Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Nuk ka rëndësi sa vjeç jam
“Jam në moshën kur gjërat shihen më me qetësi,
por me qëllimin për të vazhduar të rritem
Kam moshën kur fillon të përkëdhelësh me gishta ëndrrat e tua
dhe iluzionet bëhen shpresë.
Kam vitet kur dashuria, ndonjëherë, është një përvëlim i çmendur,
e paduruar për t'u konsumuar në zjarrin e një pasioni të pritur
Dhe herë të tjera, është një cep paqeje, si një muzg në plazh.
Sa vjeç jam? Nuk kam nevojë t'i shënoj me një numër,
sepse dëshirat e mia të realizuara,
lëndimet gjatë rrugës duke parë iluzionet e mia të copëtuara, vlejnë shumë më tepër se kaq.
Ç’rëndësi ka nëse mbush njëzet, dyzet apo gjashtëdhjetë!
Ajo që ka rëndësi është mosha që ndiej.
Kam vitet që më duhen për të jetuar i lirë dhe pa frikë.
Për të vazhduar rrugëtimin tim pa druajtje, sepse mbaj me vete përvojën që kam fituar dhe forcën e ëndrrave të mia.
Sa vjeç jam? Kujt i intereson?
Kam vitet që duhen për të braktisur frikën dhe për të bërë atë që dua dhe që ndjej".

José Saramago
 
Çfarë është guximi?

Guximi është të duash pa masë,
pa mbrojtje, pa garanci,
me gjithë mishin e ekspozuar ndaj mrekullisë
dhe fatkeqësisë.

Guximi është të dish se gjithçka kalon,
dhe të kesh forcën për të qëndruar,
të presësh, të besosh
që dielli lind gjithmonë,
edhe nëse tani është errësuar.

Guximi është të qash pa frikë se shkrihesh.
Është të dish se çdo lot
e di rrugën,
që dhimbja filtron
dhe merr me vete çfarë është tepër

Guximi është të dëgjosh pulsimin më të hershëm,
atë që vibron në kocka,
në tokë nën këmbët e tua,
në yjet që vështrojnë në heshtje.

Guximi është të qëndrosh i heshtur
kur çdo gjë kërkon zhurmë.
E të lësh heshtjen të flasë,
se gjërat ndodhin
pa i mbushur me fjalë.

Guximi është të dish të qëndrosh i përulur.
Pa dashur të mbizotërosh, pa dashur të shkëlqesh,
por të jesh një fije bari,
një farë brenda tokës së shkrifët.

Guximi është të falësh veten.
Të shikosh duart e ndotura
zemrën e capërluar,
dhe të thuash: jam mirë gjithësesi.

Guximi është të lësh veten të përshkohesh
nga gëzimi, nga frika, nga dashuria.
Pa mbyllur dyert, pa mbyllur gjoksin me hekura

Guximi është të ulesh pranë dhimbjes tënde
Pa ikur, pa u hutuar,
siç qëndron pranë një shoku të sfilitur.

Guximi është të kesh një trup dhe të qëndrosh në të,
me të gjitha të plasariturat, me të gjitha dëshirat e tij,
me urinë për përkëdhelje dhe diell.

Guximi është të shikosh në sy,
pa e ulur shikimin,
pa bërë sikur nuk sheh.

Guximi është të mbrosh mirësinë tënde,
edhe kur duket si një luks,
edhe kur bota kërkon ashpërsi.

Guximi është të lësh të shkojë ajo që peshon:
pritjet rraskapitëse, keqardhjet e gozhduara,
ëndrrat që nuk na përkasin më.

Guximi është të bësh një hap prapa
kur nxitimi shtyn, kur krenaria bërtet,
kur rrëmuja e tepërt të mbyt.

Guximi është të zgjedhësh çdo ditë.
Pa e lënë jetën të ndodhë rastësisht,
por të jesh brenda saj, duke marrë vendime,
duke i dhënë drejtim me zemrën në dorë.

Guximi është të mos reshtësh së mahnituri
prej diellit që lind gjithmonë i ri,
prej një zëri të ëmbël mes turmës,
prej një përkëdheljeje që vjen kur nuk e kërkon.

Guximi është të banosh në zbrazëti.
Të mos e mbushësh menjëherë, të mos e mbulosh me zhurmë,
por të qëndrosh brenda dhe ta ndiesh si merr frymë.

