Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

Perseri une , perseri dhe te njejtat endrra. Me therrasin nate per nate , te jem aty . E njejta gje ndodhi dhe mbreme ku papritur me doli gjumi ,perseri isha e mbytur ne djerse , perseri e njejta enderr. Valle kur do pushoje kjo monotoni , valle kur do ndalosh se thirruri?! Perse po torturohem kaq shume ? Kur do mbaroje ky makth? Cfare kam bere gabim qe po denohem keshtu? Perse duhet ta jetoj jeten me kete frike? Perse une me vjen shpesh here ne mendje. Tashme kam frike edhe ti tregoj endrrat , me pare thoja pse mua sme vjen ne enderr e tani qe vjen me thua eja ...
Perse kaq heret? Perse nuk vjen te me puthesh ballin e te largohesh si ne fillim ?!
Tani sa here vjen ne endrrat e mia me perkedhel koken e me thua koha po mbaron!!
Valle nuk ja dola dot kesaj lufte , e humba akoma pa e nisur mire?
Qaj sa here zgjohem e sdua te fle me , sdua te fle se me duket sikur zdo zgjohem te nesermen. Sikur telefoni zdo bjeri me per tme zgjuar . Por kur zgjohem ne mengjes hap syt shikoj drite dhe them faleminderit edhe per sot , shpresoj te jete e njejta gje dhe per neser...
Ajd te perqafoj cik ????
 
28/03/2020

Ne ç'vorbull terri noton o shpirti im?
Me ndalesa lajmesh deshperuese,me copa idesh te dyshimta ,ti qe urren prangat e hekurat,,,,
Dil ne pah!

Lundro me mua ,ose merrmë me vete .
Nqs je mesuar te rrish ne ujerat e qeta te deteve qe ke krijuar,mesome t'i trazoj ato qe te dalesh.
Pa ty ky trup i misheruar eshte si nje endacak i hedhur ne nje rruge me mot te acarte ku s'gjen strehë.
Pa ty s'gjej as shijet.
Me shkeputjen tende nga kjo cope mishërimi s'njoh as lezetet.
Perçmim ndien e zemra nderkohe qe ti largohesh.
Nqs ka deshira sublime eshte te me shoqerosh,e nqs do kete mallkim me te madh....
Tradhetomë !

Atehere do dua vetemohimin e nje njeriu te gjalle,me nje shpirt te vdekur.

Më ndihtë. :)
 
Editimi i fundit:
Ditar. Erdha perseri une. Kete here mbase jo vetem. Erdha per te ikur ditar. Erdha te mar ate, dhe te ikim diku larg, larg gjithckaje. Do te mar ate ditar, ate qe ti e ke udhezuar per mua. Ai realisht nuk ishte asnjehere ketu , por sa here shkruaja ishte ne mendimet e mia. Vinte me mua, une ikja, ai rrinte me ty. Rrinte te merte keshilla, te mendohej , mbase dhe te me harronte. Por jo ditar , nuk do e le ketu. Une erdha ta rimar, ta mbaj fort, ta shtrengoj, sepse me te vertete eshte ai qe vlen. Eshte ai qe une e quaj Te vertete. Te verteten e jetes time. E jeta ime do jete ai. Ai dhe cdo gje e tija. E di ditar, nuk e prisje kete vendim, por une kam te papritura. Me pelqejne vendimet e mara ne oret e vona, vendimet kur jam e merzitur. Kur jam vetem , kur mendoj qiellin zi pa yje . Ne vend te henes mendoj atë. Dhe yjet jemi Ne Të Dy. Kjo fjale u ndertua. E prita. Tashme po largohem pa e kthyer koken pas , te shikoj ate teksa e le tek ty. E mora me vete, sepse e dua pjese te jetes time ?49770
 
Mjesi njerez, kafshe, shpend, bime !
Ja sa hapa syt, fjeta me telefonin ngjit te jastiku tjeter! E cova ne replay audion me zerin e @Lori, me zilen e ores 6:20! Ka lezet del dielli gjithanej! :P
Edhe kur te haj mengjes do ta vej telefonin tek karigia perballe ne tavoline !
Pastaj do dal i xhiro me kufje ne vesh, kur te me shofin robt tu qesh, te thone ka rreshkit ky vllai! Gjynof !

Fundjave te bukur !
 
