë se kurrgja tjetër, të kësaj gjuhe të ndryshme prej atyne fqinje, qi shqiptarët formuen e mbrojtën njisinë e tyne.

Shqipja, kjo degë e pamvarun e familjes së gjuhëve indo-europiane, âsht nji gjuhë e përbâme prej dy dialektesh qi pasqyrojnë ndamjen krahinore veri-jug, të Gegnisë e të Tosknisë - këndej e andej lumit Shkumbin; në veri dialektin gegë, të folun prej katër milion vetësh (n.q.s. përfshijmë shqiptarët e Kosovës) e tosknishtja, e folun prej nji milion e gjysëm banorësh në jug të vendit. Dy dialektet ndahen rishtas në nji larmi nëndialektesh. Gegnishtja përfshin në veri të folmen e Shkodrës e të Alpeve dinarike; në verilindje, të folmet e Gjakovës, Prizrenit, Prishtinës e në lindje, të folmen e Maqedonis perëndimore; së fundi kemi edhe gegnishten e krahinave qendrore të Durrësit, Tiranës, Elbasanit. Tosknishtja e vërtetë flitet në Myzeqe e në krahinat e përfshime ndërmjet Beratit e Korçës. Përfshin gjithashtu edhe labërishten e rretheve të Vlonës e Gjinokastrës e çamërishten e trevës mâ të përtejme të jugun Shqipnís, qi përkon me zonen shqipfolëse të Greqisë së veriut. Ekzistojnë edhe dy të folme të tjera, e folmja arbëreshe e shqiptarëve qi janë vendosë në shekullin e XV në Pulje, në Kalabri e në Siçili, dhe e folmja arvanite e shqiptarëve të Greqisë (Atikë, Argos, Beotí, Peloponez e ishuj në detin Egjé).

Gegnishtja e tosknishtja nuk âsht se ndryshojnë në mënyrë themelore si dialekte, e gegët me toskët munden me u kuptue mâ lehtë se sa gegët qi flasin nëndialekte të ndryshme. Tosknishtja karakterizohet prej fenomenit të rotacizmit, ndrrimit të n e të m në r - origjina e të cilit do ta ketë zanafillen në mesjetë, dhe prej mungesës së paskajores. Gegnishtja karakterizohet prej zanoreve të gjata, prej tingullit nazal të zanoreve me theks hundor, prej ramjes së ë-së (e e pazâne) fundore. Zanoret ue në gegnisht, ua në tosknisht shqiptohen u e gjatë në gegnisht. Emnat e familjeve kanë mbaresa të shqueme në gegnisht (Gjergj Kastrioti) e të pashqueme në tosknisht (Agim Bulo). Paskajorja e gegnishtes (me thá) mungon në tosknisht. Âsht e zâvendësueme prej nji perifrazet (për të tharë). Për kah ana e sintaksës ka pak ndryshime. Gegnishtja zotënon nji pasuní mâ të madhe leksikore sesa tosknishtja.

Gjuha s'mundet me ndejtë e paanshme ndaj politikës. Ajo përháp ideologjinë. Me vendosjen e pushtetit komunist, gjuha shqipe, si tanë sektorët e jetës politike, ekonomike e sociale, iu nënshtrue nji procesi transformues të imponuem në mënyrë artificiale prej diktatit të sferave të nalta të partisë komuniste. "Gjuha letrare e njësuar", qi âsht sot e përdorun në administratë, në media, në shkolla, në shtyp, s'ka as edhe nji gjysëm shekulli ekzistencë. Bâhet fjalë për nji dialekt toskë të përpunuem, të përmbushun me nji pjesë të madhe të fjalorit gegë të toskëzuem për me mbushë zbraztinë e tosknishtes. Gjuha e rikrijueme në këtë mënyrë, qi mundet me u konsiderue si nji gjuhë gjanësisht artificiale, përfaqson në tanësinë e saj vetëm nji pjesë të kombit. Sidoqoftë, ajo i âsht imponue tanë vendit.

Nji bashkëjetesë paqsore shekullore

T'vûmit e sotshëm në diskutim të gjuhës letrare të unjisueme prej mbrojtësave të pluralitetit dialektorë mbështetet te dishmitë e së kaluemes. Nji traditë letrare gjashtë shekullore shpréh vazhdimsinë pa përplasje të nji kulture dydialektore të shpalosun në shumë vija letrare. Dokumenti i parë i shkruem në shqip âsht nji formulë pagzimi e shkrueme në 1462 në gegnisht prej argjipeshkvit shqiptar Pal Engjëlli, në nji tekst latin drejtue nji sinodi të mbajtun në kishën e të Shejtnueshmes Triní të Matit. Tradita gege e botueme buron prej shkrimeve të para të shekujve XVI e XVII, qi janë vepra e prelatve katolikë të veriut (Meshari i Gjon Buzukut, Doktrina e Krishtenë e Pjetër Budit e veprat e Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj.). Tradita toske përfaqsohet prej tri botimeve mâ të vonshme: Katekizmi i Matrângës (1562), arbëresh i Siçilisë, vepër e shkrueme në të folmen çame, Codex-i e Chieutit (1737), poezija e Jul Varibobës (1762). Rryma myslimane karakterizohet, në shekujt XVIII e XIX, prej veprave poetike të Nezim Frakullës, të Sulejman Naibit e në shekullin e XIX prej veprave të Muhamet Kyçykut. Duhet përfshí këtu rryma italo-shqiptare e tradites greko-bizantine në shekullin e XIX me poezinë e De Rades, Santorit, Serembes, Darës e Sqiroit.

Këto rryma, të zhvillueme në mënyrë të pamvarun njena prej tjetrës, bashkohen në nji simbiozë kulturore qi u bâ themeluese e trashigimisë së përbashkët mbi të cilën u bazuen atdhetarët e lëvizjes së Rilindjes Kombtare. Sprova të përkimit dialektor qenë shpalue prej përkthimit të teksteve fetare në të dy dialektet (Kristoforidhi) ase prej botimit të artikujve në të folmen e Gegnisë së jugut në revisten e shqueme Albania (1898-1907), të botueme para Pamvarësisë, nën drejtimin e Faik Konices, mysliman toskë e shkrimtar në zâ, i cili pati studjue në Kolegjin Jezuit të qytetit të Shkodres e në shkollat e universitetet franceze.

Çka vështirsonte kuptimin ishte mënyra e të shkruemit. Njisimi i shkrimit qe mbajtë në të kaluemen si nji etapë e randësishme në procesin e afrimit të shqiptarvet tue pasë si pikëmbrritje emancipimin e tyne. Shqiptarët katolikë të veriut përdoren alfabet të përbamë prej shkronjash latine me shtesen e ndonji shênji diakritik e shkronjash cirilike; toskët ortodoksë të krahinave jugore përdoren nji alfabet të përbamë prej shkronjash greke e myslimanët, të përhapun në tanë territorin, përdoren shkronjat arabe. Në 1908, në Kongresin e Monastirit, nën kryesinë e Midhat Frashërit, shkrimtar toskë, e të kryetarit të Komisionit të Alfabetit, Gjergj Fishta, poet françeskan prej Gegnisë, qenë shqyrtue propozimet e ndryshme të alfabeteve të paraqituna prej përfaqsuesve të tana krahinave, të tana besimeve dhe prej diasporës. Ranë në nji mendje në zgjedhjen e dy alfabeteve, i pari, ai i Shoqnisë Shqiptare të Stambollit, në të cilin, në nji pjesë të madhe përdoreshin shkronjat latine, por u ruejshin megjithkëtë disa shkronja greke, dhe i dyti, krejtësisht latin, i cili, falë përdorimit, mbizotnoi mbas pak vjetësh.

