Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

Dita nis ne07:30 ,kjo pasi jam ngritur 5-6 here darkave per te bere cicin.
Cdo darke premtoj qe sdo pi me caj,pastaj e shoh veten teksa ngroj ujin,fus cajin dhe aq.
Pastaj me duhen afro 30 minuta te zgjohem.
Shijoj mengjesin i vetmi vakt qe me jep relaks dhe nisem per pune.
Qe e kam shume afer por bej cdo here vone.
Pastaj nga ora 14 mbaroj,ne shtepi e shkoj te puna tjeter.
Jam e rrethuar nga kalamaj,dhe se di nese jam me fat apo eshte thjeshte ceshtje durimi.
Pasi bej pazarin dreken darken per neser filloj nje cikel te vogel meditimi se si kjo jete e shkerdhyer po me iken nga duart.
I them vetes duhet te pi xanax,pastaj futem ne forume.
Me ke mesuar keq. :)
Vakt o vakt! :D
 
sa here e kam kaluar ate det un :P

te nisem tani per 1 ore arrij dhe "konsumojme" shen valentinin ne 12 te nates :P
 
14 Shkurt 2020

Sot në mëngjes rreth orës 8:50 kisha mbaruar punën e po rrija në një kthinë, me një shok, duke pritur të iknim për pushim, kur dëgjova në korridor një zhurmë këpucësh të rënda që hiqeshin zvarrë. Zgjata kokën të shikoja dhe pashë dikë me një balonë të madhe, në formë zemre, që e mbante lart dhe shiritat që i vareshin poshtë në tokë. Për momentin m'u duk e çuditshme ajo balonë aty, po pastaj u kujtova që ishte festa e të dashuruarve. Tipin me balonë e njoh, është dikush që i pëlqejnë shfaqjet dhe buja, e me sa duket e solli aty për t'u treguar shokëve se ç'kishte blerë, e se kishte kujt t'ia dhuronte.

Shkëmbimi i dhuratave simbolike në këtë datë nuk është gjë e keqe, por ajo që s'më pëlqen është kur shoh njerëz që vuajnë, qajnë apo ankohen për dashuritë e humbura. Ata që braktisen, thyhen shpirtërisht, por kjo duhet kaluar me vullnet. Dashuria duhet të jetë e ndërsjellë, mos jep më tepër se të japin dhe mos duaj më shumë se të duan. U uroj të mërziturve që të kthjellohen e të gjejnë qetësinë. Por nëse nuk e bëjnë me vullnet, koha do ta bëjë.
 
Gjesi Ditar mbase jam e vetmuar ne dhom dhe ndjehem e vetmuar e merzitur erdha te vizitoj ty, erdha te them sa e veshtir me esht ber jeta prej te dieles kam mbet ne shtrat.sa shum jam munduar kto dit dhe si perfundim spo ec ashtu diq dua spo me gjinden pran njerzit qe me jepshin shpres nje koh kur un ja tash ja kurr kam nevoj per kurajo ditar te uroj ty dhe tgjithve shum shendet dashurij dhe ne fund fare lek edi pse sepse un lek kam sa qe them jam milionere por sme duhen leket spo me japin shendet spo me japin dashurij ditar ndoshta sdo te merzis me Jetimja jote duani njeri tjetrin per se gjalli jo kur vdes se von shum von ?????????????
 
Cdo gje do rregullohet zemer! Vetem te jesh mire ti??
 
Pasi dje erdhen njerez nga Shqiperia i nxora te vizitonin vendin. Njeriu ne fjale sishte aspak kurioz por nga keqardhja sme prishte qejfin. "Po deshe e vizitojme ate kishen"
-Po une e shoh cdo te djele.
Ai ben shenjen e kryqit : "Zot na fal,eja ikim atehere"
Une me takat 8 ore veshur aq sa ndjej nje dhimbje rreze kofshes.
Dhe pasi vajtem ne nje vend bregdetar,e gjetem pa drita,nuk dallohej asgje. Mundi kot.
Sot ishte plan tjeter ,nje tj vend bregdetar por per dreq nje restorant skish hapur,perfunduam duke ngrene tip buke me domate ne breg te detit nen rrezet e diellit.
Une e bera pis me leng domatesh.
Ora 19:33,ky dreq i nervit shatik. A ka nerv shatik rreze kofshes?
 
