Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gegnishtja

Sot mue më dridhet zemra në krahnuer, nën kërcënimin e dekës, pse m’a ngulë në true, se gjindem përpara nji grumbulli gjyqtarësh mizorë i rrethuem prej munduesve të panumërt, të cilët të gatshëm presin shenjën e këtyne me i sjellë me duar të palodhuna, thuprat me tanë kthuça, mbi pulpat e trupit tim, para se me më nisë në vendin e të fshimëve të qytetit. I mnderuem ngulshoj e gadi më merrte fryma e as unk jam i zoti të çfajësohem, vetëm i rrotulloj sytë për rreth tue kërkue ndihmë e mbroje por megjithëse këto i kam hapë, nuk dalloj kund gja, pse friga i ka këputë njohuritë e shqisave tëmija e ma ka çapërdinë lamshin e truve.
Gjyqtarët para të cillve unë qëndroj i mnderuem prej të cillve pre çdo vendimësi për dekë, e zbatuesat e këtij vendimi të cillët gjenden përherë gati të kënaqun me i krye urdhnat e tyne kundra mehet, janë për mue pjestarët e shoqënisë njerzore.
E çka asht pra kjo shoqni njezore që unë krenar e ndoshta eçentrik ngel arbitër i saj e pickoj e tue sjellë grushta mbas grushtash, përgatitë ndër farka shqitpare, e baskaroj kesh me i ba autopsinë per me i njoftë sëmundjet e saje
Unë këtë shoqni të njerzve të arsyeshëm, e mbaj kore shtazore, e kjo prej anës së vet e përplasë mbi mue mallkimin tye më dhanë dënimin e padiktuem.
Kujtova se kam këndue, por vjershat e radhituna prej meje janë gjamë e disprimit, vikamë e padame namesh, ulërimë mallkimi e jehonë e pakëputme kushtrimit, mbas të cillit nuk ka me ra kush. Kot brita, kot thirra, kot qita kushtrimin e ma kot kjava, pse dy kombsat e arsyeshëm, veçmas o grumbullue në shoqni të ndryshme, kan me i përgjigjë zanit timme tallje e qeshje sarkastike un’, i asgjësuem prej vendimit të gjyqtarëve të tyne kam me pushue i dispruem në vetmi e në harresë.
Kritikët e pa kriter janë zgjatë, para syve të hapun mbi mikroskope, përmbi këto vjersha, e shterngue në duar pincat e prehuna farka Ballkano – Anadollake, kanë me hulutmue nder to bakteret e celulat e infektueme, e tue rrahë me shplakë të mëdhaja koshtë e veta tulake, kan me lëshue me një za të shqyem thirrjen: Ruajuni prej këtyne shprehjeve imorale e antishoqnore, pse kte mund të mutrojsin zemrat e pastra të popullit të tij! E të kënaqun për këtë vendim kan me pritë me buzëqeshje e levdata të hjedhuna prej xasave të diplomuem nëpër rrugina të drejtorinave të arsimit.
Opologjisti fetar, automoralisti i frymëzuem prej kensit, të cilin e ka sendergjue aj vetë në kundërshtim me të vërtetat ungjillore, tue ngërthye vetullat e trasha, e gjen helmin e pakenun në prëshkrimet e jetës së njëmendët, e i mësuem si asht me numru pika e presa nder shkrime të shenjta, i zgjatë gishtat me thoj të papreme e vizatë me to fjalë e thanje, tui shqiptu ngultas me autoritet që nuk ka gjashtërrokëshin gjygjsuer, e i kënaqun për ket vendim ka me çue sytë e përlotun kah qiella tue mendue, se kjo prej sërralli do të shesë bekimi të paqtueme. Femna e mbajtme me mendemadhësi kryeneçe, virgjin e infektueme me virusin e sfilizit ndër të rrokme të padame seksuale skutave, ka me shterngue ndër gishtat e zverdhtë stilografin e bukur e me ta ka me firmosë gjykimin për këto vjersha: Tepër pesimiste, shkaktojnë çrregullime në jetën e sotme shoqnore dhejanë kundra moralit popullor. E po atë stilograf “Made in Peking, China” ka me i dergue kaçurrelit Lysien një biljetë të perfumueme me kokainë per një rende – ous notet në skutën pranë Gripit në Parkun e Madh.
Për rreth tryezave ovale të zbukurueme me mbuloje plasmasi për mes saksijave të vogla laracike lulesh të zbeta serrash ballkanike shtri profesorat e pa të njëmendtë kulltukë të butë nder anda shumëcopash t’Universiteteve e t’Instituteve të larta, kna me i sjellë nëpër duer tanë lesh, këto shkrime e si Rabinët e Synedrit t’Israelit kna me lshue denimin mbi to tue përsëritë me shoshojnë vikamën “e kajfasit: Ouditis blasphemin! e: ç’nevojë kemi per dëshmitarë të tjerëe, e unë i harruem prej të gjithëve, miqve e shokëve, mbas sa mundit e djerset, do t’i shtrohem vendimit të tyne, pse rrogat e majme u hapën ktyne tager dhe të drejtën mbi gjithçka, e sherbimet e bame të mdhajve janë tituj akademika të mjaftueshëm me i vue mbi tjerët. Fjala e tyne është hyjnore, vendimi i tyne asht i padiktim, e këta ba zeusa bumbulluesa qëndrojnë fatlum tui da gjygje tui pre vendime nder shkulme të reve të prarueme prej rrezeve të Apollit mbi kreshta t’Olimpit shqiptar, e ofshe për të mjerët, po ba me ju mbush mendja me i flakrue rrfenat e veta ditunore mbi krenat e atyne, që nuk u bindën urdhnave e vendimeve politiko – shkencore.

***

Nën hijen e skelave të nalta, mbulue prej pluhnave të çimentos e të tullave, punëtorët e zheluem, të pikalosun ndër flakë e vetulla me sterpika gelqere, ndigjojnë me vëmendje spjeguesat e vjershave të pandijme ndonjë herë… e u bajnë me ditë se detyra e tyre asht me bajtë gurë e llaç: per ne daçin me i ngulë dhambët në ndonjë koje buket për vete e fëmijët e tyne.

***

Këta grumbuj të rrasun njerzish, intelektualë e malokë, janë gjygjtarët e veprave të mija,… të nxjerrun prej shkollave o të diplomuem prej profesorave pa diplomë, janë zbatuesat e vendimeve, që gjygjtarët kanë lëshue, e atëherë unë do t’i qëndroj i patronditun e guximtar me i dalë zot vedite

***

Por kush jam unë, që tui shkelë mbi botëkuptimin e krejt shoqnisë së tashme e të kalueme shqiptare guxoj me dalëkirurg, e kapë shoqninë per krahut e shqyej per dhuni nën thika të mprehta në tyrsen kirurgjike me i ba operacion, pe me i hjekë mullajt e qelbit e që nuk e lanë me marrë frymëe
Jam lajmëtar i pandigjuem i të vërtetave hyjnore jam thirrësi me za të shkyem i drejtësisë, jam gjamtari i therorve të kushtuem prej fuqisë së të mdhejve e për më tepër e kam shpallë vedin mjek kirurg të sëmundjeve morale, të cillat e kanë infektue, ma tepër se kurr, këtë shoqni njerzore, e pa u topitë e pa neveritje mundohem me hjekë llomin e qelbsinen që kan mbulue dhen.
Por tui shtrydhë këto mullaj qelbsinet a me njollosi qelbi tyne muee Tue iba shoqnisë njerzore operacione të flliqta, nder pjesë të infektueme, a u infektova unëe Tui i vue balsamin sherues a mu zhyen muee
Jo. E vërteta nuk asht dhunë! lakuriqësia nuk asht imorale! njimendesia nuk asht poshtenim!, por njerzit e pa kulturë të njëmendet janë imoralë të mbuluem me dhuni e të poshtër, ku nder këto shofin vetëm kënaqen shtazarakë e shfrimin e nepseve të veta.
Mjeku specialist i sëmundjeve venerjane, para se të vërtetohet në se varra asht e shkaktueme nga spiroketa palida o nga gonokoket domemos, do ti hapë sytë e do ti shtijë gishtat në plagë, e për këtë kërkuej nuk i shkon mendja me e quejt mjekun imoral e të dhanun mbas veprave shtazarake me i vikatë botës t ëruhet prej tij.
E pse atëherë mue vargu qesharak i pedantëve e i pseudoletrarëve do të më thërrasin pershkruesi i shtyem i imoralitetit, mbasi unë me përshkrimet e mija zbulova sëmundjet imorale të shoqnisë njerzore e ja qita në dritë e në diell varrët e shpirtrave të këtij kensit, që mbahet shpirt e asht shtasë, mbahet i bukur dhe asht i përçudun, mbahet i shëndoshë dhe asht i mbuluem me mullaj dhe dregcae
Unë krenin e njeriut e mallkova dhe mallkimi im asht i vetmi barë që e shëron ma sëmiri. Posë mizorisë së tij, bërtita në kupë të qiellit që të merreshim vesht njerzit e drejtë e të ruheshin e kjo britmë asht karantinë e domosdoshme me ruejtë pjestë e shëndoshta të shoqnisë. Zbulova nepsin e qita në shesh ndyesinën shpirtnore, të këndueme prej kangtarëve shtazarakë, si dahuni natyret, e me tallje sarkastike lëvdata therëse i vueme gazin, e këto tallje dhe ky gaz janë i vetmi mjet, që mund ti frenojë prrjet e njeriut shtasë.

