Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gegnishtja

Jupiter666

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 10, 2020
Mesazhe
3,760
Po hap kte teme, per ransine e vecante qe mbart dialekti geg, ne historine e shkyptareve, si vula e pare qe bani te mundun njohjen tone naparmjet germave.

Dialekti geg i ka 10 mije vjet, si nji deg e gjuheve indoevropiane ka rujt ne morfologjine e tij zhdervjellsine, thjeshtsine, forcen e zanoreve, kumbimin dinarik, pasunine e fjaleve, paskajoren e kombshme...etj.

Dialekti geg zotnon çelsin e shume gjuhve antike, po bahen (edhe une vete) studime per me sjell mesapishten afer gjuhes shkype per me i dhane nje here e mire pergjigje skeptikeve qe Iliret kane pas fole shkyp.

Dialekti geg, asht trungu i bukur i shqipes (nga ku buron edhe tosknishtja) i cili duhet me u rujt me fanatizem per me dasht me kuptue dhe me i dhane sqarim shume pikepyetjeve qe ngrihen mbi prejardhjen tone.

Dialekti geg asht masakru, asht ba nji krim ndaj nje dialekti qe i pari foli dhe shkrujti shqip me Buzukun, Bardhin, Bogdanin...etj

I madhi Gjergj Fishta vendosi qe shqiptaret me shkrujt me germa latine, dhe si fillim vendosi si gjuhe zyrtare dialektin geg te shkypnise se mesme (Elbasani) per me mbajt ekulibrin me vllaznit tane toske.

Komunistat, e KEQJA (Kanceri i Kombit) ne 72 c’ban cdo gja, duke ba dialektin e gegve non grata...nji dhunim i malsoreve qe nuk kishin arrit me ja ba asnje perandori, ja ban vllaznit e vet me ne krye kriminelin Hoxha.

Cmendina ma e madhe asht kur ti flet gjuhen e nanes tane dhe tjetri te thote “ti flet trashe” deri ktu kishte arrit persekutimi jo vetem politik, ekonomik, kulturore, por edhe gjuhesor, ku ne vend te biblotekave krimineli Hoxha kishte ngrit ne shkypnine e veriut burgjet ma famkeqe ne Evrope, per me na i ba si shemull. Nderkohe, Gjinokastra ishte qytet kulture festivalesh ect, malsia Mirdita Puke ishin kthyer ne Auschwitz....

Te mbrojme gjuhen e t’pareve tane, ka jetuar 10 mije vjet le t’bajme te mundun te jetoje edhe per 10 mije vjet te tjera....
 
Pse duhet, si në kohën e kaluar, të vazhdojmë të injorojmë ose të syrgjynojmë dialektin gegë?! Kam shkruar këtë artikull pas një reflektimi nga ana e dy të rinj të Facebook-ut, njeri me qortoj përdorimin e disa fjalëve të papërshtatshme dhe tjetra me kritikon për të mos pasur një gjuhë të ” pastër “!!

Këtu unë nuk do të bëhem “moralist”, por do të shpjegoj, nga përvoja ime dhe njohuritë e mia, çfarë është dhe çfarë duhet të jetë dialekti gegë

Mathieu Aref

Shumë të rinj (dhe me pak të rinj) jo vetëm nuk e zotërojnë plotësisht shqipën e shkruar (toskërishten), por nuk janë në dijeni se ka shqiptarë që flasin dhe shkruajnë në gjuhën e prindërve të tyre gegë.

Ndonjëherë unë, pa dashje, kam përdorur fjalë në gegërishten që është gjuha e parë e folur që në djep. Kjo nuk mund të harrohet as të injorohet.

Ja këtu me poshtë një studim të shkurtër që shpjegon cila është arsyeja pse në një nga artikujt e mi kam shkruar “ndroj” në vend të “ndëroj” « shpirte » në vend të « Shpirt », « babaj » në vend të « babai », « çëfut » në vend të « çifut », « diq » në vend të vdiq, etj, etj.

Dialekti gegë nuk ka përfituar nga ndonjë studim specifik dhe të veçantë gjatë regjimit komunist. Nuk ekziston edhe një fjalor gegë « të denjë » në kumptimin e saktë të fjalës.

Ky dialekt ka qenë i larguar dhe mbeti në harresë në dobi të dialektit tosk që u bë “gjuhë” (ndërsa ky është vetëm një dialekt) zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës (ndërsa Kosovarët janë 100% gegë) !

Ky është fakti se shumë humumtuës të huaj janë të privuar nga hulumtime të sakta në fushën e gegërishtjës që është dialekti me i lashtë që rrjedh nga pelazgishtja e vjetër : ky dialekt është « gjuha e Zeusit dhe Perëndive ».

Pra, nuk është për t’u habitur se rezultatet e hulumtimeve të tyre janë të njëanshëme , të shtrembëruara apo të gabuara ! Sot ka shumë Shqiptarë të veriut të cilët flasin shumë keq gegërishtën, sepse ata nuk i kanë studiuar bazat e saj dhe për me tepër ata nuk kanë një fjalor, një gramatikë ose rregullat kryesore në lidhje me këtë dialekt (gjuhë) të vjetër.

Mjerisht mospranimi, shkagimi apo refuzimi i dialektit gegë (si dialekt i rëndësishëm) nga udhëheqësit shqiptarë komunistë është fakti se banorët e veriut të Shqipërisë kishin së pari ( kanë, dhe do të kenë) dialektin gegë si gjuhë stërgjyshore dhe mijëvjeçare e cila ishte « gjuhë e perendive » (e afërt më ionishën, eolishtën dhe arkado-çipriotën të lashtë), gjuhë e Zeusit sikur e verteton « liada » që ishte një poem epik të traditës « ****** » pellzazge dhe së dyti ishin ishtar të monarkisë të mbretit Zog i parë dhe besniktarët e tij.