Guximi është të mos kënaqesh,
as me një dashuri të vakët, as me gjysma fjalësh
as me një jetë që nuk ka kuptim.

Guximi është të përqafosh më fort
dhe të marrësh errësirën,
frikën, dhimbjen
e njeriut që mbajmë në krahë.

Guximi është të përkujdesesh:
për një bimë, për një dashuri, për një fjalë,
për vetveten, si për një diçka të shenjtë.

Andrew Faber
 
"Dashuria"

Dashuria është vuajtje,
lot, gëzim, buzëqeshje.
Dashuria është lumturi,
trishtim dhe mundim.
Nuk dashurohet me zemer,
dashurohet me shpirt
i cili përthithet në histori.
Nuk dashurohesh nëse nuk vuan
dhe nuk do dikë
nëse nuk ke frikë se e humbet.
Por kur dashuron, ti jeton,
ndoshta keq, ndoshta mirë, por jeton.
Atëherë vdes
kur ndalon së dashuruari,
zhdukesh kur nuk je më i dashur.
Nëse dashuria të lëndon,
shëro plagët e tuaja
dhe beso në të, je i gjallë.
Sepse jeton për atë që do
dhe per atë që të do

Alda Merini
 
Dialog imagjinar vështrimesh

Ekzistenca ime dhe e jotja aviten me aurën e secilit
që duke u çikur, pranohen e bëhen pjesë e njëra tjetrës
Përballë jemi të përbashkët
Ti vështron e çlirët
Përhumbemi te sytë e njëri tjetrit
Ndihem i qetë dhe i sigurtë
I zhytur në sytë e tu, i tretur në thellësinë e tyre.

Ti herë-herë e lëshon vështrimin tënd edhe pa e mbajtur askund dorëzohesh e brishtë e unë zbuloj vjedhurazi delikatesën tënde
Pastaj ti anon kokën si për vetëmbrojtje, i mbyll sytë si të duash të largosh me ndrojtje atë vështrim që më dhe pa dashur.
Në një çast që vijon duket se këndon pa zë e me lëvizje ritmike pak të dallueshme, një melodi të shpirtit që e dëgjon vetëm ti.

Pastaj më përçon histori të jetës tënde përmes vështrimit, duke më besuar dhe unë ndihem jashtëzakonisht i vlerësuar.
Ti më tregon në heshtje dhe megjithëse nuk i di detajet, shoh qëndrimin tënd herë qortues për të shkuarën e herë të menduar.
Qepallat e tua perëndojnë në një vështrim ëndërrimtar e ti nis të hedhësh në telajo të sfondit, vegimet e tua tek të cilat arratisesh pa e mbajtur frymën, si përherë, e vetmuar.

Vështrimi yt më rrëfen dëshirat e tua, goditjet, tronditjet e shpirtit tënd dhe çastet më të ethshme ti i kujton me lëvizje e me rrahje më të shpejta të qepallave.
Pak më tej i tërheq cepat e syve si të shprehje një qortim e pastaj e ul kokën me vështrimin ngultas për të korrigjuar e për të theksuar në mënyrën tënde, e për t’i dhënë zgjidhjen me vendosmërinë dhe forcën e karakterit.
Më pas kapsallit sytë dhe cepave të buzëve u vishet një buzëqeshje e çliruar.
Shikimi yt bëhet edhe pyetës, si të më thoshte: Pse duhet të ndodhnin të gjitha këto?!

Kalon duart në flokë për të shprehur habi e trishtim dhe ndërsa i lëshon flokët ato bien rrëmujshëm me shkëlqime që rrëshqasin në të gjithë gjatësinë e tyre e që më mahnisin.
Edhe në trishtim tënd e admiroj bukurinë tënde pa guxuar të ta them e gjithashtu mërzitem si një ushtar i kotë, që nuk kam qenë i pranishëm në sprovat e në betejat e tua, e tashmë asnjëherë nuk dua të të lë të përballesh e vetme, përveçse nëse më kërkon ti të tërhiqem.

