- Regjistruar më
- Gusht 10, 2020
- Mesazhe
- 3,760
- Pëlqime
- 2,219
Odile Daniel
Profesore përgjegjëse e seksionit të shqipes pranë Institutit Kombëtar të Gjuhëve Orientale në Paris (Inalco)
Unifikimi gjuhësor në Shqipní
Gjuha shqipe âsht vulosun prej shtetit totalitar qi sundoi Shqipnín gjatë periudhës staliniane. Tue u frymëzue prej praktikës staliniane, politikanët shqiptarë, tue dashtë me plazmue nji shtet homogjen në binarët e komunizmit, zbatuene sloganin "një komb, një gjuhë" e imponuen në të gjithë vendin "gjuhën e njësuar" qi, në fakt, s'qe rezultati i nji afrimi ndërmjet dy dialekteve të shqipes, por, thjesht, shuguroi, me zgjedhjen e tosknishtes - dialektit jugor, në dam të gegnishtes - të dialektit verior, hegjemonín e Jugut mbi Veriun. Rasa e shqipes e tregon se si nji pushtet politik arbitrar manipulon armën e gjuhës për me u imponue mbi tanësinë e territorit.
Krijimi i gjuhës letrare të unjisueme, e vendosun dhe e imponueme prej autoriteteve të shtetit, u bâ krejt arbitrarisht. Modifikimi i gjuhës, qi pati si akt celebrativ vjetin 1972, nuk e ka zanafillën të nji proces natyral; ai qe shkaktue dhunshëm prej instancave drejtuese të shtetit, i cili deshti me u përligjë e me ngulitë ideologjinë e vet nepërmjet gjuhës. Ky akt mundet me u quejtë nji atentat ndaj pasunís shqiptare. Duhet me kujtue qi çashtja gjuhësore ka pasë nji randësi të madhe në historinë e kombit shqiptar. Shqiptarët, të shpërndamë në nji territor me përbâmje të shumfishtë krahinore, kulturore e fetare, gjatë periudhës së gjatë të sundimit otoman, u bashkuene rreth gjuhës së tyne, i vetmi emnues i përbashkët, për me fitue pamvarsinë e me mbrojtë qenjen e Kombit–Shtet. Tue qenë me shumicë myslimanë (70%), nuk mujshin me bazue identitetin e tyne te islamizmi, feja e pushtetit sundues; s'kishin si me e bazue as te ortodoksija (20%), e depërtueme nëpërmjet influkseve të hueja, e as te katoliçizmi minoritar (10%).
Âsht nëpërmjet këtij visari kombtar, mâ shumë se kurrgja tjetër, të kësaj gjuhe të ndryshme prej atyne fqinje, qi shqiptarët formuen e mbrojtën njisinë e tyne.
Shqipja, kjo degë e pamvarun e familjes së gjuhëve indo-europiane, âsht nji gjuhë e përbâme prej dy dialektesh qi pasqyrojnë ndamjen krahinore veri-jug, të Gegnisë e të Tosknisë - këndej e andej lumit Shkumbin; në veri dialektin gegë, të folun prej katër milion vetësh (n.q.s. përfshijmë shqiptarët e Kosovës) e tosknishtja, e folun prej nji milion e gjysëm banorësh në jug të vendit. Dy dialektet ndahen rishtas në nji larmi nëndialektesh. Gegnishtja përfshin në veri të folmen e Shkodrës e të Alpeve dinarike; në verilindje, të folmet e Gjakovës, Prizrenit, Prishtinës e në lindje, të folmen e Maqedonis perëndimore; së fundi kemi edhe gegnishten e krahinave qendrore të Durrësit, Tiranës, Elbasanit. Tosknishtja e vërtetë flitet në Myzeqe e në krahinat e përfshime ndërmjet Beratit e Korçës. Përfshin gjithashtu edhe labërishten e rretheve të Vlonës e Gjinokastrës e çamërishten e trevës mâ të përtejme të jugun Shqipnís, qi përkon me zonen shqipfolëse të Greqisë së veriut. Ekzistojnë edhe dy të folme të tjera, e folmja arbëreshe e shqiptarëve qi janë vendosë në shekullin e XV në Pulje, në Kalabri e në Siçili, dhe e folmja arvanite e shqiptarëve të Greqisë (Atikë, Argos, Beotí, Peloponez e ishuj në detin Egjé).