Shqiptarët theksuene kështu orientimin e tyne drejt qytetnimit perëndimor. Ata shkapërcyen ndamjet e tyne të mbrendshme, tue qenë dakort mbi nji çashtje qi s'ishte vetëm gjuhësore, por qi kishte nji kuptim politik, katër vjet para fitores së Pamvarësisë në 1912.

Çashtja s'qindronte atëherë me debatue përmbi zgjedhjen e nji gjuhë të përbashkët, pse përdorimi i dialekteve nuk shkaktonte nji konflikt.

Vetëm mâ vonë, në 1916-1917, problemi u ngrit në Shkodër. U mblodh nji komisi letrare e formueme në pjesën mâ të madhe prej gegësh. Qenë të pranishëm, ndër figurat mâ në zâ, dy gegë ortodoksë: Gjergj Pekmezi, autor i nji gramatike, të publikueme në 1908, Aleksandër Xhuvani, nji gramatolog tjetër, qi jepte mësim në Shkollen Normale të Elbasanit; mandej ishin tre gegë katolikë: Ndre Mjeda, poet jezuit, Luigj Gurakuqi, nji pjestar i vjetër i Komisionit të Alfabetit, autor i nji traktati metriket të botuem në vjetin 1906, Gjergj Fishta, poet françeskan, i përmendun mâ nalt. Pjesëmarrsit vendosen qi zgjidhja për nji afrim të menduem në fushë letërsije ishte përdorimi i së folmes gege të jugut të Gegnisë, pra ai i krahinës së Elbasanit, me ndonji modifikim1). Edhe albanologu i famshem Georg von Hahn kishte parapëlqye ketë variant. S'bahej aspak fjalë për imponim. Duhej mbrritë te nji konvergjencë e vetvetijshme e natyrale nepërmjet nji kompromisi, për shembull me vendosë heqjen e ndonji shenji diakritik të gegnishtes, me kufizue zanoret hundore e me mbajtë ë për me iu afrue tosknishtes. Vendimet qenë zbatue në shkolla e në administratë. Megjithkëtë gegnishtja e tosknishtja u përdorne paralelisht. Prej 1920-1944 situata nuk ndryshoi aspak. Kur në 1920, në Kongresin e Lushnjes, Tirana u ngrit në kryeqytet, gegnishtja u bâ gjuha e administratës.

Ndërhymja e pushtetit stalinist: tosknishtja zavendëson gegnishten

Nji reformë e vrazhdë u bâ në vjetët e para të pushtetit komunist. Qeverija ndërhyni menjiherë në fushen e gjuhës. Prej 1945, Sejfulla Malëshova, ministër i kulturës e i propagandës, ndaloi botimin në gegnisht. I emnuem në 1951 ministër i edukimit kombtar, dekretoi në Gegní mësimin e detyrueshëm në dialektin toskë. Tosknishtja u zgjodh kështu zyrtarisht e gegnishtja u la mbas doret nga autoritetet shtetnore. Mundemi me pyetë veten për cilën arsye, pse duket se çashtja gjuhësore s'qe kurrë nji arsye konflikti ndërmjet Gegëve e Toskëve qi paten dëshmue vullnetin e tyne për nji afrim, për nji ekzistencë paqsore e për bashkim rreth nji vektori të përbashkët identiteti. Aq mâ tepër kur nuk ekzistonte problemi i komunikimit ndërmjet tyne.

Tue dashtë me përshpejtue përdorimin e përgjithsuem të tosknishtes, të folun prej nji të tretës së popullsisë, por të bâme ndërkaq gjuhë e Partisë dhe e Shtetit, qeverija organizoi dy konferenca në të cilat morën pjesë gjuhëtarë e shkrimtarë. Me gjithë kundërshtimin e shkencatarve për zyrtarizimin e dialektit toskë, u vendos qi të tana botimet duhej të ishin veç në tosknisht. Dhimitër Shuteriqi, shkrimtar gegë, mbrojti për arsye politike zgjedhjen e tosknishtes. Ai iu referonte Stalinit, Partisë e Enver Hoxhes. Aleksandër Xhuvani bâni kritika, tue thanë se do të duheshin tre o katër brezní për me ndryshue gjuhën. Gjuhëtari në zâ Eqrem Çabej mendonte se duhej ruejtë ndryshimi dialektor në kërkim të nji bashkimi. Në 1953, nji konferencë kombtare imponoi nji ortografi të vetme, d.m.th. ortografinë toske. Në 1956, nji vepër titullue "Ortografija e gjuhës shqiptare", e botueme nën drejtimin e Xhuvanit, Çabejt, Domit e Kostallarit i dha epërsi tosknishtes. Shkrimtarët e veriut s'mundnin mâ me shkrue në gegnisht. Dhetë vjetë mjaftuene për me i dhanë fund nji historije shekullore të bashkëjetesës së dy dialekteve. Tosknishtja zavendësoi gegnishten2).

Zbatimi i doktrinës së Stalinit

Autoritetet e shtetit marksist-leninist zbatuene, në fakt, teorinë e Stalinit, e cila parashtron qi, kur dy gjuhë ballafaqohen, njena âsht fitimtare në kurriz të tjetres qi zhduket. Por gabimi qëndronte në faktin se deri atëherë s'kishte pasë ndeshje e s'bahej fjalë për dy gjuhë të ndryshme, por për nji gjuhë dydialektore. Për grupin në fuqí, gjuha duhej të ishte shprehje e pushtetit politik të prejardhun prej jugut, prej tosknishtes. Enver Hoxha, ishte vetë toskë, me prejardhje prej Gjinokastrës. Pushteti zuni vend në kryeqytetin e Tiranës, qytet i Gegnisë. Çashtja qëndronte në toskëzimin e kryeqytetit, selisë së pushtetit. Gjatë vjetëve të para të komunizmit u ndërmor nji përpjekje industrializimi, në veçanti rreth Tiranës. Qeverija u bânte thirrje efektivave të popullatës së ardhun prej jugut. Kryeqyteti u toskëzue.

Partija ndërmori pushtimin e krahinës veriore. Shteti s'kishte ende nji bazë të qëndrueshme. Përgjysmoi peshën e madhe kulturore të qytetit të Shkodrës të fitueme prej kohësh, falë namit të intelektualve të vet, t'karakterit të pamvarun të bajraktarëve të maleve, e ndjekjes prej tyne të ligjeve të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Tue zhvillue nji politikë antifetare, partija denoncoi ndikimin e Vatikanit te katoliçizmi shqiptar i përqëndruem në verí. Duhet me shtue se pat konflikte të shpeshta ndërmjet komunistave toskë e atyne gegë, kundërshtarë të marksizmit. Gegët s'qenë pranue aspak në detyra udhëheqjeje e personalitetet e rralla të pranueme në rangjet e pushtetit qenë pak nga pak asgjasue, pushkatue, ekzekutue ose u shtyen drejt vetëvrasjes. Prej 1948 deri në 1976, gjatë njizetë vjetësh, ndër 99 pjestarë të Byros Politike, 84 qenë toskë, 15 gegë. Veç nji gegë mbeti në Byronë Politike mbas purgave qi ndoqën prishjen me Bashkimin Sovjetik, ishte Ramiz Alia, ai qi zavendësoi Enver Hoxhën në 1985(3). Nji prej themeluesve të partisë, qi vinte prej Gegnisë, Tuk Jakova, qe përjashtue prej Byrosë Politike në 1952-shin. Nji prej arsyeve ishte, se ai pati kundërshtue politikën sektare të shtetit e pati nuhatë rrezikun e likuidimit të dialektit të veriut. Ai pati thanë: "Dukagjini duhet të mbetet Dukagjin"4), qi donte me thanë mospranim i imponimit së tosknishtes në krahinën veriore.