Ti gjithashtu më kundron me vështrim lutës e të pasigurtë që mos të të sjell kaos dhe shkatërrim në ekzistencën tënde, në strehëzën tënde ku me aq mund arrite të vendosje rregull e ta bëje të jetueshme, sepse aty çdo gjë është e kalibruar me kujdes me ekuilibrin tënd për të cilin ti sakrifikove shumë dhe unë e shoh si një mekanizëm të ndërlikuar, me pjesë të vogla e të thyeshme të zemrës tënde por jashtëzakonisht të saktë në ligjshmëritë e saj. E unë jam aq i ngazëlluar dhe falenderues që ti më lejon të jem pranë si i vetmi dëshmitar i botës tënde plot me fjalë të pathëna, por me përmbajtje ekzaltuese të shpirtit.
 
Ashtu si burimet bashkohen në lumenj, e lumenjtë në oqean, ashtu si erërat në qiell, bashkohen gjithmonë duke fëshfërirë e duke fërshëllyer, asgjë në botë nuk qëndron e vetme por me një ligj hyjnor bashkohet tek një e ngjashme. Ashtu si unë e e gjej veten të ngjashëm me ty. Ne mund të qëndronim edhe mënjanë, mund të ndiqnim rrjedhën e jetës tonë të veçuar por mënyra si jemi krijuar në providencën e Zotit na drejton tek të njëjtat dëshira, të njëjtat qëllime, aty ku vërshimet tona të mendimeve, të ndjenjave, njihen, pranohen, nuk përplasen në kundërshti e konflikte por i japin fuqi dhe shtytje përpara natyrës sonë e cila zë vend natyrshëm tek tjetri. Megjithëse e di që për mua nuk është e lehtë, megjithëse ti e di gjithashtu për veten tënde që nuk është e lehtë të lejosh dikë.
Edhe unë kam pasiguritë e mia, më duket sikur nuk do të mund të jem i denjë për ty, që dobësitë e mia do më plandosin përdhe, ajo çfarë do të më dhimbte më shumë është nëse ti do zhgënjeheshe e do të tundje kokën me miratim duke i dhënë të drejtë pasigurive të tua.
Trishtimi më bën të besoj se jam me iluzione, se jemi thjesht të huaj e po shoh gjërat që dua të besoj, të cilat nuk janë realiste.
Kurse frika se mos lëndohem më pëshpërit se nuk do të kem vend në jetën tënde, se ka gjithmonë një rrugë mbrapa në siguri por në vetmi që nuk më duhet më për asgjë sepse jam lodhur duke mbledhur ditë pas dite pa mundur të jap.
Të emocionohem e të dua në terma dhe ide abstrakte, të thërmuara në grimca njerëzish e personazhesh letërsie, në idealizma formash pa shpirt që asnjë nuk do të ishte aty për mua. Çfarë do të më vlente të isha një i huaj mes të huajve, pa të pasur as ty, çfarë më mbetet?
Për mua nuk është thjesht një stinë e jetës sime, nuk është sot për nesër dhe zgjohem e ishte thjesht një ëndërr, por dashuria për mua nuk ka pushim, asnjëherë.
Mund të jetë e heshtur, mund të jetë e zhurmshme, mund të jetë e matur, mund të bëjë gabime, por mbetet e pastër dhe e njëjtë. Mund të jetë vetëm vetëvetja, nuk pranon kompromise, ose ndryshe kërcënon të vdesë por jo të shndërrohet në diçka tjetër apo të humbë sinqeritetin dhe vlerësimin për ty, e cila është esenca e saj.
Ajo nuk mund të jetë e zëvendësueshme nga asgjë, është jetike, në të djathtë të dashurisë për Zotin dhe për shenjtërinë e mirësinë. Ajo nuk mund të shtrembërohet e as nuk mund të zvetënohet sepse është e shtrenjtë, megjithëse pa mbrojtje të arsyeshme nga dyshimet, ajo është e madhërishme kur e tregon veten në çaste vendimtare, nëse diçka e cënon. Përndryshe ajo rritet dalëngadalë në qetësi si një lum i nëndheshëm dhe vetëm ajo i di rrugët, mënyrat dhe çastet e saj që të shpërthejë për të marrë gjithçka timen me vete e duke më lënë të nemitur.
 
Jehona e fjalëve të saj përplasen në muret e kujtesës sime.

Fjalët që burojnë nga ajo janë si një mineral i rrallë, lëndë e parë që çdo ditë e thërmoj dhe e rrokjezoj për të marrë gjithë kuptimet e mundshme. Bëhen një temë me variacione që më ushqejnë fantazinë me përshtypje të pakonfirmuara të cilat duan, por nuk arrinë të kthehen në bindje tek mua.