Gegnishtja e tosknishtja nuk âsht se ndryshojnë në mënyrë themelore si dialekte, e gegët me toskët munden me u kuptue mâ lehtë se sa gegët qi flasin nëndialekte të ndryshme. Tosknishtja karakterizohet prej fenomenit të rotacizmit, ndrrimit të n e të m në r - origjina e të cilit do ta ketë zanafillen në mesjetë, dhe prej mungesës së paskajores. Gegnishtja karakterizohet prej zanoreve të gjata, prej tingullit nazal të zanoreve me theks hundor, prej ramjes së ë-së (e e pazâne) fundore. Zanoret ue në gegnisht, ua në tosknisht shqiptohen u e gjatë në gegnisht. Emnat e familjeve kanë mbaresa të shqueme në gegnisht (Gjergj Kastrioti) e të pashqueme në tosknisht (Agim Bulo). Paskajorja e gegnishtes (me thá) mungon në tosknisht. Âsht e zâvendësueme prej nji perifrazet (për të tharë). Për kah ana e sintaksës ka pak ndryshime. Gegnishtja zotënon nji pasuní mâ të madhe leksikore sesa tosknishtja.
Gjuha s'mundet me ndejtë e paanshme ndaj politikës. Ajo përháp ideologjinë. Me vendosjen e pushtetit komunist, gjuha shqipe, si tanë sektorët e jetës politike, ekonomike e sociale, iu nënshtrue nji procesi transformues të imponuem në mënyrë artificiale prej diktatit të sferave të nalta të partisë komuniste. "Gjuha letrare e njësuar", qi âsht sot e përdorun në administratë, në media, në shkolla, në shtyp, s'ka as edhe nji gjysëm shekulli ekzistencë. Bâhet fjalë për nji dialekt toskë të përpunuem, të përmbushun me nji pjesë të madhe të fjalorit gegë të toskëzuem për me mbushë zbraztinë e tosknishtes. Gjuha e rikrijueme në këtë mënyrë, qi mundet me u konsiderue si nji gjuhë gjanësisht artificiale, përfaqson në tanësinë e saj vetëm nji pjesë të kombit. Sidoqoftë, ajo i âsht imponue tanë vendit.
Nji bashkëjetesë paqsore shekullore
T'vûmit e sotshëm në diskutim të gjuhës letrare të unjisueme prej mbrojtësave të pluralitetit dialektorë mbështetet te dishmitë e së kaluemes. Nji traditë letrare gjashtë shekullore shpréh vazhdimsinë pa përplasje të nji kulture dydialektore të shpalosun në shumë vija letrare. Dokumenti i parë i shkruem në shqip âsht nji formulë pagzimi e shkrueme në 1462 në gegnisht prej argjipeshkvit shqiptar Pal Engjëlli, në nji tekst latin drejtue nji sinodi të mbajtun në kishën e të Shejtnueshmes Triní të Matit. Tradita gege e botueme buron prej shkrimeve të para të shekujve XVI e XVII, qi janë vepra e prelatve katolikë të veriut (Meshari i Gjon Buzukut, Doktrina e Krishtenë e Pjetër Budit e veprat e Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj.). Tradita toske përfaqsohet prej tri botimeve mâ të vonshme: Katekizmi i Matrângës (1562), arbëresh i Siçilisë, vepër e shkrueme në të folmen çame, Codex-i e Chieutit (1737), poezija e Jul Varibobës (1762). Rryma myslimane karakterizohet, në shekujt XVIII e XIX, prej veprave poetike të Nezim Frakullës, të Sulejman Naibit e në shekullin e XIX prej veprave të Muhamet Kyçykut. Duhet përfshí këtu rryma italo-shqiptare e tradites greko-bizantine në shekullin e XIX me poezinë e De Rades, Santorit, Serembes, Darës e Sqiroit.