Por i cili mbret ishte armiku publik numëri nji i këtyre udhëheqës komunist hakmarrës , shpagimtarë, anti-demokratike, jo tolerante, ideolog dhe sektarë. Kjo është arsyeja pse për 45 vjet Shqipëria e Veriut mbeti e braktisur dhe izoluar.

Keni me poshtë një paragraf i nxjerrë nga libri im i parë (« Shqipëria… », botuar në gjuhën frenge me 2003 dhe në shqip me 2007) ku kam zhvilluar disa karakteristike të gegërishtës.
Ja veçoritë midis dialektit “gegë” të veriut dhe verilindjës dhe atij “toskë” të jugut të Shqipërisë dhe të Çamërisë (veriu i Greqisë) :
« Krejt ndryshe nga dialekti gegë, i njohur për nasalizimin (hundëzimin) e zanores së theksuar « a » (shndërrohet në zanoren « ë » në dialektin toskë) përpara bashkëtingëlloreve, toskërishtja karakterizohet mbi të gjitha nga « rotacizmi » i saj (përdorimi i « r » shpesh e zëvendësuar nga gërma « n » apo « l » në dialektin gegë).

Ja disa shëmbuj të këtyre ndryshimeve :
kamë (gegë) = këmbë (toskë); zâni (gegë) = zëri (toskë); baj, bana (gegë) = bëj, bëra (toskë); hana (gegë) = hëna (toskë); dimën (gegë) = dimër (toskë); Shqipni (gegë) = Shqipëri (toskë); ble (gegë) = blerë (toskë); lishoj (gegë) = lëshoj (toskë); vënë (gegë) = verë (toskë) ; likurë (gegë) = lëkurë (toskë); ranë (gegë) = rërë (toskë), Hum (gegë) = humb (toskë) ; ngrënë (toskë) = hagër (gegë) ; ndëroj (toskë) = ndroj (gegë) ; mësoj (toskë) = msoj (gegë) ; çifut (toskë, sikur bëjnë Grekët = çifutis) = qëfut (gegë), etj, etj..

Një tjetër karakteristikë e këtyre ndryshimeve dialektore është shndërrimi i disa bashkëtingëlloreve të buta (dialekti gegë) në bashkëtingëllore të forta (dialekti toskë):
Gegë Toskë
a – ë = za zëri
baj, e bana bëj, e bëra
ashtë është
f – v = hof hov
sklaf sklav
f – h = raf rah
ngref ngreh
k/q – g = lank lëng
larq larg
l/n – r = Albëni Arbëri
m – mb = kamë këmbë
n – r = Vlona Vlora
p – b = qelp qelb
s – z = bres brez
t – d = munt mund
vent vend
th – dh= garth gardh
lith lidh

Deri në fund të Luftës botërore të fundit, midis dy analfabete, njeri (malësor) i veriut dhe tjetri (fusharak) i jugut merreshin vesh me njëri-tjetrin vetëm me anë të përkthyesit !
Paskajorja perifrazike, formë shumë e lashtë e ruajtur në dialektin gegë, i tillë si “me ba” (si në anglisht « to do ») nuk ekziston në dialektin toskë, i cili duke u nisur nga kjo formë ka përfunduar duke krijuar formën e tij « për të bërë »…

Për fat të keq, pas Luftës së dytë Botërore drejtuesit shqiptarë të kohës komuniste vendosën zyrtarisht (1972) një gjuhë letrare që në thelb rrjedh vetëm nga njëri dialekt : dialekti toskë i Shqipërisë së jugut.

Në këtë periudhë këta drejtues pretendonin se bëhej fjalë për një shkrirje të dy dialekteve ! Nuk është nevoja të jesh gjuhëtar, leksikolog apo ndonjë dijetar tjetër për të kuptuar të kundërtën.

Kjo gjuhë e programuar dhe e futur në shkollat dhe universitetet e Shqipërisë, u përshtat zyrtarisht edhe në Kosovë, popullsia e së cilës krejt ndryshe ka përdorur gjithmonë dialektin gegë të Shqipërisë së Veriut.

Gegërishtja nuk është nxjerrë kurrë si një dialekt krahinor dhe aq më pak si gjuhë. Ajo është trajtuar si një dukuri e parëndësishme madje si një mbetje folklorike e një epoke tjetër.

Përveç kësaj elitat e vendit nuk kanë humbur as edhe një rast për ta ironizuar këtë aksent dhe këtë dialekt kaq të veçantë dhe kaq të ndryshëm nga ai i Jugut.

Do të përmend këtu vetëm një shembull domethënës : Gjergj Fishta një nga poetët më të mëdhënj epikë të shekullit XX dhe ndër shkrimtarët e tjerë me zanafillë nga veriu, ka qenë i ndaluar në të gjitha leksionet dhe studimet nëpër të gjitha institucionet shtetërore madje edhe në bibliotekat private.

Përveç kësaj, në këtë periudhë pjesa më e madhe e intelektualëve dhe dijetarëve si dhe e elitës së vendit dilnin nga jugu i vendit ose lidhur pas dialektit jugor.

Përse ky diskriminim ? Pikësëpari, gjithmonë ka ekzistuar një antagonizëm i përjetshëm dhe qysh në vogëli midis dy komuniteteve gjuhësore.

Pastaj edhe gjindja e veriut ka qenë shumë më e pashtruar se ata të jugut ndaj indoktrinimit komunist.

Kësaj i shtojmë faktin se veriu ka qenë një mbështetje më e zjarrtë për Mbretërinë e Shqipërisë të themeluar midis dy luftrave nga mbreti Zog, i dalë edhe ky nga një familje fisnike e veriut (krahina e Matit).