***

Vallë tash kanga e qokthit, vaji i qyqes, vallet e bylbylave, gungatjet e pëllumbave e krrokjet e korbave bashkë me gurgullimën e gurrave e fishkullimet e erës janë monotonee
Kanë thanë të vjetrit se vetëm gomari nuk i shijon vallet e natyrës, vetëm veshët e tij, megjithse të gjatë, nuk i ndijnë tingujt e kangëve të shpendëve as jehonet e rrjedhave të përrenjve.
E po atëherë çka mund të bajnë njerzit, që edhe ky të hijnënë varg me të tjerëte A mund t’ja ndërrojnë vallë natyrën e me ba që edhe ky ti ngreho veshët sa herë të jehojnë ndonjë tingull sado i largët; e gomari të përkundë kokën në shenjë pëlqimi me veshë të ngrehun tui, shiju kangët e vallete

***

Heu poshtërsi njerzoree I verbti bërtet se të gjithë kan verbue e se shofin dritën e diellit; shkjepani tue perdredhë ma tepër shan shokë që ecin drejt; i fëlliqtë mbyll hundët e bërtet se e qelbën të tjerët e nuk e shef veden ba shtrekt tanë trupi; kangtari me një za kakofonik gervallet tue përbuzë zanat e tjerve, pa kujtue se me zanin e vet, në mos tash sado vonë bahet gazi i shoqnisë, pse e vërteta, e mira e bukura megjithëse të salvueme e të nëpërkambuna e çilin vetë udhën e dikur do të vehen në krye të vendit.
Por unë pse i ve këto shënimee Ç’më duhet mue shoqnija e sotme shqitpare e shitme të huejve, shtrue nën thuper të fuqishmit…
Jo e per njimend jo. E çpalla vedin gjygjtar të paanshëmn per shoqninë njerzore që kje, asht e ka për të kenë.
E kjo botë shqitpare gjysmake e qesharake nuk ka me pas tjetër përgjigje prej mejet vetëm këto gjashtë fjalë: Honi soit qui mal y pense dhe betohem se nuk kam me shkrue ma, veç kam me u strukë në një qoshe i vetmuem tue u tallë e u zgerdhi për vepra të saja.

Vjeshtë e parë 1967
J.Z.
 

Martin Camaj, shërbestari i paepun e vullnetmirë i gegnishtes dhe arbërishtes​







Nga Albert Vataj

Gjuha shqipe, gegnishtja dhe arbërishja në veçanti kanë gjetun te Martin Camaj atin shpirtnor, gurthemelin ma t’rand të mbrojtjes dhe shpalimit t’përbotshëm si vlera të qytetnimit shqiptar. Të shumt janë emnat që kanë lidhën jetën, kontributin dhe veprën me gjuhën, por Martin Camaj metet nji zotnues i epërm i vlerave dalzotëse të këtyre dy hallkave qi mbajnë t’lidhun kulturën dhe traditën shqiptare me shqipshkrimin që prej se ajo erdhi në jetë.
Më 12 mars 1992 do të shuhej një prej pishtarëve më kulmues të shqipshkrimit. Një zemër e tretun tuj shndrit u ndal për me lan mbasvedi, vullnesën e mirë të endun me përkujdesin që diti vetëm ai për me e dëshmu. Martin Camaj me mbylljen e syve, ndal kandën për me shkel në tokën amë, por kurrkush dhe kurrqysh nuk e vuni nën fre dritimin që feksi ai ndër shqiptarë dhe yshtja e pashoq që u ngas për njëmendësimin e njohjes dhe pranimit të veprës së tij dhe dialektit geg, që ai lëvroi me parmendën e rand të mërgimtarit. Camaj, megjithëse në të gjallët e tij nuk i’u dha e drejta të shkelte në tokën amë, për kurrnji moment nuk u shqit shpirtit të lënduem dhe plagëve lënguese të shqiptarëve. Në dheun e marrun borxh, ku dhe u tret mishi dhe prehen kockat e tij, ai si një Sizif u ngjit majës së përfaqësimit të shqipes. Një prej mëtimeve ngadhënjyese dhe vetëmohuese, pamëdyshje mbetet lëvrimi i gegnishtes, dhe arbërishtes. S’andejmi ai mundi me dëshmu botnisht mbi atë që vete ka të mbrujtun shqipja dhe shqiptarët. Shërbesa që i bani gegnishtes, e pse jo dhe arbërishtes, mbeten në kryeradhën e tana përpjekjeve të mahershme dhe të tashembasshme. Ngritja dhe trajtimi i tyne në rrafshin shkencor, e dëshmon masmiri këtë. Ngulmi i papramun për të mëtu gjithseçka të mirë, e për me i shtru në një sofër larushinë e dialekteve si vlerë gjuhësore e dallon atë dhe e rrjeshton në rendin e etërve të shqipshkrimit.Camaj edhe pse u përndoq, u përjashtu, u anatemua, dhe e gjitha kjo, jo dhe aq se ai ishte arratisun, apo kishte blasfemuar ndaj kujt, por prej tekstshkrimit gegnisht. Megjithkëtë ai nuk e flligu gojën dhe shërbesës ogurmirë nuk i’a vuni damkën, e cila mund të gjehej e përligjun te ndokush tjetër por kurrqysh jo tek ai. Tuj dëshmua mendimtarin e epërm, merr ndonjiherë rol atnor dhe këshillues për tana ata që kanë në dorë shqipen dhe i’a duan t’mirën asaj. Ai nuk bani dallime e dasi, nuk e kqyri shqipen vetëm të toskëve dhe të gegëve, por të shqiptarëve dhe për këtë ai mëton: “Besoj se duke ecë krahas gegnishtja dhe tosknishtja e shkrueme apo letrare, si dy mortra të mira, pa ja pré rrugën njana-tjetrës, kanë me viju mâ me fryt të gjêjnë pikat e përbashkta, si mbas një zhvillimi normal. Kjo rrugë âsht e domosdoshme të ndiqet poqese dëshirojmë që novela e romani shqiptar të mbërrijnë në sferat e një stili të kulluet artistik”. Ai kur shton kësisoj, ka parasysh dhe naltësimin që ka një komb që pranon diversitete dhe nuk priret prej qëllesave anatemuese, me nda dhe me veçu. Kinse, kqyrim shpërthimet greke të patëdyta në letërsi, që lejuan ngritjen e kreshtave, anipse u endën në avelmenin e dialektores. Për me ardh masanej te trualli ynë, dhe veçmas te shkrimtaria e Fishtës, Mjedës, Koliqit, Shantojës, Prenushit, Haxhiademit, Konicës, Nolit, Poradecit, Kutelit, Asllanit, e shumë të tjerëve, që lindën e u naltësuan, pa hyqmin e shqipes së njësuar, standartit. Duke mos pas tavan mbi krye, ata krijuan atë thesar, të cilin me krenari munena me e pagzu si testament të vlerave të njimendta të letërsisë shqipshkruese. Camaj rendi tuj shkru e lëvru gegnishten, pa e ndal turrin, e pa kqyr përsipër nëse kishte qiell për kreninë e tij, apo jo, nëse kishte kresht për me e majt këtë naltësim. Gjithë sa bani ai e rriti brenda vetes me tagrin një besimi dhe mëvetësie që kishte si zanafillë, si vazhdë dhe si mbramësi. Vepra u rrit me të, dhe ai e gjalloj përbrenda vetes çdo faqe të saj në një marrëdhënie njësimi. Ata i dhanë dhe morrën prej njani-tjetrit shumëçka, por në kryerend, motivin e ngulmit për me u ngjit në ma t’naltat kjartësina, prejnga nuk do të mund t’i zdrypte ndokush. Mveshun prej kësaj magjie dhe ngadhnjimi, ai ban me dije se: “Jeta ime âsht nji luftë për gegnishten, një luftë për mbijetesën, frymën e qenies, të dikurshmen dhe ardhmninë, një luftë jo me mbetë gjallë, por me ruejt të pastër fillin e amës së gjuhës dhe artit, mbi të gjitha me shpëtue shpirtin krenar të shqiptarit”. Bash njikshtu i bzani zemra dhe ia ligjëroi penda, këtij kolosi të mendimit dhe letrave shqipe. Ma shumë se një perifrazë, një urti e nxjerr prej lëmit të tij letrar, kjo është një sentencë e gjithë asaj përpjekje të pashoq që ai bani për shqipen dhe kandën artshkruese të saj. Ai me këtë dëshmoi njëmëndësinë e asaj që e udhërrëfeu atë dhe duhet të ysht tankënd që don me lan mbas të gjallëve të tij, një vepër të patëdytë, një kreni për tankush e njohu dhe e përcolli asohere dhe tashembas. Gjithqysh, në kryeherë, gegnoshtja dukej se do të ishte për të një sfidë, një apogje ku ai ngulmonte të ngjiste kreaturën që shfaqet tetan çka ai la, që nga poezia, proza, drama, pa i lan mënjanë edhe në ngulmime të tjera që prekim punë të tij studimore dhe shkencore. Poetët dhe narratorët që skaliten letrat shqipe në këtë dialekt, siç mund të përmendim, Ndre Mjedën, At Gjergj Fishtën, Filip Shiroka, Ernest Koliqi, Migjeni, etj fillëruan rrugën e tij shtegngushtë dhe përplot me hendeqe. E ai nën vullnesën shndritëse të këtyre titanëve të gegnishtes rendi, për të sosur të gjallët e tij, 20 vjet më parë, dhe për të lënë një vepër me vlera të njëmendta. Një meritim të veçtë, Martin Camaj mvesh kontributit dhe emrit të tij dhe teksti arbërisht. Mbamendjen e ketillë dhe shkrimtaria e tij, ka ngucatun studiuesi Behar Gjoka, i cili e ka qëmtuar këtë ngarendje të shkrimtarit, poetit dhe dramaturgut, dhe jo vetëm. Sipas tij, romani “Karpa”, novelat “Shkundëllima”, dhe “Fshati me shtatë gjuhë”, që e marrin motivin nga jeta e arbëreshëve, shpërfaqin përkujdesin e Camajt për arbërishten. Studiuesi “guxon” ta rëndisë Camajn të parin që ka lëvruar këtë copëz të vyer të shqipshkrimit. Sipas tij, Camaj është rilindasi i fundit që mori gjithçka të ligjërimit letrar në gegnisht dhe arbërisht, që ishte prodhuar përpara tij dhe në kushtet e ndalimit të këtyre dy varianteve. Nën barrën e vetmisë, ai arriti të vërtetojë se këto dy variante vazhdojnë të jenë funksionalë, vazhdojnë të jenë pjesë e diversitetit gjuhësor, saktëson studjuese. Tekstet e tij letrare, dëshmojnë se bashkë me ikjen, Camaj mori me vete zhguallin e gjuhës, pra dialektin e gegnishtes, por edh jo pak dromca të variantit të arbënishtes, të cilët edhe në vetmi të plotë, edhe në kundërshtim me normat e 1972, i mbajti gjallë, si me thënë e mbajti të ndezur kandilin e ligjërimit letrar, gjithnjë si gjuhë e autorit dhe e letërsisë. Nga ana tjetër, me vlerë jetike janë edhe udhështegtimet e shkrimtarit në Prishtinë, Beograd, Romë dhe Mynih, që i shërbeu si një dritare e madhe për ta rreshtuar ligjëratën letrare në rezonim me ngjyresat bashkëkohore evropiane. Si ligjërues letrat, si qëmtues dialekti dhe si yshtës i vlerave të nëpërkëmbura në vendin e amës, Camaj dallon edhe për një frymë moderniteti, duke u bërë sakaq dorzan i një letërsie ndryshe, që po lindte. Poezia, gjithashtu mbart një trajtesë të atillë që ndeshet ndër përkimet e mjeshtërve të ligjërimit të asj kohe. Camaj me krjimtarinë e tij, mbajti shqipen dhe shqiptarët në radhën e atyre letërsive dhe kombeve që zotonin universin e letrave. Siç asht përshkru edhe në enciklopeditë, Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit, Shkodër, më 21 korrik të vitit 1925 dhe vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Mynih, bash 20 vjet më parë. U dha me mish e me shpirt shkrimtarisë, të cilën e endi me dialektet që ai gaditi me ëndje dhe kreni. Edhe si albanolog, mbetet një dimension i pamatshëm. Në Shkodër, në Kolegjin Jezuit ai mori edukatë klasike dhe më tej studjoi në Beograd romanistikën, mori gjithëpoaq mësime edhe nga teoria e letërsisë dhe gjuhët sllave. Në verën e vitit 1956 largohet edhe nga Jugosllavia dhe shkon në Itali për studime pasuniversitare. Në Romë doktorohet dhe drejton revistën “Shejzat” si kryeredaktor, nën përkujdesjen e Ernest Koliqit. Këtu njihet më përseafërmi me botën arbëreshe, dhe nis e mëson shqip. Nga Italia largohet në vitin 1961 dhe vendoset në Munih të Gjermanisë, ku bëhet profesor i studimeve albanologjike. Atje ai ligjëron letërsinë shqiptare deri në fund të të gjallëve të tij. Emri dhe krijimtarinë e Camajt e kudogjejmë në gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë. Qëmtimet akademike të Camajt u ngulmuan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë Jugore. Mëtimi letrar i Camajt në 45 vjet kumton disa hope të njimbasnjishme zhvillimi. Ai e pikënisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik përgjatë gjithë jetës. Anipse vitet e fundit të përkushtimit i’u dha ma s’shumti prozës. Galeria e tij krijuese asht e bollshme e plot larushi. Varganin e gjatë të asaj pene e pikënis: “Nji fyell ndër male” -Prishtinë 1953, për me vazhdu me “Kanga e vërrinit” -Prishtinë 1954, “Djella” (novelë) – Romë 1958, “Legjenda” – Romë 1964, “Lirika mes dy moteve” – Munih 1967, “Poezi” (1953-1967)- Munih 1967, “Njeriu më vete dhe me të tjerë” -1978, “Poezi 1981, “Drandja” (proza poetike)- Munih 1981, “Rrathë (novelë) – 1981, “Shkundullima” – 1985, “Karpa” (novelë) -1987. Vijon kjo kolanë krijimtarie e Camaj me botimet dygjuhëshe, “Poezi” (shqip-italisht)- 1985, “Me pendlat e korbit të bardhë” (shqip-gjermanisht). Për me vazhdu me një syshikim në lëmet e tjera të letrave, përpjekjet e tij albanologjike, gjuhësore, estetike, studimore, eseisike: “Meshari i Gjon Buzukut” – Romë, 1960, “Tekst mësimor i gjuhës shqipe” – Wiesbaden 1969, “E folmja shqipe në provincën e Avelinos” – Firence 1971, “Antologjia: Këngë shqiptare” – Dusseldorf 1974, Gramatika shqipe – Wiesbaden 1984. Tankjo mëvetësi krijuese, ndryshe ngase priret prej shumë emnash dhe penash që kanden duke mbete brenda vetes dhe duke mbushin zgafellën e vetmisë së tyne, Camaj e bani gjithseçka, ngriti deri në zenit ngulmin e vlerës dhe mëtimit, vetëm dhe veçmas për shqipen dhe shqiptarët, për vendlindjen dhe gjakun e t’parve. Megjithëse ai gjithë veprën e tij e shkroi jashtë Shqipërisë, në Beograd, Romë, Mynih, s’mundi me ken tjetërkush vetëm biri i Temalit, anda e një trolli të ashpër dhe ora e një djepi të mirë. Tançka bani e gjithçka la, kjartazi dhe dashtazi e kishte për bashkëkombasit e tij, të cilët edhe tash nuk asht se e njohin dhe aq edhe pse ai tashma asht riatdhesu si kijimtari, si botkuptim dhe si gjënezë, përkundër një dasie të stërgjatë që mbolli komunizmi ndër shqiptarë. Ky shërbestari vullnetmirë i shqipes, diti me shkru fort mirë emrin e tij në historinë e letrave shqipe dhe me mbet aty, ndoshta jo me hatrin e shumëkujt, qi u mundun me e mbajt larg këtë kolos të mendimit. Tash, shumëçka ka mbetun mbrapa, kujtimet e zehërta të një anateme, shija e helmët e do gojëve të liga, e kanda e vrame e një armate ngrehaluce mediokrish, të cilët tuj dasht me ndalu Camajn, guxun me besu se po e mbanin të përjashtume, gegnishten. Por ky dalzotës i këtij dialekti, diti dhe mundi me qëndru, me besimin se dokurdo do të lindte ajo ditë përplot me dritë pranie, pranimi dhe mëvetësimi të shqipshkrimit.
 