Këto rryma, të zhvillueme në mënyrë të pamvarun njena prej tjetrës, bashkohen në nji simbiozë kulturore qi u bâ themeluese e trashigimisë së përbashkët mbi të cilën u bazuen atdhetarët e lëvizjes së Rilindjes Kombtare. Sprova të përkimit dialektor qenë shpalue prej përkthimit të teksteve fetare në të dy dialektet (Kristoforidhi) ase prej botimit të artikujve në të folmen e Gegnisë së jugut në revisten e shqueme Albania (1898-1907), të botueme para Pamvarësisë, nën drejtimin e Faik Konices, mysliman toskë e shkrimtar në zâ, i cili pati studjue në Kolegjin Jezuit të qytetit të Shkodres e në shkollat e universitetet franceze.
Çka vështirsonte kuptimin ishte mënyra e të shkruemit. Njisimi i shkrimit qe mbajtë në të kaluemen si nji etapë e randësishme në procesin e afrimit të shqiptarvet tue pasë si pikëmbrritje emancipimin e tyne. Shqiptarët katolikë të veriut përdoren alfabet të përbamë prej shkronjash latine me shtesen e ndonji shênji diakritik e shkronjash cirilike; toskët ortodoksë të krahinave jugore përdoren nji alfabet të përbamë prej shkronjash greke e myslimanët, të përhapun në tanë territorin, përdoren shkronjat arabe. Në 1908, në Kongresin e Monastirit, nën kryesinë e Midhat Frashërit, shkrimtar toskë, e të kryetarit të Komisionit të Alfabetit, Gjergj Fishta, poet françeskan prej Gegnisë, qenë shqyrtue propozimet e ndryshme të alfabeteve të paraqituna prej përfaqsuesve të tana krahinave, të tana besimeve dhe prej diasporës. Ranë në nji mendje në zgjedhjen e dy alfabeteve, i pari, ai i Shoqnisë Shqiptare të Stambollit, në të cilin, në nji pjesë të madhe përdoreshin shkronjat latine, por u ruejshin megjithkëtë disa shkronja greke, dhe i dyti, krejtësisht latin, i cili, falë përdorimit, mbizotnoi mbas pak vjetësh.
Shqiptarët theksuene kështu orientimin e tyne drejt qytetnimit perëndimor. Ata shkapërcyen ndamjet e tyne të mbrendshme, tue qenë dakort mbi nji çashtje qi s'ishte vetëm gjuhësore, por qi kishte nji kuptim politik, katër vjet para fitores së Pamvarësisë në 1912.
Çashtja s'qindronte atëherë me debatue përmbi zgjedhjen e nji gjuhë të përbashkët, pse përdorimi i dialekteve nuk shkaktonte nji konflikt.
Vetëm mâ vonë, në 1916-1917, problemi u ngrit në Shkodër. U mblodh nji komisi letrare e formueme në pjesën mâ të madhe prej gegësh. Qenë të pranishëm, ndër figurat mâ në zâ, dy gegë ortodoksë: Gjergj Pekmezi, autor i nji gramatike, të publikueme në 1908, Aleksandër Xhuvani, nji gramatolog tjetër, qi jepte mësim në Shkollen Normale të Elbasanit; mandej ishin tre gegë katolikë: Ndre Mjeda, poet jezuit, Luigj Gurakuqi, nji pjestar i vjetër i Komisionit të Alfabetit, autor i nji traktati metriket të botuem në vjetin 1906, Gjergj Fishta, poet françeskan, i përmendun mâ nalt. Pjesëmarrsit vendosen qi zgjidhja për nji afrim të menduem në fushë letërsije ishte përdorimi i së folmes gege të jugut të Gegnisë, pra ai i krahinës së Elbasanit, me ndonji modifikim1). Edhe albanologu i famshem Georg von Hahn kishte parapëlqye ketë variant. S'bahej aspak fjalë për imponim. Duhej mbrritë te nji konvergjencë e vetvetijshme e natyrale nepërmjet nji kompromisi, për shembull me vendosë heqjen e ndonji shenji diakritik të gegnishtes, me kufizue zanoret hundore e me mbajtë ë për me iu afrue tosknishtes. Vendimet qenë zbatue në shkolla e në administratë. Megjithkëtë gegnishtja e tosknishtja u përdorne paralelisht. Prej 1920-1944 situata nuk ndryshoi aspak. Kur në 1920, në Kongresin e Lushnjes, Tirana u ngrit në kryeqytet, gegnishtja u bâ gjuha e administratës.
