Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gegnishtja

ATDHEUT
N'ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N'ty mendoj kur soset dita,
Terri boten kur e mblon.

Vec se ty te shoh un n'anderr,
Vec se ty, cuet, t'kam n'mendim;
Nder t'vështira ti m'je qanderr,
Per ty i lehtë m'vjen cdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Une kam pa, larg tue ba shtek,
E pergjova tjera valle,
N'tjera lule syu m'u rrek;

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s'rri,
Ma i kulluet nji lum s'dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N'ty ma i bukur lulzon Prielli,
Jane ma t'kandshme stine e mot;
N'ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambel t'Madhit Zot.

Pa ty lules s'm'i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m'bjen:
Mue pa ty nuk m'del prendvera,
Pa ty dielli nuk m'shkelxen.

Dersa t'mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s'kam me t'harrue,
Edhe n'vorr me t'permende kam.
- poezi nga Gjergj Fishta
 
Pse? Ktu pranohen lloj lloj temash, dhe nuk lejohet poezia ne Gegnisht...No No kjo asht e patolerushme per nje menje te hapum ...
 
Kishin hyp nji rreze dilli,
Ai Shën Pjetri e ai Shën Mhilli,
E po flisnin për i hall t’vjetër,
Ai Shën Mhill me njat Shën Pjetër
Se Shqypnia u rrudh e vogël,
Për shqyptart, sa një gogël.
Lene t’shejt e mos ta zgjasim,
Zbresin n’tokë Shqypnin ta masin.
Morën tshejt nji lamsh t’mashit
Nisen matjen n’Preveze t’tashit.
Mirëpo lamshi u ka mej,
Sa arritën t’Shejtit n’Qafë-Pejë.
Edhe nejse, mos me u zgjat,
Si me mat Shqypnin e ngratë,
Peni i mashit asht mbaru…
Vrik, kalon dreqi i mallku!
I kanë pre kryet, lekurën i kanë rru,
E me atë lesh kanë ba nji dredhë t’Djallit.
Qysh se u mat me lesh t’Djallit,
Asnji punë s’na shkon për s’marit.
Sesa nisim nji pune t’re,
Të parët që e prishim, jemi ne!
Troç, dy fjalë, kombit mbarë,
Sy me sy me ja thanë deshta:
Ma zor mblidhen dy shqyptarë,
Sesa mblidhet nji thes me pleshta.
 
"O Shqipni e mjera Shqipni....,

vikati Pashko Vasa plot burrni.

Sot disa bij te tuej faqezi...

jo vetem kryet ta lane nen hi..,

por edhe trup e kambe

nen dhe

po duen me ti shti..."


Gjuha shqipe, e mira, e mjera.

HYMJE E TRISHTË

- Para TV

Jam para një stacioni televiziv të Tiranës. Ndjek fundin e lajmeve e mandej një pjesë të koncertit në vijim të tyne. Ndjehem i lodhun e i trishtuem.

Folësi i lajmeve shprehet si të ishte një i huaj që me mundim ka arrijtë me e kapë disi shqipen, por gjithësesi asht ende i pasigurtë. Fjalitë janë gjithë “qoshe”, me një renditje të gjymtyrëve pa kurrëfarë logjike, thekset çvendosen sa andej këndej pa kriter, mbrapashtesat janë krejt të pavend, fjalët e hueja, që nuk rrinë kurrkund në kontesktin e lajmit, vërshojnë e përbaltin shqipen mjerane të djaloshit të “pispillosun”, një “inglishmeni” tipik, që, prej se nuk di shqipen, e përbaltë me barbarizma, si i gjithë lloji i tij hibrid.

Mandej i vjen rradha koncertit. E drejton një vajzë, që, po të mos fliste, do ta kishte anda me e kundrue. Po nis e flet e atëherë të mbërthen prap ai trishtimi i parë. Në “shqipen” e saj ka vetëm ndonjë nyje, ndonjë mbrapashtesë ….. turke e … një mjerim të pafund gjuhësor. Vërshojnë “prestigjoz” e “famoz”, “shyqyr” e “grazie”, përemna të pakufishëm në vend të vetorëve, fjali mungesore që u mungon edhe kumti ma i thjeshtë, nëndialektalizma të nxjerra nga syndyqet e gjyshes dhe O. K..

Nuk ka vend me thanë “Fale, Zot, se nuk di çka ban”.

Marr pultin e kaloj tek një stacion kosovar. Të duket sikur gazetarja e ka harrue serbishten e po përkthen me vështirësi, aq shqipe të përçudnueme flet. Sa për omonimet e toponimet nuk merr as mundimin me i përkthye pse i shqipton serbisht. E me iu përshtatë “standardit”, flet një labçe të rreshkun si të Malo Smokthinës.

Shuej televizorin e rri e mendoj. Po s’ke pse mendohesh gjatë. Kjo vorfni gjuhësore, pa dyshim, ka dy shkaqe:

- Vorfnimi që i bani shqipes famëkeqi Kongres i Drejtshkrimit i vitit 1972, që i preu arterie e vena, i këputi mish e i shpuploi koca, e degdisi në një fosile të ngurrtësueme që s’asht as tosknisht, jo ma shqip;

- Një lloj i ri “inglishmenësh” të Tiranës e të Prishtinës, “zengjinë të ri”, që kanë gazeta e televizione, kanë vajza të bukura, që i veshin (o ma mirë - i xhveshin) “allafranga” e u venë një mikrofon në dorë edhe pse veçsa “nuk i le hunda me hangër bar”, si thonte im atë, ndjesë pastë, aq berr janë.

Dhe e keqja as fillon e as mbaron këtu. E keqja filloi atë ditë që erdhën në pushtet « sejmenët » e shkjaut, komunistët. E keqja vijon me po ata ndër institucione, gazeta, televizione, që “sakën” se tunden prej “istikameve bolshevike” të 1972 e nuk pranojnë të ndryshojnë një presje, sikur vendimet e marra nën vështtrimet e rrepta e trysninë ma të egër të pushtetit të kuq të ishin libri i shejtë i shqipes.

E vorfnimi i shipes vijon pa mëshirë.

1. Po përse u dhunue shqipja?

“Edhe ta kishim në dorë s’jemi nga ata që kllasim gjindarmërinë në fushë të mendjes”

Faik Konica

Përgjigja asht e thjeshtë: Në vazhdën e tragjikes “luftë e klasava”, zbatue skajshëm si askund tjetër në Shqipni, sa çoi në tjetërsimin e njeriut, nuk duhej lanë gja pa provue: aty edhe gjymtimin e gjuhës shqipe, largimin e saj prej rrajëve pellazgo-iliro-shqipe, vofnimin e saj aq sa të mos të mund të lexoheshin e të kuptoheshin ata që na lanë trashigiminë ma të shtrejtë gjuhësore e kulturore, prej Buzukut te Fishta, shkëputjen prej kulturës europiane pjesë e së ciles jemi që në ag të historisë njerëzore, përçamjen në mes krahinave e besimeve, të gjitha këto veç me muejtë me mbajtë ma lehtë sundimin gjakatar.

Si çdo komb, si çdo popull, edhe na kemi vlerat e të metat tona. Por nëse kemi tri dukuni për të cilat vërtetë mund të krenohemi, ato janë:

- Jemi populli i vetëm në Europën Jugore e ma gjanë që trashëgojmë një gjuhë që i ka rrajët qysh para se të shfaqeshin në histori Roma, Athina e vetë Troja;

- Jemi ndër popujt e paktë që nuk patëm kurrë përplasje e urrejtje në mes krahinash;

- Jemi ndër të paktët popuj, aty edhe popuj të quejtun “djepi i qytetnimit”, ku nuk ka pasë kurrë as ma të voglin konflikt ndërfetar.

Po kishte ardhë “kolera e kuqe” e rrajët duheshin pre, duheshin tha, përçamja duhej të kishte të gjitha ngjyrat, aty edhe ato mes toskësh e gegësh, në mes të krishtenëve “reaksionarë” (prandaj edhe duheheshin pre rrajët me ta) e pjesës tjetër të popullit, duhesh shkatrrue gjithçka ishte ma e shëndetshme që të sundohej ma lehtë. Asnjë arësye tjetër “shkencore” nuk mund të kishte në këtë gjymtim, pse të bahej fjalë për “njësim të shqipes” ishte antikombëtare, pse shqipja e njësueme ka qenë që në krye të kohës. Tash po, mbas shëmtimit të 1972, ajo nuk asht ma e njësishme, por vetëm një pjesë e trungut që mezi ushqehet në rrajët së shumti të preme e shtërzon e lodhun.

E kjo u arrijtë tue “kallë gjindarmerinë”, i miri Konica, në fushë të mendjes, me fjalë të tjera, me dhunë të pushtetit komunist.

2. Si u dhunue shqipja?

E para, tue shpla trutë e njerëzve nga kujtesa historike, sikur para kolerës së kuqe nuk kishte gjallue asgja në Shqipni e lum na që na erdhi kjo farë e mbrapsht.

Së dyti, shtrimi i çashtjës së gjuhës si dukuni e luftës së klasava e tue e shtri këte luftë tashma edhe në plan territorial.

Së treti, tue qitë në harresë, ku me të ndaluem me ligj, ku me zhdukje të veprave e deri të vorreve të Atdhetarëve të akullt, atyne që na kishin lanë porosi dashuninë për Shqipni, pse Atdhetaria u quejt nacionalizem e si rrjedhojë antagoniste me ideologjinë komuniste.

Pikërisht për këto arsye u harruen përpjekjet sa të fisme aq edhe shkencore të Komisisë Latrare të Shkodres 1916/17, u lanë në harresë përpjekejt që banë atdhetarë e gjuhëtarë të dorës së parë, aty edhe në kohë te fashizmit, për një shqipe “të përbashkme”. “U vendue - thuhet në njoftimet e punimeve të Komisisë - me themelue nji orthografi sa ma tepër të përbashkme për të dy dialektet”.

E u shkue deri atje sa shkodranishtja u “çpall” “gjuhë e klerit reaksionar”. Ajo, si gegnishtja mbarë, u shpall gjuhë “e deklasuar”. (Se si mund të quhet një gjuhë që flitet prej ma se katërmijë vitesh “e klerit reaksionar”, apo “e deklasuar”, veç mendjet e çorodituna mund ta rrokin).

Shkruen M. Elezi: “Politika gjuhësore dhe gjithë politika ndaj Veriut synonte shfaktorizimin e Shkodrës e të krejt Veriut si qendër e mbështetje e palëkundëshme në përpjekjet e gjithë shqiptarëve me e kthye Shqipninë kah vlerat kombtare, kah Perëndimi, kah vetvetja”.

U shpërfillen edhe mendimet e gjuhëtarëve të medhej si Majer e Jokli, pse ata, gjuhëtarë borgjezë, nuk kishin pasë fatin të njihnin veprat e shokut Stalin mbi gjuhësinë!

Veriu u identifikue me Kishën Katolike (që i bante e i ban nder pse, si asnjë simotër e saj, ka dhanë ndihmesë të paçmueshme e të paçmueme si në ruejtjen e gjuhës e të kulturës amtare, ashtu edhe në përhapjen e kulturës europiane, jo që ka qenë nxitësja kryesore e lëvizjeve për liri), e si kundërshtare e kolerës së kuqe, u masakrue ma barbarisht se askund tjetër në botë.

E u mohuen shkollat. Na del se e para shkollë na paskish qenë themelue aty kah fundi i shekullit XIX në Korçë, kur të dhana të drejtpërdrejta e sidomos të tërthorta na mësojnë se shkollat në këto anë duhet të kenë mbi dymijë vite. “Na shkronjat i morem prej Ilirëve”, thotë Plini. Janë të dokumentueme shkolla të mesme të paktën në shekullin XVII në mbarë Veripërendimin. Në Obot kishte shtypshkronjë qysh më 1493. Çka kishte me iu dashtë shtypshkronja një populli që nuk di me shkrue e me lexue? Por jo, zotnijë, jo, na nuk duhej të kishim rrajë, a t’i kishim ato sa ma të pakta, sa ma të cekta, që të shpallnim ardhjen e Zeusit të Kuq si shpëtim e përparim për këtë Vend.

3. Çfarë humbi shqipja?

Puna për shkatrrimin e shqipës filloi me ballafaqimin rrënues në mes dy “kryedialekteve”, në vend që të flitej e të punohej për një gjithëpërfshimja, për mospërjashtime, për trajta që të ruenin mbarëshqipen e të banin lehtësisht të kuptueshëm si Naimin ashtu edhe Fishtën. Filloi, pra, me asgjasimin e ma shumë se gjysës së trungut deri në rrajë – me shpalljen jashtë ligji të gegnishtes. Jo se tosknishtja asht pa vlera, Zot na ruej, asht shqipja ime, por, si e kanë thanë të tjerë para meje, një dialekt asht gjithmonë ma pak e ma i vorfen sa mbarë gjuha.

Në kohën kur flitej për marrjen si “pajtor” të të folmes së Elbasanit, maraku i Fishtës, Mjedës etj., ishte mos me humbë asnjë formë të randësishme të tosknishtes.

Mustafa Merlika, një prej të mohuemëve të mëdhej, dje e sot, thotë se do të marrim dialektin e Elbasanit si pajtor, por tue përfshi mbarë shqipën.

E shembuj se si atdhetarë e gjuhëtarë të dorës së parë, jo Manol Konomë mjeranë e lloji i tij që e shitën shpirtin shtatë herë, kambëngulnin për një normë gjuhësore gjithëpërfshimëse, mund të sillen pa numur, prej 1916 (Komisia Latrare e Shkodres) deri te Fashizmi i zi (por do të vinte “Fashizmi i kuq” që do të shembte me themel gegnishten “reaksionare” – Zot na ruej mendt e kresë, deri ku mundet me arrijtë urrejta e verbueme!).

Pra, qysh në krye duhet thanë se me famkeqin Kongres të Drejtshkrimit 1972 shqipja humbi njëherëemirë gegnishten, pasuninë e saj kulturore (prej Ciklit të Kreshnikëve te Migjeni, prej Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit te Fishta, prej të amblit Mjeda te rrëfimet e Anton Harapit), humbi një pasuni të pallogaritëshme leksikore e frazologjike, humbi një formë të menduemi e të shprehuni, humbi shpirtin e pjesës ma të madhe të popullit të vet. Se kur humbë gjuhën, humbë shpirtin.

Merrni Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe e do të prekni me dorë aty flijimin i një pasunie të pallogaritëshme të gegnishtes, nësa u hapeshin dyert në katër kanata fjalëve me prejardhje greke apo sllave (nuk po flas për turqizmat “kamturqisht” edhe në trajtesat e “shokëve gjuhëtarë”) .