Së fundi shënojmë se elita e regjimit komunist në pjesën më të madhe ishte me zanafillë nga jugu i vendit. Gjindja e veriut dhe në veçanti fisnikëria (dikur të quajtur prijës të fiseve) kanë qenë të vëzhguar në mënyrë sistematike, (disa janë hequr nga vendi i tyre, ndarë nga familjet e tyre), janë futur në burg ose nganjëherë janë eliminuar fizikisht (në familjën time ka pasur të tillë).

Përveç kësaj veriu nuk ka mundur të përfitojë nga përparësitë e shumta të dhëna gjerësisht jugut.

Unë mendoj se ka qenë kjo një hakmarrje pa bazë dhe e kotë nga ana e regjimit despotik dhe vazhdimisht në përgjim kundrejt një popullsie që kërkonte vetëm të jetonte në paqe në diversitet dhe të shprehej lirshëm në dialektin dhe traditat e saj.

Kështu dialekti toskë u zhvillua jo vetëm në Shqipëri por edhe te Shqiptarët e Kosovës qysh nga periudha e Titos (intelektualë marksistë, shkolla, universiteti i Prishtinësmm etj…) vëllezër të një gjaku dhe megjithatë shokë komunistë të shqiptarëve të atdheut mëmë.

Tashmë ka ardhur koha për ti ridhënë dialektit gegë vendin që ka patur gjithmonë, qysh nga antikiteti i hershëm (Pellazgët, Ilirët, Trakët…) jo që ajo të bëhet një gjuhë zyrtare (është shumë vonë për ta bërë këtë), por një dialekt tërësisht më vete dhe një gjuhë të denjë për tu studiuar në mësimdhënien publike dhe mbi të gjitha në institucionet e specializuara, me qëllim që universitarët dhe në veçanti gjuhëtarët dhe studjuesit të mund ta hulumtojnë, ta studiojnë dhe të zgjerojnë hulumtimet e tyre specifike. Në të vërtetë këtë dialekt gegë shumë pak gjuhëtarë shqiptarë të pasluftës e kanë mësuar mirë apo e kanë studiuar në mënyrë specifike dhe thellë, ata e kanë cituar vetëm duke e vendosur kundrejt dialektit tosk apo thjesht për ta folur në referatet e tyre prej specialistësh ose në trajtesat e tyre mbi gjuhën, si një gjuhë folklorike pak e përdorur apo në zhdukje, sipas shembullit të frëngjishtes së vjetër madje të dialektit provensal në Francë si një nën-dialekt i varfër apo jo i përdorur ! Për shkak të injorancës së tyre apo të njohjes jo shumë mirë të dialektit gegë si dhe të mungesës së kërkimeve në lidhje me të, disa gjuhëtarë shqiptarë nuk kanë mundur të nxjerrin stërhollimet dhe nuancat e këtij dialekti të vjetër (gjuhë e Pellazgëve, gjuhë e poemëve epike si Iliada dhe Odisea), ata kanë arritur që disa fjalë shqip ti nxjerrin me zanafillë greke ndërkohë që është fjala për shfaqje të huazimeve greke të bëra në pellazgjishten e lashtë.

Sigurisht ata nuk e dinë që gjuha shqipe (në veçanti dialekti gegë) për arsye të zanafillës së tij pellazge është më e lashtë se gjuha greke.

Si ithtarë të gjuhëtarëve të huaj, pjesa më e madhe e tyre kanë ndjekur të njëjtat metoda dhe të njëjtën dogmë indo-europiane.

Atëherë në këto kushte të njëjta ku thelbi i çështjes që duhej studiuar ka qenë fshehur, si mundet që një albanolog neofit të punojë seriozisht dhe qartë duke u bazuar në punime të kryera nga gjuhëtarë të huaj dhe mbi të gjitha punime të vërtetuara pa kritikën apo kundërshtimin më të vogël nga ithtarët e tyre apo kolegët shqiptarë ?

Përveç kësaj për studimet historike që kanë të bëjnë me Pellazgët nuk janë përpjekur dijetarët shqiptarë, përveç disave ndër të cilët Adhamidhi (fillimi i shekullit XX), Spiro Konda (mesi i shekullit XX) ose Dhimitër Pilika, etj.
 
Nga Ardian Ndreca

Mendoj se komunikimi publik në Shqipni vuen prej shkaqesh tjera dhe jo prej përdorimit të gegnishtes, qoftë shkodranishtja e Kryetares së Parlamentit, qoftë standardi i shartuem me diftongje dhe mbaresa tropojane i Kryeministrit, apo infleksionet e skraparllinjve e vlonjatëve, që janë mjaft të pranishme në diskursin publik.



Komunikimit publik te ne i mungon etika qytetare dhe kultura, prandaj së pari duhet shikue përmbajtja e mandej forma e tij. Do të ishte me interes me analizue ligjërimin publik në këto 20 vjet, tue veçue sofizmat, dhunën verbale, pakuptimësinë, ligjërimin bombastik apo retorikën kallpe të oratorëve që kanë shkelë në Parlamentin tonë.

Së pari do të duhej nënvizue demagogjia dhe rrena publike, përpjekjet e vazhdueshme me ua mbushë mendjen shqiptarëve se vendi ynë po ndryshon për mirë falë punës e përkushtimit të kësaj klase politike. Do të duhej ma parë me zhveshë lakuriq mjeshtrat e mëdhaj të rrenës publike e mandej me shqyrtue formën e diskursit të tyne publik.

Në nji farë mënyrë ketë gja e ban secili prej nesh, tue mbetë i neveritun prej shndërrimit që ka pësue foltorja e Parlamentit, tue u kthye në nji vend ku shpalosen anmiqsitë që kanë të bajnë me interesa klanesh dhe jo me problemet e njerzve.

Në ketë klimë, ku korrupsioni dhe krimi janë atmosfera dhe elementi kryesor, çështjet e formës bahen gati dytësore.

