Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Më lër të çel

Më lër të eci në rrugën e pasigurt,
le të pengohen hapat e mi në rrugëtimin,
le të mbulohen me kore gjunjët e mi nga jeta,
sepse vetëm duke rënë mëson të fluturosh.

Mos më mbyll në kafaz të artë
mes premtimesh mbrojtjeje të përjetshme,
mes krahëve që shtrëngojnë fort
derisa më mbysin frymën time të lirisë.

Mos më duaj si një hije që errëson,
por si një dritë udhërrëfyese nga larg,
si era që prek lehtë e nuk mban,
si shiu që ushqen dhe nuk mbyt.

Më lër të vallëzoj në stuhi,
Të ndjej të ftohtin në faqet e mia,
Të dëgjoj gjëmimin e bubullimës brenda meje
dhe të gjej qetësinë time e vetme.

Nëse më do, ki besim tek udhëtimi im,
Në zgjedhjet e mia, në hapat e mi të pasigurt.
Më lër të bie që të mësoj të ringrihem,
Më lër të qaj për të kuptuar gëzimin.

Sepse dashuria nuk është as zinxhir, as burg,
por era që fryn pas velave,
është rrënjë që e lë pemën të rritet,
është qielli që pret fluturimin pa frikë.

Dhe nëse kthehem te ti,
Nuk do të jetë sepse u mundove të më mbash,
por sepse zemra ime do të ketë zgjedhur
se ku të çelë, e lirë... dhe e dashur...
 
Përkatësia

është të pranoheni në një vështrim që nuk kërkon më prova,
është dijenia që edhe larg
zemrat pulsojnë me të njëjtën rrahje
Është të ndjesh njëri tjetrin brenda vetes
edhe në zallamahinë e botës.

Është hapi që kthehet
edhe pas shumë ikjesh
zëri që thërret
edhe kur nuk ke më frymë.

Përkatësia
Është të mbash njëri-tjetrin edhe pa e prekur,
Është të flasësh me heshtjen
dhe të kuptoheni në mungesë.

Nuk duhen dëshmitarë
nuk nevojiten duartrokitje.
Përkatësia e njëri-tjetrit është një akt i shenjtë dhe i fshehtë,
që asnjë rit nuk do të mund ta shpjegojë kurrë.

Është respekti që nuk lëkundet,
Besimi që nuk i frikësohet territ,
është liria për të qëndruar
ndërsa jeni gjithmonë të lirë për t'u larguar.

Është të sfidosh kohën
largësitë
pasiguritë dhe kufijtë.
Është të zgjedhësh njëri-tjetrin në çdo ditë,
edhe në ditët kur dashuria të lëndon.

Përkatësia
është një pakt mes shpirtrash të zhveshur,
që njihen përtej ngjarjeve
dhe zgjedhin njëri-tjetrin përtej çdo logjike.

Është një dashuri që nuk kërkon,
por jep.
Që nuk pretendon,
por mirëpret.
Që nuk zotëron,
por ruan.

Përkatësia është kjo:
Të mos jesh i njëri-tjetrit
por njëri për tjetrin.
Gjithmonë.
Kudo.
Në të dukshmen dhe të padukshmen.
Në kohë dhe përtej kohës.
 
Editimi i fundit:
Në heshtje

Mos e ngatërro heshtjen me mungesën,
as me frikën as me ikjen.
Kur nuk flas është një botë që frymon
Në skutat e një zemre që nuk ndalet.

Mos mendo se jam i largët
nëse fjalët e mia humbasin në ajër,
Unë të flas çast pas çasti
Edhe me vështrime që shkronjat nuk dinë të shprehin.

Njerëzit e ndjeshëm rrallë bien në sy,
por duan me një rrëmbim që nuk dinë ta përmbajnë
Brenda një rrahje të qetë zemre është një det i vdekur
Që gjallërohet sa herë që ti shfaqesh

Në heshtje thuhen gjërat më intime,
Në heshtje të mbaj duart pa të prekur
Emrin tënd e tres në gjakun tim
që rrjedh brenda meje, pa ndalur.

Të sjell ndër mend në gjeste pa rëndësi,
Përfytyroj si e vështron perëndimin e vetme,
në kafen që pi e përhumbur
në mendimet që mbeten në mëdyshje.

Heshtja ime është e përbërë nga ndalesa
të frymëmarrjeve që presin tënden,
të fjalëve të pathëna për të shmangur padurimin
ndaj ndjenjës që e lë të natyrshme

Sepse vlerësimi, admirimi, është një pëshpëritje,
që zë vend ngadalë kur e dëgjon
Nuk bërtet, nuk kërkon, nuk shtiret
por hesht, që ty mos të shqetësojë.

E nëse unë hesht ndonjëherë
Është sepse në heshtje shkruaj vargje,
Që flasin për errësirën që i mungon dielli,
dhe për ditët që pa ty nuk kanë dritë.

Mos e ngatërro heshtjen time,
me një zemër që nuk di të rrahë më
Jam prej shiu, flladi dhe ngrohtësie,
por shpirtin tim mësoje ta ndiesh

Në çdo hapësirë që mbetet bosh,
në çdo vështrim që nuk të ka mbërritur,
në dhembshurinë që mbaj si betim
për të mos thyer atë që ke arritur.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back