Nësa në të dy fjalorët, atë të quejtun të Drejtshkrimit, ashtu edhe në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, ndesh fjalë të hueja, ma krejtësisht të hueja, që s’kanë si hyjnë kurrsesi në fjalor të shqipes, si: banjë maria, delikt, alivanosem, e sa të tjera;

apo fjalë të shtresimeve të ndryshme kohore, sidomos prej turqishtes e greqishtes, por edhe prej frëngjishtes, italishtes e gjuhëve sllave, kur egzistojnë përkatëset shqipe, madje nuk u shënojnë as prejardhjen e me cilësue se egziston kjo përkatëse shqip, si: açik, adet, alamet, e ba me shkue deri te “zh”-ja do të duheshin katërdhjetë faqe;

fjalët e mirëfillta shqipe, ma krejtësisht shqip e me prejardhje shpesh prej ilirishtes e ma heret, ose nuk përfshihen asfare në fjalor, ose cilësohen “e vjetër”, “krahinore”, sa mos me thanë “gegnisht”, pra, simbas kësaj logjike të mbrapshtë, jo shqipe. Nuk m’u desht as një orë punë me gjetë (pra mos me gjetë) se në FGJSH mungojnë fjalë të përdorimit të përditshem në Sapë (Zadrimë) si: akulltar/-e, anx:ë/-a, azull/-i, ballot:ë/-a, bam/-i, -e, bërgajn:ë/-a, birth-i (pse kemi turqishten çiban), brezhël/-a (kancer/i), brig/-u, cangull, me cokë, deh!, me u dejë, ding, me u djergë, kërcalë, me llokë, mangën/-a, miellc:ë/-a, me miklue (përkëdhelë), me përdahë, pllojcë, porrc/-i (apendisit/i), shij:ë/a, e deri tek neologjizma aq e bukur që ndeshim te proverbat e mbledhuna prej Frang Bardhit: i përmielltë. Këtu ka njëgjasend: ose fjalët gege që nuk janë në tosknisht nuk merren si shqipe, ose të quhet Fjalori i Tosknishtes. Si mund të përjashtohet nga gjuha amtare me kaq papërgjegjësi thesari i saj ma i vlefshëm!? Me ç’të drejtë shkencore e morale bahet tosknizimi i fjalëve gege (kur nuk e ka tosknishtja e detyrimisht janë përfshi në FGJSH)?! Po e përsëris, me ç’të drejtë morale, që rri mbi të gjitha të drejtat, “u shkim një ortak bore prej shpatit të malit” e bajnë “u shqim …? Që kur “q-ja” na qenkish ma e fisme se “k-ja”?

Tash këtu nuk asht e vështirë me kuptue se në punë si kjo të çon vetëm një urrejtje ideologike e mjerane për Veriun, edhe pse ata që u mblodhën në Tiranë më 2002 e thanë se nuk ka vend me ndreqë asgja prej Kongresit famkeq te 1972, Haxhiqamilët e gjuhësisë, na u ngryskan në fytyrë tanë marak me disa që dashkan me na prishë “sërishmi” shqipen, dmth, shqipja paskish qenë e prishun, erdhen qehajajët e Sulltanit të Kuq e na e rregulluen, prandaj “sakën” se e prekni. E për “trima mbas vete” kanë do politikanë të majtë që s’dinë as emnin e gjyshit të vet. Qé tash para pak muejsh, prillin e shkuem, na u mblodhen në Prishtinë po ata Haxhiqamilë e lloji i tyne i atrofizuem në mendje e në shpirt e përsëriten me të madhe se ishin gati me nxjerrë shpatat në mbrojtje të vendimeve të 1972. Pse francezët e gjermanët që i ndreqin e i përsosin papre gjuhët e tyne nuk kanë pasë fatin të udhëhiqeshin nga marksizmi e të vendosnin rregulla njëherëemirë.

Gjedhet e hueja si mbaresa –os (ajros për ajroj, armatos për armatoj, baltos për baltoj, palos në vend të paloj, vendos për vendoj), -ur, veçan në pjesore (ajrosur për ajrosë o ajrue, palosur për palosë, pasur për pasë, goditur për goditë, keqpërdorur për keqpërdorë, e kështu pa fund e pa logjikë shkencore), pse na i munguekan, kudi unë, Malëshovës së Përmetit, e atëherë le t’i falemi greqishtes që na i huajti e na bani njerëz.

Nëse te gegët ndeshet ma shpesh a-ja hundore që tek toskët ma së shumti del në ë (“nja” e Bardhit në “një” toskënisht, kurse në gegënishte “nji”), raporti tek “Rregullat” asht krejtëisht i zhdrejtë: ë-ja i “përmbytë” krejt “Rregullat” tue sjellë një errësim e shqiptim jo të lirshëm (kakofoni). Tue pa dukuninë në plan hitorik, del se ë-ja asht shpesh ma me vend e ma në natyrë të shqipes se a-ja (kryesisht hundore) e gegnishtes, por pëdorimi i saj i skajshëm, sidomos te fjalë që detyrimisht në përdorime të tjera dalin me “a” nuk ka as vend e as logjikë shkencore. Nuk kuptoj përse, bie fjala, sakohë që themi “ranishtë”, duhet të themi “rërë”, në vend të “ranë”? Shembujt do të ishun të shumta, si e kanë trajtue edhe të tjerë, si bie fjala Avdyl Sula, prandaj edhe nuk po zgjatem.

Rotacizmi. Së pari duhet thanë se dallimi në mes dy “kryedialekteve”, si do të thonte i miri Profesor Selman Riza, nuk ka ardhë në mënyrë të natyrëshme, si evoluim i gjuhës në mënyrë diverguese vetiu, por në radhë të parë si ndikim i gjuhëve të hueja dukshem ma shumë në tosknisht në shumë trajta, qofshin ato fonetike apo morfologjike, aty edhe në leksik. Aq i fortë asht ky ndikim në disa pjesë të Jugut (nuk asht vendi këtu me trajtue si e përse – jo që unë nuk do të isha as në gjendje me e ba), sa në Përmet gjyshes i thonë “nona”, pjepnit “pepone”, sa me u çuditë për një ndikim kaq të skajshëm.

Kështu, përdorimi i “r”-së në vend të “n”-së në fjalë si “syri”, por “synoj”; “druri”, por “drunorët”, (e ndërkohë edhe “lëndë drusore, jashtë çdo rregulli fonetik), “çoban”, “çobanëri” në vend të “çobanì-a”, “grurë” e “grunoret”, “rërë” po “ranishtë” e me qinda raste si këto s’ka vend e as kuptim. Zanorja “ë” (shih, “zanorja”, e jo “zërorja”) kontraston keq me bashtinglloren “r”, prandaj logjika fonetike do ta donte që të ruhej “n”-ja e … shqipes (pse nuk ka kuptim me thanë “n”-ja e gegnishtes).

Diftogjet ua, ye etj janë ruajtë historikisht ma mirë në Jug e shpesh janë bjerrë në Veri. Tue mos përjashtue format ma “të përbashkme” si thonte Xhuvani, natyrshëm të ruhen ato edhe në gjuhën standard.

Grupet mb, nd, ng gjithashtu janë ruejtë ma mirë në Jug. Edhe te proverbat e Bardhit i ndeshim dendun, e jo si shqiptohen sot në shumicën e Veriut. Atëherë, natyrshëm, të ruhen ato edhe në rregulla. Por, tue shkelë vetë ato rregulla e parime edhe historike, kur e do Pasha, themi „i brendëshëm“, e jo si do të duhej - „i mbrendëshëm“

Asgjasimi i paskajores, kësaj trajte themel të foljes, ka qenë pa ma të voglin dyshim krimi ma i randë i atyne vendimeve. Asht rast që s’ka nevojë për vërtetim, ashtu si nuk vërtetohet një apostolatë, se këtu, në punë të Kongresit të 1972, „kallen gjindarmerinë“, si thonte i madhi Konica, dhe e gjymtuen shqipen me një pamëshirësi prej barbarësh. Paskajorja qendron në themel të konceptimit e të të shprehunit të veprimit (të vetë kumtit) në gjuhën shqipe. Nuk e ka greqishtja? Nuk e paska as çinimançini? Në djall të gjithë! Puna e tyne! Po shqipe pa paskajore nuk ka. Asht një prej atyne rasteve që unë i quej se “nuk ka vend për delikatesë në diskutim”. Këtu dhunimi asht “me gjindarmëri”, prandaj edhe nuk po zgjatem. Veçse nuk mund të la pa kujtue se përligjja e mungesës së paskajores (që nuk na prishkëka shumë punë) pse natyrshëm zëvendësohet me lidhoren apo një paskajore të stisun të formës “për të thënë”, “për të marrur”, asht një mediokritet “shkencor”, pse paskajorja e mirëfilltë (e përdorun edhe prej toskësh ku e do puna) sjell një kumt ma përgjithësues, (me i thanë vetes shqiptar – kush?: unë, ti, ai-ajo, na, ju, ata ), kundrejt lidhores përcaktuese-cilësuese (t’i thuash vetes shqiptar – ti); joqë gjuhëtarët kanë për detyrë me hulumtue zhvillimet gjuhësore e me sendërtue kodifikimet simbas gjedheve të gjuhës së popullit, jo me “krasitë” gjuhën simbas tekave të tyne: në rrajë.

Zëvendësimi i gjedheve shqipe me ato me mbrapashtesa të ndikueme kryesisht prej greqishtes, ose krejt jashtë natyrës të të shprehunit popullor shqip, si: (i, e) shkurtër për (i, e) shkurtë, ajkëton për ajkon, amvisërì për amvisje, anëshmëri për anësi, bagëti – bajgë për bagël, bardhësirë për bardhësì, barkazi për barkas; e të llojeve nga ma të ndryshmet me skajime të panatyrëshme si barrësirë, bastard (për bastardh), besërisht (!?), bokëri (bokërrimë), botëror (botënor), burrëri – burrëreshë (burrni, burrneshë), çiltazi (çiltas - çiltë), e sa e sa ndajfolje me –zi/, zi e ma zi.

Gjedhet e hueja fonetike: fjalët me theks fundor në shqip janë krejt të rralla edhe pse nuk përjashtohen. Por, pse duhet të themi në të pashqueme “babà” simbas gjedhës së huej, e jo “babë” – apo pse kështu thuhet në Gegni, e ma mirë të marrim gjedhen e huej se prej “Veriut reaksionar”; “parà” jo që “pare”, “kafè” në vend të “kafe”, “budallà” jo që “budallë”, “bilé” në vednd të “bìle” (edhe ma mirë – “madje”), etj? E flasim mandej për „njësim konvergues“!

4. Përse mbrohet krimi?

„Gjuha asht faktori ma i parë i njinisë kombëtare”

Gjergj Fishta

Na u mblodhen akdemikët në Tiranë me 11-12 nandor 2002 e kujtuen me nostalgji Kongresin e Part …, deshta me thanë të Drejtshkrimit, që na hodhi bazat e shqipes. Që turpi i mbuloftë, se bazat e shqipes i paten hedhë pellazgët e lashtë kushedi sa mijë vite ma parë.

Këta dështakë, këta mjeranë të ideoligjizuem, atrofizue në mendje e në shpirt, as duen t’ia dinë për shqipen, po për karriket ku kanë ngjeshë bythët ba kallo. M’anë tjetër, ata tashma haptë del se janë krejt të helmuem me urrejtje për Veriun. Deklarimet e tyne të fryeme e bajate për shqetësimin nga mendimet ndrysh “të donkishotëve të viteve nëntëdhjetë” s’janë tjetër veçse ai helm që shpërndau pa kursim Partia (ajo me “P” të madhe, kur Atdhe shkruhej me “a” të vogël - atdhe), që çoi në një parçamje që Shqipnia nuk e kishte njohë në të paktën katërmijë vite histori. E si e thashë, fjalë për fjalë përsëritën “vendosmërinë për të mos u tundur nga istikamet e kuqe” edhe do “harushanë” në Prishtinë prillin e shkuem. Ata nuk lanë rast pa shfrytëzue edhe nandorin e shkuem gjatë festimeve të 100-vjetorit të Alfabetit, tue na tundë gishtin fort e tue kërcënue se përpjekjet për një rishikim të normave të ’72 na qenkëshin antikombtare (?!!) e se mohimi i trashigimisë shpirtnore (që asht gjuha shqipe) e kulturore (që asht prap gjuha shqipe) e 4000 vite histori të 3/4 të Shqipnisë, ndrysh Gegnisë, nuk na qenkan antikombtare, përkundrazi, një veper e madhe e … Haxhiqamilëve të enverizmit.

Asnjë motiv tjetër me përligjje shkencore nuk mund të ketë në teorinë e “pamundësisë së shartimit në mes dy dialekteve”. Pse një shartim të tillë nuk e ka kërkue kurrkush. Pse një shartim i tillë nuk mund të bahet. Pse vetë konceptimi i shartimit tosknisht – gegnisht asht një ide barbare: gjuha standarde mbështetet tek format e përbashkëta, takuese, gjithëpërfshimëse, mospërjashtuese, pra në mbarë shqipen, jo në shartimin në mes dialekteve. Pse, siç e thamë ma parë, do të merren ato trajta që i ka tosknishtja me mbështetje ma historike e ato që i ka gegnishtja me mbështetje ma historike, sidomos ndeshjet në mes tyne.

Po sjell një shembull të thjeshtë: e pakryemja e foljes do të merret me bazë tosknishten: pra 1) shkoja, këndoja, e jo 2) shkojsha, punojsha, pse formën e parë a) e gjejmë edhe tek autorët e vjetër gegë; b) ndeshet edhe në pjesë të Veriut, c) nuk e tjetërson as formën veriore.

Paskajoren e ndeshim edhe në folklor të Jugut, edhe në autorë të Jugut (të ri e të vjetër), edhe në të folmen e përditëshme të disa zonave të Jugut, jo aq dendun, por kur e do puna. Atëherë paskajoren do ta ruejmë, si themel i foljes. Si e tek ta rrahin gjuhëtarët.

Ja pra që nuk ka nevojë për shartim, por për një përzgjedhje pa „gjindarmëri”.

Ata që Elezi i ka cilësue “mister njet”, një gja asht e sigurtë: nuk ia duen të mirën as shqipes e as Shqipnisë, po “namit” të tyne “akademik”.

5. Cilat do të ishin rrugëdaljet prej ankthit?

Së pari, njerëz ma të dijshëm se unë, por me vullnet të mirë e që duen shqipen e Shqipninë, të ulen e të analizojnë ma thellë çfarë vërtetë e vlefshme po birret përfundimisht e doemos duhet shpëtue. Cilat janë ato trajta të përbashkta që u flakën tej si të ishin të serbit a të çinimaçinit. Pse me gjetë çka asht ose ka qenë historikisht e përbashkët asht krejt e thjeshtë, mjaft të shqyrtohen shkrimet e vjetra, bie fjala, proverbat e Frang Bardhit, që janë të gojës së popullit e një dëshmi e shkëlqyeshme se trajtat e përbashkëta kanë qenë në krye të kohës shumë ma të shumta se ato të fillimit të shekullit XX e atëherë, pa ngurrue, me u hapë udhë atyne trajtave të shqipes me rrajë thellë në histori. E proverbat e Bardhit, po të duem ma ba atë ballafaqimin mjeran tosknisht – gegnisht, shfaqen në trajta ma së shpeshti në të mirë të tosknisht për shumëçka. E ani mirë, asht shqipja jonë, prej Çamrije ardhët ajo a prej Rugove.

Së dyti, rregullat të jenë doemos “të gjithëpërbashkta”, a në daçin “gjithpërfshirëse”, “mospërjashtuese”, të rrokin mbarë shqipen, sa të jetë e mundun, tue ruejtë “njininë” që na porosit Fishta. Të bajsh të kundërten, asht një atentat jo vetëm gjuhësor, por kundër kombit vetë.

Po marr një shembull të thjeshtë: Ta kisha pasë unë për detyrë me hartue Fjalorin e Shqipes, kurrë nuk kisha me lanë jashtë fjalët toske që nuk i ka gegnishtja, pse ashtu do të vorfnohej shqipja. Bie fjala, në gegnisht nuk janë falët “beronjë”, (i,e) pështirë, dot, fare etj. Si do të mund të më kishte shkue mendja me i lanë ato jashtë fjalorit ose me u shënue përbri “e vjetër”, “krahinore”, pse kurrënjë gegë nuk i përdor?!

Së treti, në themel të punës të kihet parimi i pasunimit të gjuhës në të gjithë format a trajtat e saj, zhvillimi i saj i papremë, përthithja e formave dhe e fjalëve nga te dy dialektet e nga të folme ma të ngushta, e jo degdisja në një gjuhë “të katundit” të shokut Kostallari.