Ndërhymja e pushtetit stalinist: tosknishtja zavendëson gegnishten
Nji reformë e vrazhdë u bâ në vjetët e para të pushtetit komunist. Qeverija ndërhyni menjiherë në fushen e gjuhës. Prej 1945, Sejfulla Malëshova, ministër i kulturës e i propagandës, ndaloi botimin në gegnisht. I emnuem në 1951 ministër i edukimit kombtar, dekretoi në Gegní mësimin e detyrueshëm në dialektin toskë. Tosknishtja u zgjodh kështu zyrtarisht e gegnishtja u la mbas doret nga autoritetet shtetnore. Mundemi me pyetë veten për cilën arsye, pse duket se çashtja gjuhësore s'qe kurrë nji arsye konflikti ndërmjet Gegëve e Toskëve qi paten dëshmue vullnetin e tyne për nji afrim, për nji ekzistencë paqsore e për bashkim rreth nji vektori të përbashkët identiteti. Aq mâ tepër kur nuk ekzistonte problemi i komunikimit ndërmjet tyne.
Tue dashtë me përshpejtue përdorimin e përgjithsuem të tosknishtes, të folun prej nji të tretës së popullsisë, por të bâme ndërkaq gjuhë e Partisë dhe e Shtetit, qeverija organizoi dy konferenca në të cilat morën pjesë gjuhëtarë e shkrimtarë. Me gjithë kundërshtimin e shkencatarve për zyrtarizimin e dialektit toskë, u vendos qi të tana botimet duhej të ishin veç në tosknisht. Dhimitër Shuteriqi, shkrimtar gegë, mbrojti për arsye politike zgjedhjen e tosknishtes. Ai iu referonte Stalinit, Partisë e Enver Hoxhes. Aleksandër Xhuvani bâni kritika, tue thanë se do të duheshin tre o katër brezní për me ndryshue gjuhën. Gjuhëtari në zâ Eqrem Çabej mendonte se duhej ruejtë ndryshimi dialektor në kërkim të nji bashkimi. Në 1953, nji konferencë kombtare imponoi nji ortografi të vetme, d.m.th. ortografinë toske. Në 1956, nji vepër titullue "Ortografija e gjuhës shqiptare", e botueme nën drejtimin e Xhuvanit, Çabejt, Domit e Kostallarit i dha epërsi tosknishtes. Shkrimtarët e veriut s'mundnin mâ me shkrue në gegnisht. Dhetë vjetë mjaftuene për me i dhanë fund nji historije shekullore të bashkëjetesës së dy dialekteve. Tosknishtja zavendësoi gegnishten2).
Zbatimi i doktrinës së Stalinit
Autoritetet e shtetit marksist-leninist zbatuene, në fakt, teorinë e Stalinit, e cila parashtron qi, kur dy gjuhë ballafaqohen, njena âsht fitimtare në kurriz të tjetres qi zhduket. Por gabimi qëndronte në faktin se deri atëherë s'kishte pasë ndeshje e s'bahej fjalë për dy gjuhë të ndryshme, por për nji gjuhë dydialektore. Për grupin në fuqí, gjuha duhej të ishte shprehje e pushtetit politik të prejardhun prej jugut, prej tosknishtes. Enver Hoxha, ishte vetë toskë, me prejardhje prej Gjinokastrës. Pushteti zuni vend në kryeqytetin e Tiranës, qytet i Gegnisë. Çashtja qëndronte në toskëzimin e kryeqytetit, selisë së pushtetit. Gjatë vjetëve të para të komunizmit u ndërmor nji përpjekje industrializimi, në veçanti rreth Tiranës. Qeverija u bânte thirrje efektivave të popullatës së ardhun prej jugut. Kryeqyteti u toskëzue.