I dashur ditar.
Dua t'u them njerezve qe mos te deshperohen e mos te tregohen kaq te dobet.
Te mos e shuajne driten e shpreses brenda shpirtit te tyre.
Te mos ndjehen kaq bosh e te mos mendojne vetem per te keqijat.
Jemi shnderruar ne makineri,mendojm vetem per parate e jo per stresin qe ndjejm cdo dite brenda vetes.
Zgjohesha çdo dite ne oren 6 te mengjesit,e kthehesha ne oren 4 ose 5 per pune.
I jepja nje puthje te shpejt motres,e kur zgjohesha rruget e Durresit ishin bosh.
Me kishte marre malli te qendroja me floket e prishura,te qendroja me tuta e te degjoja shakate e motres
Te qendroja prane oxhakut e te pija kafen turke e te shikoja serialet e preferuara.
Me kishte marre malli te degjoja mjaullimat e macet teksa une jam pergjumsh.
E sidomos per thashethemet e qytetit tone.
Mkisht marr malli per qytetin tone te vogel.
Shikoni anen pozitive.
:):);).
 
Edhe une per ty, do doja shume?
Ah po?
Gjate nje eksperimenti me nje shok per meditimin :
Gjate meditimit po mundohesha te mos mendoja, sa me shume mendoja te mos mendoja aq me shume mendoja, derisa fillova te cliroja muskujt e trupit dhe te degjoja me shume cf me thoshte uni-im. Keshtu mora fryme thelle nga hundet, sic kisha pare ne tv, dhe ndjeva te isha e lire dhe ne koke, e mora fryme prap e ndjeva nje dhimbje te thelle se nga me erdhi. Pra teknikisht une sjam mire, kam dicka qe me mundon e sia them vetes. Dhe meqe kishte muzike meditimi ndjeva qe edhe qafa humbe elasticitetin e te perqendruarit dhe koka levizte ne menyre te pakontrolluar dhe atehere prekja majat e gishtave me nj-tj, ti kujtoja vetes qe jam akoma aty. E vinte ndonje zhurme jashte e une isha akoma e ulur duke i thene vetes qe eshte cdo gje ok :)

Pak a shume nje fraksion dite.
 
I dashur ditar
U ktheva serish un
Ehh ditar e di si jam un
Skam me force per asgje
Kur shoh ata te dy ashtu
Smundem as te eci para
Me ata u rrita
Me ata qeshja qaja
Ata cdo dite e me keq
Shum merzitem spo kam me force
Vec me ty mundem te hapem ditar
Un nuk jam kjo qe dukem
Po ik ditar po ik me lot ne syy...
Larg te gjitheve
Me askend do jete me mire
Shihemi ditar ?
 
Editimi i fundit:
Më kish marrë malli të vishja atletet e bardha, të hidhja flokët pas shpine e të ecja në majë të gishtave si flutur..

Më kish marrë malli për çantën time të krahëve, bluzën e preferuar apo parfumin ku spërkasja gushën çdo mëngjes...

Më kish marrë malli për lapsin e syve, bizhutë apo dhe buzëkuqin ku i jap buzës konturet e duhura..

Më kish marrë malli për alarmin e orës ku çohesha me përtesë duke mallkuar punën ndër dhëmbë..

Më kish marrë malli për një shtysë të vogël, që të dilja e të shijoja natyrën si një fëmi...

Sot dola.
Vesha dhe atletet e bardha që kishin ditë të stivuara në dollap, mora dhe çantën time më të bukur, i lëshova dhe kaçurrelat , e të vetmit aksesorë ishin maska e dorezat.....

I pashë dhe lulet e çelura nga larg, kalova dhe në rrugicën më të preferuar, por nuk ndesha asnjë nga fytyrat që shihja çdo mëngjes...
Pashë ca rrugica boshe, një zbrazëti, një diell që shndrriste por prapë dukej zymtësi, e veshët buçisnin nga disa sirena ambulancash ku i mbysnin cicërimat e zogjve.......

Natyra po merr frymë por neve po na mirret fryma...e mendoj se kjo është hakmarrja e saj ndaj qënieve njerëzore...
Sot nuk kundërmoi parfumi dolçe mbi mua por bie erë llastiqesh dhe i hoqa kur mbylla veten në shtëpi duke i sharë po.sërish ndër dhëmbë...
dreq....e në djall spërklat..

Më kish marrë malli të ndihesha e lirë e sot ndihem më e burgosur se kurrë..
Unë jam në rrezik dhe jam rrezik për familjarët..

Më mirë të mos më mirrte malli për asgjë dhe të kisha atë monotoninë e mallkuar.
 
