Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

Hej ditar prsh.
Tka kap virusi ty ?
He se ste gjen gje ty jo se ti i ke marre masat

Sot me shum se kurre smundem ti mbaj lotet ditar sepse si sot nje vit iku ai,ai vogelushi 7-vjecar u kthye ne nje engjell...sdua te qaj por lotet rrjedhin vete
Iku pa i marre me te miren jetes e une qe smunda te jem prane nenes se tij per ngushellim ne keto momente te veshtira ,dhe jo vetem per kufizimin e levizjeve ne keto kohe por se skam kurajo ta shof te emen qe e ka tret dhimbja dhe malli per te birin !
Sa shume i donte embelsirat,aq shume sa me thoshte gjithmone ne tel me sill embelsira kur te vish...edhe pse e dinte qe mjeku ja kishte ndaluar ai donte vetem sa te lepinte cik gishtat .

E di cdo me thuash ditar, por ti e di qe do me kaloje sepse jam e forte,sprovat te bejne te tille !
Fundja kush jemi ne qe te ndalojme fuqite e mbinatyrshme !? Nje dite gjith atje do vemi kush me heret e kush me vone
Me rendesi ta duam njeri tjetrin para se te jete teper vone ?

U prefsh ne paqe,shpirti i shpirtit tim
Amin ! ??
 
  • Pëlqej
Reactions: .
Hey ditar!
Si je ti??
Une mire, aq sa mundem te jem. E zene ne kurth nga ky izolim i detyruar, nuk mund ti shpetoj merzise. Bej sikur nuk e shoh, sikur nuk e njoh, por sado e mohoj prezencen e saj ajo eshte perseri ketu. Sapo e kthej pak vemendjen kah saj me hidhet ne qafe, me puth e ushqehet me lumturine time. Kjo merzi e pangopur me boshatis shpirtin nga gezimi dhe me injekton vrerin e saj deri ne palce. Zgjohem dhe cdo dite, gjithnje e shume me duket sikur ai mengjesi i mbushur me shprese nuk do trokase kurre ne qepallat e mija. Diteve me diell u erdhi fundi e qielli po ngjyroset me gri serish. Jam e rrethuar me njerez, por ndjehem kaq vetem. Perfshihem ne biseda pa jete dhe rutine qe perseritet e perseritet. Shoqja ime e ngushte tashme eshte frika. Ankthi qe ajo me shkakton me ze frymen e dhoma ime me duket kuti shkrepse. Bota me duket kaq e vogel keto kohe ose ndoshta e keqja qe na ka kapluar e ben te duket e tille. Jam kaq e lodhur ditarush edhe pse nuk kam bere asgje. Nuk gjej me as force te them "se do te behet mire" e madje te tilla shprehje as qe me ngushellojne. Duket sikur sapo ka filluar tuneli e nuk e di nese do gjej drite ne fund te tij.
Shpresoj qe te te shoh prap i dashuri im.
Deri atehere ruaj veten.
Perqafime.
 
Ulu, 5 me mik per kete hartim te shperlare nga frika !
Heres tjeter te jesh me sarkarstike dhe me shprese dhenese!
Po me ben te ulem te shpalos superfuqite e mija letrate ... :P
 
Ulu, 5 me mik per kete hartim te shperlare nga frika !
Heres tjeter te jesh me sarkarstike dhe me shprese dhenese!
Po me ben te ulem te shpalos superfuqite e mija letrate ... :p
Do me pelqente te te shihja!
 
Nuk e kisha fjalen per kete shikimi?????
E kisha fjalen per aftesite e tua letrare???
Por qe mire mire dhe keshtu e merr nje 8??

leksioni nr.1
Ji me specifike

Jo per gje se ndonje ketu do te mendoje qe sapo te lash shtatezen ;)
Dhe mos u tall me njerezit naiv e te çilter!
 
leksioni nr.1
Ji me specifike

Jo per gje se ndonje ketu do te mendoje qe sapo te lash shtatezen ;)
Dhe mos u tall me njerezit naiv e te çilter!
Halli madh se shef?
E pra e naivi madh zotrote?
 
