...eshte e çuditshme ditar,moti ka filluar te më përkëdhelë. Nje tjeter e diele qe qielli qan. Pa e ditur se çfare dua nga jeta, e ulur ne nje Bar me heshtjen perballë meje qe me flet, meditoj per të vertetat qe ajo me thotë. Heshtja s'ma perton kurre ditarush. Se njeh meshiren ndaj meje. As une nuk i shmangem dot. Heshtja ma perzien lengun e frutave me doza realiteti. E pi ate leng e pastaj ai me mban zgjuar. Sme lejon qe ne qetesi te enderroj. Bej gezuar me vetmine dhe melankolinë, e mbaroj lengun e dal shetitores. Ne horizont, nje rreze rebele e diellit, e cila me ardhjen e pasdites arriti te deportonte shtresat e reve , shtrihet mbi detin e puthen plot pasion, derisa ajo ngadale shkrihet e zhytet në të. Edhe rresira shtrihet gjere e gjate mbi gjithçka. Sonte i mungojne yjet, qe gjithmone si xixa i zbukurojne petkun e erret e ne netet e Janarit shkeqejne me fort. Ngadale i drejtohem shtepise duke listuar ne mendje gjithçka qe do ndodhe e çdo fjale qe do me thone. Qe nga kritikat e mamit " Te thashe mos e vish ate pallto aq te gjate per te ecur, ja si e ke bere,zhul" e deri tek ftesa e babit per nje loje. S'jam e bindur nese sonte eshte radha e shah-ut apo domino-ve. Nejse. Ika ditarush. Te perqafoj.