Vranina

O Vranin ku t'gjeta ty
Hera e par çi t'shoh me sy
Nëpër kang ti ke jetu
Her je gjall her je harru
Deri n'qiell tpat shkue oshtima
Kull kala me dyzet trim
O Vranin , Vranin e shkret
Gjadh as vdek nuk paske mbet

O Vranin o gur e dhe
A s'më thuej , e kuja je ?
Me temel thedh nën ujë
As e jona , as e huej
O Vraninë ç'mu desh me t'pa
Muret tua paskan ra
Nji sy çel e tjetri qorr
Dje KËSHTJELL e sot si vorr

Ku i ke trimat ,Zot ku janë?
Ku ma ke at' burr shkodran
Oso Kukë at rë stuhiet
Që po zbritka prej Malsiet
Me do trima si asgana
Për ma trima si ban nana
As ka dukja e as pashia
As ka nderi eburrnia
As për sofer bujarie
As për shpirt atdhetarie
Me u dal para ,Zot kush muj?
E bajn gurin meqit ujë

Bjer lahyut e tu kput filli
Tu çaft bark u e mos t'zeht Dielli
Pse se sheh at zog shkodranit
Si pe shnrit at fush t'mejdanit
Sa her sjell ka nji po e pret
Sa her qet ka dy po i vret

Oso Kukë del te kodra
Oso flaka trim ka Shkodra
Kral Nikolls fjal po i çojka
Fjal po i cojke e çka po i thojka
Ec e mblidhi t'mrapshtit fmi
Hiqjau pushkt e çoj me dhi
Se shqiptart gospodar
S'jan si ti , jan tjeter far

Pa u shkretuekjo Malsi
E me mbet Shkodra n'grani
Pa u përkund në djep nji djal
Nji grusht dh sta kena fal

Kshtu tha OSJA ,e kurr ma s'foli
I dha zjarm e flaka i doli
Dyzet trimabashk u dogjën
Dyqin shkie t'coft u dogjën

- Kto vargje i shkroi i madhi SALI MANI ,kur për her t'par e pa Vraninën e kullën e Oso Kuks
 
Gegnia vendi (Geg - vendi i Giants - gjiganteve) i gjuhes se perenive, i mitologjive, i trimave, i burrneshave, i mencurise, i beses e nderit, foleja e te qanit shkyptar...Amin!!
 
Kur të puth
nuk ështe vetëm buza jote.