Ka vite që shkruej për mangësitë e standardit, dhe s’jam i vetmi. Vetë ndryshimet shoqnore po tregojnë se gegnishtja (jo shkodranishtja), e cila flitet prej Elbasanit e deri në Preshevë, po merr gjithnji e ma shumë hapsinë në komunikimin publik.

Atë që nuk arrijnë me e ba gjuhëtarët tanë, po e ban vetë koha, dhe ketë gja s’mund ta ndalin as analistat dhe as politikanët. Me i kundërvu këtij problemi, që kërkon zgjidhje dhe pasqyron dinamikat e gjuhës, nji status quo të përjetshme që u dashka ruejt me çdo kusht, asht mendjelehtësi. Gegnishtja po shtyn caqet e vendosuna para pak dekadash, tue i krijue vend nji mase të madhe shqipfolësash në hapsinën publike dhe tue detyrue gjuhëtarët, gazetarët e madje edhe politikanët tanë me mendue.

Kur folësja e Parlamentit flet shkodranisht (pra, nji nëndialekt të gegnishtes), duhet me u analizue nëse përçon ndonji ide të mirëfillte, ashtu siç duhen shqyrtue diskurset e atyne që përçapin standardin për me shprehë banalitete dhe marrina. Në qoftë se ajo din edhe me e shkrue gegnishten letrare atëherë do të mendonim se asht disi e kultivueme. Por unë s’e kam ndie asnjiherë në këto vite tue përkrah nji iniciativë në favor të gegnishtes, tue mbështet ribotimin e teksteve klasike gegnisht, apo thjesht, nuk di që së pakut t’i ketë shkrue nji letër përgëzimi Etënve françeskanë që kanë botue dhe ribotue në vitet e fundit disa duzina me tituj të klasikëve të gegnishtes! Në qoftë se lavrimi ma i naltë që ajo i ban gegnishtes qëndron në do fraza banale të artikulueme për me nxjerr prej sallës së Parlamentit nji përqafsues të popullit, kushdo qoftë ai, atëherë gjuha e saj ka shumë pak të përbashkëta me traditën letrare gege.

Për çka mund të jetë krenar njeriu kur as nuk e shkruen gegnishten dhe as nuk e mbështet konkretisht atë? Me e folë e flasin edhe katundarët, malsorët e qytetarët e zakonshëm, por as janë krenar dhe as ndihen ligsht!

Si mund t’i dalin zot gegnishtes disa intelektualë apo shkrimtarë që nuk e shkruejnë atë? Ndryshimi i vetëm mes dikujt që flet shkodranisht dhe dikujt tjetër që flet në dialektin e Skraparit, Mallakastrës apo Maqellarës, asht se ky i fundit nuk mund t’i apelohet nji letërsie të kultivueme që të jetë lavrue në at’ të folme. Por ata që kanë krijue letërsi të vërtetë në dialektin shkodran apo edhe ma gjanë, kanë vdekë me kohë. Sot ne duhet të gjenim ndonji arsye me u krenue me të tashmen. Por, jo, nuk kena asnji arsye me u krenue me të tashmen, pse janë ulë malet e janë çue sukat.

Sa për standardin, sigurisht që ai asht zyrtar, por nuk asht absolut. Në asnji gazetë, libër, ligjërim publik e madje edhe fjalim zyrtar nuk do të gjeni të shkruem e të folun nji standard që të përputhet 100% me atë që doli prej Kongresit të famshëm që unjisoi ortografinë shqipe.

Nji standard i pasaktë asht gjithnji jo standard, ashtu si edhe nji shkodranishte e vorfën në formë dhe pa ide mbetet e mjerë.

Forcat qendërikëse që veprojnë sot në shoqninë shqiptare, tue nisë tek ato ma negativet me karakter moral, si: korrupsioni, krimi, demagogjia, dhuna, vorfnia, injoranca, pengojnë krijimin e nji shteti dhe të nji shoqnie me vlera perëndimore. Gjuha, si superstrukturë, i ndien këto mangësi themelore dhe i pasqyron ato.

Aq sa asht instrumental të skandalizuemit me folësen e Parlamentit, po aq asht snobizëm të krenuemit me diçka që s’e zotnojmë dhe s’e njohim!

Pse nuk ka sot asnji kujdes për shqipen dhe për shqipfolësin, pse strukturat që do të duhej të merreshin me gjuhën dhe me çeshtjen e standardit flejnë, pse arsimin kombtar e kap lëngata?

Këto pyetje duhet t’i bajnë vetes politikanët tanë dhe mos ta përdorin çështjen e gjuhës për interesat meskine të momentit, pse ata së bashku me interesat e tyne kanë me kalue, ndërsa gjuha shqipe, gegnishtja dhe toskënishtja, të përqafueme në nji standard tjetër, të arritun me frymë mirëfilli shkencore, ka me jetue në amshim
 
Po eshte e vertet qe gegerishtja ka ruajtur karakteristikat origjinale te shqipes deri ne nje fare pike. 10mije vjeçare eshte shqipja, me sakt shqipja arkaike dhe jo gegerishtja.
Po ashtu gegerishtja me toskerishten kan pas ngjashmeri me te medha mes njera-tjetres. Toskerisht p.sh. iu hoq paskajorja per arsye te ndryshme.
Edhe pse e mbeshtes kete shkrim nuk mund te them qe te mos flasim nje gjuhe standarte pasi eshte mese e nevojshme nje gjuhe standarte por qe gegerishtes i duhet dhen vemendja qe meriton.
Per ata qe duan te dine me shume per kete gje do u rekomandoja te lexonin Petro Zhei (Babai Artur Zheit) dhe Agron Dalipi te cilit mund t'i shikoni videot edhe ne youtube. Per aq pak dije qe kam mbi linguistiken, teoria e Petros eshte per mua personalisht me e sakta dhe me kuptimplota dhe askap ajo ide e Eqerem Çabejt.
 