Përgjegjësat politikë kishin si pikësynim me i dhanë krah nji politike të nji gjuhe qi qe caktue me zgjanue pushtetin e Shtetit në tanë territorin e me përfshí kështu territorin e veriut rebel. Për me shtrue veriun, shteti ndërmori nji pushtim zonë për zonë nëpërmjet gjuhës. Qeverija i bâni thirrje instituteve të specializueme për me normalizue e për me standardizue gjuhën, në realitet: për nji "spastrim" të vërtetë gjuhësor në dobí të tosknishtes. Gazeta "Zëri i popullit" paraqitte çashtjen tue thanë se populli reklamonte "një gjuhë të thjeshtë, të pastër e të gjallë"5). Ky fjalor të shtin ndër mend purgat e përgjakshme të regjimit. Argumentimi i zhvilluem në tekstet me karakter shkencor qi trajtonin gjuhën e unjisueme pati karakter politik si p. sh. : "Lufta nacionalçlirimtare ka krijuar një traditë gjuhësore të re" ose "Gjuha letrare, ashtu siç shprehet me format e saja të njësuara në shkrimet e shokut Enver Hoxha e të gazetës Zëri i Popullit, lehtëson agjitacionin e propagandën e Partisë"6). Parathanja e metodës caktue për fillestarët e gjuhës së njësuar në universitet për vjetin shkollor 1972-1973, shpjegon qi ky program i ri qe shtî në përshtatje me vendimet e Plenumit të VIII-të të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë (Partia Komuniste) mbi bazën e udhëzimeve të Enver Hoxhës "mbi revolucionarizimin e mësimit" e qi bazohet te parimet marksiste-leniniste7). E gjithë propaganda komuniste qe hartue në dialektin toskë. Partia e gjuhëtarët anëtarë të partisë bazoheshin mbi propagandën e gjykonin reformën gjuhësore të domosdoshme tue marrë si shkak terminologjinë politike të shprehun prej shumë termave të reja, si p.sh. "marksizëm", "partizan", "këshilli popullor", "Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë...". Ata kishin ndër mend me ia përshtatë gjuhën transformimeve të shoqnisë së modelueme prej ideologjisë, gja qi kishte nevojë për nji kodifikim leksikor qi të përkonte me imazhin e shoqnisë së re. E tue qenë se komunizmi qe nji komunizëm me zanafillë prej jugut, ata themeluene gjuhën e përbashkët mbi tosknishten tue zhdukë dialektin gegë, kulturën e traditat e tij për shkak të mospërputhjes me normat politike në fuqi.
 
ANEKDOTA E “BAGLES”…

Edhe Toskënisht asht shumë afër fjala “bajgë” me fjalën Gegënisht “bagël”, po me atë kuptim që domethanë: “Pjesë e padobishme e ushqimit, që nxjerrin jashtë lopët, kuajtë, mushkat e gomarët; jashtëqitjet e kafshëve, pleh bajgash…” (Fjalori i Gjuhës së sotme Shqipe fq.83)… Më falni se harrova: “Me nder’ e me thanë!”…

Tregojnë një anekdotë për At Gjergj Fishten, se kur donte me krahasue një “të keqe të madhe me një ma të vogel”, gjithmonë thonte: “Po, ashtu asht, se duhet me zgjedhë nder dy të kqija ate ma të voglen…po, nuk duhet me harrue se kur kalon një qerre në një rrugë katundi dhe rrota e saj ndanë baglen në dy pjesë…edhe copa e vogel asht ‘bagel’ si ajo e madhja…pra, një emen ka njena e po atë emen ka edhe tjetra. Po i shkele me kambë, si njena si tjetra, të dyja të flliqin e të bajnë pis…”

A e dini një gja? Edhe kur Ai Burrë fliste për me u qeshë…jepte një mësim!

Mandej asht tjetër gja se na si të “dijshëm” s’ kemi nevojë për “mësimet” e Tija!

Kur them “na”, jam tue folë për “neve” Shqiptarët...E mos thoni se nuk e kemi pasë “kuptuar” At Fishten, derisa u “bë gjuha e njësuar” dhe u “përjashtue” përgjithmonë At Fishta “nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, se nuk pajtohej mendimi i tij me frymen revolucionare të shkollës sonë të re socialiste”...Po deshet “shokë” qeveritarë edhe mund të më kundershtoni, por fakti asht se as sot At Fishta nuk asht në “programet” shkollore!

Jam i bindun se At Fishta asht përjashtue nga “të gjitha” shkollat e Shqipnisë, si pasojë e “anekdotës së bagles”, këtu përfshihen edhe shkollat “fetare”...të cilat, edhe sot vazhdojnë me punue me programet e “bagles”, që ishte pa i kalue “rrota e qerres”...e vitit 1991, dhe që ndau “baglen” në dy pjesë...dhe vazhdon me u quejtë edhe në Parlamentin e Shtetit Shqiptar: “Shumica e Pakica”...pra, të një “bagles”...që ishte PPSh...

Sikur të lejohej me u studjue ndër shkollat tona At Fishta, jam i sigurtë se shumë nga thanjet e Tija do të përdoreshin nga të rijtë në jeten tonë politike. Do t’ ishte dishka krejt normale që një deputet të thonte: “Unë jam përfaqsues i ‘bajgës’ së madhe”...ose ai tjetri i Veriut: “Unë jam i ‘bagles’ së vogel...” dhe, pa kenë nevoja madje as me u zanë me gojë “me nder’ e me thanë”, të dy “baglat” janë të së njejtes landë...të atij vendi!

Sa domethanse do t’ ishte kur jepen rezultatet e votimeve...dhe të shpallej se: “Dje doli rezultati i votimeve dhe Presidenti i Republikës ka ngarkue x që asht perfaqsues i “bagles” së shumicës, me formue qeverinë...ose, mbas pak kohe: “Ky apo ai person asht paraqitë nga shumica e “bagles” me u zgjedhë si President...” etj., thanje që do t’ ishin aq kuptimplote për Popullin, sa as nuk do të kishte nevojë ma ndër fjalime apo kuvende me u përdorë shprehja “me nder’ e me thanë kryeministri ose presidenti...”.

Ndër shumë shtete të botës “baglat” i perdorin për me ba tokën me prodhue ma shumë...ashtu si fshatarët tonë ua hidhnin kopshtijeve të tyne. Mbas kooperativizimit, kur nuk kishin as “pula”, nuk kishin as kopësht, kështu u “harrue” edhe vlera e “bagles” në rritjen e prodhimit bujqsor. Kjo uli edhe vleren e “anekdotës”, mbasi nuk kishte ku mund të perdorej, përderisa nuk kishte ma as kafshë dhe as qerre ndër fshatrat tona...