Imazhi i saj merr jetë përmes përfytyrimit dhe intuita ime e dërguar si një pararojë nderet në ajër për të kapur emocionet e saj të cilat sa më të fshehura të jenë, aq edhe më të vyera bëhen.

Mësoj ta njoh atë në detaje të vogla e imtësitë gjithmonë mbeten një enigmë për mua sepse ajo është e larmishme dhe e paparashikueshme në hermetizmin e saj. Gjithmonë më habit me të papritura, është sa e përmbajtur aq edhe energjike, sa e butë aq edhe e zonja për të luftuar. Të lë hapësirë për të gabuar por nuk ka tërheqje me nder më pas por vetëm disfatë e humbje.

Kurse ajo tenton të mbetet gjithmonë brenda normave të saj, pa i lejuar vetes asnjë shkitje.

Unë besoj që gjithçka është një puzzle i përbërë nga dhjetëra mijëra copëza të cilat në dukje duken të njëtrajtshme dhe të pakuptueshme por në thelb secila ka një mënyrë të vetme të kombinohet me të tjerat për të nxjerrë mrekullinë e sekretit të tyre.

Përtej heshtjes tënde dhe normalitetit në dukje ajo ka gjallërinë dhe mërzitjet e saj, megjithëse ndoshta nuk i shfaq në sytë e askujt. Është një dialog dhe komunikim që e ka vetëm me veten, e unë mundohem ta ç’kodoj sepse aty gjendet e ngujuar ajo, uni i saj i cili duhet të ushqehet me pasiguri, trishtim e mund të mos e lënë as gjurmët e së shkuarës.
 
Ka një dashuri të paharrueshme që mbetet e rrënjosur në zemër edhe pasi ka kaluar gjithçka. Ti mendon se e ke kapërcyer, se e ke çliruar veten prej saj, dhe befas, në një çast kalimthi, dëgjon një të folur që i përngjan asaj, ose sheh një person me tiparet e saj dhe shpirti yt dridhet sikur e ke gjetur përsëri, por e di, që në fund të fundit, çfarë ka humbur, nuk kthehet. Ndodh sepse disa ndjenja që mbeten në zemër të mbyllura, pa u shfaqur kurrë, nuk vdesin kurrë, si rrënjë poshtë hirit, duke pritur një frymëmarrje të vetme. Për të rindezur...
A është dashuria e vërtetë ajo që mbaron, apo ajo që mbetet, edhe nëse nuk ekziston më?

Anton Çehov
 
Shkruaj për të mos e humbur zakonin
për të thënë gjërat.
Unë shkruaj në përpjekjen për të lënë
një gjurmë.
Shkruaj nga frika se mendimet
më dalin nga mendja.
Shëtis me stilolaps mbi këtë
fletë të bardhë dhe e njollos me ide.
Luaj me të, e përdor, e lë veten të joshem,
të shfaqësh, të provosh.
Me stilolaps them gjithçka, nuk gënjej,
nuk kam turp.
Aty ku gjuha ngurron dhe ndalet,
dora rrjedh lirshëm dhe lehtë.
Shkruaj për të parë brenda vetes.
Shkruaj për të ndalur kohën.
Shkruaj për të ngjallur ndjenja dhe për të
shprehur të miat.
Shkruaj për t'i dhënë kuptim heshtjes
Qiellit blu
detit blu
bojës blu."

Dacia Maraini
 
Ajo tashmë nuk të shkruan më ...
Ajo të donte, kishe rëndësi për të, do të kishte dhënë gjithçka për ty.
Por ti e largove, pak nga pak, me heshtjet dhe indiferencën tënde.
Nuk e kuptove që ishte ndryshe nga të tjerët.
Nuk kishte frikë të largohej dhe ishte mjaft e fortë sa për të të lënë të ikje,
në mënyrë që të ishte i lumtur në vendin që zgjodhe.

E di sa dhimbje i ke shkaktuar?
A e ke idenë sa netë nuk ka fjetur duke menduar për ty?
duke qarë, duke pyetur veten se çfarë bëri gabim?
Jo, ti nuk e di.

Ajo tashmë nuk të shkruan më,
Nuk të merr më në telefon.
Nuk të thotë më ato fjalët e ëmbla si dikur... jo se do të të ndëshkojë.
Jo, ajo nuk është krijuar për urrejtje.
Vetëm se tani ka rivendosur rregull në përparësitë e saj.
Dhe më pari ishe ti, madje edhe para vetes së saj.

