Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkrime të ndryshme

Poezi nga Yevgeny Yevtushenko

Të mos kuptohemi është e tmerrshme –
të mos kuptohemi e të mos përqafohemi.
Por megjithëse e habitshme
është po aq e tmerrshme,
po aq sa të kuptohemi për gjithҫka.

Plagosemi megjithatë.
Dhe, i fiksuar nga një njohje fillestare,
shpirtin tënd të butë
s’do ta ofendoj me keqkuptim
dhe as do të vras me kuptim.
 
Nga: Luis Aragon

Asgja s’i përket njeriut, as forca e tij
as dobësia, as zemra e tij.
Edhe n’se mendon se
po hapë krahët,
hija e tij asht ajo e një kryqi.
Dhe kur beson se po shtrëngon lumtuninë
e shkërmoqë.

Jeta e tij asht një divorc i çuditshëm, i dhimbshëm.
Nuk ekzistojnë dashni të lumtuna.
Jeta e tij i ngjet atyne ushtarëve të çarmatosun
që ishin përgatitë për një fat tjetër, ndryshe
për çka mundet me u shërby atyne me u çue nadje herët,
nëse në mramje gjenden të papunë, të pasigurtë.

Thueji këto fjalë,
” jeta jeme”
Dhe mbaji lotët.
Nuk ka dashni të lumtuna.

Dashnija jeme e bukur
e shtrenjta dashnia jeme,
loti jem.
Unë të mbaj mrenda vedit si zog të plagosun
ndërsa ata pa e ditë na shohin tuj kalu,
dhe përsëritin fjalët që për ty i kam thurë,
e që për sytë e tu të mdhaj
kaq shpejt vdiqën.
Nuk ekzistojnë dashni të lumtuna

Nuk ka dashni që nuk shkaktojnë dhimbje,
nuk ka dashni që nuk lëndojnë,
nuk ka dashni që s’lanë shenjë,
dhe aq ma pak dashnia për atdhe e për ty.
Nuk ka dashni që nuk ushqehen me lot.
Nuk ekzistojnë dashni të lumtuna,
por për ne të dy asht dashnia jonë.

Web
 
Dashuri e veshtire ne vjeshte

Me mundon ndjenja e pathene
Brenda gjoksit fjalet m'i
ktheve harrim
Ne qielle edhe hena , s'i them dot hene
S'te flas dot per mjegullen mbi lume
ne agim

Me mungon ndjenja e pathene
Ti eja ne gjoks ver cdo fjale ne vend te saj
Pas kesaj do te perkund ne nje djep - kenge
Gjera te mahnitshme do te te te tregoj pas kesaj

Dhe nese rruget per ne zemer dot s'i gjen
Me thuaj te zgjas gishterinjte e mi
Mbeshtete koken mbi ta e do kthehesh pende
Brenda meje do vertitesh e fjalet do m'i kujtosh me magji

Me mundon ndjenja e pathene
U keput nje gjethe nga nje peme
E verdhe si harresa
Qenka vjeshte...!!!
?
-Teodor Keko...
 
Nuk mund te te kem!
Por kjo nuk me ndalon dot te te dua me shpirt.
Eshte arsyeja pse ekzistoj ne nje tjeter dimension brenda zemres time, gje e cila me ben te jem...
 
Heshtem ne gjysmen e fjalëve
Heshtem ne gjysmen e enderres
Heshtem kur duhej te flisnim
Heshtem kur duheshim si te marre

#lina
 
Emocion eshte nje cope kaltersie
qe me qendron mbi krye
nje drithme drite
qe mi merr syte,
emocion eshte zjarri i perendimit
qe me ngroh,
horizonti i larget
qe me ndjek,
permbarimi,qe me rrethon.
Emocion eshte nje buzeqeshje
qe ngroh zemren,
nje veshtrim zhbirues
nje perkedhelje e embel.
Emocion eshte dashuria,
nje kend i lulezuar,
nje lule kundermuese,
klithma e gezuar e zogjve.
Emocion eshte nje shpirt
i mbytur ne nje bukuri te bardhe,
ne miresi e embelsi.
Po,kjo jete,e tera
eshte nje EMOCION.

(Poete Arbereshe )
 
Prandaj ik e më ler deri në mbrëmje
ose largohu një javë se vij e të marr,
unë dua të jetoj me mungesën tënde,
të krijoj pa ty në vetvete një hall.

Më duhet një bosh që kërkon të mbushet,
më duhet një gjemb që nga brenda më ther,
më duhet të krijoj një dimër pa lule,
më duhesh të të dua edhe një herë.

Ndoc Gjetja

??
 
***

A ke ra n' vetmi ti?
Jo unë di me ra veç n' dashni.
Atëherë po t' jap shpirtin tem hua.
Me mësu, se fluturat vendin
e kanë mbi lule, e jo n' stomak.
Dashnia asht si ulçera
të djeg pak nga pak,
bashkë me fluturat.

Vetmia asht ana tjetër e medaljes!

Dashnia nuk bjen
për me t' ba të lumtun,
bjen me ba provë vedin
sa e fortë je kur mbet vetëm.

Mimoza Gruda✍
 
IMG_20221119_002347.jpg
Nga Ardita Jatru

Dy plagët

Në mbrëmje
shtrihen plagët në shtrat të butë
në mes lenë një hapësirë për ëndrrat
që mos t’përplasen
mbulohen me batanije
dhe secili kthehet në krahë të kundërt.

Ke fjetur?
Nuk mundem.
Nuk mundem as unë.