Ne radhe t’pare shkrimi jem apo shkrimet e tjera nuk kane synim per me ç’ba gjuhe standarde shqipe.
Ne radhe te dyte, ne botkuptimin tem, asht i nevojshem rishikimi i standardit per me i dhane ma shume pershtatje me zhvillimet kulturore dhe demografike te dekadave te fundit te shqiptareve, dmth me ba te mundur integrimin e dialektit geg brenda standartit p.sh te paskajores.
Per te gjithe ate qe nuk e din cka asht paskajorja po marre nje shembull:
Standard dhe Tosknisht thuhet:
“Për të bërë”
Gegnisht thuhet:
“Me ba” ( Eng. “To Do”)

Te baj nji pytje, meqe gjuha jone asht Indievropiane m’thuaj pak cila nga kto gjuhe indoevropiane cileson germen “ë” si zanore ??

Tjeter pyetje? asht gjuha qe i pershtatet popullit apo populli gjuhes. E tham kta meqe 80% e shqiptareve thone “me ba”, ose “nana”...

Te baj nji tjeter pyetje, cila asht forma ma e vjeter ne te shkruar e ne te folur, fjala (folje) “ba” apo “bërë” ? E tham kta sepse gegnishtja bazohet ne trajta te shkurt, “vi”, “rri”, “ik”, “ní”,pi”, “ha”, “ka”, ma”.... etj t’cilt sipas gjuhetareve bashkohore perbajne format ma arkaike te nji gjuhe, dhe ktu dialekti geg perputhet me sanshkriten (te cilen jam duke e studiu).

Dhe meqe dolem te sanshkritja, Petro s’ka lidhje fare, vlersoj kontributin e tij edhe pse minimalist ne lidhje me gjuhen shkype gjithperfshirese, ja cfare ka thane Petro Zhej
“Përfundimi në të cilin Zheji arrin me këtë të studim është ky: sistemi leksikor i gjuhës shqipe është më i gjerë nga ai i gjuhës sanskritishte, e pra ai e përfshin atë dhe sistemi i gjuhës sanskritishte është një nënbashkësi e bashkësisë së sistemit të gjuhës shqipe. Përfundim ky që e shtyn Zhejin të deklarojë se është konform frymës së Rilindasve tanë mbi gjuhën shqipe, sepse saktëson vizionin e tyre profetik mbi një lashtësi zanafillore të gjuhës dhe popullit tonë”

E thane ne shqip Zheji asht kontradiktor, sepse nese ai vendos perballe gjuhen standarde (tosknishte) me sanshkriten nuk arrijme kerrkund, sa per dijeni ne disa platforma te tjera kam sjell studime te mija se si gegnishtja dhe sanshkritja afrohen aq shume me njana tjetrin da duket e pabesueshme, n’fakt asnji autor nuk e ka studiu aq thelle kete marrdhanie te lashte midis sanshkrites dhe gegnishtes. Po tr jap nje shembull, sanshkritja nuk njeh germen “ë”, ne e kemi zanore...

Shiko i dashtun mund te rri e te shkruj per kete teme pa fund ne fakt po mbledhim materiale sepse na duhen se po punojme per te miren e te gjitje shqiptareve...

Po punoj ne leteraturen ma te madhe sanshkrite.

Kjo asht hobi jemi, profesioni jem krejt tjeter...

Te pershnes Mik!
 
Te kuptoj çfare po thua.
Anglisht "a man, a woman" etj ku nyja para emrit shprehet si "ë".
Gjermanisht "der Himmel" ku "-el" shqiptohet "-ël". Eine (një), die Sonne (dielli), konnte (mundëte) etj ku "e" shqiptohet si "ë".
Vetem ne keto dy gjuhe mund te sjell shembuj sepse veç keto di.

Gjuha i pershtatet nevojave te popullit por edhe populli e pershtat sipas nevojave.

Edhe ne toskerisht ne perditshmeri perdoren shkurtimet.
P.sh. "është bërë" do e shkurtonin ne "ësh bër" dhe deri ne "ë bë" ne gjuhen e perditeshme kjo dhe geg "a ba". Pra karakteristikat jan te njejta por ndryshon forma.
Toskerishtja eshte marr per baze per gjuhen standarte. Dy jan faktoret se cili dialekt merret me shume per baze per nje gjuhe standarte ose ndryshe gjuhe mekanike dhe keto jan; tregtia dhe pushteti. Ne rasti tone faktor ishte pushteti.
Se si realisht tingellonte sanskritishtja apo se si artiluloheshin fjalet, askush nuk e di sepse nuk kemi regjistrime zanore.
Te tjerat pastaj jan hamendesime.
Petro Zheji hudhi nje gurthemel ne nje teori tjeter nga ajo qe ushqenin akademiket e kuq. Gjuhesia nuk eshte shkenc ekzakte, gjithmone do kete hapsire per kundershtime perveç vepres se E.Qabejt qe eshte e "shenjt".

Keto muhabete dal ngadal do na nxjerrin deri te epopeja e Gilgameshit.
Sikurse ka thene dhe Lajpzigu "Nqs doni te zbuloni misteret e lashtesise, mesoni shqip".

Faktikisht kjo eshte teme e bukur qe me pelqen te merrem hera heres por fatkeqesisht jo shume mund te flasin per ksisoj temash, qofte edhe mhb kafeneje.

Gjithesesi te pergezoj ty dhe miqeve te tu qe po e beni nje punim te tille, qoft edhe vete per hobi.
Shpresoj te dal nje punim i vyer dhe qe te arrij te kap vemendjen e njerezve, mbi te gjitha akademikeve tane.

Pershendetje dhe nga une Mik.

P.s. (Post Scriptum aliaz Posht Shkrim)
Nuk behen replika te gjata me cel.
 