Së katërti, në fjalorë do të shënohen edhe fjalët e hueja që kanë qenë dikur të përdorimit të gjanë, ose që fatkeqësisht përdoren edhe sot në të folmen e përditëshme, por pa dhanë asnjë shpjegim tjetër a përdorim, përveçse prejardhjen dhe përkatësen shqipe. B. fj. “Eksperiencë”, it. – përvojë. Kaq, asgja ma shumë, që me i lanë me kuptue përdoruesit të fjalorit se ajo fjalë nuk duhet përdorë ma pse kemi përkatësen shqip.

Së pesti, por jo ma pak e randësishme, në kuvend të thirren si ata që u ka mbyllë Zoti sytë e nuk duen me pa – ndrysh si mund të mbrojnë pa i vra ndërgjegja krimin – ashtu edhe ata që kanë mendime kruekëput të kundërta me ta. Pse egziston rreziku që, tue qenë nëpër institucione e me “grada” pikërisht ata që gatuan ose mbrojnë krimin e 1972, të thërrasin thjeshtë vetveten, ose e shumta do lakej gati me i këndue “hosana” kohës së lavdishme” të kolerës së kuqe.

Së fundi, qysh në fillim të përjashtohen dy propozime të hedhuna fatkeqësisht edhe prej personaliteteve që e kanë denoncue atë Kongres si Aref Mati e Bahri Beci: a) të mësohet edhe gegnishtja në shkolla; apo do ekstremistë të tjerë b) të hidhet poshtë gjithçka e të merret për bazë gegnishtja si e folme e shumicës së shqiptarëve e gjuhë e traditës kulturore.

(Ndoshta nuk ia vlen me u ndalë tek alarmi i Anastas Dode, se lejimi rishtas “i konkurrimit në mes dy dialekteve do të ishte rrënues”. O Zot, po kush i ka thanë këtij dështaku se dashkemi me përballë gegnishte e tosknishte?! Kush i ka thanë se dashkemi me nxjerrë “në mejdan” gjysën e shpirtit tonë me gjysën tjetër po të shpirtit tonë?!).

Pra, si po thoja, të dy janë mendime të gabueme e të damshme (Pse me Doden nuk ia vlen me u marrë).

Me u mësue gegnishtja në shkollë, dmth mos me ndryshue asgja e shqipja me mbetë e gjymtueme ashtu siç asht.

Me u hedhë poshtë gjithçka (e ashtuquejtuna: Teoria e përmbysjes ) e me u marrë për bazë gegnishtja asht ana tjetër e medaljes, pra, tue përjashtue tosknishten, ashtu siç u ba ma gegnishten, dmth me u dhunue sërishmi shqipja, me e gjymtue përsëri ate tue i mohue gjysën tjetër të saj. Unë gega due që të them, e të thonë fëmijët e mi, e të thonë edhe nipat e stërnipat e mi “dot”, “i pështirë”, pse edhe pa ta shqipja ime do të ishte ma e vorfën, ashtu siç asht vorfnue liksht prej mbi 7.000 (shtatëmijë) fjalë gege që i mungojnë Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe.

Pra gjithçka të shtrohet vetëm mbi një bazë: kritere të shëndosha shkencore e kombtare, rigorozisht shkencore, të pandikuem nga ideologjitë, nostalgjitë e gjithë marritë tjera (sidomos nga ajo sëmundje që e kanë në gjak shqiptarët e që M. Elezi e quen me fjalën e bukur shqipe “mujshim”), që të mund të çojnë në një zhvillim të ri e ma të përsosun të shqipes tue ndreqë çka u ba jo mirë më 1972, ashtu sikundër kanë ndjekë rrugën e tyne të zhvillimit të papremë mbarë gjuhët e popujve të qytetnuem, e na kemi çka mësojmë prej tyne edhe në këte lamë, pse si thotë Naimi i Madh, “Dielli lind andej nga përendon”.

6. Përgjegjësia e institucioneve dhe pëgjegjësia morale intelektuale.

Kam një dyshim: A ka institucione gjuhësore në Shqipni? A ka intelektualë në Shqipni, apo janë tjetërsue?

Tash formalisht institucionet janë, Akademia, Instituti Albanologjik (së fundi), Universitete pa numur (si bunkerët), ka, më duket, edhe qeveri, ka … Apo nuk ka? Si jo ? A nuk po na ban ajo me “KARTE IDENTITETI” (europiane, sic) në vend të “LETER NJOFTIMIT”?

Desht Zoti e tash doli edhe Kosova “Zojë më vete”, po mbasi u çliruen prej shkjaut, çka po bajnë kosovarët me u çlirue prej vetit? A prap do të rrinë “suz” para “enukëve të Tiranës”? Çka po bajnë ata me u çlirue njëherëemirë prej gjedheve sllave pa u ripushtue prej “interpretacionesh” perëndimore krejt mish i huej në trup të shqipes?

Ka, pa pikë dyshimi, edhe intelektualë, por ata i kanë t’huej, i kanë tulatë, u kanë mpi çdo dëshirë me marrë përsipër përgjegjësi të dorës së parë me randësi kombtare. Pse, po nuk i moren përsipër intelektualët këto përgjegjësi jetike, kush do t’i marrë, deputetët që, si thotë një barseletë shkodrane, kanë krye kah dy e tre fakultete, por e kanë peng që nuk kanë krye edhe shkollën e mesme? Pse kaq të lehta ishin ato fakultetet – merre me mend sa shkolla të mesme mund të kishin krye, ndonjeni edhe tetëvjeçaren. Po nuk asht kurrë vonë, të dashtun deputet, hyjani, hyjani edhe shkollës së mesme.

Unë nuk e kuptoj frikën e sotme me thanë çka mendon. Po edhe në paçi ende frikë, për hir të Zotit, kijeni edhe pak guxim. Ky vend ka nevojë edhe për intelektualë të mirfilltë, jo vetëm për “inglishmenë” hibridë e bastardha me qylaf në mendje e Benz nën bythë që kanë pushtue Tiranë e Prishtinë.

Pse tek institucionet, qofsha i gabuenm, po unë nuk kam kam pikë besimi.

7. Mbi detyrimin e shtetit me ligjërue sanksione.

Ashtu si në mbarë botën e përparueme, do të kemi këto dukuni edhe në të ardhmen:

a – Një letërsi e thurun tue u bazue në standardin gjuhësor kombtar;

b – Një letërsi dialektore, që sjell larmi e pasuni të veçanta, tue pasë edhe kjo vend në shkollë e në studime;

c – Gazeta, revista e sidomos stacione radiotelevizive të detyrueme me u ndejë normave standarde kombtare e sidomos të detyrueme me sanksione të rrepta me folë shqip.

Letërsia artistike do të jetë e lirë me përdorë edhe të folme krejt të ngushta. Asht punë e secilit si e ndjen e si e shpreh krijimin e vet. Kjo veçse e pasunon shqipen, që edhe në të ardhmen do të ketë nevojë me u ushqye prej të folmeve edhe ma të skajshme.

Due të ndalem tek pika e fundit, tek detyrimi me folë shqip.

Nuk po flas për përvojën franceze apo të ndonjë shteti tjetër. Po flas tue u nisë nga gjendja e randë, tejet kërcënuese për të ardhmen, e një shqipeje bastardhe që përdorin sot veçan stacionet radiotelivizive, e jo vetëm ata. Pse, do profesora “famozë” të mjeksisë arrijnë deri atje sa të botojnë librin “Sëmundjet Interne”. Këta duhen ndëshkue në mënyrë shembullore. Mund të jenë edhe profesora (superprodhimi ma i frikshëm sot në Shqipni), po nuk janë qytetarë të dejë të këtij vendi, sakohë që sëmundjeve të mbrendëshme u thonë “Interne”. Shej ma të haptë paditunije s’kanë nevojë me dhanë “profesorat famozë”. Por ndërkohë ndëshkimin shembullor e meritojnë, jo tue i fishkullue me kamxhik, si do të banin dikund tjetër, por të paktën me nga një gjobë të majme po, e libri të hiqet menjëherë prej qarkullimit.

Më kujtohet se si një herë, aty kah mesi i viteve ’60, një zadrimor i squet, tue ndigjue një agronom që përdorte lumë fjalësh të hueja, thotë me ironi : « Bah, sa i dijtun asht ! Një fjalë nuk i merret vesht ! »

E ja ku gjendemi edhe ma keq se me atë agronomin naiv. Tash akademikë e shkrimtarë, analistë e gazetarë, ministra e komunarë, të gjithë u janë lëshue fjalëve të hueja, pse shqipja nuk po mbushë.

Ka ardhë puna me thanë : Zot, na ruej prej të dijtunve ! Na ruej, o Zot, prej atyne që thonë a shkruejnë (marrë prej gazetave e programeve televizive të së djelës datë 07/12/2008):

aplauduen për duertrokitën,

implementim për përmbushje,

interpretacion për shtjellim (ose të paktën : interpretim),

agravohet për randohet

percepsion për përceptim,

lokacion për vend, zonë, lokalitet,

glorioz për i lavdishëm,

premio për çmim,

enorm për tej i madh, shumë i madh,

resurset humane për burimet njerëzore,

minoritet për pakicë,

gardiani për roja,

infantil për fëminor,

gravidancë për shtatzani,

E ma tej:

Shumë gazeta shqiptare i gjen në internet vetëm në anglisht. Si kam thanë edhe ma nalt, na kanë mbi do „inglishmenë“ në Tiranë, do tipa të zgërlaqun që përdridhen si gra të përdala, do veshpalamë që u gëzohen kollareve si fëmijtë tollumbacave, që tashma mjaft t’i venë fjalës në fund një „.com“ e u duket vetja Ajnshtajna.

Aq pezmatohem kur ndigjoj ata që i kanë ba televizionet si shtëpinë e tyne, sa të vjelltit më çohet e zorrët më perzihen. Një përçudnim që ban me t’u çue thik qimet e trupit.

Atëherë asht detyrë e shtetit me ligjërue sanksione, me krijue struktura përkatëse qe të kontrollojnë zbatimin e ligjit, me ushtrue kontroll të rreptë e me dhanë dënimet ma të pamëshirshme për atentatorët e shqipes. Këtu nuk mund të ketë shtrim problemi me delikatesë. As jam për një “puritanizem” të skajshëm. Po jo ama sa me të ardhë të vjelltë kur ndigjon “inglishmenët” e Tiranës e të Prishtinës kah “kullojnë” kulturë tue e folë shqipen në shtatë gjuhë.

(Për fat të keq e njejta dukuni po shfaqet edhe në fusha të tjera. Shih muzikën ku kanë vërshue do “modele të reja popullore”, do gjedhe “ala magjypçe” e “ala jemençe”. Respektin ma të madh për magjypët e jemenët, po Shqipnia ka muziken e saj të pashoqe: polifoninë e magjishme labee violinën e Zadrimës si instrument treshekullor popullor, si askund tjetër, të paktën në Ballkan).

Pohumbëm gjuhën, thotë Fishta, humbëm kombsinë. Po pikërisht këte ndoshta kërkojnë me ba “inglishmenët” e Tiranës e të Prishtinës, ata që e flasin shqipen në shtatë gjuhë – që një ditë të mos ketë ma as shqip e atëherë as shqiptarë, por thjeshtë do bastardha që do t’i falen djallit e të birit, serbit e çinimaçinit, e vorret e martirëve do t’i lërojnë me mbjellë kikirik !

. Këto bastardha, që u lodron barku prej hallvet, flasin kështu përçudshëm edhe pse janë të padijtun, mirëpo, tue qenë shumica të pasun a të lidhun me botën e politikës e me pushtetin e pushtave, po bahen një model rrënues veçan për brezin e ri. Këta nuk marrin vesh ndrysh veçse me kamxhik – sanksione ligjore të rrepta.

Ju jeni të qetë? Ju mendoni se shqipja po lulëzon? Se shqetësimet e mia janë të pavend? Se unë po e tepruekam me frikën e bjerrjes së shqipes?

Lum ju e mjerë shqipja!
 
Gegnisht asht fole ne Iliri, gegnisht asht fole e shkru ne Arbni e deri ne Athine, gegnisht asht fole e shkru nga Skenderbeu, gegnisht asht fole nga rilandasit tane te hershem (rinascimento europeo), gegnisht asht fole dhe shkru kah rrjedha e Humanisteve shqiptar, gegnisht asht shkru e fole kah Nane Tereza, gegnisht asht fole e shkru nga i madhi Fishta, gegnisht asht fole e shkrue nga Mbreti i Pare i shqiptareve, gegnisht asht fole e shkru nga gjenerata e rrjedhes se “prrojit te ndergjegjes” me ne krye Migjenin...gegnisht asht shkru ne Mesapishte, gegnisht asht shkru ne Etruske, Gegnisht asht shkrue ne Sarde, gegnisht asht shkrue nga Arvanitasit e Greqise ...e pra lista vazhdon. ......gegnisht asht origjina, mesojeni mos e hupni. Amin ?
 
"SHKODRA NË VITET E VENDOSJES SË DIKTATURËS KOMUNISTE

1945 -1953"

Referat prej z. Marçel Hila

Si gjë të parë, ju falendëroj për ftesën që më keni bërë për të marrë pjesë në këtë konferencë shkencore me temë shumë të rëndësishme "Shkodra në vitet e vendosjes së diktaturës komuniste 1945-1953".

Duke hedhur sytë në rreshtat që përmbante ftesa, lexova që relatorët janë të rekomanduar që mundësisht të flasin rreth argumenteve si: organet e punëve të brendshme të kësaj periudhe, sistemet e përndjekjes, ata të reparteve të ndëshkimit e të ushtrisë, çështje këto me mjaft interes dhe pak të ndriçuara deri tani nga studimet e kryera, kryesisht nga studiues të pavarur.

Pa humbur kohë, po kaloj në temë. Për nevojë të diskutimit, na duhet ta marrim si të mirëqenë faktin se ata që erdhën me datën 29 nëntor të vitit 1944 në Shkodër, ishin trupa ushtarake që u ishin vënë pas ushtrive pushtuese për t'i dëbuar nga ky vend. Meqë çlirimi kryhet, forca ushtarake, sapo e mbaron misionin e saj, siç ndodh zakonisht kudo, duhet të çmobilizohet dhe njerëzit e saj të dërgohen në shtëpitë e tyre. Por tek ne kjo nuk ndodhi. Pikërisht kjo masë, e ashtuquajtur çlirimtare, sapo armiku pushtues e kaloi kufirin e territorit të vendit, si një vërshim ujërash të pista e plot baltë, sulmoi dhunshëm jetën dhe njerëzit e kësaj zone. Si në kronikat televizive, kur shohim rrebeshe ujërash që sulmojnë qytetet, depërtojnë në shtëpitë, mbulojnë dyqanet, prishin vendet e punës, bllokojnë trafikun, rrënojnë orenditë, ndërsa në fshatrat mbysin kafshët e bagëtitë, përmbytin shtëpitë, marrin me vete bereqetin e ushqimet ... Ja, kështu ndodhi që në fillim: një përmbytje që erdhi me baltë e llum, nga ata që deklaroheshin çlirimtarë, por që rezultoi se ishin hordhi të dala nga sgafellat më të errta të Jugut, aradhë njerëzore të mbushura plot me urrejtje e helm ideologjik. Këto masakra dhe këtë terror nuk i bënë as pushtuesit në pesë vitet e luftës së dytë botërore, edhe pse ishin okupatorë. E bënë bijtë e popullit shqiptar.

Këta të ashtuquajtur "çlirimtarë", që u digjej xhani për lirinë, këta pushojnë të jenë të tillë brenda dite, e në çast, shndërrohen në xhelatë e kriminelë.

Atëherë, kush janë këto hordhi që janë derdhur rrugëve e shesheve? Kuptohet, janë vegla që po përdorte udhëheqja komuniste, ndërsa po vendos diktaturën në Shkodër e në zonën përreth. Një pjesë të tyre e nis për në Jugosllavi, në ndihmë, për instalimin e diktaturës komuniste në Kosovë si dhe për t'ua dorëzuar forcave të Titos kundërshtarët nacionalistë.