“Bagla” prodhohej në të gjitha shtetet rreth nesh...dhe, për me e ba PPSh, që me prodhue ma shumë, ata i hodhën “bagla” PKSh...në vitin 1941...e “ajo” arriti sot me prodhue aq shumë “copa”, sa me qelbë edhe Ballkanin...edhe pse ishte “flamurtare e të gjitha baglave në botë!”...E pra jo pak, sot thonë: “Rroftë bagla!”

Melbourne, dhetor 2020.
 
Ajde ajde shqiptaret spo flasin shqip normale jo gegnisht
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ajde ajde shqiptaret spo flasin shqip normale jo gegnisht
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
Ca asht shqipe notmale??
 
Ja kjo qe po shkruajm une e ti tani shqipja zyrtare
Ja kjo qe po shkruajm une e ti tani shqipja zyrtare
Ne radhe te pare video qe kishe postu nuk hapet, se dyti, as une as ti nuk po shkrujme gjuhen standarde (une e njoh mire), se treti nuk quhet gjuhe zyrtare as letrare por standard.

Une kam shkru “ca asht shqipe normale” standard “cfarë është gjuha shqipe normale” ...

Fjalia jote shqipe standarde “kjo që po shkruajmë unë dhe ti tani”

Siç e shikon asht shume e veshtire me fole gjuhen standarde, prandaj une them qe ka nevoje per rishikim ...jo vetem une kuptohet
 
Ne radhe te pare video qe kishe postu nuk hapet, se dyti, as une as ti nuk po shkrujme gjuhen standarde (une e njoh mire), se treti nuk quhet gjuhe zyrtare as letrare por standard.

Une kam shkru “ca asht shqipe normale” standard “cfarë është gjuha shqipe normale” ...

Fjalia jote shqipe standarde “kjo që po shkruajmë unë dhe ti tani”

Siç e shikoj asht shume e veshtire me fole gjuhen standarde, prandaj une them qe ka nevoje per rishikim ...jo vetem une kuptohet
Gjuhen geg gjysma e shqiperis se kupton vlla ?
 
Mehmet Elezi.
-Nuk e kundërshtoj unë standardin e sotëm: vetë ky standard ashtë kundërshtari ms i madh i vetes. Diku, te Zarathustra m’duket, Niçja thotë se: “heretikët i pjell fanatizmi”. Nëse kundërshtimet ndaj standardit po vijnë duke u shtuar, shkaqet duhen kërkuar te fanatizmi përjashtues i tij. Dhe te fanatizmi përjashtues i mbrojtësve të tij. Uthulla e tharbët e pëlcet enën e vet.
Kombet e qytetëruara e kanë bërë standardizimin e gjuhës duke gjykuar mbi vlerat gjuhësore dhe vetëm mbi ato. Italia e ngriti në standard gjuhën e Komedisë Hyjnore të Dantes, gjermanët gjuhën e Biblës në përkthimin e Luterit… Ndërsa standardizimi i gjuhës shqipe u bë me kritere politike. Në maj 1947, drejtori i sapoemëruar i institutit të studimeve, një emër krejt i panjohur për albanologjinë e për kulturën në përgjithësi (Manol Konomi sh.im)deklaronte se “gjuhë letrare, gjuhë e përbashkët kombëtare duhet të jetë ajo e masave të popullit që përfaqësojnë pjesën më progresive të vendit tonë”.
 
I pari në listën e 87 nënshkruesve të Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe,shkatërrimit të gegnishtes,është Thoma Deliana, ministër i Arsimit dhe i Kulturës i Shqipërisë së kohës. Thoma Deliana kishte ndërprerë shkollën e mesme në Elbasan, në vitin 1943 (ai ishte nxënës i Shkollës Normale), për të dalë partizan. Pas ardhjes në fuqi të regjimit komunist, Thoma Deliana u dërgua në Moskë për të kryer një shkollë të Komsomolit (Rinisë Komuniste), e cila përgatiste burokratë të kësaj organizate. Ndonëse Thoma Deliana kishte këtë arsimim, Enver Hoxha, në 1965 e bëri atë Ministër të Arsimit dhe të Kulturës, post të cilin Deliana e mbajti për 11 vjet, deri në 1976. Thoma Deliana është emblematik për shkallën intelektuale të regjimit të Enver Hoxhës, që 28 vjet pas ardhjes në fuqi kërkonte të vendoste standardin e gjuhës shqipe. Gjithashtu, Thoma Deliana është emblematik edhe për diçka tjetër. Gjuha e huaj e vetme që njihnin pjesa më e madhe e delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit ishte rusishtja, për ata nga Republika e Shqipërisë dhe serbokroatishtja për ata nga trojet shqiptare në Jugosllavi. Këtu e kam fjalën për gjuhën e huaj që dinin në atë kohë, se pas vitit 1972 dhe deri më sot, mund të kenë mësuar të tjera. Por, kur vendoset standardi i një gjuhe si shqipja, vendimtare është çështja se cila gjuhë e huaj ndërkombëtare do të shërbejë si pikë referimi për huazimet. Natyrisht se në vitin 1972, nuk duhet të kishte dilema, si e tillë duhet të shërbente anglishtja, kjo dhe për faktin se gjeneratat e shqiptarëve të diasporës, të cilët në pjesën më të madhe janë njohës të anglishtes, do ta kenë më të lehtë që ta mësojnë shqipen. Por shqipja standarde mbeti e mbushur me huazime nga gjuhët sllave, greqishtja, të cilat ishte dashur të zëvendësoheshin me huazime nga anglishtja. Por, pothuajse asnjë prej delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit nuk e njihte anglishten. Natyrisht se anglishtja si gjuhë referimi ishte një anatemë për regjimin e Enver Hoxhës, por as delegatët nuk qenë në gjendje të gjykonin mbi këtë çështje.

67D0E901-3A99-423E-9159-0E0FACBBFC9A.jpeg
 
Frederic Ndoci

Po baj nji pyetje:
Gjuhet I shpiku kush?
Zoti!
Kush e bani njehsimin ?
Diktatura
Njehsimi standarti I sterthan nga pr. Primo Shllaku e Gjok Vata e mijera studiues te mirfillt poet e letrar me kulture si Konica Pipa Poradeci Çabej etj standarti asht tendencioz dhe i njanshem ( ose qe ne fakt asht varrimi i gegnishtes), Pjaver,sepse ne fjalorin e Kostallarit sa fjal shqipe te shkrueme e te perdoruna nder veprat e Fishta Mjeda Shiroka Koliqi Meshkalla Arapi Prenushi nuk jan te futuna?
Cfar quhet ai njeri qe ne emer te "evolucionit" shkatrron dhe ve vetem 30% te gjuhes se folun nga nje popullsi folese mbi 70% ?
Ne se nuk quhet diktator e shkatrrues a ka kush mundsi me i vu nje epitet a emer tjeter?
Gjenetikisht gjuha gege asht shum ma e pasun ne fjalet nji rrokshe dhe me nje sasi pothuajse disa here ma shum, te fjalve qe mban fjalori I saj i shkruem nga Kostallare e Demiraj, e me miratimin e nje intelektuali shkodran F.Leka.
Sot kuptohet qe globalizmi liberal I majt, do njerez te ken sa ma me pak kultur dhe nje popull hibrid ku historin ia vodhen fqinjet, dhe veselat e fqinjeve, te vene ne fasade te luftes per shkatrrimin e vlerave te verteta, perligjin te drejten me njoft pushtuesit e shkatrruesut shekullor, duke pretendue se jan korifej e heroj dhe si ndertues e mbrojtes te historis 40 shekullore pellazgo ilire.
Popullsia gege, e asgjesueme qe ne hapet e para te diktatures, dhe me mbetjet e demoraliZueme me pas e pa fuqishme me u shkollu si gjysherit e stergjysherit e Kalbun e harruar kan perball sot edhe nje tjeter pengese qe asht ( veshtirsia e gjuhes se re standarte) ku perban 70 % te shqipfolesve, ku nje turme njerezish prej 400 000 vetash te vuni diktaturen dhe diktuen e masajrun edhe ne kulture ne ide dhe ne gjuhe.
Un mendoj dhe insistoj se "Duhet rishiku" dhe Kush mendon ndryshe quhet "nakdomonici modern, qe e din sot se si luhet cic-mici"
 