"S'KA PAQË ME STANDARDIN, PA U KTHYE PASKAJORJA"

Me 16-19 Dhetor 2010 në Durrës pati qene organizue "Konferenca mbi gjuhës shqipe" me pjesëmarrjen e Akademisë së shkencave të Shqipnisë, Akademisë së shkencave të Kosovës, Qendra e studimeve albanologjike Tiranë dhe Instituti studimeve albanologjike Prishtinë

Simbas deshmive të pjesëmarrësve, në konferencë gjendja ishte e tensionueme. Akademia kostallariste e Tiranës e Instituti albanologjik i Qoses ngulshin kamë për mos hapjen e debatit për gegnishten, kurse Akademia e Kosovës e kryesueme prej Rexhep Ismajlit e Qendra e studimeve albanologjike Tiranë me drejtor Ardian Marashin së bashku me Kolec Topallin ishin të vendosun për hapjen e diskutimit në konferencë. Për dy ditë me radhë kostallaristet nuk kthejshin as përshëndetjet me idhtarët e gegnishtes.

Agron Tufa deshmon se ndër ato ditë pati pasë nji bisedë private me Bardh Rrugoven, Blerina Ismajlin e Rrahman Paçarizin ( prej Kosovës) në lidhje me nevojën e domosdoshme të futjes së problemit të gegnishtes për diskutim në konferencë e se kjo duhet të deklarohet troç e me kurrajo tue iu referue fakteve egistuese.

Ditën e fundit nisi diskutimi dhe idhtarët e gegnishtes, me pasionin dhe faktet që dëshmuen patën sukses, kambëngulja e tyne detyroi Komisionin me përfshi në Planifikimin Gjuhësor të Standardit (tue vrojtue e shqyrtue tendencen e bartësve/folësve) mundësinë e rikthimit të paskajores gegë në gjuhën zyrtare shqipe. Problem i cili u la me u vendosë në konferencën e radhës , mbas dhetë vjetëve, dmth. në vjetin 2020, gja që nuk ka ndodh.

"Në atë situatë nuk mund të mbrrihej ma shumë se kaq, ishim të kënaqun", deklaron prof. Agron Tufa.
 
Germa ma e perdorme ne gjuhen standarde asht "ë" mbasi ajo zevendson germen e fuqishme geg "a" dhe forcon germen "ë" te tosknishtes.

Si mund t'thjeshtohet nji fjali duke i hjek "ë" pa prishur strukturen, kuptimin dhe perbamjet e foljeve.
T'marr naj shembull qe na i perdorim cdo dite, ju sillni t'tjere:

m'thuj, m'dha, m'shto, m'gjej, etj. (e jo -> më thuaj, më dha, më shto, më gjej) -> foljet qe fillojne me germat th,gj,dh, mbas lidhzes "më" me i venos apostrof.

m'erdhi, t'arriti, m'agoi, etj. (e jo -> më erdhi, të arriti, më agoi) -> foljet qe fillojne me zanore mbas lidhzes "më" me i venos apostrof.

Tek emnat midis dy bashktinglloreve p.sh shkamb, nant, nanë, ranë, hanë, kambë ( e jo -> shkëmbë, nëntë, nënë, rërë, këmbë)
etj...
 
Rikthimi i paskajores eshte debat dhe deshire e vjeter.
Deri ne çfare mase kerkojne idhtaret e gegnishtes qe gjuha e sotme standarte te ndryshoje? Çfare kerkohet saktesisht qe te ndryshoje qe edhe gegnishtja te kete me shume ndikim ne gjuhen standarte?
Ristrukturim?
Po pyes sepse nuk kam ndonje njohuri se çfare kerkojn tamam te ndryshojne.
Keto jan debate qe behen dhe ne shtete te tjera.
Edhe nga jugu nuk e shqiptojn shume "ë". Kryesisht "ë" eshte e bute dhe bie, nuk theksohet. Pra "më erdhi, më thuaj..." etj, ne gjuhen e perditshme kryesisht behen ne "m'erdhi, m'thuaj..." etj.
Eshte karakteristike e çdo populli qe fjalet t'i shkurtoj, t'i bej sa me te thjeshta ne shqiptim.
Dallimet kryesor mes toskerishtes dhe gegnishtes dihet mire qe jan; "ë" tosk. = "a" geg. dhe "r" tosk = "n" geg.
Rëra/rana, bëra/bana, arbër/arban etj, bejne dallimi dhe vene ne dukje se kush ka marr me shume pesh.
Personalisht mendoj qe jan debate jo dobiprurese dhe pa bereqet. Gjithemone dhe kudo, nje dialekt apo nendialekt do perzgjidhet te jet dominant qe te sherbej si gjuhe lidhese ne udheheqje, tregti dhe perditshmeri per te lehtesuar marrdheniet dhe komunikimin.
Ndryshimi i gjuhes, perveç kostos financiare, ka edhe kosto psikologjike.
Gjuha ndryshon ne baze te interesave, sidomos financiare dhe politike.
Ketu kerkohet t'i jepet vlera gegnishtes.
Interesi eshte leva qe leviz boten.
 
Ne Vjetin 1972, ne menyre tinzare regjimi komunist vendosi me i ba “ban” dialektit geg, jo vetem dialektit por cdo gja qe ishte geg, ai internoj vrau dhe pushkatoj eliten geg e cila ishte shkollue pothuajse e gjitha ne perendim.

E. Cabej, ka thane se dialekti geg duhet te ruhet, dhe nuk ka qene ndakort me eliminimin e gegnishtes pasi ai vet studionte rilandasit e hershem (tre B, Bardhi, Buzuku, Bogdani) shqiptar ne gegnisht, ai ishte i vetdishem se neser ose pasneser kush do e studionte Gjon Buzukun nese gegnia nuk ruhet. Cabej si Pilati lau durt!