Por të kthejmë në vendin tonë, e më saktësisht, në Shkodrën tonë.

Jam shumë dakord se është i domosdoshëm një studim rreth argumenteve të përmendura në ftesën, por jo që të mjaftohemi me vetëm këta. Rekomandoj që fokusimi të shtrihet edhe në aspekte të tjera që tregojnë se kur "bota e re" po instalohej, u kryen masakra njerëzore, padrejtësi, grabitje, dhunë, e mizori unike e që u manifestuan hap pas hapi. Këtë na e sugjerojnë ngjarjet. Të shohim kronologjinëë e tyre.

Që ditën e parë, dhunshëm, morën institucionet e shtetit, prefekturën, bashkinë, bankën, repartet ushtarake, por po ashtu gllabëruan shumë shtëpi, sepse në to do të hynin drejtuesit më të rëndësishëm komunisto-ushtarakë, të ardhur nga malet. Shtëpia e Kokës merret e bëhet komanda ushtarake e veriut, në zyrën më të rëndësishme të së cilës ka zënë vend Tuk Jakova. Më vonë, kjo ndërtesë do të bëhet komiteti i partisë i qarkut dhe i rrethit.

Mos të harrojmë shtëpitë e familjeve shkodrane që mbusheshin me oficerë e policë të sjellë nga jugu, në fillim për Seksionin e Mbrojtjes së Popullit e pastaj për Degën e Punëve të Brendshme! Një mjerim më vete! Sa padrejtësi, sa perversitete janë kryer. Sa shumë ishin ato familje që detyroheshin ose të largoheshin ose të tkurreshin, për t'u bërë vend xhelatëve të vet. Kur isha fëmijë, te pragu i shtëpisë së Dabërdakëve, shihja plaka me shami të zeza në kokë, që rrinin te dera e soditnin dynjanë. Kishin ardhur bashkë me bijtë e tyre, që tani punonin policë birucash, nga Jugu i thellë. Në kuvendin i fretërve, që u mor e u bë shtëpi, ishte mbledhur një llum i frikshëm njerëzish. Mbaj mend, kur isha fëmijë, meqë e kisha shtëpinë afër, policin Visho nga fshatrat e Vlorës, një pervers imoral. Kush e di sesa shumë dini ju për ta! Tema? Pushtimi i shtëpive qytetare nga llumi jugor-komunist! Me shifra pamja del e frikshme, me cilësi njerëzore të përbindshme!

Po sa argumente do të dalin kështu, po të shikojmë me kujdes dhimbjen e padrejtësinë në të gjithë manifestimin e saj!!

Po marrja e shtëpive që në ditët e para? Ia morën shtëpinë e sapondërtuar tregtarit Lec Shkreli, që është në Piacë, aty ku deri në fund banoi Muho Asllani! Po si e morën Arçipeshkvinë? Mehmet Shehu shkoi për vizitë për Pashkë, me datën 1 prill 1945 tek imzot Gasper Thaci, një javë pasi kishin pushkatuar don Ndre Zadejën. Imzoti, pas kësaj vrasjeje, kishte rënë në krevat, i sëmurë me zemër. Nuk e priti. Atëherë, për hakmarrje se Arqipeshkvi nuk i doli, Mehmeti dha urdhër që godina katërkatëshe të merrej. Ajo u mur e u mbush plot me oficerë sigurimi, të ardhur nga jugu.

Po ku morën shtëpi Shefqet Peçi, komandanti i trupave ushtarake të qarkut, prokurori Josif Pashko, prokurori Aranit Cela, e prokurorët e tjerë kriminelë si dhe dhe ushtarakët e tjerë të lartë? Po të pyesim, edhe na tregojnë. Patjetër që duhet të ketë pasur dhimbje e padrejtësi të mëdha, sepse bëhet fjalë për shpronësim e nxjerrje jashtë.

Zoi Themeli, kryetari i parë i Seksionit të Mbrojtjes së Popullit për Shkodrën, merr banesë tek Alimëhillët, përballë ambulancës së sotme. Nesti Kopali, nënkryetari i Seksionit të Mbrojtjes së Popullit, tek familja e Karlo Çobës, në Gjuhadol, te shtëpia e bukur e madhështore, në katin e dytë. A e kemi një hartë të këtyre gllabërimeve, në kuptimin më të mirë të fjalës? Jo, e them me siguri, por duhet ta bëjmë!

Po kryetarët e Degës së Punëve të Brendshme, kush ishin? Përbindsha të vërtetë! Zoi Themeli, një kriminel i pashoq, ******** i thekur, që kishte punuar në një furrë buke në Korçë: kishte vetëm katër klasë shkollë. Gjovalin Zezaj, anëtar i grupit Bashkimi Shqiptar, i arrestuar në këtë rrethanë, thotë se Zoi e nxori Mark Çunin në ballafaqim me mua. Meqë Marku nuk pranoi asgjë, në praninë time, e rrahu me kamzhik gjerman. Kamzhiku i sillej për fyt, duke i nxjerrë gjak, sa herë që i binte në mishin e butë të qafës, ndërsa, pasi e rrahu kështu, e hodhi për tokë, i hyri në shqelma e ia theu krahun. Martiri Mark bërtiste nga dhimbjet e tmerrshme, por Zoi vazhdonte ta qëllonte. Kur u lodh, i bëri zë policit që ta merrte e ta çonte në qeli, poshtë. I tha ta tërhiqte zvarrë. Ai e mori duke e tërhequr nga këmbët. E ulte shkallëve të ndërtesës së Seksionit, nga kati i dytë në të parin, e koka i binte në shkallët, të gjitha betoni, duke i shkaktuar dhimbje të hatashme. Apo super krimineli e përdhunuesi Nesti Kopali. Mjafton të lexohen faqet e librit të At Zefit, për të kujtuar sesa shumë i masakronte viktimat e veta me majën e çizmes së tij të lustruar oficeri sadist, nga fshati Qorraj i komunës Fterrë të zonë së Sarandës. Ishte nënkryetari i Seksionit. Merrte vajza të reja në zyrë e i bënte presion se gjoja ishin pjesë e organizatave kundërshtare, e do t'i arrestonte, por i përdhunonte aty. E nuk i linte as edhe të ngrinin zërin e të kundërshtonin. Po i tmerrshmi Lilo Zeneli, që Ahmet Bushati tregon sesi e ka masakruar me një pamëshirësi të pabesueshme. E kishte futur nën tavolinë dhe e godiste me shqelma. Edhe Kolec Pikolini flet për një rrahje të frikshme që i kishte bërë atij në vitin 1948, kur e kishin arrestuar. Ishte kasap me profesion. Nuk i kishte as dy klasë shkollë, por ishte i besueshmi i partisë. I pasuar nga krimineli Rasim Dedja, i pashkollë edhe ai e në fund i përbindshmi Hilmi Seiti, një picanec, kumarxhi e imoral, historitë e tij të dashurive tregohen edhe sot në Shkodër. Ishte ai që çoi në vdekje martiren Marie Tuci, thjesht se vajza që i kishte hyrë rrugës për t'u bërë murgeshë, nuk pranoi të bëhej e dashura e tij. Për hakmarrje, i shkaktoi vdekjen. Ia doli të mobilizonte të gjithë makinerinë e diktaturës. Frederik Nosi, kryetari i gjykatës së lartë, dy ditë para se të vdesë martirja në spital, i lexon dënimin me burgim, me akuzën se ajo ka strehuar diversantë. Ky, bashkë me hetuesin maskara Ali Xhunga, kanë fabrikuar akuza të përbindshme edhe për priftin e pushkatuar dom Ejëll Kovaçi. Po ku rrinë këta tipa kriminalë e plot me vese? Kuptohet: zaptojnë shtëpitë më të mira! Po kujt ia marrin? Këto duhen zbulur! A dimë gjë për këta Robeispierë të revolucionit shqiptar? Jo! Shumë pak. Thuhet se ishin demonë.

Në arkivën e ish-Sigurimit të shtetit gjenden dosjet e çdo ish-oficeri dhe ish-prokurori të qarkut Ushtarak të periudhës së fillimeve, sepse ishte kërkesë dhënia e llogarisë përmes autobiografive. Në ato dosje, në autobiografinë e shkruar me dorën e vet, Aranit Çela tregon se e kishte pasur babanë pijanec (srahosh, siç e shkruan ai), që kishte keqtrajtuar gruan e fëmijët e që kishte vdekur në rrugë të madhe i pirë. Autobiografia përpilohej me saktësi, sepse në rastet kur nuk thuhej e vërteta, personi e pësonte. E ëma, pas vdekjes së të shoqit, shkon e kërkon ndihmë tek dom Mark Papaj, prifti katolik i Vlorës, e i thotë se ka mbetur e ve me shumë fëmijë e ka nevojë për ndihmë. Ai, i ndjeshëm, gjoja i merr një jerevi me qera, sa për të justifikuar shpenzimet, por në fshatin e Aranitit nuk shkeli kurrë. Ishte një pretekst për të ndihmuar të gjorën ta shtynte jetën. Edhe kjo e shkruar në autobiografinë e tij. Sapo Araniti njëzet e dy vjeçar, pasi braktisi fashizmin e u bë komunist, u soll në Shkodër, kërkoi dënimet pa fund me vdekje për gati të gjithë klerikët katolikë, njëri prej të cilëve ai që e kishte ndihmuar të rriste shtatin me bukë.

Po Dul Rrjodhi, që kishte qenë dikur i mirë, sepse kishte mësuar në medrese, por pastaj, nga shokët e këqij, ishte bërë hajdut, pijanec e ishte marrë me putanat e Kotorrit. Këtë e shkruan ai vetë në autobiografinë e tij. Tregon se kishte pasur gabime të rënda në rini, si kumarxhi e vagabond, por nuk harron të shënojë se partia e kishte rehabilituar e i kishte dhënë një detyrë me shumë rëndësi: atë të eleminimit të kundërshtarëve të pushtetit të ri. Po Ali Xhunga, po Sirri Çarçani e sa e sa prokurorë e hetues të tmerrshëm? Sa janë të tillë? Gati të gjithë. Vijnë nga xhirizet e errëta dhe marrin pozita me rëndësi që as që e kanë imagjinuar ndonjëherë. Ia vlen për të gjithë këta Maratë dhe Dantonë të komunizmit shqiptar që të bëhen studime, edhe përgjithësuese. Dalin se ata që kishin jetët e njerëzve më me vlerë në dorë, ishin llumi më i ndyrë i kësaj toke.

Ngjarjet e dhunshme na thonë se çlirimtarët, që të nesërmen e hyrjes, ia nisin në mënyrë intensive kontrolleve shtëpi më shtëpi, në kërkim të personave që ata kanë projektuar për burg dhe plumb. Janë bërë listat! Nga kush? Nga ata krejt lart, por kuptohet, me ndihmën e komunistëve vendas! Kontrollet bëhen në tavane, në jerevitë, në puset, në oborret, në ahure, për njerëz të arratisur, për ish-anëtarë të Ballit e Legalitetit, për bashkëpunëtorët, për kuislingët, për armë, kontrolle me pasojë terrorizimin e banorëve. Kontrollohet tek të afërmit e të kërkuarve, te motrat e vëllezërit, te kushërinjtë. Të gjitha këto gjenden në librat me kujtime. Ka faqe me një vërtetësi drithëruese sesi kryheshin këta kontrolle dhe terrori që ushtrohej mbi njerëz e mbi familje mbarë.

Po sekuestrimet në masë, që e rrënuan ekonomikisht krejt shtresën e pasur? Për t'u hyrë në qejf komunistëve jugosllavë, me inisiativën e hierarkëve vendas, u vendos që të sekuestroheshin mallrat e pasanikëve shkodranë. Magazina të tëra u boshatisën e kamionë të ardhur nga Jugosllavia motër, mbushen plot e marrin rrugën për andej, ndërsa varfërojnë deri në ekstrem tregun vendas e rrënojnë pronarët. Ulqinaku i madh është një shembull model! Po të tjerët? Këta, sa janë? Kush janë? Sa gjë e mall iu është marrë me dhunë? A ka një shifër të dëmit? Familjet e dëmtuara mund të tregojnë shumë!

Kryhen vjedhje dhe grabitje. Për këtë ka një leteraturë të mjaftueshme që, nëse studiohet, dalin qartë episode të vjedhjeve sy më sy. At Zef Pllumi tregon në librin e tij sesi nga kontrollet e ushtruara, që në ditët e para nga skuadrat e partizanëve, u vodhën sende me shumë vlerë historike të muzeut arkeologjik, gjë që e detyroi At Mati Prendushin të ankohej tek Shefqet Peci. At Francesco della Rosa, në ditarin e tij, të botuar në librin "Një seminar papnor në vorbullën e persekutimit komunist", flet për kontrollet e shumta, deri në shtatëmbëdhjetë, të kryera nga datat 30 nëntor 1944 deri me 16 janar 1945, në shtëpinë e jezuitëve, me pasojë grabitjen e sendeve personale, deri edhe me sekuestrimin e benzinës, që shërbente si lëndë djegëse për gatim e ndriçim. Kur eprori jezuit At Daniel Dajani, shkoi t'i kërkonte ndihmë arqipeshkvit Gaspër Thaçit, që ai të ndërhynte duke përdorur autoriretin e tij, që kontrolle të tilla shkatërruese të merrnin fund, arqipeshkvi, i pafuqishëm, i tha se para dy ditësh kemi pasur kontrollin e rradhës, që na kanë lënë tri orë jashtë në të ftohtë e në natë, duke u dridhur nga murlani, e kur kemi hyrë brenda, kemi gjetur të gjithë shtëpinë lëmsh e li e shumë sende të vjedhura. Këtë gjë ia kondirfmoi edhe At Danieli, i cili i tha se pas kontrolleve, gjithmonë, mungojnë sende personale. Ahmet Bushati, në librin e tij "Në gjurmët e një ditari" flet për kontrollet e shumta që bëheshin në ditët e para të fillimit dhe grabitjen e sendeve personale. Tregon, madje, për një palë dylbi, që një partizan i hoqi nga muri e pa asnjë leje, i mori me vete. Po sa janë raste të tilla? Pa fund.

Po sekuestrimi i shtëpive e i pasurive të personave armiq të pushtetit? Sa ishin banesat që u sekuestruan? Nuk e kemi një shifër. Zoti Ahmet Bushati thotë se tek Truma e Dugajëve të reja kishte parë lista të afishuara në një stendë me emrat e personave të cilëve u ishin marrë shtëpitë e që pas kësaj ata po degdiseshin me gjithë familje në Jug të vendit, në internim. Kjo, që në ditët e para të hyrjes së hordhive në qytet, që në dhjetor të vitti 1944. Të gjithë ata që kanë hedhur kujtimet e tyre të fillimit, flasin për këto episode të tmerrshme. Kulla e Gjonit të Marka Gjonit sekuestrohet dhe të gjithë familjarët nisen për Berat, në internim. Data një dhjetor 1944.

Por mendoj se duhen përmendur edhe postblloqet e shumta që viheshin rrugëve, shterrethimet me orë të gjata, të një kohe disa mujore, duke penguar kalimet normale e duke e bërë të pamundur ecjen netëve. Edhe kur kishin nevojë të dilnin për të njoftuar për vdekjet, nuk mund ta kryenin një gjë të tillë, sepse ishte rreptësisht e ndaluar. Gjëra që nuk kishin ndodhur asnjëherë, por po bëhej nga një ushtri që e mbante veten si e popullit dhe çlirimtare.