Por ti e mësove të mos presë më një "Natën e mirë e dashur!"
ose një "Mirëmëngjes e shtrenjta ime!"
Ajo vazhdoi të jetonte, filloi të fliste përsëri, të dilte, të qeshte, të argëtohej.
Tani ka filluar të kuptojë se sa e bukur është.
Ishte e pabesueshme, apo jo?
Sa keq që është tepër vonë, sepse e humbe...

Ka qenë një kohë kur ti ishe bota e saj, gjithçka e saj, arsyeja e buzëqeshjes së saj.
Ndaj mos eja t'i thuash "Me mungon!"
sepse me gjithë dhimbjen që i shkaktove,
ajo ende të do si ditën e parë.
Vetëm se tani nuk ka më besim tek ti
as në fjalët e tua.

Tani ajo ka frikë madje edhe të emocionohet nga një mesazh prej teje,
sepse ka frikë se është vetëm një gënjeshtër më shumë.

Gruan që do të linte gjithçka për të të parë të buzëqeshur,
ajo qe ndihej si nje vajze e vogel e dashuruar me ty,
pa u kujdesur për asgjë dhe askënd... e le të shkojë.

Ajo nuk ishte e keqe.
Nëse do ta kishe njohur vërtet,
do ta kishe kuptuar se ajo jetonte vetëm për ty.
Dhe ti e le me zemër të thyer.
 
A mund të qëndrosh në vetminë tënde pa kërkuar një shpërqëndrim? A mund ta vështrosh boshllëkun pa e quajtur atë si diçka të gabuar? Nëse mund ta bësh këtë, nëse vendos të mos ikësh, do të zbulosh se ai boshllëk nuk është armiku yt. Është pika jote e fillimit. Është aty, në mungesë të plotë të diçkaje për t’u mbajtur, që më në fund mund të takosh veten. Dhe ndodh kur je krejtësisht vetëm, kur nuk varesh më nga askush për t'u ndjerë e gjallë, atëherë mund të duash vërtet.

Të duash nuk do të thotë të kërkosh diçka nga tjetri, por të njohësh tek ai të njëjtën hapësirë të shenjtë që gjete brenda vetes. Dashuria nuk kapet me thonj, nuk mban me forcë, nuk ka frikë nga humbja. Dashuria nuk lind nga mungesa, por nga bollëku që është dëshira për të dhënë. Kur nuk ke më frikë nga vetmia jote, tjetri nuk është më dikush që mbush një mungesë, por bëhet një zgjedhje e lirë.
Dhe atëherë, kur nuk ke nevojë për askënd, mund ta kuptosh se çfarë do të thotë të duash vërtet.

Maria Rayka
 
Harku i Triumfit - nga - Erih Maria Remark

Jemi shkulur nga te gjitha dhe na kane mbetur vetem zemrat tona. Une isha gjer ne hene dhe u ktheva serish. Dhe ti je ketu dhe ti je jeta. Mos pyet me gjate. Me shume te fshehta ka ne floket e tu se sa ne mijra pyetje. Ketu para nesh shtrihet nata, disa ore, por edhe nje pafundesi e tere, gjersa te vije mengjesi te trokase ne dritare. Qe njerzit dashurohen, kjo eshte gjitheckaja; eshte cudia vete dhe njekohesisht gjeja me e natyrshme qe egziston....
kete e ndjeva sonte kur nata u shkri ne nje peme plote buleza dhe kur era kundermonte arome manash. Dhe pa dashurine njeriu eshte vetem nje kufome e ardhur me leje, s'eshte gje tjeter vecse disa data dhe nje emer i rastit...
 
Shpirti im, qielli im i dashur - nga libri "Thuamë qe me dashuron" i Remarkut. (Letra te Remarkut shkruar Marlene Ditrich)

Ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone:shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote. Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur.

Une,kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe.
Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty. Sot gjeta dhe lexova edhe nje here poemen tone te Getes. E lexova dhe e rilxova vertet me nje emocion te thelle:

A s'eshte e vertete qe fati po na bashkon?
A nuk po na lidh ai per jete?
Ah, dhe ne kohet qe shkojne,
Ti njeh me imtesi cdo pjese te qenies sime,
Ti ndjen tek une dhe nervin me te holle, ti lexon cdo gje ne
shikimin tim,
me syrin tend hyn ne brendesine time
Hyn ne gjakun tim te ngrohte qe rrjedh ne deje
dhe ecen si i cmendur ne drejtimin tend
e qe me
krahet e tua prej engjelli
gjoksin tim sheron .