Mbrema ditarushi imm
U ktheva un.....
E di qe vec ti me degjon mua...
Teksa po rri ne dhomen time ? po shfletoj fotot qe kam me motrat e mia me ata qe kurr
Nuk isha ndare
?
Edhe pse sillem si e lumtur,
Un nuk jam e lumtur ?
Jam teper e merzitur
Teper e lenduar
Shum gjera me kan ndodh
Do doja ta kisha motrat ketu
Ti tregoja atyre cdo gje..
Ah ditar sa duaa te flas
Lotet sme ndalojne
Nuk ishim ndare asnjeher
.ishim gjithmon afer per njera tjetren
Tani vec telefonata e mesazhe.
Sikur mos mjaftonte kjo edhe virusi
Bllokoi gjithcka, cdo gje vec lexojm vdekje e numrat qe shtohen ? shpresoj te mbaroj shpejt.....
Me mungojne shum ditar skam fjal...
Ditarush por te kam ty
E heren tjeter shpresoj te vi e buzeqeshur ?
Naten e mire !!
 
Hej ditar prsh.
Tka kap virusi ty ?
He se ste gjen gje ty jo se ti i ke marre masat

Sot me shum se kurre smundem ti mbaj lotet ditar sepse si sot nje vit iku ai,ai vogelushi 7-vjecar u kthye ne nje engjell...sdua te qaj por lotet rrjedhin vete
Iku pa i marre me te miren jetes e une qe smunda te jem prane nenes se tij per ngushellim ne keto momente te veshtira ,dhe jo vetem per kufizimin e levizjeve ne keto kohe por se skam kurajo ta shof te emen qe e ka tret dhimbja dhe malli per te birin !
Sa shume i donte embelsirat,aq shume sa me thoshte gjithmone ne tel me sill embelsira kur te vish...edhe pse e dinte qe mjeku ja kishte ndaluar ai donte vetem sa te lepinte cik gishtat .

E di cdo me thuash ditar, por ti e di qe do me kaloje sepse jam e forte,sprovat te bejne te tille !
Fundja kush jemi ne qe te ndalojme fuqite e mbinatyrshme !? Nje dite gjith atje do vemi kush me heret e kush me vone
Me rendesi ta duam njeri tjetrin para se te jete teper vone ?

U prefsh ne paqe,shpirti i shpirtit tim
?????Te perqafoj
 
Mengjes ditar ?
Ja erdha serish sot....
Si ke qen miku im
Me fal qe te merzita mbrem po me kaploi nje dhimbje nje e qare qe njeriu ka nevoje ndonjeher ?
Sot kam ardhur te te them
Se do qendroj me e fort
Nuk do lejoj askend te me ul ne nivelin e tij/saj
Te perqafoj ditar
Spo flas me shum ti lej rradh te tjereve.
??
 
Mbrëma ditar
Nuk më ka ndodhur asgjë e keqe për momentin por as ndonjë gjë e bukur..
U bënë ditë që mekanizmat e ' emocioneve ' nuk punojnë më.
S' më bën asgjë përshtypje.
Vallë çne??
Mos janë efektet e karantinimit këto?
Me siguri, ndryshe nuk ka spjegim ?‍♀️
Diku nga dreka më shkruan një kushërirë( të lutem Dor , nesër ka burri im ditëlindjen. Më sajo ndonjë dedikim).
U përpoqa në të gjitha mënyrat por nuk ia dola dot.
Më vinin aq shumë mendime e prapë dy fjalë nuk i lidha dot.
Kështu jam unë, pa e ndjerë diçka nuk shkruaj dot.
Ajo çfarë kam ndjerë këto ditë o ditar , ka qenë vetëm ndjesia e fobisë.
Kam një shpirt që kërkon të bëjë një potere të madhe por po pret momentin e duhur.
Kam lexuar me vëmëndje çdo gjë, nga më konspirativet deri tek aludimet.

Ajo çfarë kam ' admiruar' tek vetja këto ditë, ka qenë mos lënia pas dore e vetes.
Ia kam kryer të gjitha vetes pa neglizhencë e këtë e them pa modesti.