Prap, n’lidhje me Cabej, kam gjet studime, ku ai vet-kundershtohet, nga njera ana ai ka mbeshtet gjithnje, versionin se shqiptaret jane pasardhes te Ilireve, si per cudi ne nje studim ne lidhje me kulturen e komanit ai asht shpreh se nuk asht Ilire por Bizantine, duke dasht me hamensu se e gjithe kasakda e drinit na paska qene Bizant, nderkohe qe historiane te tjere thone dicka ndryshe, asht nje studim i bukur qe vendos ne pah paftyrsine e disa studiusve ne krahasim me tr huajt qe kishin dhane version pro Iliri shqiptar, njeri asht shty sa ka thane qe kta jane Mesap, kto jane te shkrume ne studime, e zeza n’bardhe.

Ke ba disa pyetje qe cdo person i ban, cila asht platforma qe synon integrimin e gegnishtes ne standard, ne po punojme ne nje te tille dhe ka shume faqe ne site te ndryshme ku nr i tyre po rritet cdo dite.
Sigurisht, kerkohet paskajorja, dhe rotacionet “ë” ne germen “a”, dhe “r” ne “n”..kjo per me ruejt bazen e gjuhes shqipe.

P.sh. Fjala Gjirokaster nuk ka asnje kuptim ne etimologji, apo jo? Ama nese baj rotacionin e “r” ne “n” bahet Gjinokaster= Gjino - kaster alias kalaja e Gjinos...ka sa te dush raste te tilla..

Shemull tjeter, Vlore ama qytetarit te Vlores i thoni Vlonjat ? Sepse Vlorjat nuk ka kuptim...ect Dmth ka shembuj pa fund, dhe i mora ne toskni.

Germa “a” asht sublime, asht tingulli i pare dhe i forte qe del nga kraharori, kur thu “aaa” te hapet kraharori asht fjale qe buron nga shpirti, germa “a” sipas sanshkrites, persishtes, ebraishtes, armene, sllave, latine ...etj asht germa e cila konsiderohey njelloj si numeri Zero... pra ajo qe ndan ujrat. (Per kta kam ba nje studim te vogel ne lidhje me ndarjen e ujrave kozmike ne sanshkrite dhe lidhjen e saj me mitologjite e tona kryesisht geg, sepse gegnia ka edhe mitologji)

Te marre nji shembull te thjeshte me germen “a” ne standard ke Hëna, ne gegni Hana, e cila asht nje fjale e perdorme nga Japonezet, Persianet Ebrenjet, Arabet, Mouri, Koreja...gjithsecili n’mnyren e vet dikush, lule, shprese, lumturi, shperblim..ect..kjo te ban me kuptu forcen e madhe qe ka pas kjo fjale, ose ma mire tingulli Hana asht shume i lasht sa perfaqsojne foljet ma te ransishme te ktyre kombeve, pastaj ne gegni ban Ha ...ngaqe hana hahet nga dikush, po ne standard si ti themi Hën -> ca kuptimi ka ne etimologji?
I asht mvesh nje sateliti nje emen qe ka hup ne etimologji ne domethanie ne kuptim dhe ka hup thellesin e kohes te historise...duke e ba te pakuptimte...
Edhe me shkronjen “a” ka plot shembuj...

Ti bane nje gabim, nuk asht ndryshim gjuhe, dhe as nuk po kerkon njeri qe nji dialekt ti impunohet tjetrit, por kerkohet me u integru dialekti geg ne standard.

Tashme asht e paevitueshme sepse gjuha e folme e perditeshme edhe ne portale shkruhet ne gegnisht, ose kur asht ne tosknisht i bien shkurt.

Sepse ti e the mire, gjuha tenton me qene e zhdervjellet, e shkurt, e qarte,e forte, te kumboj ..kto cilesi i ka tingulli dhe e foljma e gegnise...ect ect

Kjo asht nje e mire per tane shqiptaret, gjuha nuk asht prone e imja, as e dikatatorit as e fishtes gjuha asht e te pareve tane qe na kan lane amanet me e ruejt.

Edhe ty te ruej Zoti!

Tung
 
Disa fakte qe Mesapet/Japiget kane pas fol nje proto-gegnishte ?

Per kush nuk e din Mesapet ishin nje fis ilir i shperngul ne Puglia te Italise rreth 1000 vjet p.e.s.

Ne gegnisht kemi fjalen “brina”/“brinë”/“brena”, ose “bri” dhe “brij”, dmth brinat e drerit ose ne standard brirët e drerit.

Kte hipoteze po e ilistroj me nji toponim te vjeter te qytetit te Brindizit (Itali).

Ne dialektin mesapik Brindizi a kan qujt “brention” me prapashtesen “ton”, germa “i” shkrihet ne “o” “dhe ban “bren - j/ton ” ose “brin - jon”, asht e kuptushme qe trajtohej per nji toponim ilirik dhe interpretimi i emri bahet vetem ne gegnisht dhe merr trajten “brinat tona” ne standard del “brinjët tona”.

Ne latinisht kemi “brindizium” alias “ktu brindizi” po ashtu ne latinisht kemi “barium” alias “ktu bari, ndersa per mesapet ishte “barion” ne gegnisht “bar i jone” ose “ bar jone”

Kemi toponimin Ostuni, disa studius e lidhin etimologjine e fjales me greqishten “ãstu - neon” dmth qytet i ri. Po ashtu kemi toponimin Daunia (fis ilir) greket e lidhin me greqishten, por ka edhe studiues te tjere italian qe pranojne se “daunia” ne gjuhen ilirike do te thote “strangolatore” ose njeri qe te mbyt.