Po a nuk eshte pikerisht keshtu?
Nganjehere, me ndodh te eci i vetmuar nen shi e te mendoj e ndjej qe lidhja jone eshte gjithmone e forte e askush nuk
mund t'a prishe ate e, ne ato caste, me hapa te lehta ndjej te vije dike drejt meje e, ajo je ti e, atehere, une jetoj nje ndjenje te vecante lumturie qe asnje qenie tjeter njerezore nuk e ka jetuar kurre. E, atehere, ndjej qe se bashku me ty, te kthehen tek une vitet e rinise qe lufta dhunshem mi mori e, ato vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy , e bashke me to ndjej te prek me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise.

E, keshtu, ti behesh, ne te njejten kohe: aventura e gruaja ime. Nuk je vetem ti ajo rezonance qe une ndjej e thith si ajer, por i tille jam dhe une.

E di?... Une jam nje pasqyre qe kap plot ethe driten tende, e mbledh ate plotesisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt refleksin ne drejtimin tend. Here te tjera vetja me duket si nje endës qe end nje pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse, - nje pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do te behet banesa jote, - nje pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me fije te ndritshme argjendi, e lehte dhe e forte per te mbajtur ty dhe hapat e tua te lehte si kaprolli, nje pelhure te ngritur nen nje qiell te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te kridhesh gjithe qef ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj perseri tek ajo, si nje loder e kendshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot ngasherim .

E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty , e pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet.

Me duaj!
Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron.
Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt.
Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende.
 
Erich Maria Remarque - Pjese nga libri ''Thuame se me dashuron!''


E dashura ime, mora prej teje nje leter qe me ka lumturuar.
Ne te thuhet cdo gje qe nje njeri mund ti thote nje tjetri e sidomos thuhen ato qe vetem ti mund te m'i thuash. Secili nga ne eshte bere tashme aq shume fat i tjetrit saqe fjalet mund te shkojne ketu fare pak. E prapseprape çdo here çuditem pa mase dhe jo per gje, por nga fakti qe ne nje kohe te rremujes se madhe, dy jete kaq te ndryshme qe kishin bere aq e aq kerkime qe shpesh hiqni dore nga keto kerkime, u bashkuan kokerr per kokerr.

Sa ngrohtesi te pashpenzuar kam ende ne veten time, kjo ngrohtesi eshte aq e madhe, sa mund te mbaje brenda zemra ime. Eshte e çuditshme si u kthye çdo gje ne dashuri. Si ndodhi qe shume gjera qe gjithe jeten i kam urryer, u bene te rendesishme e terheqese e te tjera gjera qe me pare i lakmoja e i kerkoja, u zhyten ne harrese.

E ç'mund te jete me i mrekullueshem se zakoni, me e deshirueshme se shpresa, çfare mund te lumturoje me teper se perputhja e plote e ndjenjave tona.

Si ka mundesi qe per mua cdo gje qe ekziston ne kete bote, ndriçohet nga keto rreze, te nje ndjesie te pa fund! Sa larg e pa vlere duket tani shkelqimi i rreme i aventurave, shqetesimet, prirja feminore per te prishur, shpenzim te parave pa kriter e harrese.
Nuk dua te harroj me, por te kujtoj qe te mbledh sa me shume per ne te dy.

Ti je kupe, je zemer e hapur per te tjeret, ti qe je gjithmone e gatshme. Une te dua dhe çdo gje tek une rritet e turret prape drejt teje.
Era fryn e lekund kallinjte qe feshferijne si krahe te medhenje. Perqafome fort e dashur, perqafome sepse nganjehere me kaplon frika nga gjeresia e plotesia e ndjenjave, aq te reja jane ato per mua. Mund te mendosh se malli i ngarkuar eshte me i rende se vete anija dhe se tani po i con era ne det te hapur.

Kjo eshte nje frike e kote dhe ne pergjithesi nuk eshte fare frike, vetem se eshte grumbulluar aq shume dashuri, saqe mbremjeve me erren syte e cdo gje mbulohet me hije; ja , pra, sa shume perulem e gjunjezohem para asaj qe ndjej.