Po lista e njerëzve të kërkuar e që duheshin arrestuar me çdo kusht, që fillon me vëllezërit Kazazi, me Sulçe Begun, me Maliq Bushatin, me klerikë të shumtë, të konsideruar të gjithë armiq të popullit. Po të përpilohet kjo listë, nuk të habit aq sasia e madhe e tyre në numër, sesa cilësia njerëzore që ata përfaqësojnë. Për të shpëtuar, shumë ishin ata që dolën në male e jetonin shpellave e majave, për të mbrojtur kokën. Janë me mijëra këta. Do të vijnë me mijëra forca të ndjekjes t'i kërkojnë e shumë prej tyre do të vriten e do të vdesin të shpuar nga plumbat e çlirimtarëve, për fajin e vetëm se nuk mendojnë si mendojnë këta vrasës dhe endërrojnë një Shqipëri tjetër nga kjo që kanë projektuar djajtë e për këtë kërkohen dhe janë kandidatë për t'u pushkatuar. Një sa për të gjithë: Ndoc Jakova, vëllai i kompozitorit të famshëm Prenk Jakova, vdes në mal nga plumbat e forcave të ndjekjes, në hyrjen e një shpelle ku gjendej, në duart e klerikut gjerman, misionarit don Alfons Tracki, që edhe ky do të pushkatohet pas një hetuesie të tmerrshme, në vitin 1947.

Nuk duhen harruar urdhrat për mbajtjen e shtëpive hapura, për mësymjet në mesditë e në mesnatë, pa pritur e pa kujtuar, të forcave të armatosura, që ia behnin në kërkim të njerëzve dhe terrorizonin popullatën. Ata që i kanë shkruar në librat, tregojnë mjerime të vërteta.

Po të pushkatuarit e parë pa gjyq, siç ishin tetë vetat e vrarë para Bashkisë Shkodër, me datën 26 janar 1945, thjesht për të terrorizuar popullsinë, sepse ushtria e çlirimtarëve ka shkuar të bëjë masakra në Veri e, duke mos mundur të depërtojë në zona që nuk i njeh e nuk mund t'i kalojë lehtë, lë të vrarë në fushë. Atëherë, për t'i treguar kundërshtarëve të saj imagjinarë se nuk ia lejon gjatë gëzimin e marrjes së lajmit se kanë pësuar humbje, organizojnë arrestimin dhe pushkatimin pa gjyq të të pafajshmëve të mjerë. Një skenë të tmerrshme na e jep Kolec Pikolini në Librin e tij "Regjimi i Hienave", por edhe Ahmet Bushati, në librin në "Gjurmët e një ditari". Ka edhe shkrime në internet për këtë ngjarje të kësaj dite. Një genocid paralajmërues, që do të vazhdojë me masakrat e Kelmendit e Vuklit, me vrasjet për kryengritjen e Shkrelit, me genocidin e dënimet e ashpra me vdekje të Kryengritjes së Postribës, e do të kulmojë me masakrën e njëzet e dy të pafajshëmve të bombës së ambasadës sovjetike, në shkurt të vitit 1951, një prej viktimave do të jetë edhe zoti Pjerin Guraziu, babai i të nderuarit zotit Filip Guraziu.

Sa ishin ata që u pushkatuan pas Varrezave të Rrmajit? Nuk ka një shifër! Sa malësorët e shumtë u dënuan me vdekje, thjesht se dikush që gjendej maleve, për të siguruar një strehë, i troket derës së tyre, duke kërkuar mikpritje. Qëllonte që forcat e ndjekjes rrethojnë banesat, arrestojnë të sapoardhurit dhe marrin me vete edhe të zotët e shtëpive. Këta i dënojnë me pushkatim për krimin e strehimit të të kërkuarve. Por ata nuk e dinë se kë kanë strehuar. Ata kanë pranuar trokitësin, kushdo të ishte ai! Ky lloj strehimi është pjesë e kodit të ligjit të maleve, mijëravjeçar, i bërë normë jete për këta zona: mikpritja i ofrohet kujtdo që të troket në derë, edhe pa ditur se kush është, madje pikërisht se ti nuk e di se kush është, i jep strehë. Ahmet Bushati flet për një numër të madh viktimash të tilla, që shkonin të lidhur, rrugëve të Shkodrës, me pranga e zinxhirë, drejt e pas murit të varrezave për t'u pushkatuar. At Francesco della Rosa, në ditarin e tij, të datave të fillimvitit 1946, thotë se sipas asaj që flitet, numri i të pushkatuarve për pesëmbëdhjetë muaj, është rreth një mijë vetë.

Po sekuestrimi i arit, burgosja e tregtarëve, shpronësimi i tyre, torturat e tmerrshme në hetuesitë për dorëzimin e pasurisë së tyre shtetit. Një grabitje e tillë nuk ishte parë. Faj, për çdo legjilacion të globit, është vjedhja e pasurisë pronarit të ligjshmë nga dikush. Ndërsa bota ishte përmbysur: ishte krim po nuk e dorëzove pasurinë tënde. Po sa janë të tillë tregtarë e të pasur që masakrohen e vdesin në tortura?

A ka një shifër të saktë sesa mijëra e mijëra napolona ar u sekuestruan? Sa ar nxori Shkodra nga bankat e saj familjare? Nga një burim i sigurt, kam mësuar se familja Kakarriqi nuk kishte kasafortë, por një bordum shumë të madh mbushur me ar, i cili u mur e nuk dihet sesi e se ku përfundoi. A nuk ia vlen një hetim i hollësishëm vetëm për këtë? Po sa janë të tjerët që u grabitën në këtë mënyrë? Dikur, vite më parë, kam punuar me një djalë me origjinë nga fshatrat e Gjirokastrës, që më tha se babain e tij e kishin sjellë në Shkodër për t'u marrë vetëm me sekuestrimin e arit tregëtarëve e mbeti pastaj këtu. Tek këta tipa kanë pasur besim për zbatimin e kësaj lloj detyre.

Po arrestimet e atyre që ishin kambistët, që kishin shkëmbyer arin me monedhën e huaj, kur tregtarët niseshin për tregti jashtë shteti. Meqë këta tregtarët e arrestuar qëllonte që nuk e tregonin pasurinë e tyre, atëherë, me një dinakëri demoniake, ishte gjetur kjo zgjidhje: arrestimi e torturimi deri në vdekje i kambistëve, në mënyrë që ata të tregonin se kujt ua kishin thyer paratë. Nëse këta flisnin, tregtarët e pësonin. Këto fakte do të ballafaqoheshin e për deklarim të rremë, pronarëve të arit u shkonte edhe koka. Sa prej këtyre kambistëve u arrestuan? Sa qenë ata që rezistuan deri në pikën e fundit për të mos marrë në qafë pasuritë e tregtarëve, miq të besuar të tyret? Shumë. Heroizmin e këtyre trimave s'ka pendë që e përshkruan. Letërsia dokumentare nuk mjafton t'a paraqesë në formë statistikore e përmes numrave këtë fenomen madhështor rezistence e mirësie. Këtu duhet të na vijë në ndihmë letërsia, kinematografia, filmi.

Para se të kalojmë të organet e torturave, po ndaloj tek faza paraprake: ajo e marrjes së shtëpive për t'u bërë qeli hetuesie! Të gjitha këto u morën me dhunë! Me vetëm një fjalë goje banesa sekuestrohej pa asnjë akt noterial apo ligjor e bëhej vend torturash të tmerrshme. Njerëzit nxirreshin jashtë pa asnjë shpjegim e me urgjencë! Studiuesi Kastriot Dervishi flet për këta shtëpi që ishin marrë e që u bënë biruca hetuesie ... Studiuesi Fritz Rodovani thotë se në vitit 1945-1946 në Shkodër kishte 26 hetuesi të tilla, kaq i madh ishte numri i të arrestuarve. Të thotë mendja se nuk kishte mbetur kush jashtë. Unë di dy, të papërmendura nga askush: njëra tek hoteli Adriatik, në Parrucë e tjetra, e tjetra një sallë përballë ambulancës së sotme. Te kjo e fundit u dënua Myfit Bushati me akuzën se ka strehuar xhaxhanë e tij plak Sulçe Begun, që i kishte kërkuar ndihmë e për këtë krim Myfitit i dhanë 30 vite burg! Ndërsa te hoteli Adriatik dënohet Valentin Pervizi, me akuzën si bashkëpunotër i pushtueseve, por në të vërtetë se është i biri i gjeneral Preng Pervizit, edhe pse gjatë të gjithë kohës së luftës kishte qëndruar në Itali, si student. Këtë ma ka thënë vetë zoti Valentin, në vitin 1989. Po cilat salla u përdorën si vende gjyqesh? Kinema Rozafati, por edhe salla të tjera dhe godina të gjykatës ushtarake. Në fshatin Xhaj të Dukagjinit shtëpia e ipeshkvit bëhet hetuesi për malet! Sa malësorë janë masakruar në ato dhoma! Por, edhe në këto raste, a i shpjegon mjaftueshëm vetëm statistika? Fakti i ftohtë dokumentar, që kuptohet se edhe ky mungon, sepse ka mbetur pakgjë e shkruar, a është i mjaftueshëm, edhe pse i domosdoshëm, për nevoja të studimit? Jo, nuk do të mjaftonte dokumenti të shpjegonte të gjithë dhimbjen e dëbimit e të sekuestrimit të orendive e të kthimit të shtëpisë së dashur në ferr torturash për të tjerë! Ajo nuk mund të pasqyrohet nga shifrat! Edhe në këtë rast, këtu duhet të na vijë në ndihmë arti! Arti është borxhliu i madh ndaj dhimbjes së këtyre njerëzve.

Po ata që u arratisën? Çfarë trimërie deri në vetëmohim ka në largimin e tyre, me pasojë ndarjen nga të afërmit e vet! Sa ishin ata që arratisen? Shumë! Emigracioni i parë klandestin që e varfëroi qytetin e zonën nga shumë të rinj! Çfarë skena dhimbjeje ka në tregimin e Kolec Pikolinit, kur ndahet me nënën e vet, i sigurt se nuk do ta shohë më kurrë. Edhe daja i im plak, në Kanada, vite më parë, më tregoi skenën sesi ishte ndarë me nënën e tij, gjyshen time, krejt i bindur se nuk do te shihej kurrë më me të, dhe sesi kishte qëndruar në supin e saj duke lotuar për më shumë se një gjymë ore, i qartë se ai ishte takimi i fundit! Sa janë këta? Vetëm të përpilohet lista e të arratisurve të merr frika. Nuk mund të rri pa përmendur arratisjen e Martin Camës dhe Lin Delisë, në vitin 1948, nga Qafa e Boshit në Thethit, dy artistë me famë më vonë, por edhe arratisjen e Arshi Pipës e të Sami Rrepishtit, pas burgosjes së tyre, arratisjen e jashtëzakonshme të Kolec Pikolinit që, pasi ikën nga burgu i Tiranës, sorollatet për 32 ditë udhëtim maleve e kodrave, fushave e arave, duke ecur natën e duke fjetur ditën, pa bukë e pa ujë. I shoqëruar gjithë kohës nga ëndrra dhe vegime paralajmëruare. Një misktikë e veçantë, e panjohur deri më tani, e që e karakterizon krejtësisht librin e tij- Po ikja e Nihat Bakallit, militant i rinisë së Ballit Kombëtar, që duan ta arrestojnë. Ikën nga malet e veriut! Po ata që u vranë në kufi, në përpjekjet për ta kaluar atë! Vrasja e Mark Cacës, Bardhosh Danit dhe Ibrahim Dërgutit! Një trio e djelmoshave të mrekullueshëm, e sa e sa shokëve të tjerë që i pasuan. Sa janë ata që u copëtuan nga plumbat? Po të bëhet një listë, sa e madhe del ajo!

Po tradhtitë jugosllave, që i kthenin të arratisurit! Dom Marin Shkurtin, që sapo e kthejnë, pushkatohet, po Leopold Shkrelin e shumë e shumë të tjerë! Sa vuajtje përcëlluese, të pa shoqe në botë. Çfarë shijet të hidhur ka lënë ky mashtrim.

Po skenat mashtruee që krijonin me postat kofitare, që vinin foton e Titos e i linin të arratisurit idenë se ishte tashmë në Jugosllavi. Ata zbrasheshin, në prani të gjoja autoriteteve jugosllave, por që në fakt ishin shqiptarë. Deklaratat ua merrnin për agjitacion e propagandë, ndërsa arratisjen si tentativë dhe dënoheshin deri në njëzet vite burg. Kësi rastesh janë me të vërtetë shumë!

Po dhimbjet e internimeve për ato familje të cilëve u kishin ikur bijtë e vëllezërit! Sa janë? E kur mendon se nga trupi i këtij komuniteti shkëputen aq shumë njerëz e familje me vlera, degdisën për një jetë sfilitjeje më të vlefshmit, shtëpitë e të cilëve, për dënim, pasi çohen në internim, në Tepelenë apo Porto Palermo, në Berat apo Gjirokastër, i merr Sigurimi e sjell aty policë nga jugu i largët!

Prandaj, në këtë pikë propozoj hapjen e studimeve dhe të anketave. Anketa do të saktësonte se sa mallra, sa ar, sa vite burgje, sa internime, e sa vuajtje u pësuan! Por edhe cilat shtëpi u bënë hetuesi, e pastaj, të mbledhim kujtimet nga ata që hoqën. Kjo do t'i ishte në ndihmë të madhe studiuesve, që do të përcaktonin vendet, numrin e tyre, kapacitetin bartës, por edhe vështirësitë e panumërta që iu krijuan familjeve që braktisnin banesën e tyre dëboheshin pa e ditur se ku. Unë di dy prej tyre. Marjan Shestani, pak para se të vdiste, më tha se, meqë e kishin pasur shtëpinë pranë degës së punëve të bredshme, një ditë, pak pasi seminari i ulët franceskan ishte marrë e u përshtat si seli e Sigurimit, ia bëhen tre oficerë, i dhanë babait urdhër që për një çerek ore të dilnin nga shtëpia e të largoheshin, sepse u duhej atyre, se kishte qëlluar afër degës. Me gojën mbyllur, me një trastë me rroba në dorë, ikëm e shkuam te një dajë i joni, që fatmirësisht, na pranoi, sepse mund edhe të mbetnim në rrugë të madhe. Ndërsa dëshmia tjetër është e zotit Eduard Çurcia, që më tregoi sesi forcat partizane erdhën një ditë të dhjetorit 1944 te shtëpia dhe me një urdhër me gojë, na thanë që urgjentisht duhen të lëshonim banesën, sepse merrej për nevoja të pushtetit të ri. Na u desh të largoheshim. Drejt e në rrugë të madhe! U bë hetuesia e shtëpisë së Çurcisë, Seksioni i Mbrojtjes së Popullit të Qarkut Ushtarak të Shkodrës. Në jerevinë e shtëpisë kishin mbetuar edhe veglat e punës, njëra prej të cilave, ishte sopata që përdorej për të prerë drurët, por që Vaskë Koleci e Jonuz Mersini, ka shumë mundësi që e kanë përdorur për të coptuar këmbët dhe krahët e dom Lazër Shantojës.

Po Tatimet e jashtëzakonshme që dërrmuan me themel jetën ekonomike të qytetit dhe të tregtarëve? E që për mos pagimin e tyre mund të përfundoje i vrarë?

Po shkatërrimi i biliotekave, librave, i dokumenteve me vlerë, i arkivave? Pader Zef Pllumi flet për rrënimin e bibliotekës së ftretëve që, pasi u mur, pas torturave çnjerëzore që u bënë mbi At Pal Dodën, nuk dihet se ku përfundoi. Ku kanë shkuar ata dokumente? Ku janë? Humbën gjithë ata dëshmi me vlera të jashtëzakonshme historike.

