Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkrime të ndryshme

Asgjë të keqe nuk mbaj më në shpirt
Edhe armiqtë e mundshëm i kam falur,
Kam falur dhimbjet që më mohuan liritë,
Braktisjet dhe kthimet përfundimisht i kam falur.

Kam falur ata që para sysh më kanë vdekur,
Kam falur ata që vetëm për vete kanë jetuar,
Ata që me shkak pranë meje kanë mbetur,
E që kur mundej pabesisht më tradhëtuan !

Kështu…
Rashë në një paqe të butë e të bindshme,
Ku gjithçka merr natyrshëm të drejtën e saj,
Vazhdoj të dëgjoj vetëm ndërgjegjen time
Kam pranuar edhe veten në mundet ta fal….

A.Toto
 
Edhe...edhe...

Vuajtjet me dysh I ndame.
Edhe pritjen,
Edhe shpresen

Henen te dy neteve e pame
Edhe psheretime
Edhe qeshem...

Vitet ngadale te dy i lame
Edhe pranveren,
Edhe vjeshten...

Kujtime te dy bashke ndame
Edhe puthjet
Edhe heshtjen...

Mundohem te lexoj tek shpirti yt...
Veshtrimet kur rruges na ndeshen.

( autor)
 
Te shmangesh eshte dinakeri, eshte "dicka"
Mos e ngaterrojme me zgjuarsine dhe te dish te perballesh eshte "gjithcka"
Ndersa ekziston duhet te dish se nuk je i vetem ne lindje, jet edhe ne vdekje, sepse po te ishte vetem per disa do te komplikohej njerezimi gjer ne cmenduri, e ndersa eshte per te gjithe njesoj lindja & vdekja duhet te dish mos e vrasesh shume mendjen, por ta ushqesh me dije per te fituar luften me veten, jeten, gjer ne destinacionin e fundit te saj per gjithe ekzistencen qe eshte vdekja!
 
Qylaxhiu dhe injoranca

1-E njoh unë Një dhe shumë të tjerë,
se shquhet shumë për qylaxhi
edhe vrerin di ta nxjerrë,
siç pi verë dhe raki.

2-As nuk skuqet,as nuk zverdhet,
po krekoset si një gjel,
si dopio-gjashta të ngelet,
si skifter,si harabel.

3-shpirti keq, ka veç erresire
as ta ngjit njeri me zor.
Njoh unë NJë,aman o Zot,
si një rrodhe në oborr.

4-Mburret,shkundet,jep dhe mend,
një tru tharë,një mos më keq.
Aman Zot çfarë rrit ky vend,
Perëndi kjo tokë çfarë heq.

5-Jo më keq se ky s'kam parë
dhe mos pafsha sa të rroj,
kaq u bëra nuk kam sharë
dhe nuk di si të mallkoj.

6-Por ja pena nuk të fal,
të zbërthen brinjë më brinjë.
Se i ligu kur të tall,
do përgjigje vetëtimë.

7-Se ai që të ha bukën
dhe nga pas leh si një qen,
duket që e ka mbushë kupën
dhe për shokë e mik nuk bën!

8-Ruhuni nga njerëz të tillë,
nga këta ka kudo sot.
Duken aq, si për mëshirë,
flakini si leckë në tokë.

Web
 
Meshkujt flasin per lloj lloj historish qe as mund te kene ndodhur kurre.
Kurse femrat, mbajne ne vetvete histori qe as do te meren vesh ndonjehere.

Web
 
⚡"Njeriu duhet të vlerësohet mbi të gjitha për veset e tij. Virtytet mund të falsifikohen, të shtiren.
Veset, nga ana tjetër, janë gjithmonë të vërteta"⚡

✍️Klaus Kinski. (Shtatë mëkatet vdekjeprurëse)
 
E pyeti: çfarë është pabesia?
I tha:
Të luash me besimin që të ka dhënë dikush.
Është pa'aftësia për të fituar në mënyrë të ndershme.
Është frika që ke për të qenë i sinqertë.
Është mungesa e guximit për të korrur fitore me meritë...
 
Pasiguri...

Kur ty s'të shoh, nuk qaj e nuk rënkoj;
mendjen nuk e humbas kur të takoj;
megjithatë, kur kohë rri pa të parë,
di= më mungon, ndjej mallin të më marrë
dhe veten pyes unë me kureshti:
Miqësi të jetë kjo a dashuri?

Kur sysh më zhdukesh, s'mundet asnjëherë,
fytyrën tënde mendja të ma sjellë;
megjithatë, padashur, shpesh kam ndjerë
se ajo kujtesës pranë i ri përherë.
Dhe pyetja më kthehet përsëri:
Miqësi të jetë kjo a dashuri?

Kam vojtur shpesh dhe s'kam menduar kurrë
te ti të prehet zemra e sëmurë;
por rrugëve kur endem pa qëllim,
as unë se di në pragun tënd ='më shtyn;
dhe, duke hyrë, pyes përsëri:
miqësi më sjëll këtu a dashuri?

Kur dora ime tënden e mbështjell,
zhytem e dashur në një paqe të thellë,
dhe jeta shkon e shndërrohet në një ëndërr,
nga e zgjon papritur rahja e fortë në zemër,
që kureshtare pyet përsëri:
Miqësi të jetë kjo a dashuri?

Kur këngën varg pas vargu për ty ngrita,
nga shpirti poetik diktat nuk prita;
por i habitur s'mora vesh as vetë,
mendimet, rimat si erdhën kaq lehtë?
Dhe pyeta së fundi përsëri:
Miqësi më frymëzon a dashuri?

( autor )
 
Në jetën tënde mund të jetë edhe dikush tjetër por askush nuk do të jetë si unë. Nëse një periudhë kohore kam qenë në jetën tënde, dije që do jem periudha e vetme që nuk ke për ta harruar kurrë...

314131790_5393926737403768_6473437996338086174_n.jpg
 
S’di ç'të them...

Nuk po mësohem dot pa ty,
Ti paske qenë
(S’di ç’të të them!)
Nga gjithë ç’kam dhe sheh me sy,
Nuk e gjen dot ç’pjesë më dhemb!

Një zjarr i kaltër mbete ti,
Që nuk më ngroh,
Po veç më djeg!
Ti, brenda meje flaka je,
Tek ajo pjesë që vetëm dhemb!

Të heqësh hënën atje lart,
Do të përmbyset bota krejt!
Ashtu si unë që vdes në çast
Po hoqa pjesën që më dhemb!

[ Autor ]
 
Njerëzit e vërtetë trembin.
Kjo është arsyeja pse ata shpesh mbeten vetëm. Sepse janë të sinqertë, janë të ndershëm dhe kur duan të thonë diçka, e thonë në mënyrën më të vërtetë që dinë.
IMG_20221029_125038.jpg
M. Hak
 
Po rri oj hanë,
t’ngihna me bukurinë tánde,
veç po turpnohena,
po idhnohena…
me vetën e me shpirtin tem ashik,
që prej lumtunisë t’robit i ka vra fjalët e m’ka lanë veç da áshkla që nuk kapërdihen.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back