Partija ndërmori pushtimin e krahinës veriore. Shteti s'kishte ende nji bazë të qëndrueshme. Përgjysmoi peshën e madhe kulturore të qytetit të Shkodrës të fitueme prej kohësh, falë namit të intelektualve të vet, t'karakterit të pamvarun të bajraktarëve të maleve, e ndjekjes prej tyne të ligjeve të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Tue zhvillue nji politikë antifetare, partija denoncoi ndikimin e Vatikanit te katoliçizmi shqiptar i përqëndruem në verí. Duhet me shtue se pat konflikte të shpeshta ndërmjet komunistave toskë e atyne gegë, kundërshtarë të marksizmit. Gegët s'qenë pranue aspak në detyra udhëheqjeje e personalitetet e rralla të pranueme në rangjet e pushtetit qenë pak nga pak asgjasue, pushkatue, ekzekutue ose u shtyen drejt vetëvrasjes. Prej 1948 deri në 1976, gjatë njizetë vjetësh, ndër 99 pjestarë të Byros Politike, 84 qenë toskë, 15 gegë. Veç nji gegë mbeti në Byronë Politike mbas purgave qi ndoqën prishjen me Bashkimin Sovjetik, ishte Ramiz Alia, ai qi zavendësoi Enver Hoxhën në 1985(3). Nji prej themeluesve të partisë, qi vinte prej Gegnisë, Tuk Jakova, qe përjashtue prej Byrosë Politike në 1952-shin. Nji prej arsyeve ishte, se ai pati kundërshtue politikën sektare të shtetit e pati nuhatë rrezikun e likuidimit të dialektit të veriut. Ai pati thanë: "Dukagjini duhet të mbetet Dukagjin"4), qi donte me thanë mospranim i imponimit së tosknishtes në krahinën veriore.
Përgjegjësat politikë kishin si pikësynim me i dhanë krah nji politike të nji gjuhe qi qe caktue me zgjanue pushtetin e Shtetit në tanë territorin e me përfshí kështu territorin e veriut rebel. Për me shtrue veriun, shteti ndërmori nji pushtim zonë për zonë nëpërmjet gjuhës. Qeverija i bâni thirrje instituteve të specializueme për me normalizue e për me standardizue gjuhën, në realitet: për nji "spastrim" të vërtetë gjuhësor në dobí të tosknishtes. Gazeta "Zëri i popullit" paraqitte çashtjen tue thanë se populli reklamonte "një gjuhë të thjeshtë, të pastër e të gjallë"5). Ky fjalor të shtin ndër mend purgat e përgjakshme të regjimit. Argumentimi i zhvilluem në tekstet me karakter shkencor qi trajtonin gjuhën e unjisueme pati karakter politik si p. sh. : "Lufta nacionalçlirimtare ka krijuar një traditë gjuhësore të re" ose "Gjuha letrare, ashtu siç shprehet me format e saja të njësuara në shkrimet e shokut Enver Hoxha e të gazetës Zëri i Popullit, lehtëson agjitacionin e propagandën e Partisë"6). Parathanja e metodës caktue për fillestarët e gjuhës së njësuar në universitet për vjetin shkollor 1972-1973, shpjegon qi ky program i ri qe shtî në përshtatje me vendimet e Plenumit të VIII-të të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë (Partia Komuniste) mbi bazën e udhëzimeve të Enver Hoxhës "mbi revolucionarizimin e mësimit" e qi bazohet te parimet marksiste-leniniste7). E gjithë propaganda komuniste qe hartue në dialektin toskë. Partia e gjuhëtarët anëtarë të partisë bazoheshin mbi propagandën e gjykonin reformën gjuhësore të domosdoshme tue marrë si shkak terminologjinë politike të shprehun prej shumë termave të reja, si p.sh. "marksizëm", "partizan", "këshilli popullor", "Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë...". Ata kishin ndër mend me ia përshtatë gjuhën transformimeve të shoqnisë së modelueme prej ideologjisë, gja qi kishte nevojë për nji kodifikim leksikor qi të përkonte me imazhin e shoqnisë së re. E tue qenë se komunizmi qe nji komunizëm me zanafillë prej jugut, ata themeluene gjuhën e përbashkët mbi tosknishten tue zhdukë dialektin gegë, kulturën e traditat e tij për shkak të mospërputhjes me normat politike në fuqi.