Unë gjithashtu puth pyetjet e tua
dhe dëshirat e tua,
po ashtu puth mendimin tënd,
dyshimet e tua
dhe guximin tënd,
dashurinë që ke për mua
dhe lirinë që të jap unë,
këmbë e tua
me të cilat ke ardhur këtu
dhe që përsëri me to shkon.
Të puth ty
vetëm ashtu siç je
dhe se si do të jesh,
nesër dhe përtej
edhe kur koha ime do të ketë kaluar, tutje atje tej...
(E.F)
 
Dialektet jane pasuni, dhe gegnishtja, si dialekti kryesor (geg/toske) eshte gjysma e thesarit shqiptar. Fenomeni i rrotacizmit qe kemi mesu ne Fakultet ne lenden Hyrje ne Gjuhesi tregon se ka qene gegenishtja Nana e shqipes. Per shembull ka qene thene perpara “ mulliNi, e pastaj mulliRi ose druNi e pastaj druRi, etj, etj. Duke qene Nana e shqipes, si mund te harrohet Nana?! Vone kam kuptu dimensionin politik te gjuhes!
 
  • Pëlqej
Reactions: .
E merkure 15 gusht, vjeti 1945, ora 5 e nadjes, erdhen e moren zvarren Ndue Palin, e vendosen ne murin e pushkatimit, dhe ja lshuan pa fund bresheri plumbash nga rraca ma e poshter komunistat, kriminel te lindur.

Prokurori Arianit Cela (gja djallzore, pa shkolle pa dije) e akuzoj per nacionalist i lidhur me italianet, dhe e denou me vdekje malsorin edhe pse e kishte pas shoke klase....ca djallzie edhe vete satana do ua kishte zili.

Kto jane fjalet prekese te Ndu Palit para vdekjes;

“Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin! Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve! Të fala familjes teme te shtrenjte!
 
LETËR E FRETËNVE TË PULTIT DREJTUE PASHËS SË SHKODRËS
-letra asht kryesisht italisht,porse ka edhe fraza ne shqyp,te cillat po i veçoj ketu.

"Mos ichini,mos trettini giaa,mos sdroni,se une iam per iuu,e curcus ska me guzuem me u ngaam".

Per lavd Tinezot,per te miir tande ndighiò keto fial,e mos mer fial te monaficheve e t'atyne ci po sctijn kecc.Nde ke ment me lesciuem Dialin ebia ndora Meemetit i Marturit te na bien ketu,se na kemi me lutun Tinezot per tyy,e per ogiakun tande me te lijruem,e me te fal nde kete jeta,e mbat jeta kete Giuna e te maden ci na bane me bessen e me fee tande.
Pacc facien e barde perpara Mperetit,e perpara kessai jets,e Iemi,e Iessem githere te tuu scerbetoret.

Fratinit e Pulitit- 13 febbrajo 1762

( Prop.Fide,Fondo Albania,9,c.292 gjetur prej Italo Sarro)
 

Attachments

  • 5AC873C4-EBA0-4C52-B747-D38A9BEA1369.jpeg
    5AC873C4-EBA0-4C52-B747-D38A9BEA1369.jpeg
    598 KB · Shikuar: 0
Pader Leon Kabashi i lindur ne Shkoder, mbasi mbaroj shkolle e franceskanve , shkoj per studime ne Siena te Italise ku u diplomu per teologji, kimi dhe pikture.Ne Shqipni jep mesim ne shkollen e franceskaneve dhe ishte sekretar i Pader Gjergj Fishtes .Ne kohen e komunizmit vazhdon meshtarine ne kishen e Rrubikut nji kishe shek Xll qe shquhet ma shume per afresket e saj te vjetra ku pader Leoni i mirmbajti me devocionin e nji meshtari dhe te nji piktori.U burgos ne bugjet e komunizmit tri here , si nipat e tij dom Lazer dhe Simon Jubani .Kur u liru Shqipnija prej komunizmit pader Leoni ne janar 1991 hapi kishen e Rrubikut dhe te Sh'Ndandout ne Lac.
Shtepija e tij ishte gjithmone si para dhe mbas komunizmit si nji kishe e vogel ku mblidheshin besimtare nga Shkodra dhe katundet per rreth.
 

Attachments

  • 661EE2BF-8DDE-49BF-AE3C-F7E69CB9AFDB.jpeg
    661EE2BF-8DDE-49BF-AE3C-F7E69CB9AFDB.jpeg
    138 KB · Shikuar: 0
Mi vorr t'Zef Harapit.

Kiaj o zan ti bri kti vorrit
t'Zef Harapit djal tè ri,
kiaj me lot kèt zog arbnorit
qi u vra pèr Shqyptari.

Kiaj me lot qi t'dien djelmnia
se sokoli i jon pushon,
ku jeton veq kumria
e rob njirit nuk kalon.

Kijaj pèrmi kèt vorr t'harrumun
qi pèr ne asht aq i shtrejt,
se aty asht tuj pushumun
nji deshmor i jon i shejt.

Kiaj e thuj me za tè mekun:
Komb'i jon sot doli n'drit,
ai prej vorrit ku asht dekun
"Rrnoft Shqypnia ka me brit!
 
Flamuri i Lirisë” u ngrit në Deçiç më 6 prill 1911 prej prijsit tè kryengritjes t'Malësis Madhe, Dedë Gjo Luli e trimat e tij.

Fishta shkrun ;

Kshtu, nji herë mbasì u a dha Zoti
M' u a shperthye turqve «istiqamin»
Gruda shlligë, e gjarpen Hoti,
Mbí Deçiq t' kann msý nizamin.
U ká prî Nikë Gjelosh Luli:
Vesh e m' vesh mustaku I tí:
Qi veç pá t' a kish' s' kundruelli
Se edhè shum do tutë t' kisht' shtî



Burra lé per çark t' «martinës»,
Fjalen fjalë, besen çelikut,
Ballë per ballë e jo mbas shpinës
Msue me I rá në luftë anmikut.
Nikë Gjeloshi m' nja tue msý,
N' nja tue u njitë malit perpjeta,
N' llogor t' turqvet mbrendë ká kcye,
Si kulshedra bjen nder kneta.
Lum per Tý, o I lumi Zot,
Se ç' ká krisun m' at Deçiq,
Idhtë tue u grî turq, Grudë e Hot,
M' pushkë, m' singija_ edhè me_ klliç!
Kambë per kambë por me malcorë,
M' Deçiq rrâ ká 'i djalë I rí:
Qaj Hilë Mosi, pushken n' dorë,
N' parsme flamurin « kuq e zí ».
Se ky Hila, djalë shkodranë,
Per lirí të ksajë Shqypnije:
Mbathë e dathë, ngranë e pa ngranë:
T' rít e jeten bâ kisht' flije.
Gjindja ashtû sa i'n tue u coptue,
Tuj u bâ atà paçariz,
Asht turrë djali e t' ká flakrue,
Porsì gjarpen, mu n' mjedis;
E tuj i dhânë aj zjarm «alltís»
M' nji «manov» vjellun nga azija,
Zhvillon flamurin e Shqypnís
E vrret t' madhe: Rrnoftë Shqypnija
 

Attachments

  • A1E7BCCB-B244-4C1B-909D-442B81FFDBE4.jpeg
    A1E7BCCB-B244-4C1B-909D-442B81FFDBE4.jpeg
    36.9 KB · Shikuar: 0
E fundit per sonte.

Poezia asht shpirti njerit!
...............................................................
Tu nina e njomes sè vet.

Sa kandshèm asht m'e pa me sy
at njome kah nana i rrin permane
tuj e pèrkundè me i knduemun
merr si zanè,urimin hov t'u i dhanè.

Ejlli me tè bukrat fletè permi at foshnje
rri natè e ditè rojtar
oh me sa mall shikjon e tash e parè
at kaçurrel folk-ar

I thrret po nana t'lumit,
gjumi me e marrè.
Avitet gjumi e merr gjithkahè nè sheti
Der te ejtè me lumni.

E knaqet atèherè nana fmin t'u e pa
kah syt çilè dalè kadalè,
tue majtun besen gjumi e tè dhanmen fjalè.
nanès rishtas krejt ja falè.

Shkon Hyji tuj derdhè mi at ferishte hire
gzohet i njomi fmi
shuejten tue marrè nanès amel
pshtetun nè gji,i rritet pèr hyjni.

Dom Lazer Shantoja.
 

Attachments

  • 7174C0B8-905F-49D0-8A43-A764368183E3.jpeg
    7174C0B8-905F-49D0-8A43-A764368183E3.jpeg
    37.2 KB · Shikuar: 0
Giuha e nji komit s’kaa t’ndalun, as nuk mûnd t’ndâlet kurr”. “Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet komi pa giuhë” .… “âsht nji gjâa sênd qi nuk mûnd t’blehet, nuk shitet e nuk ndrrohet; nji sênd âsht, qi do t’ruhet si nji gur i çmue, do t’ruhet si nji dhântii e posaçme e Perendîis e si nji trashigim i t’parvet tonë… do t’ruhet si drita e synit. Kjo dhântii… âsht giuha shqype”. E mbyll paragrafin, duke vendosur në fund këtë aforizëm: “Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet komi pa giuhë”.
 

Attachments

  • C7D4CD46-BF26-42D7-A7D7-ED3190F8EDB4.jpeg
    C7D4CD46-BF26-42D7-A7D7-ED3190F8EDB4.jpeg
    76.1 KB · Shikuar: 0
Besojmë se shumkush nuk e din, por Dom Pjetër Zarishi asht mâ i pari poet që i kushtoi nji poezí Shqipnisë në mnyrë të drejtpërdrejtë, shkrue para vjetit 1866-të, të cilën e titulloi “Kânga e Shqipnís”.