I dashur ditar.
Karma ime keqe po me ndjek serish.
Kam filluar nje pun te re,por po me ecen ters.
Sot jam kritikuar shum.
Me thon te mos bej ze,te duroj.
Nuk po flisja.
Nje vij e vogel mu formua ne buze,nga jasht dukesha e qet por nga brenda po plasja.
Kan te drejte qe me thone nuk je e zonja per asgje.
E ashtu eshte cdo gje qe e nis,e lej ne gjysme nuk e çoj deri ne fund.
Cdo gje qe e filloj,do me dal gjithmon per keq.
Nuk eshte jet kjo te shkosh ne pune krejt frik se do kritikohesh,e ti te heshtesh sikur nuk ke asgje.
Me duket se mirsjellja ime u mor per dobsi.
Njerez si un nuk meritojne te jetojn ne nje bote plot mosmirnjohsa :(:(.
 
Njerez si ti i duhen me shume ketij vendi. Dhe une mendoj qe ti ta ngresh zerin, dhe te mos heshtesh kurre. Degjoj fjalen e tjetrit por edhe ato ta degjojne zerin tend. Mos hesht! Bej ate cfar ti di te besh. Nese nuk ndihesh komode , largohu nga aty.
 
Hej Ditar ?
U tregova pak i pasjellshem me ty sepse kritikova personat qe flisnin ktu.. dhe tani po futem dhe un mes tyre.
U lodha.. zdua t luftoj me.. do e le te lire te me mari pak e nga pak .. do duroj dhimjet do duroj sepse do iki dhe do jem i lumtur..
Nuk do le gjo mbrapa sepse skam dike qe tle.. do iki me mallin e asaj qe ma shton dhimjen me teper. Per kte shkak zdua tjem me.. jeta osht e drejt cdo njeri mer ate qe meriton.. dhe po mar ate qe kam meritu, por spo duroj dot me dua tmari me shpejt .. do vi prap ditar ndoshta jo shum vone per ty.. por shum vone per mu.
 
i dashur ditar
po shkoja në një kontroll rutinë ku befas mu vërsulën një tufë dallandyshesh në mua..
Cicëruan fort e mu rrotulluan disa herë e më pas ikën me të qindën e sekondës...
Duke përpëlitur sytë..çfarë qe e gjitha kjo?- thashë..
Eca disa hapa dhe ndalova duke kthyer kokën pas...asgjë..
Vetëm unë e hija ime....
Po ecja mendueshëm ditar, më vlonin në kokë shumë mendime e ndër të parat më erdhi kjo...
gjyshja thonte që kur dallandyshet fluturojnë grupe grupe po ikin larg pasi dimër i ftohtë na pret..
Po ç' dimër o ditar? Ne jemi në prag pranvere, e madje skam.ndjerë fare dimër këtë vit...
Mos vallë këto dallandyshe më dhanë indicie që diçka e keqe do më ndodhë?

Ah po, zogjtë janë tregues i një kohe të ftohtë, një acar, por unë po shoh njerëz të ftohtë, pa pikë dhembshurie e dashurie, njerëz që vrasin njëri-tjetrin, që vëllau vret vëllanë, motra të vëllanë, djali prindërit, burri gruan e lloj lloj skenash makabre...
Në kohët më përpara dëgjoja sakrica nga më të ndryshmet që bënte motra për të vëllanë duke i dhuruar fëmijën e vet nëse nuk kishte apo që vëllai bënte burg për vëllanë..
Por sot o ditar, nuk ndihet dimri i ftohtë jashta por kanë shpirtërat dimër...
Nuk di çtë mendoj më përpara, kam shumë pikëpyetje ditar, as kohë të shtrohem gjërë e gjatë por ai rrethim dallandyshesh rreth vetes nuk më.pëlqeu...e kjo buzëqeshje për sot u venit... sa keq...?
 