????Falë vizitës dhe lobimit të Fishtës në Washington, u arrit njohja diplomatike e Shqiprisë nga SHBA,me 4 dhjetor 1922, datë e zyrtarizimit të vendosjes se mardhënieve diplomatike midis dy vendeve????. At Gjergj Fishta vizitioi New Yorkun në mars të vitit 1922 , pastaj Washingtonin, dhe loboi tek Senatoret Amerikan për tre muaj, derisa arriti ti binte, që të njohin Shtetin Shqiptar. Falë Fishtes, njohja e shtetit shqiptar nga Washingtoni u pasua me vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike midis dy popujve tanë, më 4 Dhjetor 1922.

Pjesë nga shkrimet e At Gjergj Fishtes për veprimtarinë lobiste gjatë qendrimit në Uashington, për njohjen diplomatike të Shqiperisë nga SHBA.

“Ndërkaq, vizita eme në Washington ka pasë, si përfundim, njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e maparshme të Qeverisë sonë, si edhe ato të (Federatës Panshqiptare) “Vatra”, s’kanë pasë sukses…(At Gjergj Fishta)

“Këtu në Washington kam kontaktue me nji senator katolik, siç të kam shkrue (29.4. 1922), dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij, për njohjen e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun”, thuhet në letrën e Fishtës. “Ai ka folë sot me Senatorin e Partisë Republikane, Henry Cabot Lodge…”, (politikan me autoritet i asaj periudhe dhe mbështetës i madh i rolit amerikan në punët botërore), “…i cili më tha se njohja e Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesi kërkesën e Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’ Amerikës.” Në faqen tjetër të letrës, sipas At Pal Dodaj, Fishta ishte shprehur në letrën e tij se, “Ndërkaq, vizita eme në Washington ka pasë, si përfundim, njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e maparshme të Qeverisë sonë, si edhe ato të (Federatës Panshqiptare) “Vatra”, s’kanë pasë sukses… Kjenë Senatorët katolikë — të cilëve ua pata paraqitë çashtjen, sidomos, nga pikëpamja fetare– ata të cilët me ndërhymje të veta siguruan njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”, citohet letra e At Gjergj Fishtës dërguar nga Washingtoni në adresën e At Pal Dodajt.

Provinciali i Kuvendit Françeskan në Shqipëri në atë kohë, At Pal Dodaj shënon në librin përkujtimor “At Gjergj Fishta – 1871-1940”, se në një letër të datës 8-V-22, dërguar atij nga At Gjergj Fishta prej Washingtonit, Fishta flet për veprimtarinë e tij lobiste në favor të njohjes diplomatike të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, dhe për takimet që kishte zhvilluar ai me Senatorë katolikë amerikanë, me ndihmën e françeskanit amerikan Godfried Shilling, i cili në atë kohë gëzonte influencë të madhe në qarqet diplomatike të Washintonit, sipas të dhënave në këtë libër:

Sipas korrespondencës — të pasqyruar në këtë botim të veçant përkujtimor për At Gjergj Fishtën — midis Fishtës dhe At Justin Rrota dhe At Pal Dodaj, Gjergj Fishta njofton Kuvendin françeskan se, “Me 8 të këtij muaji (Mars, 1922) në ora 2:30 mbasdite vuna kambën në Amerikë, në New York”.

Data e njohjes zyrtare e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiranës, përputhet plotësisht me vizitën e At Gjergj Fishtës në Washington si dhe me përmbajtjen e letrave të tija cituar më lartë. Sipas Zyrës së Historianit të Departamentit Amerikan të Shtetit, me anë të një telegrami që mban datën 25 Korrik, 1922, Sekretari Amerikan i Shtetit (DASH) në atë kohë, Charles Evans Hughes, informon Komisionerin Amerikan në Shqipëri, Maxwell Blake se në datën 28 Korrik , 1922 ai mund t’i, “Dorëzojë Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë njoftimin me shkrim për njohjen de jure të Shqipërisë, nga ana e Shteteve të Bashkuara.” Sipas Zyrës së Historianit të (DASH) njohja e shtetit shqiptar nga Washingtoni u pasua me vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike midis dy popujve tanë, më 4 Dhjetor, 1922, kur Përfaqsuesi i Jashtzakonshëm dhe Ministri Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letër-kredencialet Qeverisë së Shqipërisë në Tiranë pikërisht me 4 Dhjetor, 1922, thekësohet në tekstin e Zyrës së Historianit të (DASH).

Vizita e Fishtës në Amerikë kishte dy objektiva: një, të “kujdesej për interesat e Shqipërisë”, sipas porosisë së Imzot Luigj Bumçit, Kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris dhe objektivi i dytë ishte që Fishta të takohej me personalitetet më të dalluara të diasporës shqiptare në Amerikë. Sipas të gjitha gjasave takimi me komunitetin shqiptaro-amerikan kishte shkuar shumë mirë për Fishtën, sa që në një letër që i kishte dërguar atij Faik Konica nga Bostoni, i drejtohet Fishtës, pasi ishte këthyer në Shqipëri, me përshëndetjen: “I Shkëlqyer mik, Ju falem nderit për letrën e bukur që më dërguat. Kini lënë ndër shqiptarët e këtushëm një kujtim lartësie dhe drite, që ka shuar gjithë moskputimet e shkuara”, i përgjigjet nga Bostoni, Faik Konica mikut të tij At Gjergj Fishtës.

Përveç takimeve me përfaqsues të shquar të komunitetit shqiptaro-amerikan gjatë vizitës së tij të parë në Amerikë në vitin 1922 — nga korrespondenca e Poetit Kombëtar, që Fishta ka shkëmbyer nga Amerika me pjesëtarë të urdhërit françeskan shqiptar në Atdhe, mësojmë, ndër të tjera, edhe për veprimtarinë lobiste të At Gjergj Fishtës në Washington gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin amerikan. I vetdijshëm për rëndësinë historike të këtyre letrave, At Pal Dodaj ka shkruar se përmbledhja e letrave të Fishtës që dërgonte nga Amerika më 1922 do tu interesojë, eventualisht, studiuesve të historisë.