..............Kânga e Shqipnís”...............

Ah! Tokë e bardhë e fort bukurue
Zoti t’ká falë me shum të mira!
Me male, fusha, me ujë rrethue.
Me gjithfarë pêmësh t’âmbla e t’vshtira.

Aty toka qet hekur, argjend e ár,
Ndër do vênde shap e rezigallë,
Zing, qi turku i thotë tutjá, qelibár,
Zift, qymyr toket e argjend të gjallë.

Gjithshka asht nevoja njirit me jetue,
Zoti me duer plot i ká krijue;
Dhéna gjithfarësh qi janë për t’punue,
Qu qesin sende t’buk’ra me u nderue.

Skjarime
Argjend i gjallë - Merkur
Njrit - njeriut

Dom Pjetër Zarishi leu në Blinisht të Zadrimës në vjetin 1806-të.
 

Attachments

  • 72D656D7-5891-4B5C-A7D2-E31B4AE297C3.jpeg
    72D656D7-5891-4B5C-A7D2-E31B4AE297C3.jpeg
    120.3 KB · Shikuar: 0
"Heu kush ka shkue n'malet e thella,
Gjeto Daka del te shpella,
Hej si vetim qi bjen vet,
me nji kmes tre krena pret . . ."

Gjeto Daka nga Bajza e Kastratit, Malësi e Madhe vrau me kmesë tre ushtarë turq që po përpiqeshin të çneronin vashat malsore që po mbushnin ujë te Shpella e Frashnit...
 

Attachments

  • 77D83C8B-37CD-4D2D-839E-9D00AC3292F4.jpeg
    77D83C8B-37CD-4D2D-839E-9D00AC3292F4.jpeg
    102.8 KB · Shikuar: 0
"Heu kush ka shkue n'malet e thella,
Gjeto Daka del te shpella,
Hej si vetim qi bjen vet,
me nji kmes tre krena pret . . ."

Gjeto Daka nga Bajza e Kastratit, Malësi e Madhe vrau me kmesë tre ushtarë turq që po përpiqeshin të çneronin vashat malsore që po mbushnin ujë te Shpella e Frashnit...

kjo asht shume domethanese per ne malsoret...per kush njeh realitetin tone sa e ransishme ishte kroi me mbush uje, dhe shume pelqime midis cifteve baheshin aty (nje lloj fb ?) dhe kur vijne turqit me pelqy cikat tona ua kemi preh kryet ...
 
GRAMATIK dhe GJUHÊSÍ
-----------------------------------------
?

Zoti Drejtuer ,
---- Kam vûm ré n` artikujt e mapârshem *), se skajimet (désinence) e rasavet :
• gjinore
• dhânore
• kallxore
t` êmnavet fêmnorê nê veçuer janê :
• së
• në
e se prandej shkrueni :
• fenë
• Greqisë
• Moresë
• Livadisë
e t j .

---- Mue mê duket se kjo mênyrê shkrimi âsht e gabueshme, e mârr lirín me paraqitê arsyet e mija :

a ). Ë - ja e pazâshme nê gjuhên shqipe âsht ethymologjike edhè fonetike, e nga ndonji herê fonetike edhè ethymologjike bashkê ;
d. m. th. ase zên vendin e njij zânoreje tê humbun, si p. sh. nê verbin me
• k ë n d u e m
i cili rrjedh nga latinishtja
• c a n t a r e -e- c a n e r e
kû zên vendin e a - s latinishte ; ase duhet pêr tê rregulluem theksin, qê bjen mbi zânoren e rrokes sê pêrparêshme, si p. sh. nê fjalên
• n a t ë
nê tê cilên theksi bjen mbi a - n e rrokes na. Pra kur tê shkruejmê
• fenë
• Greqisë
• Moresë
• Livadisë
e t j . bâjmê gabim, pse ë - ja e pa-zâshme e fundit nuk bân ndonji shêrbim as ethymologjik, as fonetik .

b ). Kjo mênyrê shkrimi, pêrveç qê nuk âsht e arsyeshme, si ç` u tregue mâ sipêr, por e bân edhè gjuhên mâ tê rândê e mâ tê ngatrrueshme ; ashtu edhè shkakton vêshtirsí nê mêndjet e njoma tê nxânsavet, tê cilêt tue mos e dijtê arsyen e saj, pêshtjellohen e nuk munden tê shkruejnê kurr drejt e pa gabim .

c ). Ë - ja e dypiksueme nê gjuhên shqipe pêrdoret edhè pêr me shênuem e -n afone, e cila gjindet kur ká mbrapa njênên nga bashkêzânoret
• l, m, n, r,
si p. sh.
• i pëlqyeshëm
• tepër
• telozën
e t j . Pastaj dhjalektin e VERIUT ndodhet â -ja hundake. Dhe me thânê, se jemi tue e tepruem me pêrdorimin e saj, prandaj jam i mendimit, se aty kû nuk âsht e arsyeshme, si nê skajimet e rasavet
• t` êmnavet fêmnorê
tê mos pêrdoret, qê mos t`a pêrçudnojmê gjuhên, por t`a bâjmê sá mâ tê lehtê si pêr vedi, ashtu edhè pêr tê huejt qê nxâjnê shqipen .

ç ). Tê gjitha gramatikat shqipe tê botueme nê kêta vjetêt e fundit, si ajo e
• A. Xhuvanit
• e Xanonit
• e Pekmezit
( njerz qê janê mârrê me çâshtje gjuhêsore )
janê tê kêtij mendimi t` onê, pêrveç gramatikês sê
• Sami Frashêrit
i cili e tepron pêrdorimin e ë -s sê dypiksueme, tue e shkruem edhè aty kû nuk âsht fare nevoja, si b. f.
• duhetë
• flitetë
• punëtorëtë
e t j .

---- Mbas kêtyne arsyetimevet, mê duket se skajimet e trí rasavet tê êmnavet fêmnorê nê veçuer janê kêto :

Gj. s lopë-s, dele-s, dhí-s

Dh. s lopë-s, dele-s, dhí-s

K. n lopë-n, delr-n, dhí-n

---- Tue Ju falun nderit, Zoti Drejtuer, qysh tashti pêr mirsín qê do tê keni me u bâm vend kêtyne shênimevet nê faqet e vlefshme tê sê pêrkohêshmes sê Juej, nênshkruhem ,

Tiranê, 2o - XII - 1926 .................... Me nderime
...................................................... Karl Gurakuqi
--------------------

P Ê R GJ I GJ E
-------------------------

▪ I dashtuni Zoti Karl .
---- Kur mê bane njê vêrejtje pêr ca pika gjuhêsije, t` u lutshê tê mê shkruash njê letrê qê tê pshtetem edhè unê mbi pyetjet qê mê shênoni .

---- Bisedimi i Z-sate nê librarit do tê mê japê shkak qê tê çelim njê BiSeDiM gjuhêsije, tê RaHiM dhe tê SHoSHiTiM disa hollêsina tê gramatikês, dhe me kêtê mênyrê tê hapim njê tribunê nê faqet e kêsaj Reviste. Tê jam mirênjohês pêr njê SHtEk qê po çelim, dhe me kêtê rasje tê ftojmê KOPETENTÊT e gramatikês tê bêjnê studime dhe kêrkime .

---- Kam qênê dhe jam sigur se, kemi nevojê tê punojmê pêr GJUHÊN t`ÊNÊ, tê rêmojmê diturin e
• sintaksit
tê bêjmê kêrkime pêr
• leksikologjinê .
Nukê munt tê jemi sektarê, tê japim gjykim si ampirikê, si gjykatês pa diktim. Nuk ê duhet tê japim vendim a priori :
po tê bêjmê kêrkime, tê shprovojmê a posterìori, se ligjet e gjuhêsê do t` i nxierim nê shesh duke kthielluar rregullat e foljesê, duke shênuarê tê metat dhe gabimet .

---- Duhet tê njohim se shqipen e dimê fort pakê ;
kemi bêrê mêsime dhe studime tê pamjaftê. Shumê shkrimtarê s` kanê zênê njê gramatikê me dorê, dhe botimet e albanologêvet, tê
• Gustav Meyer
• Norbert J
• Gustav Weigant
• Holger Pedersen
dhe shokê, akoma s` êshtê mejtuar njeri t` i pêrkthejê shqip dhe t` i vulgarizojê, qê tê lintnjê dêshira e t` shtênêt pakê dritê nê njê tok çêshtje tê mbetura t` errêta .

---- Qê t` i apim shqipesê njê harmoni dhe pak` a shumê njê rregullê pêrgjithêshme, duhet tê bêjmê kêrkime gramatike dhe sintaksi, tê da njerêz tê specializohen nê DiAlEkTeT, nê leksikologjinê, tê vizatojnê vijên e mâdhe tê rregullavet tê gjuhêsê .

---- Me letrên qê mê dêrgove po reh njê udhê tê re :
• paskêtaj do mundim tê kritikojmê,
• tê gjejmê tê vêrtetên,
• ose, mê mirê akoma tê pêrpiqemi qê tê gjejmê tê drejtên.
Nukê munt tê pretendojmê se jemi tê pa lathiturê : e mira do tê jetê tê njohim fajet dhe gabimet, nê njê bashkêpuním vllazênór, pêr nderin dhe naltêsimin e kombêsisê. Pêrparimi i gjuhês do tê na japê njê fuqi morale duke forcuarê lithkat nêpêrmiet punêtorêvet tê kêsaj Shqipêrije .