Kjo eshte pjekuria e stines se veres qe ka mbjelle lulezimin, megjithese askush nuk ka mbjelle asgje, kjo eshte nje vere me bime te egra e nje dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e forte e jetes, lule qe ka qendruar shume kohe e vetmuar...
 
Thuame se me dashuron - E. M. Remarque

Sot ne mengjes mbollem lulebore. dielli shkelqente, frynte nje ere e lehte e liqeni dukej si nje tepsi argjendi. Rrija ne kembe e dashur dhe shikoja: cdo gje me dukej ndryshe nga vitet e meparshme. Cdo gje ishte krejt ndryshe.Cdo gje qe shihja, me emociononte e me mbushte me lumturi e ndroje e kjo per shkak se ti je e pranishme ne cdo mendim timin. Cdo cast zhvilloj biseda te pafund me vete, si bie fjala, me zbukurimet kineze prej bronxi te lara me platin, me maska femerore egjiptiane nga El-Fajumi, me qilimat, e kuptohet, me ty vazhdimisht me ty.
per mua cdo dite eshte e veçante, secila sjell diçka te re, ndersa mbremjeve, kur shtyj menjane doreshkrimin, mendoj se do isha pak me afer e me i ngjashem me ty e se ti mbase do te gezoheshe, po qe edhe kete dite do ta maskoje me ditet tona te tjera te perbashketa.
Nganjehere trishtohem kur shoh gjithe keto gjera te bukura e them: Ku jane udhetimet tona me taksi, restorantet dhe dhomat ne hotele ? Ti ke nje shtepi me mure te bardha e te qeta, me perde te renda e zambake. Shtepi kam edhe une nuk do te kishte qene keq te banonim ne te, por, te them te drejten , çfare nuk do te jepja per nje nate ne "Prend de Gal".
Ndersa pikerisht mendoj se sa pak kohe kemi ne dispozicion. Diku s'e mbaj mend se ku, gjeta nje vjershe timen ku thuhet: "Puthme, se shpejti vjen mbremja, shpejt do te lulezoj nje dite e re e po ashtu shpejt do te vyshket...
Sot ne mengjes isha tamam si i paralizuar nga malli per ty. Me dukej se nuk isha i zoti te drejtoja duart, aq i kisha shtrenguar e mbledhur qe te te perqafoja. Isha ne nje gjendje te tilla saqe me dukej se duart dhe gjoksi do te me pellcisnin e do te shperthente gjaku. Pastaj mora qente e u ngjita lart ne kodrat ne rrugen qe eshte nga koha e Romakeve.

Ajo u vjen rrotull kodrave e nderkohe qe ne po ngjiteshim lart duke na u mare fryma, nga siper nga nen debora qe ka filluar te shkrije, u shkeput nje gure i madh sa trupi im, e mbasi na kaloi fare prane, u rrokullis poshte ne lugine. E kur ktheva te shikoj poshte se mos kush e di goditi njeri e pastaj u drejtova ne kembe, m'u duk, e dashur, sikur po shkrihesha si debora ne diell, dashuria me rridhte ne cdo pore te trupit. Qendroja me pallton time te mbulluar me debore me kindat e hapur e pothuajse u qerrova, kaq pak gjera arrita te shoh, ndersa po shkrija e po shkrija nga dashuria.

Eshte ora pese e mengjesit. Qe prapa maleve shfaqet drita e gjelber e agimit, ndersa drita e llampes po zbehet duke u bere gjithmone e me e verdhe. Ne qiell ka mbetur e ndritshme vetem Aferdita. Ndriçimi i saj eshte aq i forte saqe formon nje rrugice ne siperfaqen ngjyre gri te liqenit te ngrire.
Mbarova edhe nje kapitull te doreshkrimit e pikerisht skenen e lindjes se femijes ne dhomen e hotelit, e nderkohe me dore te lodhur po vazhdoj te shkruaj kete leter. E kam koken fare te kthjellet e vetem dora me eshte lodhur nga te shkruarit. Jam shume i ri, kam nje te dashur e jam i mbushur plot me shpresa... Dremitja e dites mbaroi, edhe monologu i heshtur u krye, jam i lumtur e fatkeq, jam i merzitur e i gezuar, jam tetedhjete e tetembedhjete vjeç, jam filozof e endrrimtar, cinik e romantik, e pikerisht ne kete çast jam thjesht i ri, kam nje te dashur dhe besoj se me te do te shihem prape.
Kam nje te dashur e dikur ne kohet e harruara ajo lau koken ne banjen time e pastaj une i kreha floket deri sa iu thane, e pastaj ne fjetem ne dhomen e mbushur me krizantema e sa here qe zgjoheshim, ngjyra e petaleve ishte ndryshe. Vinte nata e ne ndonjehere zgjoheshim, por jo plotësisht. Ne vetem sa preknim njeri-tjetrin e vetem duart gjalleroheshin per fare pak kohe, ndiheshim aq te afert e peshperisnim te pergjumur : "e dashur" dhe " ta dish sa te dua" dhe " nuk dua me te rri larg teje"...
Nuk dua te rri me kurre pa ty, o goje e fytyres sime, frymemarje ne qafen time, nuk dua te rri me kurre larg teje e nuk di te them tjeter, dua te rri gjith diten per te perseritur po keto fjale e deshiroj te mos merrem me me fjale sepse une jam nje perrua ndjenjash.
Dua te rri shtrire prane teje e te te flas, te flas pa ze.
 