Por falë urrejtjes, harresës dhe anashkalimit zyrtar të personit dhe veprës së At Gjergj Fishtës, për pothuaj një shekull nga bashkatdhetarët e tij gjatë komunizmit – përfshir 30-vjet-pseudo demokraci-qoftë nga media ashtu edhe nga historiografia shqiptare e influencuar nga periudha komuniste — pak njerëz mund ta dinë se përveç kontributeve të shumta në fushë të ndryshme si letërsi, gjuhë, kulturë dhe politikë shqiptare, Gjergj Fishta ka dhënë një kontribut të çmueshëm edhe në atë që sot e quajmë “lobing”, në mbrojtje të interesave kombëtare, në konferenca dhe takime ndërkombëtare. Jo vetëm në Konferencën e Paqës në Paris dhe në konferenca të tjera ndërkombëtare në Evropë, ku dhe kur flitej për Shqipërinë dhe për të drejtat e Shqiptarëve.
 
Lexo komentet ma lart dhe do msosh dicka edhe per dialektin geg...edhe to mund te sjellesh dicka...te mirepresim
 
A ËSHTË I PA MËKAT PROFESOR JUP KASTRATI?
Bisedë me prof. shkodran Mati Serreqi

.Ai "profesori" qe ne shkrimin tend per për te paharruarin Donat Kurti, e citon ne anonimitet i nderuari Mati Serreqi, eshte i njoftun dhe gjithkush e di se kush asht. Nuk asht puna se i duem njerzit te pa mekat, se mekati falet, por ma pare se falet mekati vjen pendesa. Nuk e di nese ai "Profesori", ta themi hapur pse ta mshehin Profesor Jup Kastrati, qe ka pas disa gjynahe ne lidhje me meshtaret katolik te Shkodres a ka fole e shpreh gja. A ka reague. Si e ka spjegue faktin se studiuesi i shqum Donat Kurti e ka refuzue pranine e tij duke i thane se "nuk du me ma ba si ja ke ba Justin Rrotes". Te dy keta meshtare e studiues. Nuk asht sekret se edhe Fritz Radovani ka shkru qe pas çlirimzezes komunistet u leshuen si bisha te terbume mbi meshtaret qe ne te njejtin kohe ishin edhe studiuesit, folkloristet e dijetaret ma te shqum ne Shqipni. Ne kete terbim e siper kerkonin kinse fakte, pretekste ne te vertete, per ti burgos. Ne ekipin e kontrollit te dokumentacioneve hetimore ka kene edhe "Profesori" ne fjale qe ka marre e shqyrtue tan doreshkrimet e meshtareve studiues, te cilat nuk jane kthye ma kurre, e megjithe perpjekjet nuk jane gjete. Profesor Kastrati ka dite shume mirë se si asht kene mizanskena e fajësimit te meshtareve te shquem, dhe e ka dite fatin e dorshkrimeve te tyre. Perderisa nuk ka kene e mundun me e vertetue nuk mund te themi se jane perdore prej tij a të tjereve, por veç dime se i kane zhduke a mbase i kane rujt neper shpijat e veta. Nuk di ndonje rrefim te Profesor Kastratit, ndonje deklarim te tij a mbase pse jo edhe ndonje pendese qe të kete nje falje shpirtnore ne publik pas vdekjes aq ma teper se e kane shpall Qytetar Nderi i Shkodres.. E thashe qe nuk lahet mkati pa nje pendim. E kete pendim per pjesmarrje ne persekutimin e klerikeve, madje edhe duke dale deshmitare u kishte dashte te ishte, qe edhe veprat e meshtarve martire te mos mbesnin te humbuna e ne harrim. Nese dikush nuk shpreh pendese nuk ka asnje arsye qe ne te krijojme ndjesine se po e randojme duke pohue disa te vërteta qe i di gjithkush ne Shkoder, megjithese deshmitaret jane ne te ikun tashma, se po afron shekulli qe kur u shfaq kolera e kuqe ne Shkoder në nandor 1944. I lexoj shkrimet e tua i dashtun Profesor Tishi, dhe deshire kam te lexoj edhe ma teper e ti te mos ndalosh duke sjelle kujtimet e jetes. Mos e harro mahallen tone te vjeter qe ka pase emna te medhenj te kultures, familet Daija e Zadeja, Gurazitë, Gjeka, Dema, Serreqi,Zojzi, Mjeda, Baba, Grimci, Voci, Dionisi e ne krye krejt te paharrumin Kol Ashta ne gruan e tij mesuese Neten. Ke aq shume per te shkruar prandaj pervishju punes se te kemi nder mahallalijt ma te shquem e mesues i admirueshem.
 
DISA MENDIME PËR GEGNISHTEN SOT.

Hans-Joachim Lanksch

(Ky artikull asht i botuem në internet. Unë e kam pasë botue edhe nji herë tjetër në FBook, me lejen e Z. Lanksch).


Që në fillim duhet me ju rrëfye dy gjana: prej meje nuk mund të pritni nji kumtesë shkencore, mbasi nuk jam njeri i shkencës, por i praktikës - nji qytetar i thjeshtë që punon me gjuhën shqipe. E dyta: unë jam nji dashamirës i madh i gegnishtes, ama jam edhe nji dashamirës i madh i tosknishtes. Gjuha e Mjedës, Koliqit e Camajt asht e ambël dhe e pasun, ama po aq e bukur dhe e pasun asht gjuha e Naimit, Lasgushit e Mitrushit.

Vjetëve të fundit asht gjallnue diskutimi rreth gegnishtes resp. rreth raportit të saj me shqipen standarde, dhe, lidhun me këtê, debati rreth rishikimit të shqipes së standardizueme.

Kam disa, ma saktë: 6 kërkesa ndaj atyne që merren me debatin në fjalë:

· Diskutimi për gegnishten dhe standardishten e sotme duhet liberalizue, duhet me i dhanë fund monopolizimit të këtij kuvendimi nga ana e disa gjuhëtarëve që e mbrojnë standardishten e Kongresit të Drejtshkrimit dhe orvaten me uzurpue çdo diskutim për këtê çâshtje, ku përjashtohen sidomos shkrimtarët, ata pra që e përdorin dhe e krijojnë gjuhën.

Gjuhën e Dantes dhe Petrarkës s'e kanë krijue gramatikanët, por Danteja dhe Petrarka. Me fjalë të tjera: nuk ban që për problemet e këndimit operistik të monologizojnë profesorët e kantos tue ua kyçë gojën kangëtarëve.

· Duhet me i dhanë fund diskriminimit të gegnishtes letrare si "dialekt". Asht e vërtetë që ekzistojnë të folmet gege me nëndialektet, nën-nëndialektet dhe nën-nën-nëndialektet etj. të tyne, por asht e vërtetë edhe se autorë si Migjeni a At Anton Harapi kanë shkrue nji gegnishte letrare edhe pse ajo s'ka kenë e standardizueme.