••• Kam shpresê prej mêsuêsvet tê gramatikês qê tê mos pêrtojnê tê pêrdorin shtyllat e revistêsê TONÊ *) pêr kêrkimet e tyre .

---- Pas kêsaj parêthênjeje, do tê mundohem tê pêrgjigjem nê vêrejtjet qê mê bêni :
PSE pêrdor -ë- nê funt tê rasjevet gjinore, dhanore, kallzore .

---- Shkaku i kêti pêrdorimi êshtê se, kam imituarê shkronjêsit e vjetrê : jo vetêm
• Sami Frashêri
• Naim Frashêri
• Joan Vretua
• po edhè Konstantin Kristoforidhi
nê shkrimet e tij nê dialektet toskêrishr dhe gegêrisht, tê shkronjavet shênjte, e pêrdor germên -ë- nê funt. Kristoforidhi nê gramatikê tê tij thotê
• mikunë
• zonjësë °)
Kêshtu edhè Sami Frashêri thotê
• vëllanë
• ftuanë
• punësë
• udhësë °)

---- Êshtê vêrtet se Vaso Pasha na jep format
• njerin
• grues °)
pêr fat tê keq Vasa Pasha bje nê njê ekses duke shkruarê edhè
• buk
• buks
• bukt
pa -ë- edhè atje ku pêrdorimi i kêsaj sê zêshmeje êshtê i domosdoshmê .

---- Mê kujton gramatikat e ZANONIT, PEKMEZIT* dhe XHUVANIT tê cilêvet u njoh autoritetin dhe u bindem gjykimevet. Po, qê se kam lindurê, jam mêsuar tê njoh si njê autoritet edhè KRISTOFORIDHIN, dhe ky shkrimtar njeh si mjeshtrê
• BOGDANIN
tê cilit shkrimet já shikojmê ne tê gjithê si veprê klasike. Bogdani pra qê nê faqet tê para tê veprês` sê tij, dhe gjer ne e fundit °), shkron
• njerinë
• kafshësë
• shëmbëlltyrësë
• kreatyrësë
• kreatyrëtë
• plakunë
• dorësë .

---- Nukê do tê çpalosim gjithê librat shqip dhe tê rrêfenj njê erudicion tê lehtê dhe tê kotê. Dua vetêm tê numuronj akoma :

~~ Dorêshkrimin shqip tê shek. tê 18 - tê °), nê tê cilêt gjejmê :
• njerinë
• zonjesë
• monë .

---- Le tê marrim FRÊNGUN e BARDHÊ. Qê nê parêthênëje shkron :
• gjuhënë
• ndurdhënitë
• shintesë
• Kishësë
• Romësë °)

---- Bashkê me Bogdanin jemi mêsuarê qê tê shikojmê librên e Budit si njê veprê klasike, sado qê ---- si edhè shoqet e tjera ---- janê fort pakê tê studiuara. Çelim pra BUDIN *) dhe vêrejmê :
• arësyenë
• shintesë
• tënëzotinë (ibid)
• ujëtë
• ditënë
• të nxétitë
• shintinë
• urdhënë
• kishë
• jetë të jetësë .

---- Pas kêtyre shêmbêllave qê pêrmênt, a nukê do tê jetê pakê imprudencê nga ana ime, i dashur zoti GURAKUQI, tê jap njê vendim, tê marr anê pêr njêrên, ose pêr tjatrên formê ?

A do tê kem kuximin q` tê ju jap tê drejtê, me gjithê dêshirên e madhe qê kam ?

............................................ > > > v a zh d o n .
 
E drejta morale e rikthimit të gegnishtes: "Sh.K.