Po Biblioteka e jezuitëve, që për ditë e ditë me rradhë, punëtorët e ngarkuar me eleminimin e saj, hodhën në zjarr libra të pafund, të të gjitha llojeve, dokumente arkivore, një bibliotekë me rreth 50.000 libra, të gjithë të shkrumbuar e të bërë hi! Ishte formuar ngadalë, për shumë e shumë vite. Ishte ndër bibliotekat më të pasura në Ballkan.

E tani, për torturat e ndryshme në hetuesi? Ata që përshkruan atë Zef Pllumbi tek libri i tij! Ajo e dom Anton Muzajt, e fra Gjon Pantalisë, e Myzafer Pipës, e Paulin Palit, e sa e sa të tjerëve! Po torturat që i bënë një djaloshi të ri, Ahmet Bushatit, vetëm tetëmbëdhjetë vjeçar, që duroi një hetuesi të përbindshme për shtatëmbëdhjetë muaj! E e sa e sa të tjerëve, që nuk mund t'i rreshtoj, sepse janë të panumër? Për këto lloj torturash a është e mundur të kryhet një studim? Kjo tokë nuk kishte parë kurrë gjëra të tilla!

Po për dëshmitarët e rreme, për spiunët që të merrnin në qafë, për sa prej këtyre gjërave mund të flitet!

Po për hetuesit dhe masakrenjtë, që nga çlirimtarë atdhedashës ishin kthyer në kriminelë të pashpirt? A ekziston një listë e të gjithë atyre personazheve që u gjenden bashkë me detyra kaq të kobshme si: Nesti Kopali, Zoi Themeli, Zoi Shkurti, një Karrabec, një xhahil nga fshatarat e Sarandës, që e përmend Ahmet Bushatit tek libri i tij, po Dul Rrjodhi, Fadil Kapisyzi, Xhemal Selimi, Shefqet Peçi, Ndreko Rino, Çesk Shoshi, e të tjerë, e të tjerë, të gjithë të thirrur për rrënimin e sa e sa jetëve të pafajshme njerëzore!

Po prokurorët e përzgjedhur që pa u mbështetur aspak në ligje, si Josif Pashko e Aranit Çela, Isuf Mersini e Vaskë Koleci, Siri Çarçani e shokë, që kërkuan dënime me vdekje e ia dolën t'i merrnin nga trupa gjykuese e gjykatës ushtarake të Mustafa Iliazit e të Esat Ndreut. Çfarë llumi njerëzor është ky, që pa asnjë vrarje të ndërgjegjes, i ka hyrë punës të shkatërrojë palcën më të shëndoshë njerëzore të këtij vendi, me pretendimin se po ndërton botën e re?

Do të doja të sillja një rast të vetëm. Çfarë sy përbindshi kishte Shefqet Peci, ish-komandant i trupave të qarkut ushtarak të Shkodrës. Kur atij, me radiogram, i erdhi një urdhër nga drejtori i drejtorisë së mbrojtjes së popullit Koçi Xoxe dhe eprori i tij Enver Hoxha, që të kryente një vlerësim e të nxirrte një shifër të përafërt sesa kandidatë për burgosje dhe pushkatim kishte zona e qyteti i Shkodrës, e këtë ta bënte sa më parë, Shefqeti, me mendjen prej përbindshi dhe me syrin kriminal, i ndihmuar nga veglat e tija, erdhi në përfundimin se për pushkatim ishin kandidatë rreth katër mijë veta, ndërsa për burgosje rreth katërmbëdhjetë mijë. Lajmi u nis me radiogram për Tiranë. Përgjigja erdhi. Do të isha shumë kurioz të dëgjoja ndonjë intuitë prej të pranishëmve këtu në sallë se cila ishte përgjigja e atyre shefave të mëdhenj që i lexuan këto të dhëna? Për të burgosurit, nuk iu tha se ke deklaruar një numër shumë të lartë, por se për momentin nuk kemi vende ku t'i fusim në birucat, nuk ka mbuloja e ushqime për ta e prandaj arrestimin e burgosjen e tyre duhet ta lëmë për një kohë të dytë; ndërsa për pushkatimet, do t'i kemi parasysh. Listat e kandidatëve për varr do t'i ekzekutojmë një e nga një, pak e nga pak. E në fakt, shumë prej fatkëqinjve që Shefqet Peci i kishte vënë në lista, morën rrugën e burgjeve apo të plumbit, gjatë viteve të gjata të diktaturës.

A mund të lihen pa u përmendur llojet e torturave? Hedhja e të masakruarve në bodrumet, në skutat, në ahure, lënia pa bukë e pa ujë, të lidhur në birucat, të coptuar, të gjymtuar, me këmbët e këputura me sopatë të Dom Lazër Shantojës, rrahja makabre e Sulçe beg Bushatit tetëdhjetëvjeçar, që ashtu sikurse e ka dëshmuar Beqir Ajazi në librin e tij, kur i sollën në burg të Tiranës, e meqë i kishin vënë në një batanije bashkë me dom Lazrin, ishin bashkuar plagët e tyre e iu ishin ngjitur. "Kur i ndamë, ata të dy lëshuan nga një rënkim kaq të dhimshëm, saqë, - thotë Ajazi, - nuk do ta harroj deri sa të vdes!".

Po klerikët e të dyja besimeve si u trajtuan? Nuk kishte parë kjo tokë aso tmerresh. Klerikët katolikë përjetuan një Kalvar të veçantë, të pandodhur ndonjë herë, aq sa e shtyu edhe papën Gjon Pali i Dytë, i cili me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, në Shkodër, me datën 25 prill 1993, tha se ajo që ka ndodhur me Kishën Katolike në Shqipëri as është parë e dëgjuar ndonjëherë në histori. Janë gjashtëdhjetë e shtatë të pushkatuarit e pafajshëm, njëzetedy të vdekur në tortura, të gjithë njerëz të dijes, të kulturës e të besimit.

Por s'dua t'ua ha hakun as të penduarve. Pati prej atyre që kur e panë se kush na qënkeshin çlirimtarët, heronjtë e botës së re, dorëzuan teserat, se nuk i honepsën këto metoda kriminale. Por ka edhe më. Po përmend një partizane! E thotë Ahmet Bushati në librin e tij. Ajo u iku komunistëve dhe trimërisht u vu kundër tyre. E kishte kuptuar se kishin tradhëtuar idealet e lirisë e të drejtësisë, se u bënë kriminelë bisha, vetëm për pushtetin e tyre. Vdiq në betejë me forcat e ndjekjes. Heroizmi i saj është i jashtëzakonshëm. Trimëria e saj e pashoqe. Një figurë simbol. Nuk duhet në asnjë mënyrë të harrohet. Historia duhet t'ia gjejë emrin e portretin. Arti i detyron figurën!

Sami Repishti te libri i tij "Nën hijën e Rofazës" flet për një oficer sigurimi, i cili bënte sikur e merrte në pyetje, por në të vërtetë, kishte kohë që po e vriste ndërgjegjja për të gjithë sa po ndodhte e pse përdorej e donte argumente bindëse për pendesën e tij. Vuante se gjendej në anën e gabuar dhe para se të bënte një veprim kokëkrisur, donte të kishte përgjigje. I kërkonte Samiut që t'ia shpjegonte bindshëm e qartë pikëpamjet e tija, ato që ishin të armiqve të popullit. Nuk duhet lënë në harresë ky njeri. Zoti Sami Rrepishti është ende gjallë e mund të na ndriçojë.

Mos të harrojmë edhe Pjerin Kçirën dhe grupin e tij. Mori dënimin me pushkatim për një deklaratë të fortë, fryt i vrasjes së thellë të ndërgjegjes. Tha se fretërit nuk i kishin futur armët në Kishë, por Sigurimi.

Ahmet Bushati flet për një roje burgu, që kishte dhëmbshuri për të, për këtë djalë të ri, që po shkonte drejt vdekjes pa faj. Polici jugor qante me fatin e keq të të riut viktimë. Janë skena unike, që do të bënin të mendohej thellë çdo regjisor të madh të botës. Pra, duhet ta pranojmë: ka pasur pendesa, trazime të brendshme, vuajtje se dikush është gjendur në anën e gabuar. Ka pasur, edhe në organet e dhunës, zemra brenda të cilave kishte dritë, që rrihnin e vuanin për fatin e zi të viktimave, që nuk mund të bënin më shumë për ta, por vetëm të vuanin në heshtje e të shpresonin se të mjerët do të shpëtonin. Janë zemërbutët që ushtrojnë virtytin e shpresës e që provojnë dhëmbshurinë. Janë miqtë e Zotit, edhe pse të panjohur, të pakuptuar e që nuk flasin. Një sy qiellor i njeh, ua di emrat. Edhe ne na interesojnë shumë.

A mos janë personazhe të vetëm kësaj toke dhe të këtij qyteti e nuk kanë të përngjashëm? Unë do të sillja shembullin e filozofit gjigant rus, Nikolaj Berdiajev, i dëbuar nga Rusia komuniste në vitin 1922. Meqë donin ta dënonin, i dhanë një persekutor të përzgjedhur, të pamëshirshëm e dinak: vetë Xherxhinskin, shefin GPU, sigurimit sovjetik. Por kryespiuni nuk ia doli ta zbërthente filozofin gjeni e për çudi të jashtëzakonshme, pas disa seanca marrjesh në pyetje, Xherxhinski u dorëzua pa ia kërkuar kush, iu hap e i konfidoi. I tha se kishte një boshllëk të madh në zemër, se përjetonte një kaos kolosal: nuk e dinte se ku ishte e mira dhe cila ishte e keqja. Atëherë, i miri Berdiajev, qartë e thjeshtë, i shpjegoi se: ju na konsideroni ne si e keqja e Rusisë, sikur të ishim djalli, e për të na eliminuar na bëni luftë, por jeni ju që po përdorni metodat e djallit, jeni ju që jeni bërë shërbëtorët e tij. Xherxhinski e pranoi këtë. E atëherë ia kishte hapur zemrën krejtësisht e i kishte thënë se: "kam ftohtësi, kam qenë dikur student për prift ortodoks, por e lashë, se nuk më bindi ajo rrugë. Idealet e drejtësisë së revolucionit më entuziasmuan, por nuk i gjeta të realizuara. Më duhet të vras e të masakroj në emër të drejtësisë. Kjo nuk më bind. Zhytem çdo ditë në humnerë. Kujtova se revolucioni komunist mund ta sillte drejtësinë, por me këto që po bëjmë e si po sillemi, është krejt e kundërta. Ja, kjo ka rezultuar fatale për mua!". - "Hiq dorë, ik, largohu nga kjo!" - i kishte sugjeruar filozofi. - "Jo, këtë nuk mundem, sepse, po të iki jam i vdekur, edhe pse përjetoj një ankth shpirtëror të patregueshëm. Jetoj çdo minutë me vdekjen në zemër!"- "Po pse rri atëherë?". -"Unë jam i mbaruar! - kishte përfunduar ai. - "Sa të zgjasë, të zgjasë!". Çfarë misteri! Berdiajevin, si shpërblim të këtij ndriçimi, e dëboi nga Rusia, në vend që ta pushkatonte.

Por po sjell edhe një shembull tjetër, atë të Rudolf Hoessit, komandantit të kampit të Aushvicit, ku mesatarisht vriteshin çdo ditë 1750 njerëz. Ai, në autobiografinë e tij, të shkruar në Poloni, pasi kishte marrë dënimin me vdekje nga gjyqi i Nurembergut, thotë se: "rashë në krim për parime të larta. Dhe kjo është fatkeqësia më e madhe. Detyra, Fyhreri dhe Atdheu më bënë kriminel!". Këta parimet e mëdha, të bëjnë viktimën më ekselente. Kështu ka mundësi që i ka ndodhur edhe ndonjë personazhi tonit.

Propozoj që për këta dhe të gjithë sa thanë e do të thonë kolegët këtu, të ngrihen si çështje që kanë nevojë për thellim e të formohet një komision me rend të organizuar e të nisë studimi. Të jeni të sigurt se rrjeta e hulumtimit do të nxjerrë gjëra të paimagjinueshme për nga interesi dhe rëndësia.

A duhet bërë, pra, një kërkim i thellë, jo vetëm me çfarë ka rekomanduar Këshilli i Qarkut, por edhe në këto që thashë unë e në shumë aspakte të tjera, që mund t'i sugjerojnë studiues të tjerë? Them se po. Po si i bëhet të rindërtohet, mundësisht sa më mirë e sa më saktë që të jetë e mundur, ajo që ndodhi? Unë propozoj që të mblidhen të gjithë librat me kujtime, të atyre që na i kanë lënë. Të përcaktohen ata që duhen studiuar, t'i hyjmë një pune të rëndësishme, që nuk e ka bërë askush. Si gjë të parë, të sigurohet, përmes bibliotekave, e gjithë leteratura e kujtimeve, pastaj, shkrimet e ndryshme në gazetat, që janë shumë e që kanë detaje me mjaft interes, të shkruara gjatë viteve, të kryhen anketa e të vihen në dispozicion edhe ata kujtime që kanë familjarët në shtëpitë e tyre e që s'janë bërë të njohura deri tani, si dhe dokumente që mund të gjenden në arkiva. Të lexohen me kujdes, të nxirren fragmentet sipas përcaktimit të fushave. Të jeni të sigurt se do të dalë një pamje e tmerrshme, një makabritet poshtërues, i veçantë i të gjithë botës komuniste.

Jemi në dijeni se studiues të rëndësishëm, si Stefan Kurtua dhe ekipi i tij, kanë hetuar dhe kanë përpiluar "Librin e zi të komunizmit". Ka edhe një libër të rëndësishëm tjetër: "Libri i zi i revolucionit francez". Ndërsa, për Bashkimin Sovjetik, i madhi Solxhenincin, i vetëm, iu vu punës dhe hartoi veprën madhore, kolosale, afreskun gjigant të vuajtjes së atyre republikave, "Arqipelagun Gulag". Ndërsa unë po ju them: nëse do të bëhet një studim i tillë në mënyrë sistematike, rreth këtyre që parashtrova, do të dalë një libër i madh, Libri i zi i komunizmit në Shkodër, me vuajtje të mëdha, rrënqethëse, unike, që për nga egërsia, pamëshirësia, kriminaliteti, torturat e ushtruara, do t'ia kalonte disa herë librit të Nobelistit rus. Ky libër do të ishte një risi unike, sepse nuk i përket një kombi, por vetëm një qyteti. Lënda e parë e librit do të ishte më se e mjaftueshme të trondiste fort këdo.

Arqipelagu Gulag i Solxhenicinit është një vepër e madhe në të gjitha drejtimet, një afresk i vuajtjes shtatëdhjetëvjeçare i popujve të ish-Bashkimit Sovjetik, por ajo do të konkurohej denjësisht nga ky libër i vuajtjeve të një zone, të një qyteti. Pse? Sepse ne ishim rrethi i fundit i ferrit komunist. Studiuesi Kastriot Dervishi më ka thënë se i dënuari më rëndë politikisht i vendeve të lindjes ka qënë një në Gjermaninë Lindore, me vetëm nëntë vite burg! Hahaha, sa janë Mandelat e Shqipërisë? Vetë zoti Dervishi ka marrë iniciativën dhe publikon hitparaden e të dënuarve klasikë. Sami Dangëllia 43 vjet burg e internim, Osman Kazazi, 40 vjet, disa me 37 vite, Petrit Velaj, me 35 vite, Pjetër Arbnori me vetëm 29 vite burg e shumë të tjerë, që s'po i përmend. Në fund, rrethi i fundit, ai më poshtë se të gjithë për nga krimet, masakrat, varfëria, nga injoranca e drejtuesve, nga torturat, na mbetet neve shqiptarëve. Por ky rreth vjen e ngushtohet e bëhet gjithnjë e më i thellë e përfundon në Shkodër! Ai është rrethi më i fundit, shkalla më e ulët e komunizmit botëror. Pika më e ulët e nivelit. Prandaj, të marrim këtë iniciativë e ta vërtetojmë me fakte: nuk është "Pavioni i kancerozve" të Solxhenicinit një nyje kancerogjene në trupin e madh të Bashkimit Sovjetik, si ai përpiqet ta përshkruajë në mënyrë alegorike, por Shkodra do të ishte trupi ku u formuan metastazat kancerogjene më të rrezikshme të komunizmit botëror. Për këtë do të fitonim titull!