Të të them natën e mirë?
Që here tjetër të kem.çfarë të them.
Zot më jep.shëndet e durim?.
 
I can do it?
Nese e do dedikimin akoma?
 
Do me pelqente te te shihja!

ok !

Besoj se njeriu duhet te kete tre gjera per te qene i lumtur: nese ke dike qe te duash, dicka per te bere dhe dicka ku duhet te shpresosh!
Kur lindem a na beri me dije kush se jeta nuk ka asnje obligim ndaj pritshmerive tona ?!
Asnjehere mos e humb shpresen, stuhite nuk zgjasin pergjithmone, ato nuk e pengojne dot pranveren te vije.
Oh sa me pelqen erresira, nata, pa te nuk do te mund te shihja yjet.

Mos shfaq kurre dobesi, ndrico, drejtoje perhere fytyren nga dielli, merr shembullin tim, jeta ime ka qene vareza perfekte e endrave te groposura plot shprese !

E nese po i lexon keto rrjeshta urime, qenke ende gjalle.

COVID-19
 
Përsëri unë.
Nuk di si ta quaj kete ardhje. Po kerkoj pak “ngushellim” , nuk di ku ta gjej. Jam ketu te bisedojme, te shprehem, te me degjosh. Nuk dua pergjigje, por te lutem degjome. Jam e lenduar. Qenia me e bukur ne kete bote “gjysherit” po largohen nga jeta. Para kohe. Po largohen me vuajtje, po ikin me koken pas se cfar do ndodh me pjesen tjeter te njerezimit. Ahhh sa dite te veshtira po kalojme. A thua valle i meritojme? Zoti te jete inatosur me ne? Cfar gabimi kemi bere? Keto dhe shume pyetje tjera ja bej vetes. Nuk e kam frike kete sfide , perkundrazi une do e luftoj. Me dhemb shpirti per te tjeret. Thone qe do vi fundi botes, e si mundet te vi ndryshe? Mos valle po “lajme” mekatet? A mundet njeriu te mekatoj kaq shume? A mundet Zoti te jete kaq i pameshirshem? E di kam shume pyetje. Mos u pergjigj. Mundohem ti kuptoj po vete. Jam shum larg per tu kujdesur per to. Per dashurite e shpirtit tim. Nenen dhe gjyshin. Nuk dua ta ndjej ate cfar po mendoj. Ata jane dhe do jene mire. Jane ne vendlinje. Nuk kane komunikim me shume persona. Kjo u ben mire. Por ishin merzitur sepse shikojme lajmet. Ato po e shprehin friken, friken qe do te vdesin te vetem. Bisedova sot dhe me tha Faleminderit qe u kujtove. Nuk i mbajta lotet, per nje moment nuk fola. Ai mendon se nuk do me shikoj me. Me pyeti nese jemi mire dhe me tha te kujdesem per veten, sepse kjo gje do mbaroj shume shpejt. Mbylle me tha se po harxhon. E di sa bosh ndihem qe nuk jam prane tyre? Tani me te vertete po e kuptoj qe jane gjeja me e shtrenjte qe une kam! Nuk dua ti humbas. Kjo ishte dita ime sot. Zeri i tyre eshte qetesim shpirti per mua. Ne do ja dalim! ?
 
Djaloshi ku je ti?
E di ditarush, thone qe çdo vajze ka nevoje per nje djale qe ta kete shokun me te ngushte per tu shprehur. Dhe rasti yne eshte shembulli me i mire per te treguar qe miqesia midis nje djali dhe nje vajze ekziston? Ndiehem mire ditar? Ne te gjithe kete situate qe sa vjen e behet me e veshtire une gjeta nje pikëz lumturi? Nje udhe e re, nje aventure e re, nje e ardhme ndryshe nuk vjen kurre nese ti nuk heq nga shpatullat çdo barre te vjeter. U perpoqa shume qe zeri i shpirtit te me degjohej. Por njerezit vazhdojne te zene veshet me duar, te shohin ne sy dhe te bertasin me te madhe "nuk te degjoj dhe nuk te kuptoj fare". Me nje lule nuk vjen Pranvera thone, me imagjino pak mua qe me nje lule doja te sillja Pranveren ne shkretetire? Imagjino per pak ditar njerezit qe krijojne nje hendek sa nje oqean mes teje dhe vetes se tyre dhe pastaj te thone "Po he pra, ca ke ,pse nuk ma zgjat doren? Nese ka dicka qe nuk do ja lejoj kurre vetes eshte qe te numerohem? Kam pire shishe me poshterim per hir te asaj qe kam ndjere me shpresen se gjerat do permiresohen. Perpara se te mbyll syte me shpresen se neser do jete nje dite me e mire, dua te kerkoj qe te vish me mua, ne aventuaren tone te re.?
Nese askush ste jep nje mundesi atehere jepja ti nje vetes? Kete do mundohem te mos e harroj me kurre.
Fli i qete i dashuri im.
Deri heren tjeter?
 