Ky po që asht titull i mirë, por njikohësisht dhe fillim i mirë për nji shkrim të këtij lloji. Kam vu re se të gjithë individët që shkruajnë dhe japin ndershmërisht mendimet e tyre në lidhje me mundësinë e rishikimit të standardit të sotëm gjuhësor, pra të gjuhës zyrtare shqipe, shihen si njerëz që duan të çojnë ujë në mullinin e armiqve të kombit, trajtohen si elementë të rrezikshëm për çështjen kombëtare, si përçarës të unitetit ndërshqiptar, si armiq të atdheut e bla-bla-bla. Kësisoj, rrezikun e të shndërruemit në armik përballë mendësisë së kalbun të disa rrashtave të sëmura, po e marr parasysh. E di mirë se nji shkrim i tillë kërkon njifarë guximi, por nëse nji njeri nuk ka guxim me shprehë të vërtetën, atëherë nuk e kuptoj se për çfarë dreqin ban hije mbi dhé.
Pyetja asht: mbi cilin nga dy dialektet bazë duhet të mbështetet gjuha jonë shqipe, mbi toskërishten apo mbi gegnishten? Kjo asht pyetje e kahershme, së cilës disa gjuhëtarë të politizuem kinse ia dhanë nji përgjigje në vitin 1972, përgjigje e cila shënoi nji atentat të randë ndaj ndaj gjuhës dhe kulturës tonë kombëtare.
Ajo përgjigje që patën dhanë gjuhëtarët e vitit 1972, nji pjesë e të cilëve vazhdojnë me qenë gjallë, dhe vazhdojnë me u ndi krenarë, nuk ishte kurrsesi shkencore, por thjesht e parafabrikueme prej klikës komuniste, e indoktrinueme, e ideologjizueme, e politizueme, e urdhërueme dhe e nënshtrueme, paçka se qe ambalazhue ma së miri me turlifarë termash me përmbajtje atdhetare, kombëtare, panshqiptare e me plot gërrvërre të tjera si këto. Pak a shumë, ideja e tyre ishte dhe mbetet kjo: rreshto sa më tepër terma atdhetarie e ditirambe dashurie për kombin, ban hartime patetike, ço zanin kundër atyre që mendojnë ndryshe, dhe mandej ke fitue të drejtën me lnurë me gjuhën shqipe, me ba çka të dojë qejfi me strukturën identitare të këtij kombi të stërlashtë. Sa për argumentet shkencore, ata gjuhëtarë as e vranë dhe as s’e vrasin mendjen ende sot, sepse mendjevramë kanë qenë qysh në krye të herës.
Nuk arrij me kuptue se si nji gjuhëtar nuk ka pikë turpi deri në atë masë, sa paaftësinë e tij profesionale dhe mungesën e argumenteve shkencore ta fshehë mbas termave të atdhedashjes, mbas tymnave të retorikë gjoja kombëtare, mbas hartimeve dhe ligjëratave të thekshme patriotike. Sepse, mënyra më e shkëlqyeme përmes së cilës nji gjuhëtar shqiptar duhet ta shprehë ardhetarizmin e tij, asht padyshim vetëm puna e ndershme dhe profesionale me gjuhën shqipe. Rastin madhor që patën në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972 për të shprehë atdhetarizmin e tyre, gjuhëtarët tanë e nëpërkambën në mënyrën ma të turpshme. Kësisoj, specialistët e gjuhës që morën pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972 dhe e brohoritën atë, nuk kanë absolutisht të drejtë morale me folë ma, sepse dami që ata kanë ba flet ma së miri. Në vitin 1972, treni i historisë u kaloi aq afër, aq përshqit, sa gati ua fshiku hundën, por ata nuk patën as dinjitet e as këllqe me e kapë atë tren. Tashma, heshtja do të qe në nderin e tyre, nëse ende mund të flitet për nder.
Po cila është gjuha që na lanë këta gjuhëtarë pa dinjitet? Na lanë nji gjuhë tanësisht artificiale! Dhe e quaj artificiale për nji arsye fare të thjeshtë: asht gjuhë që nuk flitet! Nuk flitet! Janë apo s’janë nji grusht njerëz që e flasin. Por, pa më thoni, sa gjasa ka të zhvillohet e të begatohet nji gjuhë që nuk flitet? Ku e merr ushqimin nji gjuhë që nuk flitet? Si mund të rritet nji gjuhë që nuk flitet? Cilat janë burimet e nji gjuhe që nuk flitet? A mund ta quajmë të gjallë dhe organike nji gjuhë që nuk flitet? Ma e forta asht se këtë gjuhë, as për ta shkrue nuk e shkruejnë mirë shumica dërrmuese e shqiptarëve. Madje ka edhe gjuhëtarë që as s’e shkruajnë, as s’e flasin mirë! Po të tjerët? Mos pyet! Po masat e gjanë e popullsisë, mbi të cilat po shtrihet dita-ditës hija e zezë e analfabetizmit kulturor?
Nuk dua ta besoj se kjo gjuhë asht toskërisht! Kjo sepse falë toskërishtes dhe lëvrimit të mrekullueshëm të saj, kemi poetë të përmasave të Naim Frashërit, Lasgush Poradecit, Ali Asllanit, Nexhat Hakiut, apo prozatorë shijehollë si Konica, Kuteli, etj. si dhe trashëgiminë e mrekullueshme epike dhe lirike të trevave të Jugut. Po të ishte modeli ma i mirë i toskërishtes, askush nuk kishte me e kundërshtue kaq energjikisht standardin, sepse autorët që sipërpërmenda na kanë dhanë prova të shkëlqyeshme të fuqisë shprehëse të toskërishtes. Kjo sajesë gjuhësore, pra standardi, asht në të vërtetë aliazhi ma i palezetshëm i nëndialekteve toske, nji gjuhë e sajueme, e cila po tëhuajësohet dita-ditës. Kjo gjuhë nuk asnji shans me nxjerrë prozatorë të mëdhenj, sepse maksimumin e vet e ka arritë tashmë me Kadarenë, që prapë nuk ka arritë ndonji gja të madhe. Letërsia shqipe nuk quhet “Kadare” dhe gjuha shqipe as fillon e as mbaron me të.
“Ta pasurojmë gjuhën”-thonë disa. Po si ta pasurojmë? Nëse këtë gjuhë e krahasojmë me nji godinë, mund ta vërejmë çilembyll sytë se strukturën e ka aq të dobët, sa mezi mbahet në kambë. Kësisoj, leksiku i pafundmë dhe i larmishëm gegë, asht i dënuem me mbetë jashtë, sepse përndryshe struktura e standardit shkërmoqet.
Unë nuk jam specialist i gjuhës, por si shkrimtar, gjuhën e ndjej në gjak, e kam frymëmarrje, mënyrë jetese. Jam autor gegë dhe gjuhën që përdor s’e quej gegnisht, por thjesht: gjuhë shqipe, të njësueme me raporte të reja të pjesëmarrjes së dy dielekteve.
Në gjuhën standarde të tërbojnë fjali të tilla si: “Do të doja të vija të të takoja, por kisha frikë se mos do të të shqetësoja…”. Ose: “Të të them të drejtën, unë të kam patur inat, por tani e tutje të premtoj se do të të dua përjetë!” Ose: “Të jini të sigurtë të gjithë se të korrat do të jenë të mbara!” A s’ju duken pak a shumë si krismat e nji pistolete TT? Simbas kësaj gjuhe, njerëzit nuk duhet të pijnë “verë në verë”, sepse s’është e qartë nëse je duke pirë stinën apo lëngun e rrushit, dhe duhet t’i zbatojnë plotësisht “vendimet e marra”, çka se mund të jenë edhe idiote. Skandaloze! Shembujt janë të pafundmë. Pse kjo asht gjuha shqipe?! Kaq pak? Kaq kot? A përnjimend besoni se kjo asht gjuha hyjnore shqipe me rrânjë pellazgo-ilire? Unë nuk e besoj fare këtë! Mbase asht nji thërrime e saj, po kurrë tanësia. Pjesëmarrja e gegnishtes në këtë standart asht minimale, ose thanë ndryshe asht nji pjesëmarrje e mundësueme nga halli, vetëm për të mbyllë birat e çatisë së standardit apo për të suvatue muret e saj të rrjepuna. E thotë saktë Arshi Pipa: “Standardi s’asht gja tjetër veçse nji pilaf toskë, me pak byber gegnisht në të.”
Koha e sapunit që shitet për djathë ka marrë fund tashma. Tue mënjanuar gegnishten, në fakt kanë mënjanuar gjuhën shqipe, apo thanë ndryshe, tri të katërtat e fuqisë së saj shprehëse. Sigurisht, duke mos qenë specialist i gjuhës, nuk e kam tagrin shkencor për ta denoncuar me termat e duhun këtë padrejtësi të turpshme, por nga anan tjetër, di mirë se mjaft nga ata që patën tagrin e duhun shkencor, nuk patën tagrin e duhun moral për ta mbrojtë, sepse nën sytë e tyre, nën miratimin e tyre brohoritës u masakrue gjuha jonë e bukur shqipe. Gjithsesi, nji gja mundem me e ba: mundem me folë rreth të drejtës morale që ka gegnishtja për t’u rikthye në skenë me tanë autoritetin dhe pushtetin e saj, e drejtë që shtrihet në rrafshet historike, letrare, gjeografike, demografike, etj. Nëse ndonji nga argumentet e mia mund të trajtohet edhe si shkencor, aq ma mirë.
Caktimi i nji dialekti si bazë e nji standardi gjuhësor, duam apo jo, duhet të jetë i lidhun ngusht edhe me ndihmesën gjuhësore dhe letrare të individëve të caktuar, të cilët mund t’i përkasin këtij apo atij mjedisi gjuhësor, kësaj apo asaj treve. Ja, pikërisht me këtë do merrem: me ndihmesën që kanë dhanë gegët dhe veprat e shkrueme në gegnisht, në lidhje me historinë e letërsisë dhe të gjuhës shqipe, shto këtu edhe ndikimin që kanë pasë në formësimin e vetëdijes kulturore e kombëtare. E di që kjo asht temë delikate, por di gjithashtu se asht nji temë e vërtetë dhe tejet e randësishme. Dhe e vërteta duhet thanë:
-Formula e pagëzimit mbërrin deri në ditët tona falë kryepeshkopit të Durrësit, mikut dhe bashkëpunëtorit të Skënderbeut, Pal Engjëllit. Meqë ishte kohë luftnash, kjo formulë u mundësonte shqiptarëve që t’i pagëzonin vetë fëmijët e tyre, nëpërmjet fjalëve: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”. Porosia për ta përdorë këtë formulë, asht lëshue nga nji kishë në Mat dhe mban datën 8 nandor 1462. Kjo formulë asht e shkrueme në dialektin e Veriut dhe me shkronja latine, ndërsa Pal Engjëlli ishte pinjoll i familjes së ndritur të Engjëllorëve të Drishtit.
-Fjalori i Arnold Fon Harfit. Dihet se ky fjalorth i përbamë prej 26 fjalësh, asht hartue nga udhëtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) në vitin 1496, gjatë ndalimeve që ai ka pasë bâ përgjatë bregdetit shqiptar: Ulqin, Durrës e Sazan, teksa udhëtonte për në Tokën e Shenjtë. Që të mund të merrej vesh disi me banorët shqiptarë, ai shënoi 26 fjale shqipe, 8 shprehje, (si dhe numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000), tue i shoqnue edhe me përkthimin në gjermanisht. Janë fjalë të përdorimit të përditshëm, si për shembull: ujë, vênë, bukë, mish etj. Vlen të thuhet se me përjashtim të ndoshta nji apo dy fjalëve, të tjerat janë të dialektit verior!
-Meshari i Gjon Buzukut 1555. E njohim si kolonën e parë në ngrehinën e shqipes së shkrueme. Nuk ka nevojë për komente, por po citoj diçka nga Prof. Shaban Demiraj: “Tue u kujtuom shumë herë se gluha jonë nuk kish gjaa të endigluom en së shkruomit shenjtë”, ai iu përvesh me zell punës së vështirë për të shkruar nji libër mjaft të vëllimshëm në gjuhën amtare , i nxitur, siç na e thotë vetë, “en së dashunit së botësë sanë”.
Mua s’më mbetet tjetër, veçse të sjell në kujtesë faktin se Gjon Buzuku, i biri i Bdek Buzukut, ishte nga treva e Tivarit apo e Ulqinit, shkurt nga Veriu i Shqipnisë.
-Pjetër Budi, autori i veprave “Doktrina e krishtenë”, “Rituali roman” dhe “Netedy.com e të rrëfyemit”, nji nga poetët e parë të vargëzimit shqip, në fakt poeti i parë i njoftun i tokës shqiptare. Pjetër Budi asht jo vetëm nji nga figurat ma të vetëdijshme e ma të shkëlqyeshme të shkrimit shqip, por dhe martiri i parë i gjuhës shqipe. Qarqet antishqiptare e mbytën në vitin 1662, teksa po kalonte Drinin. Ju kujtojmë se Pjetër Budi ishte nga katundi Gur i Bardhë i Matit. Dhe Mati ndodhet në Veri të Shqipnisë.
-Pjetër Bogdani. Njeri me kulturë të gjanë dhe me pikëpamje iluministe. Përmes leximit të veprës së tij, zbulojmë se veç gjuhës amtare, ai njihte italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten. Pra, kemi të bajmë me nji njeri jashtëzakonisht të kulturuem. Konsiderohet autori më i shquar i letërsisë së vjetër shqiptare, autor i “Çeta e Profetëve” (Cuneus Profetharum) dhe njikohësisht poet i mrekullueshëm. Kujtojmë Sibilat e tij, që mund t’i shijojmë ende sot. Le të mos harrojmë se ishte nip i Andrea Bogdanit, kryepeshkop i Shkupit, i cili qe marrë me lëvrimin e shqipes, pati hartue edhe nji tekst gramatike dhe pati hapë në Kosovë nji shkollë ku mësohej shqip. Pjetër Bogdani ishte nga Hasi i Kukësit. Dhe Hasi i Kukësit ndodhet në Veri të Shqipnisë.
-Frang Bardhi. Ipeshkv i Sapës (Zadrimës). Zotëria ka qenë nji tjetër iluminist i madh, njiherësh leksikograf, historian, folklorist e etnograf, autor i veprave të randësishme: “Fjalori latinisht-shqip” dhe “Apologjia e Skënderbeut”. Po ashtu, njihet edhe si hartuesi i parë i nji fjalori të gjuhës shqipe. Frang Bardhi ishte nga Kallmeti i Zadrimës. Dhe Kallmeti i Zadrimës ndodhet në Veri të Shqipnisë.
Disa argumente të tjera:
-Rreth 70% e shqipfolësve janë gegë, ndërsa rreth 30% toskë. Pyetja asht: cili dialekt ka gjasa të zhvillohet e të begatohet ma shumë, dialekti që flitet nga 70%, apo dialekti që flitet nga 30% e popullsisë shqiptare? Pyetja asht retorike, sepse të gjithë e dimë përgjigjen.
-Shkrimtarë të shquem të shekullit XX e mjeshtra të dorës së parë, pa të cilët letërsia shqipe nuk mbahet në kambë me dinjitetin e duhun: Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta, Migjeni, Ernest Koliqi, Anton Pashku, Martin Camaj, Azem Shkreli, Zef Zorba, Beqir Musliu, Frederik Rreshpja, etj.
-Lëvruesit e parë të romanit: Pashko Vasa, Ndoc Nikaj, etj.
-Bashkëkohësia. Dihet se nji nga problemet e pandashme të letërsisë shqipe, ka qenë mungesa e kriterit të bashkëkohësisë, pra lëvrimi me vonesë i rrymave dhe i stileve letrare. Kemi pasë dhe kemi artistë të mirë, por me 50 apo 100 vjet vonesë, sa u takon kritereve të bashkëkohësisë. Gjithsesi, artistët bashkëkohorë të fjalës nuk na kanë mungue. Përmendim Mjedën, i cili vargëzonte në të njejtin nivel dhe regjistër me poetët e mëdhenj dekadentë italianë; Koliqin, pararendës i tregimit modern, i cili vijon të jetë ende bashkëkohor; Anton Pashkun, udhërrëfyes i prozës moderne në letërsinë shqiptare, etj.
-Studiues të shquem të gjuhës dhe letërsisë shqipe: Krist Maloki, Kolë Ashta, Justin Rrota, Selman Riza, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Engjëll Sedaj, Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti, etj.
-Helenistë, latinistë e përkthyes të mëdhenj shqiptarë: Gjon Shllaku, Henrik Lacaj, Pashko Gjeçi, Mark Demaj, etj.
-Humanistë shqiptarë me jehonë europianë: Marin Barleti, Marin Beçikemi, Gjon Gazulli, Leonik Tomeu, Andrea Aleshi.
Këto pak argumente që dhashë, sepse për t’i përmbledhë të gjitha nuk do të më mjaftonte as nji vëllim i trashë, dëshmojnë për kontributin e jashtëzakonshëm të autorëve shqiptarë të Veriut, krijojnë pak a shumë portretin e së drejtës morale që ka gegnishtja për t’u rikthye si bazë e gjuhës zyrtare, për t’u rivlerësue e për të marrë vendin që i takon. Nevoja e përmbysjes së këtij standardi dhe e zëvendësimit të tij me nji tjetër standard, i cili të ketë 70 % gegnisht e 30 % toskërisht, nuk ka të bajë thjesht me ndonji tekë apo trill, po me diçka shumë ma të rëndësishme: tue mënjanue gegnishten në nji mënyrë kaq poshtëruese, janë mënjanue nga leximi Eposi i Kreshnikëve, trashëgimia folklorike e Veriut, Visaret e Kombit, Fishta me veprën e tij epike, Mjeda, Koliqi, Migjeni, Camaj. Qysh tashti, shumica dërrmuese e nxanësve shqiptarë të trevave të Jugut nuk janë në gjendje t’i lexojnë autorët e traditës gege. Mbas pak, këta autorë nuk do të jenë në gjendje t’i lexojnë ma as nxënësit e trevave të Veriut!
Nxënësit e shkollave tona shqiptare mësojnë anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, por nuk mësojnë gjuhën e folun nga 70% e shqiptarëve, pra nuk mësojnë gegnisht, që domethënë shqip!
Në mbyllje, më duhet të shtoj edhe diçka tjetër. Para se ta nisja këtë shkrim, disa miq më thanë se shumë njerëz do të mund ta trajtojnë këtë qëndrim si përçarës. Përgjigja ime ishte dhe mbetet: përçarja asht krye tashma qysh në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972! Ajo që synojmë tashti asht vetëm bashkimi.
 
