Rushi ditarushi?
Po shfrytezoj kohen e drekes per te te dhene nje perqafim sot, meqe na eshte dhe Shen Valenshtimi?. Plus qe Dori e la deren hapur e nuk dua te ftohet zjarri qe ajo ka ndezur me postimin me lart?
Nese ka dicka qe e di ditar, eshte se dashuria nuk ka dite, nuk ka date, nuk ka vetem nje ngjyre por nje katalog te pambarimte me ngjyra te nderthurura me njera tjetren. Dashuria vjen ne cdo forme, me permbajtje nga me te ndryshmet. Shkrimtaret kane shekuj qe e pershkruajne e serish nuk ju mjafton, e perseri nuk lodhen. Dashuria eshte si uji, qe merr formen e enes ku ndodhet. Dashuria eshte nje buzeqeshje, nje perqafim, nje mesazh, nje shtrengim duarsh, eshte flaka e pasionit qe djeg e shkrumbon zemrat e pasura me të, eshte nje puthje spontante. Dashuria eshte ndjenje universale qe inicion nga kudo, eshte ndenja qe thyen limite, qe ben ndryshime. Dashuria eshte nje rruge e perbashket, nje gjest, eshte humanizem, eshte njerezore, e prekshme dhe e dukshme. Dashuria eshte ajo qe te vret e te sheron po vetë. Dashuria eshte ndjenja qe te çon ne vetemohim, ne veteflijim e po ashtu te ben ta duash veten fort. Dashuria eshte sublime, eshte sakrifice,eshte loti qe mban brenda nxehtesine e diellit. Dashuria eshte reflektimi i henes ne syte tane. E njoh, e di, e kam prekur, e kam ndiere. Kete vit jam prap vetem,serish. Jo se ka ndonje rendesi, sepse kam kultivuar shume dashuri per veten. Aq me pak ka rendesi data e sotme.
Megjithate une do e pres, ai do vije nje dite. Dhe do ta dua shume
Ashtu siç di vetem une te dua. Ashtu sic te dua ty ditar im qe nuk lodhesh kurre.
Deren po e mbyll sepse rrugen per tek ty e gjejne te gjithe. Ndoshta Him do vije pas meje. Se di perse mendoj ka dicka per te te thene. Epo gezuar me uje e na befte mire gjella e ftohte qe kam marre me vete?
Do vij prap. Premtim i dashurise se vertete ky?