E që afresku të ishte sa më i plotë, do të propozoja që të mos mungonin në këtë vështrim edhe gratë partizane. Janë pjesë e panoramës e nuk është e drejtë t'i lëmë jashtë kuadrit. Ahmet Bushati flet për një masë të rreckosur partizanësh, mes të cilëve, në parakalimin e datës 29 nëntor, kishte parë edhe disa femra, të ndrojtura e të ngrira, të ngurta, që, "kur i pashë", - thotë ai - "më erdhi menjëherë dyshimi: a mund të jenë nëna këto një ditë?". Ndërsa zoti Eduard Çurçia më ka treguar se kur erdhën në shtëpinë tyre partizanët, në natën e parë të hyrjes në Shkodër kur u shpërndanë e hynë gati njëzet veta, partizanet femra morën katin e tretë, sipër. Habija e jonë ishte se të gjitha qenë shtatzëna, edhe pse jo të martuara. Nëna ime u tmerrua e s'dijti ku të futej me motrat, vajzat e saj. Shtangimin e saj e të babait, që po i shikonte me çudi, ato e morën si shfaqje fanatizmi. Babit tim që po i shikonte me trishtim këto të reja barkfryra, një partizane kokoroçe i foli me arrogancë e pafytyrësi: "xhaxho, qënke borgjez fanatik ti! Pse shikon kështu? Çka për t'u habitur! Kemi bërë edhe dashuri në mal, nuk kemi shkuar vetëm për luftë!".

Pse po i them këto? Sepse nuk duhet harruar se edhe ky ishte një moral i çlirimtarëve! I këtyre që kishin ardhur të ndërtonin një botë të re.

Me datën 26 janar 1945, para bashkisë së Shkodrës, pushkatohen tetë burra, të gjithë të pafajshëm, të akuzuar si armiq të popullit, pa asnjë vendim gjyqësor. Viktimave që po vdesin e që janë duke dhënë shpirt, disa vajza të reja partizane, pasi nxjerrin revolverat nga brezat, i gjuajnë në kokë e në gjoks pamëshirësisht e kur ata përsëri nuk japin shpirt, marrin dhe nga toka e ua hedhin në gojët e tyre që fytet t'u bllokohen, në mënyrë që t'ua përshpejtojnë fundin atyre që po agonizojnë. Çfarë skene makabre!

Mërgim Korça, në një dëshmi të tijën të bërë publike e që gjendet edhe në internet, tregon se me datën 25 mars 1945, ndërsa korteu i viktimave të dënuar me pushkatim po kalonte në Piacën për të shkuar tek vendi i ekzekutimit te Varrezat e Rrmajit, mes tyre kishte dalluar viganin Peng Cali, të munduar e të rraskapitur nga torturat e gjata e çnjerëzore të pësuara në hetuesi, të cilit i ishte rritur edhe mjekrra. Ndërsa është duke kaluar, dy çlirimtarë e ndalojnë për ta poshtëruar. E ulin për tokë. Një partizane hyri në një berberhane që gjendej aty pranë, thotë zoti Korça, e mori një brisk rroje. Atëherë, luftëtarja e lirisë, filloi t'ia priste me brisk mjekrën burrit në moshë, që i kishte duart e lidhura pas shpine e nuk mund të reagonte e as të ngrihej. I binin qimet në këmishë e bashkë me to edhe copa mishi të rrjepura dhe rrjedhje gjaku. Krejt këmisha iu mbulua me gjak.

Vazhdon neser, datë 04.01.2021.
 
DISHMIA E GEGËS

Se un TOSKEN e kam vlla.
Né nji nân' t' dy na ka bâ,
Na ka bâ e na ka rritë
E gjithmon' ka porositë:
"Njâni-tjetrin m' e ndihmue
Nder pun' t' vshtira me kalue!...
Historin' m' e nxân' pá dá:
Nder dit' t' vogla edhe t' mdhá
Nji g'jûh' t' bukur me punue,
Ju te dy kahpak tue lshue
Qi kjo g'jûh' ka me shkue larg,
Tue njeh' veprat varg e varg!...
Mos m' u dá, por m' u bashkue;
Me shkue mir' si keni shkue!
S' ka ç' ju bân mandej kurrkush,
Veç pelset si krypa n' prush..."
 
Ramiu asht edhe gjuhtar, rojtar i kongresit te 1972, dhe opozitar per mos me pranue gegnishten ne gjuhen standarde...ama flamurin grek e mban ne bibloteke... ca rrace e kalbur ....Ramuc ku e ke flamurin shqiptar ...
78581
 
UN E GEGNÎSHTJA

Un e gegnîshtja, thjesht' e pá bujë,
Jemi të lidhun si peshku me ujë...
Kryq e terthuer, gjkthkah notoj;
Flas edhe shkruej e lajme çoj...

Me m' dá gegnîshtes e jasht' me m' kall',
Mue m' merret fryma, si peshkut n' záll;
Me m' hup' gegnîshtja, edhe un kam dekë,
Prandej gegnîshten mos me ma prekë!!!
 
Xhonturqit dhe gjuha shqype.

Menjiherë mas Kongresit të Manastirit ,nji nga mjetet kryesore qi përdorte pushteti turk ishte propaganda qi gjuha shqipe të shkruhet me alfabet arab. Ndërkaq, që në fund të vitit 1908 Ministria e Arsimit e Turqisë mori masa administrative dhe urdhnoi që në shkollat e vilajetit të Kosovës shqipja të mësohej me shkronjat arabe. Nji urdhën i tillë iu dha në shkurt të vitit 1909 edhe prefekturës së Elbasanit. Duhet theksu se përkrah reaksionit turk u vu edhe kupola ma e martë e fesë myslimane; Shejhylislami, i cili i kërkoi Ministrisë së Arsimit ndalimin e përdorimit të alfabetit latin për gjuhën shqipe dhe, më 5 prill 1910 me anë të një qarkoreje të njëjtën ua kërkoi edhe të gjithë myftinjve të Shqipnisë. Shumica e myftinjve u rreshtuan në zbatimin e kësaj politike, nga të cilët u shquan myftiu i Manastirit, Rexhep Nuredini (Voka), por dhe myftinjtë e Prishtinës, Dibrës etj. Sa që, po në prill të vitit 1910, Shehylislami bashkë me shehlerët e hoxhallarët fanatikë e turkoman mallkuan shkronjat shqipe dhe ua ndaluan myslimanëve përdorimin e tyre. Ndërkohë, pas shtypjes së kundërrevolucionit në prill të vitit 1909 dhe pasi i forcuan pozitat në Stamboll, xhonturqit ndërmorën masa shtypëse ndaj lëvizjes kulturore shqiptare. Në Shkup dhe në Manastir zhvillohej agjitacion i rreptë kundër zbatimit të alfabetit latin, ashtu që në Manastir qe ashpërsuar lufta midis atdhetarëve shqiptar dhe xhonturqve rreth alfabetit shqip. Për rrjedhojë, në vitin 1909 qe ndaluar nga pushteti alfabeti latin, në shkollat ku mësohej në gjuhën shqipe. Kjo luftë vazhdoi dhe në vitin 1910. Pas hartimit të alfabet të ti ri turko-arab “me katër germa të reja”, pushteti turk me anë të qarkores së datës 6 .o2.1910 e ndaloi kudo në Shqipëri alfabetin latin, dhe urdhëroi që gjuha shqipe në të gjitha shkollat myslimane private dhe shtetërore të mësohet me alfabetin arab, kurse urdhëroheshin autoritetet e pushtetit të i mbyllin të gjitha shkollat ku mësohej gjuha shqipe me shkronja latine, si që ishte rasti në Shkup ku u ndërpre kursi i gjuhës shqipe me shkronja latine pranë shkollës idadije të këtij qyteti. Njëkohësisht, Qeveria turke urdhëroi dhe ndalimin e botimit dhe shpërndarjes së librave, gazetave, revistave me alfabetin shqip. Krahas shpërndarjes së abetareve me alfabetin arab, që në janar 1909, Qeveria osmane organizonte dhe financonte mitingje kundër alfabetit shqip me shkronja latine si në Shkup, Manastir, Ohër, Tetovë, Dibër, Përlepe, Follorinë etj. Këto mitingje organizoheshin pran xhamive e objekteve tjera fetare dhe drejtoheshin nga hoxhallarët. Një miting i tillë qe organizuar në xhamin e sulltan Muratit në Shkup, nën organizimin e Said Hoxhës deputet i Shkupit. Mitingjet organizoheshin nën parullën: se përdorimi i shkronjave jo arabe paraqit rrezik për fenë myslimane. Pushteti ndërmori masa represive ndaj të gjithë mbështetësve të alfabetit shqip; qofshin ato nëpunës, veprimtarë, intelektual, nxënës etj. Masat ishin të natyrave të ndryshme si arrestim, përjashtim nga puna, transferim në ndonjë vend tjetër të perandorisë, si p.sh. nën akuza të këtilla nga fundi i majit të vitit 1909 vetëm në Ohër, në Pogradec e në Strugë u arrestuan 17 veta, midis të arrestuarve ishin edhe Hamdi Ohri, Xhemaledin Beu, kryetar i klubit të Ohrit dhe Mehmet Beu, sekretar i klubit, si dhe u përjashtuan një numër i nxënësve nga shkollat, si në Shkup, në Manastirit, në Korçë etj. Me veprimtarinë e tyre kombëtare klubet dhe gazetat e kohës që botoheshin brenda e jashtë vendit ndihmuan që për një kohë të shkurtër të bëhet një ndarje e plotë shpirtërore midis shqiptarëve e turqve, vlerësonte konsulli serb në Manastir, Luba M. Mihajlloviq.
 
" Gjuha b'darun dhe e bastardhueme... jo vetëm nga pushtuesit por edhe nga neologjizmat e linguistëve fantazistë e injorantë!
Nga pikëpamja e analizës linguistike / ose gjuhësore, lidhun me përdorimet e parashtesës me germën ç si prefiks, unë bashkohem plotësisht me Filip Guraziun!
Nuk mund të ketë germë Ç para fjalës Lirim ( e rrjedhur nga koncepti liri, libero etj derivate etimologjike), me justifikimin si përforëcuese, sepse ky veprim përdoret si koncept e veprim i kundërt! Po kështu as te fjala e koncepti Pallje me Ç'pallje ose me Shpallje. (Në konceptim pallje ka kuptime derivate me pall si gomari; ka për pallim si veprim seksual; ka pallë si shpatë. A lidhen keto si derivate apo si kategori homonime me baza të ndryshme etimone etimologjike, analiza mbetet e pa plotë!
Kur merr si angazhim se kur te mbaroje Kongresi i Vlorës do të hartohet një Dokument i Përkujtimshëm mbi Ditën e Lirisë, Vetqeverimit, i firmosun nga të gjithë delegatët zyrtarë të 84 kazave dhe ky as nuk hartohet fare por merret si i mirë qenë vetem Proçes - Verbali i ditës 28 nandor 1912, kesaj ç' farë lloj fare i thonë...?!
Besoj se fjala pikie me ç'pikie duhet analizue edhe kjo ... se kush e futi në përdorim si dy konceptime të kunderta njëkohësisht! Pikje vösh e Ç'pikie vösh; pikie me kallaj e ç'pikie prej kallajit; me pikas ne pâ me sÿ me e ç'pikas prej syve ..."
 
" S'KA PAQË ME STANDARTIN PA U KTHYE PASKAJORJA"

NGJARJE QË NUK HARROHET,

BREG LUMI, DUKAGJIN, GUSHT 1967

Në vjetin 1967, përjetova për herë të parë sezonin veror në mjedisin malor. Megjithse në 'Breg të Lumit' diten bante nxehtë, notimi në ujin e ftohtë të lumit të Shalës vente në ekuiliber temperaturen trupore. Mbramjeve ishte fresk, shtresat ajrore plot avuj të maleve për rreth, gjatë natës freskoheshin e bijshin poshte në luginë. Koha e mirë dhe e qendrueshme e sezonit jepte nxitje për eskursione panoramike drejt naltësive malore që i rrijshin si " mbi krye " Bregut të Lumit", por kënaqësia ma e madhe ishte peshkimi me "flutur" i troftave në ujin kristal të lumit të Shalës. Kaq i madh ishte ky pasion, kaq kënaqësi me jepte, sa shpesh herë falënderojsha " të Madhin" për kët dhuratë të veçantë që më fali pikërisht në nji prej momenteve të vështira të jetës time...

Prej drejtorit të shkollës, Ndue Zef Toma, që gjeta në Breg të Lumit kur fillova punën, si dhe pervojës sime mësova shumë për peshkimin e troftës:

( Peshkimi i troftes me 'grep flutur' rekomandohet në hije. Çdo shtjellje uji që ban rrjedha mbas nji pengese krijon mjedisin e parapelqyem të troftës per " sulm"... Mbas dy hedhjeve të ' grepit flutur ' pa rezultat në të njajtin vend, mos provo të treten, por ndrro pozicion. Udhëzohet tërheqia e 'grepit flutur' në drejtim me rrjedhen. Këshillohet vendosja e nji "plumçe" të lehtë në menyrë që 'grepi flutur' të zhytet nën ujë. Duhen shmangë veshjet me ngjyra të ndezta. Duhet me ecë sa ma lehtë e pa zhurmë gjatë zallit afer lumit. Nuk këshillohet shoqnimi me nji njeri tjeter gjatë peshkimit, sepse biseda me za të naltë afer lumit mundet me trembë peshkun )

Në çdo mbasdite vonë, kur dielli mshehesh mbas maleve e hija binte në ujin transparent të lumit, fillonte peshkimi. Instinkti i vetëmbrojtjes së troftave që rrijshin të mshehuna gjatë ditës me diell u jepte siguri e agresivitet për gjetjen e ushqimit gjatë atyne orve kur në ujë binte hija. Për çdo mbramje kthehesha në apartementin ku banojshim, me plot trofta, pra darka ishte e sigurueme. Mirpo, kishte diçka që nuk shkonte; unë isha guzhinieri i grupit, blejsha grepat për peshkim që kushtojshin 100 lekë copa, përballojsha mundin e peshkimit e kur kthehesha në mbramje duhej edhe me pastrue troftat e mandej me i gatue për me i hanger së bashku me të tjerët ! Por, për kët lloj shqetësimi pata mirëkuptim të plotë prej shokëve të cilët vendosën që blemjen e materialeve të peshkimit me e konsiderue shpenzim të kolektivit e vetem per pastrimin e gatimin e troftave, unë nuk do të isha në rolin e guzhinierit, gja që do ta bajshin të tjerët.