Ka ditë që jepem.e tëra pas punës...i jepem.aq fort saqë harroj për të bërë ndryshimin e së shtypurit në fletë dhe së pushuarit në momente të caktuara..

Ndonjëherë dalldisem.e tëra pas poezive, muzikës në kufje dhe fotografisë në përgjithësi...

Ndonjëherë harroj ekzistencën time, skam.motiv, dëshirë, dashuri, fuqi, jetë, frymëmarrje, e më pas rikthehem i buzëqesh fort jetës duke e përzuzur me buzëqeshjen time...

Ka dhe nga ato momentet që më merr malli për natyrën time " çun harami"....për jetën e vegjëlisë...vrapimit pas pulave, deleve, kuajve, përqafimit të gjyshërve, për atë botën e Haidit( film vizatimor)....

Ja kështu symbyllasi kalon e gjithë jeta ime, herë e kthej në retrospektivë e herë iki shumë larg me makinën e kohës, ama TI je në mënyrë sistematike pjesë e imja...

Shume njerez vetequhen bamires , kur falin gjera qe ato vete nuk i duan ....por ti më ke falur gjënë më të çmuar, më të shtrenjtë, më të bukur, " shpirtin"..

Jam gjithë kohës me ty, në ëndrra, mendime, në zemër, në shpirt, në përqafime, në këngë, në poezi, në filma kudo e kurdo..

Larishi ka thënë:
Njeriu duron me lehtësi vetëm një dhimbje, kjo është dhimbja e tjetrit...por unë të them mos lejo që një grindje e vogël të plagosë e shkatërroje nje dashuri të mirë....e mos më fal.dhimbje..

Unë të kam.puthur shpirtin edhe në.rastet kur sjemi bashkë , je kudo me mua, e të kam.flutur mbi supe...

Rri me mua ose merrmë me vete,nëse jo mos fluturo më në qiellin tim...??
 
Perseri une , perseri dhe te njejtat endrra. Me therrasin nate per nate , te jem aty . E njejta gje ndodhi dhe mbreme ku papritur me doli gjumi ,perseri isha e mbytur ne djerse , perseri e njejta enderr. Valle kur do pushoje kjo monotoni , valle kur do ndalosh se thirruri?! Perse po torturohem kaq shume ? Kur do mbaroje ky makth? Cfare kam bere gabim qe po denohem keshtu? Perse duhet ta jetoj jeten me kete frike? Perse une me vjen shpesh here ne mendje. Tashme kam frike edhe ti tregoj endrrat , me pare thoja pse mua sme vjen ne enderr e tani qe vjen me thua eja ...
Perse kaq heret? Perse nuk vjen te me puthesh ballin e te largohesh si ne fillim ?!
Tani sa here vjen ne endrrat e mia me perkedhel koken e me thua koha po mbaron!!
Valle nuk ja dola dot kesaj lufte , e humba akoma pa e nisur mire?
Qaj sa here zgjohem e sdua te fle me , sdua te fle se me duket sikur zdo zgjohem te nesermen. Sikur telefoni zdo bjeri me per tme zgjuar . Por kur zgjohem ne mengjes hap syt shikoj drite dhe them faleminderit edhe per sot , shpresoj te jete e njejta gje dhe per neser...
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back