Buuuumm- mijëra stërkala të një supe në mure...
Pas një dite super të lodhshme, me një këmbë të lënduar që isha zvarritur 10 orë, gjeta pak paqe në strofullën time, e ndërsa dremisja, shpërtheu bombula....
dreq...mallkova...e ty të kisha mangët....themelet u tundën nga gazi e ca sy kureshtarë u bënë rreshtore...
Ia hodhëm paç- e kuptuan me sy pa e folur e pa ua thënë...mërmërisja ndërsa laja muret , bëj sa më shumë sevapë Dor, se ja shpëtove
E n'fund t'fundit ça u bë? Asgjë!
Sa e sa herë më ka bërë pis jeta, më ka përplasur e i kam bërë lavazh mureve të saj...
Çrëndësi kanë ngjyrat që zbehen nga stërkalat, rëndësi ka që njollat të mos lënë gjurmë....
Epo ja, i pastrova, iku e kjo punë me shoqet....
Shkova pranë stufës të marr një vezë që medemek po zihej, ish zhdukur...
E kërkova sikur të ish një fëmijë apo lodër, se gjeta...ashtu tërë lodhje sapo u shtriva tani, ngre sytë lart, çtë shohësh?!
Veza po ma bën me sy në tavan...
Eh pikë e zezë, do bëj bojaxhien tani...
Jam pa supë, pa vezë, pa gjumë, pa buk...
Oh sa po përtoj....kjo ditë ish një bum i vërtetë.
Ditar ? O ditar? Do bëhesh vullnetar apo ta ha
@Milanisti n me gjithë iftar?
Ika ika, jam pis fëmi e unë
Mwah...