Çohen plagët
prej shtratit
me batanije krahëve
shkërmoqin një cigare
dhe e vendosin aty ku rrjedh gjak.
Ulen në karrige
dhe si shtatore të sapogdhendura
dy plagët
lëpijnë njëra-tjetrën
aty ku u dhemb.
 
Nuk janë të gjitha fatkeqësitë, që ju ndodhin në jetë, për shkatërrimin tuaj. Disa janë për t'ua pastruar rrugën

FB_IMG_1668854042418.jpg
 
“Oh po, i nderuar profesor, dija dhe kuptimi janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.
Vetëm të kuptuarit mund të çojë në ekzistencë të vertetë.
Njohuria në vetvete nuk ka veçse një prani kalimtare: një njohuri e re e dëbon atë të mëparshmen dhe, në fund, ajo nuk është gjë tjetër veçse një asgjë, e derdhur në zbrazëti.
IMG_20211215_135330.jpg
Gurdjieff
 
Të dashur miq ? "Jeta përbëhet nga trena, trena që ndalojnë pranë nesh, por ne nuk dimë të hipim apo jo, trena që lëvizin me shpejtësi, por ne nuk kemi guxim t'i ndalojmë.
Trenat që mbyllin dyert në fytyrat tona (...).
Dhe trenat në të cilët hipim, edhe përkundër dëshirës, nga frika se mos ngelim pa hypur..”.
Por ka edhe trena që mund t'i kapim në "fluturim"....sepse, pikërisht atë duam.
Giorgio Faletti6.jpg
Një metaforë efektive për jetën.
Giorgio Faletti.
 
Ai thotë: Hesht
Ajo thotë: S’du
Kush asht me Ukën?
Kush asht me mu’? ?

LETRAVE PA FJALË

E dashtun Rinë,

Nuk bane dhe ti përjashtim,
poetët kanë ngí me fjalë tanë botën
e vetë mbi dhé t’uritun kanë me vdekë.
Pse nuk ndigjon?

T’kam thanë heshtu, ti s’din
T’kam thanë prit, ti jo e jo.
T’kam thanë sa jemi gjallë
Ti kujton se gjallë jemi veç sot.

Lene lemza si asht tu m’mbytë,
po me fjalët e tua,
mâ zi se milingonat
s’ka gjâ si merret.

M’kanë mbushë kullën,
m’kanë hy n’trup
e s’m’lenë me fjetë.
Nuk e di sa kam me duru.

Letrave tua çka t’u them?
Kam me t’i rujtë përgjigjet kur t’shifena,
pse e ke kalu çdo cak.
A e ndin çka ban?

Tash kan fillu dhe kojshit
tu m’shkel synin dit për dit:
Ukë a ke mujtë? Ukë, si je?
A t’ka pru era ndoj leter t’re?

Rinë, nuk je e vogël mâ,
mos e lsho moj asnji zâ
heshtje asht mos me pingrue,
kurrkush moj mos me t’ndigjue.

Ti as merr vesh, as m’len me t’msue.

T’puth e ndoshta edhe ma shumë,
po unë puthjet nuk i lâ kund
as nper letra, as nper udhë,
se jam burrë, merr vesh? Burrë.

Uka.

LETËR ME PUTHJE PUTHJEVE 9

I dashtun Ukë,

Letra jote e fundit fort m’ka zbavitë
shkrue tan urti, mend e burrni.

Postieri asht krenar per ty
asht kah t’ban krejt nji yll.
Shkon kahdo tu u levdue:
“Ky asht burrë, me mbledhë nji grue”.

Burrat anden me zotsine tande
grate po digjen, dite e nate.
“Uk asht ai nuk ka dyshim
fjala tij nuk bahet dy”.

Ti je ba tash nji legjende
gra e burra po lane mendte.
Emni yt kujtdo i kande
hija jote i ngjan nji andrre.

Unë e di porsi një burrë
ty s’të nget puthja kurrë.
Besa po shumë jam pendue
si me t’puthë ty t’kam guxue.

Buza ime e butë e ngrohtë
buzën tande lehtë ka njomë,
e ka njomë m’kyt stinë lagshtie
e t’ka lanë ty njat lloj shije.

E ti je mor kaq i randë
nuk ke si e duron kyt landë.
Prandaj letrën ta kam shkrue
Prej kësaj puthje me t’sherue.

Çoje doren n’tanden buzë
fshije e hiqe çka kam puthë.
Fshije dorën si t’kam prekë
fshije synin ku jam mekë.

N’kishë t’Shna Pjetrit kam me shku
me u la m’ujë t’beku’.
Kam m’u lut me nji rruzare
me largu kyt ndjenjë mkatare.

Si me t’puthë e përqafu
Si me të dashtë si të du.
Edhe dil i pari m’t’par
se ty s’prek as ujë, as fllad.

Çoje dorën lehtë mbi buzë
tash si janë thanë lutjet,
edhe mbahu porsi burrë
se unë du me t’puthë, puthjet.

Erina Çoku
 
Dashuri nuk do të thotë të fitosh zemrën e dikujt. Por, dashuri do të thotë të krijosh vend, në zemrën e dikujt, që nuk mund të arrihet nga askush...

315894447_5426816924114749_2368220944083215056_n.jpg
 
Eshte cudi kur je femer - Mimoza Ahmeti

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...
 
Lamtumirë.

Marr me vete
djegie perendimesh neper muzgje te qeta,
silueta qiparisash neper sfonde te murme
ullinjsh.
Dhe blloqet e hijeve te Cikes,
qe perkunden netve
mbi kostelacione yjesh Jonit perposht.
Lamtumire.
Kudo qe shkoj
jam nje copez peizazhi nga vendi im.

Fatos Arapi
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back