"Ajo ishte e cmendur.Rendte pa britma drejt marrezise saj.Ikte larg,e flirtonte me hijet e veta,per te me takuar gjithmone,ne te pamundurat e mia.Ne endra.
E une,gjysme i marre,pushtoja vetveten,ne vetem nje perqafim te saj,e rendja,si dreqi,ne kerkim te gjysmes tjeter,qe mbeste peng,tek ajo.Pikerisht ne mendimin e vetem qe me boshatiste shpirtin,e me bente te puthja duart e nje perendie,te cilin nuk kisha dashur asesi ta njihja.
Ajo ishte e brishte.Te kallte daten,me embelsine qe mbulonte veshtrimin e saj.Te prekte duart,e beheshe pasioni,i therrmuar ne miliarda qeliza,te cilat nuk kishe fuqine me t'i mblidhje.Tmerresisht e dashurueshme.
Adhuroj gjithcka,kur ajo ndodhet prane.Gjithcka.Nje forme te parendesishme te reve.Erresiren.Dicka fare te parendesishme.Le te themi,nje drite te larget te gjetur rastesisht ne veshtrimin tim.Mund te perhumbem ne te ,e te mos gjej me guximin te kthehem pas.Sepse ajo eshte prane dhe ajo dritze,atjetej,eshte filli qe me lidh me mendimet e saj,e me ben nje me jeten.Dhe me te njejtat endra,ku shpeshhere ajo shetit.Madje,edhe me apre se ta njihja."
Po e degjoja pa vemendje.Pothuaj i perhumbur ne gjysma vetmish,te perthithura nga mungesat e tij.Nuk e dija nese vertet ishte i cmendur sic pretendonin,por e dija me siguri,se ky njeri,dashuronte me forcen e nje uragani,e per fat te keq,edhe zhbehej nga pak ne cmenduri,prej te njejtit uragan.
Ia vodha veshtrimin veshtrimit te tij dhe me zerin e brejtur nga nervozizmi,provova ti beja nje pyetje pa e shkeputur nga marria e tij:
-Si munde te dashurohesh me te?
-"Ishte e veshtire mos ta beja.Dashuronte poezite e mia.Qante me dritherimat e mia nen hene,e me endrat e saj romantike,me conte ne nje tjeter bote.Nuk mund ta shmangia.
Eshte e zgjuar.Nje zgjuarsi te aq te paarritshme,sa une e quaj "e cmendura ime"."
-Cfare eshte ajo per ty?
-"Dicka qe nuk mund te jete askush tjeter."
-Premtimi me i madh qe ke marre nga ajo?
-"Do te shihemi serish."
-Si ndjehesh me te?
-"Nuk ndjehem vetem."
-Eshte e bukur?
-"Eshte endra me e bukur qe kam pare."
-Me ke do ta krahasoje?
-"Nuk do ta beja.Nuk i ngjan asnjeres."
-Ku jeton?
-"Brenda meje."
-Dua them,adresa.
-"Gabimisht larg."
-Pse po qan?
-"Nuk po qaj."
-Po te shoh,mos harro.
-"Eshte ajo."
-C'kerkon te thuash?!
-"Ajo,po me mendon."
-Dhe ti e ndjen?
-"Sigurisht.C'dashuri do te quhej nese nuk do te qe keshtu."
-E c'eshte dashuria per ty?
-"Dicka qe nuk do te mundja kurre ta perkufizoja me fjale.Do ti vija nje emer,por ti nuk do ta njihje.Mund te te jepja nje adrese,por ti nuk do ta gjesh guximin per te vajtur.Dashuria eshte te ecesh mes shpirtit tend,e ti shohesh te gjithe yjet,e tjetri te doje me ngulm erresiren tende.
Dashuria eshte ajo.Nese nuk arrin te kuptosh kaq,atehere ti nuk ta kuptosh,ose nuk ke dashuruar kurre."
Ishte i mbytur ne dashuri.Nuk me permendi asgje per te,ama arrija ta shihja imazhin e asaj dashurie.Buzet e saj.Floket te perpiqeshin tej nga era.Buzekuqin qe i mposhtte fjalet.Buzeqeshjen dhe trishtimin e saj.Syte e veshur me stuhi te dhjetera jeteve te pajetuara kurre dhe kujtimet e njemije shekujve,te mbyllur fort ne qiellin ku ajo strehohej,per tiu shmangur brengave te botes.Mund ta dashuroja edh une ate.Fare thjeshte.Nga zeri i nje "te cmneduri.
Ajo ishte nje rreng i universit,per te te rrembyer,drejt e ne mrekullite e tij.Ashtu sic kishte bere me kete te "mjere".Ashtu sic mund te bente me mijera te tjere,ne kete jete,apo ne nje tjeter.
Nuk e pyeta me dhe nuk e pashe me kurre,ne rruget e atij qyteti ku shetisja rastesisht.Ishte larguar,nderkohe qe une perpiqesha te rikrijoja linjat e fytyres saj,nepermjet tingujve te zerit te tij,qe behej fryme,e i jepte jete asaj.
Nuk do te dashuroja kurre si ai,nese per nje cast,edhe shekujt e mi nuk do te ngaterroheshin me njeri tjterin,e te beheshin nje,te ngulur ne nje veshtrim,e te me mbysnin me qiej te stuhishem dashuri,per te me marrosur.
Ndeza nje cigare dhe e ndoqa flladin qe mbase ende ia hiqte tej floket asaj dhe ika,ne kahun qe mendoja se ishte e kunderta qe kish marre i "marri".