Fragment nga "Thuame se me dashuron" - E. M. Remarque

E paperseritshme, ka dy ore qe ne Meksiko jane nderprere dritat dhe qyteti shtrihet i zi ndermjet maleve nen driten e zbehte te yjeve dhe po shkruaj nen driten e nje qiriri te vendosur mbi tavoline.

Ne driten e tij shihen vetem dora ime dhe fleta e letres, kurse dhoma eshte e erret e dashuria si të ishte flutur e madhe nate endet neper të duke prekur ne te rralle me krahe ballin tim.

Je me e buta e me e embla krijese, rrenjet e se ciles perqafojne zemren time.

Je me e fshehta qe rregullon e mbush valixhet e mia me kujdes te madh, por qe s'me puth fare.

Je me e sinqerta qe me thua gjera qe nuk mund t'i besoj, megjithese ne kete drejtim me jane hapur syte me kohe.

Je si ai seteri irlandez ngjyre hiri,trim, i shpejt qe bredh neper fushat ne vere, je puma qiellore qe ndjek gjurmet e gjahut gjithe drite e shkelqim.

Nga doli gjithe kjo drite dielli ne syte e mi kur ne tavoline eshte ndezur vetem nje qiri i vogel?

Drita vjen ketu jo vetem prej tij. por sepse rrezaton drite e shkelqen e vetmja dhe e paperseritshmja, sepse ajo eshte e vetme ne llojin e vet.

Me thuaj ti, lojtarja me trime,si ndodh qe jemi aq te sigurte per njeri-tjetrin saqe e flakim shoshoqin kaq larg ne vende te panjohura e aq te rrezikshme pa u bere merak fare?

A nuk kemi fare drojtje nga kjo?

Por jo, ne nuk mund te ishim trima po qe se nuk do ta njihnim fare friken.

Por ne i flakim tej edhe lumturine, edhe friken, ne e humbasim fare besimin ne vetvete dhe ne njefare menyre te pabesueshme e perrallore, jemi te mbushur me nje besim te pafund.

Dhe ne njekohe kur diku poshte degjohet perplasja e heshtave e dyluftimet jane ne kulmin e vet, ketu lart zemrat tona kane hapur me kohe krahet e kane fluturuar tutje si qyqe laramane...

Me e dashura se cdo gje, a ka valle ndonje shkretetire kur te mos lulezojne per ne trendafilat?

Ne cilen shkretetire nuk kemi gjetur per te pire?

Ah, nga nje radio e vogel qe ndodhet ne nje cep te erret sapo tingelloi serenata 'Sunrise' e pra, ngrihu ti, zogu me fantastik Feniks, ti me e bukura qe kam takuar ndonjehere, ngrihu, lejo qe te ringjallemi te dy nga hiri sepse bota eshte e re e na pret dhe do te mbetet i pademtuar vetem ai qe i jepet botes teresisht,e ata qe ruhen do te vdesin.

Ngrihu pra, tryeza na pret, cdo gje eshte gati per te ngrene shpejt e shpejt para se te nisemi.

Ja ketu eshte buka e sapopjekur, ja gjalpi, ja edhe djathi i bute prej qumeshti dhie dhe vera e zeze. Eja tek une, te hame e te pime e te mos ngopemi kurre, te mos cajme koken per asgje se do te vije nje dite kur nuk do te jemi me.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back