Gjesi ditar erdh prap Jetimja jote me fal po veq ti me mbete qe te shprehem kur kam qen femij gjer ne moshen 10 vjeqare kisha Maman asaj i qaja i lutesha u shprehsha pas vdekjes qe ne femijeri thash per mua ska jet sdo ket njeri te dyt qe do ja them tgjitha. Por kaluar shum vite me enderren se do e gjej nje person te dyt qe ta dua me gjith qenjen time ,qe te shprehem ti besoj dhe me erdh ajo dit e shijova gjdo sekond gjdo dit gjdo muaj dhe vit .por jetimi po mbetka jetim ter jeten.Un ne fakt kam pasurin kam lirin kam tgjitha por me e vlehfshmja Lumturija me mungon sepse ket lumuri spo ma jep leku asgje po ta jep Mamaja dhe personin qe ti do.Te qash per te vdekur kuptohet por se dija se nje dit do qaj dhe per te gjallin. Po e permbyll ktu se kam frik do gaboj mbase dhe do lendoj dhe kjo eshte gjeja qe me pak dua ta lendoj ta genjej kjo jam dhe do jem ter jeten nga Jetimja jote...
 
Mirmbrema ditar!
Si tkam?Ku kam humbur?
Po ti e di qe njerezit kujtohen per "zotin" kur jane keq ? hajt se bej shaka se as sonte nuk jam keq jo.
Thjesht me kto virozat neper kembe kam dash te ruhem dhe te ruaj pak.Ne fakt sonte erdha te tregoj "hallin"e nje mikut tim.E takova nje dite ne kafe,ne fakt ai se kishte mendjen fare,i fola une.
E pashe te merzitur,ne fillim ngurova pak,po pastaj e pyeta se ca kishte.Mezi po i lidhte mendimet po e kuptova ca donte te thoshte.Kuptova qe e kishte me njerezit.Ne fakt me tha "po shiko mo burre, perpiqem te jem i cilter,i sjellshem,i kushtoj kohe njerezve,shqetesohem,po pse k.... ma marrin per dobesi mo vlla?" Thashe me vete wowwww po ky cpati mgjth atij ja ktheva "po mire ske pse e merr kaq seriozisht.Ne fund te fundit kujt i plasi ca mendojne njerezit." E pashe qe nuk eshte se i beri shume efekt ajo qe i thashe,kishte shume duf.
Porositem alkol,pime dhe ai foli shume,dhe une u perpoqa te jem nje degjues i mire.Mgjth me beri pershtypje ajo qe me tha ne fund kur u ndame "me merr ne tel noiher mor burre se mkishe harru."
Aty kuptova qe beja dhe une pjese ke ata njerezit qe e kishin mbushur me duf ?
Kshu ditar kshu,edhe pa bere gje,thjesht me harrese,bejme shume dëme.Ika ditar ika,te premtoj qe sdo bej kaq shume mungesa ?
Ahh se desh harrova,thuaji atyre meshkujve qe do kalojne here pas here ktu pas meje,qe grate,sido qe te jene,sjane bere per tu vrare.
Naten mik ✌
 