Po hap kte teme, per ransine e vecante qe mbart dialekti geg, ne historine e shkyptareve, si vula e pare qe bani te mundun njohjen tone naparmjet germave.

Dialekti geg i ka 10 mije vjet, si nji deg e gjuheve indoevropiane ka rujt ne morfologjine e tij zhdervjellsine, thjeshtsine, forcen e zanoreve, kumbimin dinarik, pasunine e fjaleve, paskajoren e kombshme...etj.

Dialekti geg zotnon çelsin e shume gjuhve antike, po bahen (edhe une vete) studime per me sjell mesapishten afer gjuhes shkype per me i dhane nje here e mire pergjigje skeptikeve qe Iliret kane pas fole shkyp.

Dialekti geg, asht trungu i bukur i shqipes (nga ku buron edhe tosknishtja) i cili duhet me u rujt me fanatizem per me dasht me kuptue dhe me i dhane sqarim shume pikepyetjeve qe ngrihen mbi prejardhjen tone.

Dialekti geg asht masakru, asht ba nji krim ndaj nje dialekti qe i pari foli dhe shkrujti shqip me Buzukun, Bardhin, Bogdanin...etj

I madhi Gjergj Fishta vendosi qe shqiptaret me shkrujt me germa latine, dhe si fillim vendosi si gjuhe zyrtare dialektin geg te shkypnise se mesme (Elbasani) per me mbajt ekulibrin me vllaznit tane toske.

Komunistat, e KEQJA (Kanceri i Kombit) ne 72 c’ban cdo gja, duke ba dialektin e gegve non grata...nji dhunim i malsoreve qe nuk kishin arrit me ja ba asnje perandori, ja ban vllaznit e vet me ne krye kriminelin Hoxha.

Cmendina ma e madhe asht kur ti flet gjuhen e nanes tane dhe tjetri te thote “ti flet trashe” deri ktu kishte arrit persekutimi jo vetem politik, ekonomik, kulturore, por edhe gjuhesor, ku ne vend te biblotekave krimineli Hoxha kishte ngrit ne shkypnine e veriut burgjet ma famkeqe ne Evrope, per me na i ba si shemull. Nderkohe, Gjinokastra ishte qytet kulture festivalesh ect, malsia Mirdita Puke ishin kthyer ne Auschwitz....

Te mbrojme gjuhen e t’pareve tane, ka jetuar 10 mije vjet le t’bajme te mundun te jetoje edhe per 10 mije vjet te tjera....

Brrockulla tipike te portaleve greke qe perhapin keqinformim!

Nje nga objektivat kryesore te qasjeve te tilla greke eshte qe te krijoj percarje veri-jug bazuar ne faktin qe gjuha zyrtare bazohet ne toskerisht. Nuk jam ketu per te mbrojtur Enverin apo sistemin e tij vrastar. Por une do shprehem gjithsesi, edhe pse me siguri do dali dikush dhe do me akuzoj pikerisht si enverist. Debatet mbi gjuhen zyrtare jane delikate sepse edhe pa e pasur si qellim rrezikon te krijoj percarje veri-jug. Por mua s'me shqeteson biseda e sinqert, sado delikate. Me shqeteson fakti qe kjo teme perdoret ne menyre te ndyre nga portalet anonime shqipfolese. Ka mjaft shtete te zhvilluara ku gjuha zyrtare eshte e bazuar ne nje dialekt me shume se te dialektet e tjera, por cuditerisht ky debat delikat nxitet ne menyre te pakrahasushme ne kombin tone... ne kombin e rrethuar me armiq manipulues!

Qe eshte propagand, kete e demaskojn genjeshtrat ne permbajtje. 10 mije vjet dialekti geg?! Nuk ka ASNJE te dhene shkencore qe do e justifikonte kete pretendim. Madje eshte TERESISHT e pamundur per te ngritur pretendime per dijeni mbi dialekte shqiptare aq larg nga e tashmja. Eshte jashtezakonisht e veshtire per te arritur ne nje perfundim se sa te ndare mund te kene qene dialektet e gjuhes shqipe edhe para 500 vjetesh, e jo me te pretendosh per njohuri te tille lidhur me gjuhen para 10000 vjet.

Nje tjeter objektiv i shkrimeve te tilla me origjine greke eshte qe te krijojn pershtypjen se ka pasur emigrim masiv nga veriu ne jug gjate mesjetes deri ne kohet e Ali Pashe Tepelenes (sigurisht qe nuk ka fakte per nje emigrim nga Gegeria ne Toskeri). Por kete gje nuk e thone hapur, qe te mos preken ndjenjat tona (sepse per ndryshe nuk e influencojn dote lezuesin). Ata, supaxhinjt e rrjetit antishqiptar, kane gjetur metod me te sofistikuar... E ushqejn idene e emigrimit veri-jug duke pretenduar se gegnishtja eshte dialekt shume i vjeter, ndersa toskerishtja eshte shkeputur nga gegnishtja teper vone. Problemi eshte se eshte e pamundur per te vleresuar se kur jane ndare dy dialektet shqiptare nga njeri tjetri, si ka ndodhur, cilet kane qene faktoret, etj. Eshte e pamundur sepse historia e kombit tone eshte mijera vjecare por te dhenat gjuhesore me te cilat mund te fillojm te bejm krahasime nuk arrijn me tej se disa qindra vjet kur filloi shkrimi i gjuhes sone. Me kaq pak fakte, eshte absurditet te pretendosh se mund te arrish perfundime mbi realitetin para 10000 vjetesh.

Greket kane SHUME interes qe te perhapin idene se shqiptaret emigruan nga Gegeria ne Toskeri dikur ne mesjet. Ne kete menyre ata duan te ruajn pretendimin mashtrues se Epiri/Toskeria ka qene greke, dhe prezenca shqiptare u shfaq teper vone dhe si pasoj e emigrimit nga Gegeria. Dhe nese perhap idene se toskerishtja eshte shkeputur nga gegnishtja, atehere sigurisht kjo perforcon hipotezen mashtruese se neve kemi emigruar nga veriu ne jug (ne nje territor grek).

Po perpiqem t'u shmangem shume idiotesive shkruar ne debatin aktual sepse nuk kam durim te merrem me mashtruesa profesionist shqipfoles.



Perqafime per lexuesit geg nga vllai juaj tosk Barnaba!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.