Ditariiiiiiiiii
O ditariiiiiiiiiiiiiii
Ditar moreeeeee.
E shyqyr qe ma hape deren? Boll mendove per Dorinen? Kam ardhur une tani??
Po mundohem ti jap shpreses per te ngrene, qe ajo, si e vetmja gje qe me ka mbetur, te mos vdese. E ushqej me buzeqeshje, me humor, e ushqej me batuta, me telefonata e videocall, me zerin e njerezeve qe dua, me perqafimet e babit, me recetat e gatimit te mamit. Frikes po mundohem ti reduktoj kohen dhe hapsiren ne mendje e ne zemer. Megjithate ajo ekziston, dhe here here me nje prekje shpotitese me kujton realitetin si enderr qe po kalojme. Nuk e di perse ditar , por koha kur do mund te ulemi serish ne nje kafe duke kujtuar me trishtim ditet e sotme , me duket shume e larget. Une jam bija e detit e me ka marre malli kaq shume per aromen e tij, e kam kaq afer dhe e ndjej kaq larg.
Larg ditar , kjo eshte kryefjala e diteve te mija kete periudhe. Malli per perqafimet e shoqeve te mija, era e parfumit te tyre, ma tkurr shpirtin e me ben te ndiehem kaq e vogel dhe kaq e pavlere. Pranvera eshte plot drite por nuk e di perse nuk ja shoh dot ngjyrat. Natyra po na privon nga bukurite e saj, ndoshta sepse ne nuk i kemi vleresuar kurre aq sa duhet. Koha peshon plumb duke na renduar mbi shpatulla e ditet qe i lene vendin njera tjetres na duken po njesoj, te mbuluara nga pelhura e trishtimit. Megjithate une do e mbaj flaken e shpreses ne duar si te vetmen bilete per dite me te mira. Jam vajze e madhe, e vetme, por do ja dal?
Mbremje te kendeshme i dashuri im❤
 
Sot hapa sirtarin e harresës...
Fillova ti shkund një e nga një ëndrrat që ishin mykur aty...
Ato ëndrra që në sajë të pamundësisë së realizimit të tyre kishin kohë që " flinin' dhe ishin flakur tutje.....ato ëndrra që për vite e vite më kanë mbajtur shpresën e shpirtin gjallë..
Jemi njerëz të ndryshëm, me emocione dhe objektivë të ndryshëm dhe ëndrrat e gjithesecilit prej nesh janë të ndryshme..

Ah ëndrrat e mia, ëndrra prej çupeline, ëndrra të brishta, ëndrra të bukura, ëndrra të parealizueshme..

Çfarë i ra njeriut e se kaloi, jeton në të gjitha mënyrat që i ofron jeta, por ëndrra është ajo që i jep "pranverë", kurajo, është ky ' filiz' që ushqen shpirtin ....

I mblodha të gjitha ëndrrat në një zarf dhe i vura në të njëjtin sirtar duke i premtuar vetes që do i prek të gjitha, një e nga një e unë do 'fluturoj" bashkë me to nga gëzimi në qiellin tim.
View attachment 50238
 
Sot hapa sirtarin e harresës...
Fillova ti shkund një e nga një ëndrrat që ishin mykur aty...
Ato ëndrra që në sajë të pamundësisë së realizimit të tyre kishin kohë që " flinin' dhe ishin flakur tutje.....ato ëndrra që për vite e vite më kanë mbajtur shpresën e shpirtin gjallë..
Jemi njerëz të ndryshëm, me emocione dhe objektivë të ndryshëm dhe ëndrrat e gjithesecilit prej nesh janë të ndryshme..

Ah ëndrrat e mia, ëndrra prej çupeline, ëndrra të brishta, ëndrra të bukura, ëndrra të parealizueshme..

Çfarë i ra njeriut e se kaloi, jeton në të gjitha mënyrat që i ofron jeta, por ëndrra është ajo që i jep "pranverë", kurajo, është ky ' filiz' që ushqen shpirtin ....

I mblodha të gjitha ëndrrat në një zarf dhe i vura në të njëjtin sirtar duke i premtuar vetes që do i prek të gjitha, një e nga një e unë do 'fluturoj" bashkë me to nga gëzimi në qiellin tim.
View attachment 50238
Chapeau....?
 
Ç'ditë e bukur sot
E shtuna e këtij prilli qenka e ngrohtë,
rrezet e diellit depërtojnë fuqishëm mbi mua në ballkon ku kam.dalë të marrë vitaminën D, diellin...

Ç'siluetë të bukur kanë bërë rrezet mbi mua..
dhe unë si lozanjare që jam, po shkrep fragmente të këtij episodi..
Nuk mund ta lë të më ikë ky çast sepse janë momente që nuk vijnë për herë të dytë..

Sa herë që kam lexuar diçka i kam nënvizuar e shkruar në një bllok.
Thënie që më kanë inspiruar e më kanë ngritur moralin tim që shpesh herë ma kanë rrëzuar përtokë...

Oh sa libra kam lexuar, sa shumë ndër vite..
ca e detyruar nga studimet e ca nga pasioni për letërsinë..

Sa herë i kam mbyllur sytë nëpër romane, jam bërë personazh i cdo libri,sa fort i kam ndjerë , sa njerëz kam takuar, princër princesha, aristrokatë, vrasës, gjykatës, etj..

Oh ç' bote e bukur ...fjalët e librave kanë pasur magjinë të më ndryshojnë

Oh sa mall kam
mall të jem si një herë e një kohë utopiste..

....oh për një libër dhe një cep me hije........
50386
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back