Të shtunden mbasdite, 20 Gusht 1967, ma shumë dola për sheti se sa për peshkim, por si gjithmonë, parangallin me grepin flutur e kisha në xhep. Dita ishte e bukur, freskia e mbramjes kishte fillue me ra mbi luginë, mjegulla e fresktë që formohej mbas prendimit të diellit buzë lumit, të jepte kënaqësi. Eca kadalë në drejtim të Nderlysës e u ndala përballë nji shkambi te madh të pozicionuem në krahun e djathtë të rrjedhjes së lumit, rreth 1km., larg prej ndertesës së shkollës. Ky shkamb që krijonte shtjellje uji, ishte shkaku i depozitimeve të shumta ranore të lumit në vendin ku unë po qendrojsha. Në atë pozicion, gjanësia e lumit i kalonte 30 m., në krahun tjeter të lumit, thellësia ishte ma e madhe. Ashtu si kot, bana gadi parangallin dhe e hodha në largësi grepin flutur, mjaft afer bregut përballë. Nuk e kisha menden te peshkimi, por papritmas nji pengesë ma bllokoi tërheqjen e grepit, u merzita sepse ndodhte shpesh që grepi ngatrrohej nëpër rrajë të bimve etj. e, u bana gadi me u zhveshë për me zhhbllokue grepin në thellësi të ujit, por ma parë, thashë me vete, po provoj edhe nji herë me e terheqë ma fort, se ndoshta zhbllokohet...! E terhoqa me forcë e për çudi grepi levizi së bashku me pengesen, a thue zhgula ndonji rrajë apo ndoshta grepi ishte kaperthye të ndonji skelet bagtie të hedhun në lum ? Vazhdova tërheqjen e pengesës së randë e kur u afrue, m'u ndridh shpirti; dallova nji troftë gjigande që nën ujë m'u duk si nji " nëndetse"! U emocionova pa masë, por nuk e hupa menden. Me qenë se unë peshkojsha me filispajë të hollë nuk duhej përdorë forcë e madhe, prandej i leshova rrugë troftes me mendim që prap me e terheqë e keshtu " lësho e terheq" deri sa t'u lodhte. Mirpo trofta mori drejtimin e shkambit, u fut nën te e tentonte me kalue në anen tjeter... U frigsova se në ferkim me shkambin, filispaja e hollë mund të këputej, prandej vendosa me e terheqë me forcë e kështu mbrrijta me e afrue deri afer meje. Më krijoi përshtypjen se ishte dorezue sepse nuk bante asnji kundërshtim... Në kët moment bana gabimin fatal: tentova me e nxjerrë prej ujiit troften me terheqje...!

Filispaja u këput e trofta ra në ujë, por n'at pozicion, prej depozitimeve ranore, uji ishte aq i cektë, sa bishti i gjanë i sajë që levizte pa pushim, nuk mbrrijti me perfitue fuqinë e duhun për ikje. Në çast u hodha në ujë e me trupin tim bllokova mundësinë e ikjes së troftës drejt lumit, mandej me shpejtësi i futa të dy duert poshtë saj dhe e hodha në breg. Vendi ku ra trofta, ishte i pjerrtë e prej levizjeve që ajo bante, mundte me rrshqitë prap në ujë, atëherë mora nji gur dhe me forcë i rashë në krye, trofta nuk levizi ma.

Zemra kishte marrë superxhiro, fryma prej emocionit nuk më mjaftonte, u ula përtokë e pushova për disa minuta. Emocioni e gëzimi qendrojshin së bashku! Tue vrojtue me kujdes troften, kuptova se kisha peshkue " Kryemadhen " ( simbas fjalorit vendas): në realitet, trofta ishte me krye të madh, kishte tre palë dhambë në gojë dhe ishte në ngjyrë gri në rozë me pika. (Kur e pastruem për gatim, gjetëm në barkun e sajë nji tjeter troftë me peshë rreth 300 gr.)

Me briskun që kisha me vete, bana gadi vjegcen prej degës së "mrinës" , kaçubë qe gjindet me shumicë bri lumit, ku vara " Kryemadhen" e u drejtova triumfator drejt shkollës. Gjatë ecjes konstatova se bishti i shkrryhej për tokë, m'u desht me e mbajtë pak si nalt, gja që edhe më sforcoi krahun se kishte mjaft peshë..., rezultoi gadi 7 Kg.!

I pari që takova rrugës ishte ish agronomi i Lokalitetit, sot akademik, i ndjeri Ahmet Osja. Fjala " mori dhenë" mbasi, sapo hyna në shkollë, pa perfundue entuziazmi fillestar i mësuesve, filluen me ardhë shumë shokë të tjerë për me pa " Kryemadhen". Kolegët e mi, mësuesa "i patën varë pak buzët"; atë natë " Kryemadhja" u perla. Çdo shok që pat ardhë në shkollë, shijoi edhe nji copë prej saj. Sot e konsideroj veten me fat që perjetova aventurën e peshkimit të " Kryemadhes".

F.G.
Dromca Kujtimesh
 
Ti prej dheut Arbnor u linde,
si vigan i shqiptarisë.
Shkamb ishe dhe shkamb mbete,
për fitoren e pamvarsisë.
Balta e kuqe e enverizmit,
me t’ndye deshti pa pushim.
Fjala e lirë kundër barbarizmit,
të dha madhështi deri n'amshim.
Pader Gjergj pusho i qetë,
ti me ne do t’jesh përjetë.
Drita e jote e shqiptarisë
për ne..., rruga e lumtunisë.

F.G.
 
"S'KA PAQË ME STANDARTIN PA U KTHYE PASKAJORJA"

12 Propozime për Pasurimin e Standardit të Shqipes

Konferenca shkencore “Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit”, e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, me pjesëmarrjen e specialistëve nga tërë hapësira shqiptare, i zhvilloi punimet më 15-17 dhjetor në Durrës. Konferenca u zhvillua në pesë sesione. Në secilin sesion u paraqitën dy referate që sollën trajtime të thelluara të temës së sesionit, si dhe një numër prej pesë deri shtatë kumtesash që u përqendruan në problemet e veçanta. Mbi referatet dhe kumtesat e paraqitura në sesione u zhvilluan diskutime në përfundim të çdo sesioni, në të cilat diskutuesit sollën argumentet e tyre në mbrojtje, në kundërshtim, ose në specifikim të problemeve të veçanta.

Pesë sesionet patën përkatësisht këtë tematikë: I – Historia e formimit të standardit. Standardi dhe legjislacioni; II – Probleme gramatikore të standardit; III – Probleme të drejtshkrimit dhe të pasurimit të standardit; IV – Marrëdhëniet e standardit me dialektet. Norma leksikore; V – Standardi dhe norma letrare (letërsia, shkolla, mediat).

Konferenca arriti në përfundimet e mëposhtme:

1) Megjithëse u vendos në një epokë të ngarkuar me ideologji dhe me mungesë të lirisë shkencore, standardi gjatë gjithë këtyre viteve e ka dëshmuar vlefshmërinë e tij.

2) Praktika e përdorimit të shqipes standarde në këto dyzet vjet dëshmon se shqipja, ashtu si të gjitha gjuhët e lëvruara, ka nevojë që t’i nënshtrohet periodikisht një shqyrtimi shkencor lidhur me funksionimin e sistemit në të gjitha segmentet.

3) Është e nevojshme që të shqyrtohen më tej disa rregulla të drejtshkrimit, me qëllim njësimin e tyre dhe shmangien e konflikteve të krijuara si pasojë e zbatimit të dy parimeve të ndryshme njëherësh (atij fonetik dhe atij morfologjik). Në mënyrë të veçantë, drejtshkrimi i zanores -ë ka nevojë për rishqyrtim.

4) Të rishikohet përdorimi i shkronjës së madhe, drejtshkrimi i emrave të huaj të përveçëm, si dhe drejtshkrimi i toponimeve.

5) Leksiku i standardit të shqipes të jetë i hapur ndaj prurjeve nga dialektet, sidomos nga dialekti gegë dhe nga autorët e traditës letrare në këtë dialekt. Të vazhdojë puna për pasurimin e leksikut me krijime të reja sipas gjedheve fjalëformuese të shqipes, si dhe për pastërtinë ndaj huazimeve të panevojshme.

6) Të thellohet puna për begatimin, njësimin dhe kodifikimin e terminologjisë në të gjitha fushat.

7) Në sistemin morfologjik, të rishqyrtohet formimi i shumësit të emrave, për një saktësim të mëtejshëm paradigmatik, duke synuar njësimin dhe shmangien e përjashtimeve të shumta.

8) Të studiohet mundësia e integrimit të paskajores gege në standardin e shqipes.

9) Studimet dhe hulumtimet të jenë të hapura edhe në fushën e sintaksës.

10) Nxënia e shqipes në shkollë, në të gjithë hapësirën shqiptare, ka shfaqur vështirësi dhe probleme, ndaj propozohet përmirësimi i kurrikulave, i teksteve, i metodave të mësimdhënies, si dhe aftësimi i mëtejshëm i mësuesve të gjuhës amtare.

11) Në konferencë u shfaqën edhe shumë mendime e teza të veçanta lidhur me standardin dhe me përdorimin e shqipes. Konferenca dëshmon se debati për çështjet e normës së shqipes dhe të përdorimit të saj është një debat pjellor, i cili e pasuron mendimin gjuhësor shqiptar dhe hap perspektiva studimore e kërkimore të domosdoshme për etapën e sotme të zhvillimit të shqipes.

12) Krijimi i Këshillit Mbarëshqiptar për Gjuhën, me statusin e personit publik, mund të jetë një rrugë e mirë për t’u gjetur zgjidhje çështjeve të rëndësishme të politikave gjuhësore, të planifikimit të gjuhës dhe të strategjisë për zhvillimin dhe mbrojtjen e shqipes.
 
HANA asht nje emen qe ka perdorim te gjane nder gjuhet ma te lashta te botes:
Shqip - Rrokulli e nates ?
Japonisht - Lule
Hebraisht - Hir
Persisht - Lule
Arabisht - Lumtuni ose knaqesi
Koreanisht - Numer nji
Havai - Zanat
Maori - Dashni ose shkelqim
Po ashtu edhe ne boten e krishtere si (france gjermani ect) Hana ka domethanien e "hir".
Kyt informacion e jep google ?

Kjo tregon forcen e jashtezakonshme qe ka kjo fjale qe nga zanafilla e kohnavee perdorur nga popujt ma te lashte te botes dhe e trashigume deri ne ditet e sotme.
Nderkohe "akademiket" e 72, i'a hoqen fuqine, i'a hoqen lashtesine, i'a hoqen mistiken, i'a hoqen hyjnoren kesaj fjale sublime duke futur ne gjuhen standarde Hënën.

Nga rotacioni i shkronjes "a" ne "ë" gjuha shqipe standarde humbi thellesi, lashtesi, force dhe histori... ?
 
A janë sot Shqiptarët në udhkryq?
E shkuara të sjell dobi kur mësohet,jo harrohet.
Shqipnia ishte kthy në mall pa zot....një picë ku çdokush tentonte të shuante oreksin,Grek,Serb,Malazez,Austriak,Bullgar,Turq,Italianë...Interesat,ndeshja e të cilave bëri që asnjë fuqi të mos na gëlltisë përfundimisht.
Ishte përfshirja e Amerikës në luftën e parë botërore.Vizioni i Uillsonit ai që u vuri frena orekseve fqinje nga të katër anët,dhe u ballafaqua hapur me mbështetësit e tyre Europianë.Busullën duhet ta kemi orientuar drejt....
MARRDHANJET.
Sot ka marrdhanje...përpara se me dal në analizë,duhet me kuptu se ç'ka do me than fjala "Marr'dhanje",e pasi me e kuptue,asht mir me mos me cek vetëm ç'ka marrim...marrjen,por me kërkue me dit ma shum dhe se ç'ka japim...dhanjen.
Pasi ti kemi ditur këto,atëherë i vejmë në ballancë të mësojmë se a kemi "marrdhanje të ndershme"..
Historikisht...ashtu si edhe sot,ne përqëndrohemi tek ajo që marrim...duke mos e llogarit aspak ç'ka japim,humbim...
Kjo asht dhe arsyeja që e gjithë historia e "marrdhanjeve Shqiptare" ka kenë një disfatë....
NJË DEFIÇIT I MADH...BUXHETOR,TOKËSOR,NJERËZOR.........defiçit për Shqiptarët,por sufiçit për të tjerët.
Gjendja Shqiptare e tregon qartë këtë...e për të gjithë këtë ka përgjegjës.
Përgjegjësit janë ata të cilët në periudha të ndryshme kanë qenë tregtarët e marrdhanjeve kombëtare Shqiptare.Tregtarë pa intuitë,vizion...Tregtarë të fitimeve momentale,por të humbjeve afatgjata.
Tregtarë partiakë...tregtarë që shesin e falin pasuri e truall,falin të ardhmen vetëm e vetëm që të ruajnë pushtetin e tyre.
Interesat kombëtare pothuaj gjithmonë kanë qenë mall tregëtie për të fuqizuar pushtetet personale.
Investimet....
Kur tjetri të jep miell hua...ai nuk investon për ty,por investon për veten e tij.
"Miku" investon kur të ndërton stallën..jo të shet qumështin
Kur të ndërton uzinën...jo të shet nitratin
Kur të ndërton fabrikat...jo të shet mallrat ...Pra ai që të trajton thjesht si konsumator,investon për veten e tij,i leverdis të jesh konsumator...jo prodhues.
Fatkeqsisht pushteteve monopoliste Shqiptare u leverdis "importi"...norma e fitimit të të cilit plus shumën e invazionit fiskal,është aq e lartë saqë ja vlen "të shkatërrohet" çdo nismë e përpjekje për ngritjen e prodhimit vendas..
Fiton monopolisti...humb vendi,populli.
Nuk paragjykoj politikisht,analizoj ekonomikisht...qoftë edhe pse jemi "baza e piramidës".
Marrdhanjet ndërshtetërore,të çdo lloji qofshin,në fund korrespondojnë me numra.
Përpara se të brohorasim...le ti vëjmë në ballancë...cila asht "marrja" e cila "dhanja".
Patriotizmi koncepton mënyrën se si trajtohet "marrdhanja".
Nqs nuk mundemi që ballanca të anoj nga ana Shqiptare...atëher duhet me u mundu që ajo të mos anoj nga të tjerët...fatkeqsisht jo vetëm ka anuar,por interesat Shqiptare janë shuar në stratosfer nga pesha dhe influenca e pushteteve të tjera mbi përfaqsuesit e interesave tona.

Paniku asht i damshëm...
"Mallëngjimi"...është ndjenj që buron nga naiviteti(mirësia..mos'konceptim realist)..mos u mallëngjeni,se akoma dhe ndërmjet burrit e gruas "marrdhanja" asht më jep-të jap...askush nuk fal.
Euforia asht e damshme dhe zhgënjyese,asht e pasigurt,sidomos kur e din çka merr,e nuk e din çka jep,ose çka do japësh.
E shkuara duhet të mësohet që të nxirren mësime nqs mundesh....jo të harrohet.
Askush nuk të fal...
Dikur më....më 1946...Marshalli Tito priste në Beograd me nderimet më të mëdha shtetërore,liderin,diktatorin komunist të Shqipërisë komuniste...jehona ishte euforike në të dy vendet.Shqiptarë e Serbë..vëllezër,por dardha e kishte bishtin pas...
Nën avujt dhe ekstazën e një pritjeje të tillë...u nënshkruan disa marrveshje...
Askush nuk komentonte marrveshjet,por "pritjen madhështore".
Këto marrveshje çertifikuan gllabërimin ekonomik të Shqipëris,boshatisjen e tregut,blerjen e resurseve dhe sektorit prodhues...kthimin e Shqipërisë në një treg konsumator Jugosllav.
Gllabërimi ekonomik...është pushtim de fakto i një vendi,madje me bekimin e "tutorëve" të tij.
Kur bie ujku në stan...nuk asht faji ujkut se ai atë zanat di...as i deleve,faji asht i bariut,i të zotit të stanit që nuk di,ose nuk do që ta mbroj, siguroj...fatkeqsisht ne kemi vënë ujqit roje,barinj.
Busullën duhet ta orientojmë drejt asaj fuqie e cila e ka treguar interesin e saj ndaj egzistencës së lirë të kombeve të vogla.4543D2DA-FE5E-434E-B6BA-EC577CE8DAC6.jpeg
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.