Mirembrema i dashuri im?
Erdha te marr dozen me prehje dhe qetesi tek ty serish. Vec ti s'mi kursen dopiot me relaks e une i pi me eks. Por nuk me mjaftojne kurre. Sepse sapo mbyll deren tende e dal ne fusha te tjera, akrepat e ores mezi e zene njeri tjetrin e ne cdo moment qe kalon mua me bien baterite.
Nejse.
A e ke vene re se si eshte njeriu ditar? Ketu qan, atje qesh e matanë do te vdese. Ne te njejten dite qielli behet gri, erresohet, behet blu, flaket me portokalline e perendimit te diellit dhe pastaj ndez yjet e bie per te fjetur deri ne agimin e radhes. Kaq shume gjendje ne kaq pak kohe brenda nje cikli te mbyllur qe perseritet. Po ashtu edhe per ne qeniet njerezore, mjafton nje fragment per te na derguar lart e per ta na kthyer serish poshte. Me turinje. Po, edhe une i kam thyer te mijat. Here me deshire e here pa te. Aq sa dhimbja me eshte mpire. Se di nese bej mire ditarush, por dorezohem. Do i le te me shkelin, jo se nuk kam respekt per veten, por sepse te tyrin sdo e fitoj dot kurre e tani as nuk e dua me. Ska rendesi sa te lire mendojne qe jane. Ne fund te gjithe do hame çorben qe gatuhet ne kazanin e kesaj jete plot me frike per te ardhmen e shpesh me vakum shprese.
Te perqafoj i dashur?
 
Mirmbrema ditar!
Si tkam?Ku kam humbur?
Po ti e di qe njerezit kujtohen per "zotin" kur jane keq ? hajt se bej shaka se as sonte nuk jam keq jo.
Thjesht me kto virozat neper kembe kam dash te ruhem dhe te ruaj pak.Ne fakt sonte erdha te tregoj "hallin"e nje mikut tim.E takova nje dite ne kafe,ne fakt ai se kishte mendjen fare,i fola une.
E pashe te merzitur,ne fillim ngurova pak,po pastaj e pyeta se ca kishte.Mezi po i lidhte mendimet po e kuptova ca donte te thoshte.Kuptova qe e kishte me njerezit.Ne fakt me tha "po shiko mo burre, perpiqem te jem i cilter,i sjellshem,i kushtoj kohe njerezve,shqetesohem,po pse k.... ma marrin per dobesi mo vlla?" Thashe me vete wowwww po ky cpati mgjth atij ja ktheva "po mire ske pse e merr kaq seriozisht.Ne fund te fundit kujt i plasi ca mendojne njerezit." E pashe qe nuk eshte se i beri shume efekt ajo qe i thashe,kishte shume duf.
Porositem alkol,pime dhe ai foli shume,dhe une u perpoqa te jem nje degjues i mire.Mgjth me beri pershtypje ajo qe me tha ne fund kur u ndame "me merr ne tel noiher mor burre se mkishe harru."
Aty kuptova qe beja dhe une pjese ke ata njerezit qe e kishin mbushur me duf ?
Kshu ditar kshu,edhe pa bere gje,thjesht me harrese,bejme shume dëme.Ika ditar ika,te premtoj qe sdo bej kaq shume mungesa ?
Ahh se desh harrova,thuaji atyre meshkujve qe do kalojne here pas here ktu pas meje,qe grate,sido qe te jene,sjane bere per tu vrare.
Naten mik ✌
20200229_210728.jpg

Ma sollen porosi nga im vella nje gote,edhe une po e kthej nje gllejke per shendetin tend. :)
Thuaji mikut nqs e ke te perzemert se ndoshta ndoshta s'eshte ashtu.

Ehhhhh sa here ngutemi me vendimet ku na urdheron disi zemerimi,por nuk qendron gjithmone ajo c'ka mendojme.

Mendoj shpeshhere se jan ca raste qe s'duhet te ftojme egoizmin,por kurajon per ta folur.
S'duhet te ndeshemi me inatin,por fuqine te lexojme e syte e arsyes. :)
Nqs ka ze ndergjegjie

Ftoje ne ballafaqim ....thuaji mikut.

Keto duele ku ne fund ka kuptim
jep ndjesine e nje ere te re.
Ringjallje qe duam ta hedhim.

Vlen ta ftojme kete duel.

Te isha une ai miku yt
keshtu do veproja.

Gezuar djaloshi. :)
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back