· Diskutimi për gegnishten dhe gjuhën zyrtare letrare duhet shlirue prej vështrimeve jashtëgjuhësore. Gjuha nuk mund t'i nënshtrohet nji qasje ideologjike, sidomos jo nji qasje politike. Dihet që në djepin e gjuhës së dekretueme prej Kongresit të Drejtshkrimit qëndronin pikëpamje kryekëput politike që s'kishin me bâ asgjâ me çâshtjen e gjuhës. Po citoj: "gjuhë letrare, gjuhë e përbashkët kombëtare duhet të jetë ajo e masave të popullit që përfaqësojnë pjesën më progresive të vendit tonë", u deklarue më '47-ën, dhe 5 vjet ma vonë, në sesionin shkencor me titull "Veprat e shokut Stalin mbi gjuhësinë dhe problemet tona gjuhësore në dritën e këtyre veprave" u tha se: "juga nxori udhëheqësit kryesorë e më të shumtë të lëvizjes, ajo i dha kuadrot më të shumta", ndërsa gegnishtja u shpall "reaksionare". Në Kongresin më '72-ën dhe mbasandej theksohej pandërpré që vlera e standardit qëndronte te "parimet marksiste".

Diskutimi dhe trajtimi i gegnishtes dhe standardishtes duhet dezinfektue prej ngjitjeve të tilla e të ngjashme jashtëgjuhësore.

· Poashtu, debati për gegnishten dhe standardishten duhet shlirue prej emocionesh dhe frazave bombastike e patetike.

Gegnishtja duhet të çmitologjizohet dhe standardi duhet të demistifikohet.

Ithtarët e gegnishtes duhet me u dhanë lamtumirën shprehjeve si "gegnishtja e shêjtë", "lahuta ilire këndonte gegnisht" etj.

Avokatët e standardit duhen me u distancue prej shtrembnimeve faktesh. Disa mbrojtës të gjuhës së sotme zyrtare shqipe pretendojnë se gjuha e Kongresit të 72-ës na ishte nji si arritje aspiratash shekullore të popullit shqiptar për nji gjuhë të përbashkët letrare.

Kjo nuk asht e vërtetë.

Siç dihet mirë dhe shpesh harrohet me gjithë qejf, orvatjet dhe aspiratat e shqiptarëve për nji gjuhë të përbashkët letrare rezultonin në vendimet konsensuale të Komisisë Letrare të Shkodrës, në gegnishten jugore elbasanase. Elbasanishtja qe nji idiomë e gjallë, që mund të përdorej pa telashe të mëdha si prej tosknishtfolësve ashtu dhe prej gegnishtfolësve. Elbasanishtja si normë e shqipes nuk funksiononte në të gjitha nivelet. Nji pjesë të fajit për këtê kanë edhe shkrimtarë të njohun që e injoronin modelin e elbasanishtes, ndër ta edhe At Gjergj Fishta, përndryshe anëtar i Komisisë Letrare të Shkodrës, i cili me kryeneçësi prej gegit vazhdonte me shkrue nji gegnishte veriperëndimore.

Pushteti komunist, në vend që të angazhohej për afirmimin e gjuhës letrare të përcaktueme prej Komisisë Letrare të Shkodrës, e dekretoi tosknishten dhe e ndiqte me ngulm e dhunë përdorimin e saj si gjuhë zyrtare e cila mbas konsultave të shumta më 72-ën rezultoi në krijesën artificiale të gjuhës së njësuar letrare shqipe, nji përziemje të çuditshme jo- organike tosko-gege.

· Përdorimi i standardit duhet liberalizue. Romancieri, poeti dhe publicisti Dr. Agron Tufa asht ankue disa herë në media shqiptare që redaktorët ia ndalojnë dhe shlyejnë edhe mâ të voglin devijim nga standardi. Kjo praktikë e mumifikon gjuhën dhe pengon çdo zgjanim dhe zhvillim, madje dhe frymëmarrjen e organizmit të gjallë që e quejmë gjuhë.

· Standardi nuk duhet fosilizue. Dihet se në bashkëpunim ndërakademik janë krijue komisione të ndryshme të "Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe" për shikimin dhe rishikimin e shqipes standarde. Lutja ndaj anëtarëve të Këshillit e ndaj të gjithë të tjerëve që merren me rishikimin e standardit asht – mos me u kënaqë me retushime të vogla, mos me u marrë me arnime, por me përmirësime e kurime të vërteta. Retushimet vetëm e vazhdojnë petrifikimin e standardit. Për t'iu shmangë diglosisë duhet me marrë para sysh edhe realitetin gjuhësor të shqipes në të shkruemit e të folunit, ku mundem me veçue sidomos, fjala vjen, çâshtjen e paskajores e cila përdoret prej dy të tretave të viseve shqipfolëse.

Disa fjalë për statusin quo. Në Kosovë de facto ekziston gjendja e diglosisë. Përveç kësaj, kur orvaten me e përdorë standardin, shumica dërrmuese e popullatës atê nuk e zotnojnë. Në Shqipni, nji pjesë e mirë e toskëve e përdorin tosknishten në vend të standardit, gjâ që mund të vërehet mjaft mirë në radio e televizion, përderisa nji pjesë e mirë e gegëve nuk e zotnuekan mâ plotësisht gegnishten dhe përdorin nji mish-mash gego-standardisht.

U kam bâ pyetje me shkrim disa shkrimtarëve të Gegnisë se pse shkruejnë standardisht dhe jo gegnisht. Disa syrësh u përgjigjën në mënyrë bukur specifike dmth. fare, ndërsa disa të tjerë më kthyen përgjigje interesante dhe fort informative. Po citoj disa prej tyne:

· Mimoza Ahmeti që babain e ka prej Malit të Zi, shkruen:

"Akomodimi dhe funksionimi me sistemin ku jetoj që është administror e funksional nuk më përkrah në të folurën e veriut. Poashtu gradualisht të folurit normativ iu vesh mentalitetit tim dhe tani është e vështirë të zbërthehet. Por potencën e gjuhës veriore jo vetëm nuk e mohoj por e adhuroj."

· Autori shkodran Stefan Çapaliku përgjiget:

"Kam shkruar në gjuhë letrare sepse nuk kam pasë një model të gegnishtes letrare. Ma vonë kam shkrue edhe në gegnisht. Dramën e fundit e shkruejta në gegnisht dhe e vuna në skenë në Shkodër. Në teatër provova se gegnishtja tingëllonte për bukuri."

· Nji autor tjetër shkodran, Gazmend Krasniqi, prozator, poet dhe eseist, që e quen veten autor gegnishtfolës dhe standardshkrues thotë ndër të tjera:

"I takoj një brezi që, kur ka fillue të shkruejë e të lexojë (bahet fjalë për Abetaren) asht “bombardue“ në mënyrën ma të rreptë nga e quejtuna Gjuhë e Njësuar." Në përgjigjen e tij mâ të gjatë, autori thekson që gegnishtja nuk mirëpritet nga editoria kështu që nji shkrimtar serioz nuk mundet me ekzistue pa mbështetjen e domosdoshme të botuesve. Krasniqi shton: "Besoj që sot shtrohet pyetja se çfarë duhet ba për ta ruejtun nga ekskomunikimi apo për të lidhë fijet e zhvillue një traditë të konsolidueme, siç asht gegnishtja, me një mundësi që e jep një kohë demokratike si kjo e jona."

· Shkrimtari Ridvan Dibra, shkodran dhe ai, shkroi shqip e troç, siç e ka zakon: " nuk di me e shkru mire gegnishten, për kto arsye:

1. Jam formu e kulturu me një vepër të shkruar apo të përkthyer toskërisht (shkolla, realizmi i mbrapshtë socialist, media etj);

  1. Mungon hala nji gramatikë e unifikueme e gegnishtes, sidomos asaj të stadit të sotëm;
  2. Ndoshta nji dëshirë disi e fshehtë për ta shtri hapsinën ë komunikimit edhe ndë toskëri..."