Pra, ne te dy toponimet Ostuni dhe Dauni kemi prapashtesen e njajte “uni” me interpretime te ndryshme. Ama te Dauni sipas gjuhes ilirike (e pranuar nga studiues) kemi nje person qe mbyt, dmth “ une” jam i forte dhe te “mbys”, kemi “da - un”. Po te bajme lidhjen me dialektin geg, ne themi (besoj ne disa krahina) kur dum me te tregu force “une te da’i”, eshte ne formen qe te pres, me te “da”. Pra, te toponimi “daun” asht i drejt interpretimi i italineve (strangolatore ne gjuhen ilirike) sepse ajo perkon me dialektin geg “un te da’i”une te mbys/vras/pres...etj

Po ashtu, edhe per toponimin Ostuni alias “osht-uni” nese nisemi se “uni” i referohet nje personi ashtu sikurse asht pranue te “dauni” asht afer menjes se ostuni asht gegnishte e paster o/asht - uni, ndryshe - une jam, dhe bie poshte versioni grek.

Celesi i gjuhes ilirike asht dialekti mesapik, fakti qe asht e pranume botnisht se Japiget ishin ilir, ata kane alfabetin e tyne, dhe ka shume info sidomos ne Vatikan...

Pyetje qe me ka lind gjithmone asht pse gjuhtaret tone nuk i mshojne ktij versioni.

Do sjell nje fakt bindes se si “akademiket” shqiptar nuk u intereson ky version .....
 
Germa A qe u diskriminu nga Kongresi i 72 ca perfaqson?

Ne dialektin geg asht germa ma e forte dhe ma e perdorme, perfaqson vitalitetin forcen dhe shpirtin e fjales,
po ashtu, edhe ne gjuhet e tjera te lashta ajo perfaqeson:

Shqip: A
Greqisht: Alfa
Arabisht: Alif
Hebraike: Alef
Fenikse: Alef
Sanshkrit: A
Latinisht: A

Ne te gjitha gjuhet antike te botes Germa A perfaqson nivelin 0 (zero) ose e thane ndryshe ajo quhet zanafilla, fillesa, shtysa per me krijue shkronjen B,C,D... jane rrahjet e para.

Pa desh me i ra gjate, germa A asht shume e ransishme per te gjitha kombet qe dun me ruejt lidhjen e tyne me rranjen e krijimit jo vetem te gjuhes dhe te identitetit, por edhe te prejardhjes se tyne.
Te gjitha kombet Germen A e ruajne me xhelozi te jashtezakonshme, ne shqiptaret e kemi hedh ne koshin e mbeturinave te historise si relike e paparshtatshme me konceptin e njeriut te ri. MARRINA!

Pa desh me fol per tekstet antike si Gilgamesh, Bibla, Verga..etj ku germa A asht fillesa.
Germa A e zanafilles fenikse ka formen e Svastices (kthyme mrapsh si brinjet e kaut), te cilen e kan pas perdore edhe Mesapet e lashte, ...shume koincidenza per nje germe.DF0B79BD-C660-4554-BB95-ED3D9EDA536A.jpegE22787CC-BD06-4D2D-B0C6-DAE66FB39E2C.jpeg
 
Germa Hyjnore "D" ne gegnisht.

Germa "D" asht nji nar germat ma ta forta, ajo simbolizon DRITEN p.sh Dill, Drit, Di...etj, por ajo simbolizion edhe Deken, si pjese e drites se hyjnit e krijimit dhe te arritjes, me Dek e me shku n'parajse". Duket sikur fjalet Dek dhe Drit jane sinonime, ne fakt te dyja don me than DRIT.

Motoja e levizjes ne kohe dhe ne hapsire e germes "D" asht DRITA.

Fonetika e cdo germe ka nji zanafille unike qe percakton moton e levizjes arsyen e krijimit te perdorimit dhe te zhvillimit te nje fjale apo te nje gjuhe ne..,,,
 
Sardenja e Italise e shqiptarve (geg)
Jo me kot sot kemi Sarden dhe Shurdhah (Qarku Shkoder) ...? Nuk do ndalemi !!

 
Sapo duel ne Gegnisht!!

C4190C92-CCBA-4CA2-8FC0-23F37538D0DF.jpeg PIONIERI I KUQ (roman historik);
i pari libër i shkruem historikisht mbi komunizmin në Shqipni prej nji shqiptari, botue s’parit në New York 1955.

Në tê do të gjeni:

1) Dishminë e parë mbi:

a- Atë Anton Harapi
b- Atë Bernardin Palaj
c- Ndue Mirash Pali (pushkatue në Shkodër me 15 gusht 1945)

2) Fragmente epistolare (letra), kurr të botueme mâ parë, të: Kol Bib Mirakaj, Mustafa Kruja, prof. Zef Nekaj, etj.

3) Jetëshkrimin dhe corpusin e plotë të shkrimeve (si tituj) të botueme e të pabotueme të prof. M. Markut (27 shtatuer 1918 – 28 maj 1966); recensionin e librit; kujtimet e personaliteteve (Koliqi, Camaj, R. Krasniqi, K. Çuni, etj) të diasporës rreth veprës atdhetare dhe kulturore të prof. Markut, etj.

4) Disa nga personazhet: Maria, Nikë Dushku, Antoni, Fatimja, dr. Agri, Hasani ...

«Kujtimit të Marisë, të virtyteve dhe ndershmenísë së saj; të vajzave tjera Shqiptare [Shkodrane], që do të jenë nânat e së nesërmes dhe do t’u mësojnë fëmijëve të tyne me dashtë Zotin dhe lirinë, kjo punë e përvûjtë u kushtohet».

Me kâmbë të mbarë e me faqe të bardhë!
* AD MAIOREM DEI GLORIAM*

P.S. Tash për tash, libri nuk do të shpërndahet nëpër libraritë e Shqipnisë, por sejcili do ta ketë mundësinë për me e porositë në platformat e reja që teknologjia na ka vû në shërbim.

Me zemër të mirë Këshndellat!
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.