Mundemi me përmbledhë përgjigjet e miqve të mi shkrimtarë: gegët e Shqipnisë janë rritë e rriten me standardishten dhe janë mësue me tê. Mungesa e nji norme gjuhësore të gegnishtes së sotme e vështirëson mâ têj përdorimin e nji gegnishte letrare. Shumëkush përmallohet për bukurinë e gegnishtes.

Sa i përket gegnishtes - çka me bâ? Linguocidi që e ndërmori sistemi komunist ndaj gegnishtes asht ireversibël. Tash për tash, krijimi i nji norme të përbashkët gege duket me kenë iluzion, sidomos për shkak të bajraktarizmit të njohun notor, por edhe në mungesë të strukturave të nevojshme organizative, administrative e shkencore.

Duhet me i dhanë fund demonizimit të gegnishtes si element antikombëtar, anmik i popullit shqiptar, armë e përçarësve të kombit shqiptar etj. Botimi dhe distribuimi i librit në gegnishte duhet me u bâ edhe në jug të Shkodrës e Lezhës.

Sa i përket standardit – statusi ante quo sot nuk mundet me u vendosë, nuk mundet me u rivendosë norma e elbasanishtes. Gjuha e sotme zyrtare letrare duhet me u lirue nga korseja e nji standardi të ngurosun. Duhet lejue zhvillimi organik i gjuhës, ku standardi i bazuem mbi tosknishten ka me u shkrî me elemente gege. Kultivimi i gegnishtes letrare dhe liberalizimi i standardit nuk duen me thanë dhe nuk synojnë divergjencën por konvergjencën e natyrshme të idiomave shqipe.

Hans-Joachim Lanksch

____

Der Diskussionsbeitrag befaßt sich mit dem Gegischen und seiner Stellung zum Standard-Albanischen aus der Sicht eines Nicht-Linguisten. Es wird postuliert, die in der albanischen Öffentlichkeit stattfindende Diskussion um das Gegische und eine Revidierung des Standard-Albanischen von Emotionen und außersprachlichen Kriterien, insbesondere von politischen Prämissen zu befreien.

Ebenso ist es an der Zeit, diese Diskussion zu liberalisieren und ihre Monopolisierung durch manche Sprachwissenwissenschaftler ebenso zu beenden wie deren Mystifizierung der albanischen Standardsprache und die Mythologisierung des Gegischen durch seine Anhänger. Der Autor des Beitrags plädiert für Konvergenz statt Divergenz im Verhältnis zwischen Gegisch und Standardprache.

D4105B7D-ED48-4FEA-81C1-50A1F286782E.jpeg
 
AZEM SHKRELI

Ç’âsht poezi

Poezi âsht darka e vorfun n’kasolle;
Unët e kryqyeme n’votër atnore;
Rruzujt e djersës; hullinat n’ara;
Andrrat e prrallat, e lodrat f’minore;
Stinët e njoma dhe puthjet e para.
E djelmt e hjedhun, e vashat belholla!

— Luksi n’pallate, jeta pa halle;
Gjamët e gjurmat udhëve t’mërgimit;
Fjala e pastër e pamashtri;
Rrezet e para t’synit t’agimit;
Flamujt e fatit kah hidhen n’liri
E hyjt, e hana — kur heqin valle!

Poezi âsht malli që parzmat brê;
Dëshira e kallun; shpresat e thame;
Dhe vlugu i dallgës që i bjen krahnorit;
Vjeshta e vonueme, gjethet e vrame;
Vallet, e vajet mbi vorr t’dëshmorit,
E valët e jetës, e gjithçka n’ne!

Poezi âsht shiu ndër gjethe kur resh;
— Poet i maleve — bylbyli n’gemb;
Krojet, e lugjet mbulue n’gjelbrim,
E riga e lotit kur zemra dhemb
E jehu i kangës shpërthye n’galdim:
— Poezi âsht jeta, kur qan dhe qesh!

(Bulzat, 1960)

P.S. Kët poezi kaq të bukur, si dhe plot të tjera, po kaq të bukura, që gjenden në veprën e cekun ma nalt, e shkroi si nxanës i Shkollës normale.
 
E PALËVIZSHME

Jam si nji gur
i nxemë në diell...
Po t' mos isha kshtu,
do t' mbetsha e ftohtë.

E ashper edhe e palëvizshme,
pa mendime
e pa zêmer,
mbes e ngulun edhe munguese.

Jo ânderr.
Permbi mue shtrihet koha.
Pres perkdheljen qi ka me ardhë
prej nji kalimtari t' mshirshem.

Kush e din n' se ka me e pá
qi jam gjallë...
 
Poezi e Mark Gjomarkajt, shkruar në malet e Mirditës në vitin 1946.

Kanga e atdhetarit

Nëpër male t’Shqiptaris,
Ku rrit shqipja zogjt’ e lirisë,
Larg valës’ kuqe t’Bolshevizmit,
Larg rrymës’ tmerrit t’Pansllavizmit,
Lan’ familje, braktisën shpi,
Shqipen n’zemër, flamurin n’gji.
Pushkën n’krah, besimin n’Zotin,
Do djelm trima po kalojn’ motin.
Këta Shqipninë kan’ mbi çdo gja,
T’gjithë shqiptarëve u lëshojn’ një za:
O shqiptar mos harro fenë,
Duaje nderin, mbroje atdhenë!
Komunizmi don me t’korit,
Ndër sllav’ vendin ta ka shitë,
Besën lidhe mos ndalo turrin!
Duej Shqipninë mos ndalo turrin!
Komunizmi gjakatar,
Q’i ra mohit fisit shqiptar,
Thel felqijtë se asht’ tradhtar.
Jan’ bisha njerzish, farë e mallkue,
Jan’ t’panderë, na kan’ marrue,
Pra shqiptarë çonju n’kambë,
Komunizmin ta shkyejm’ n’dhambë,
Gjakatart’ këtu mos ti lamë.
Këtu fitohet e jon’ liria,
Na bekon nana, gru e fmija,
T’rroj e lumtur atëher’ Shqipnia.

68B83D27-9753-4A98-8EBF-5CBC93867FAD.jpeg
 
Kjo, nuk ásht poezi.

Mos dysho n'lashtsinë
e ksaj tokë ku ke lindë,
kurr mos i bjer mòhit
atdheut as Zòtit.
Mos dysho n'origjinen shqyptare
të Gjergj Kastriotit.
Mos dysho n'ADN-në e t'párve
të pâster si bora ndër mále
atje nalt, ku kanë folenë bijt e shqipes,
atje, ku flutrojnë veç zogjt e lirë.
Çoje kryet nalt krenar,
se je bir i kombit shqyptar.

Qysh se ke lind t'kánë ushqýe
me kângt e trimnisë,
ndër shekuj t'kánë shoqnúe si hymn
tingujt e lahúts e t'çiftelisë.

Krenoju, se nji ditë vlerat tòna
ka me i prandúe tanë bòta
e shqipja jònë
prep ka me mbretnúe qiejt.
Krenoju, se n'damart túej ke
gjakun e bekúem të Nanë Terezes.

Bekúe kjósh prej Shejtnisë t'Saj.
Amen.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back