- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 2,597
- Pëlqime
- 910
Në netët e gjata do të merrja gjithën kohën
Që të tregoja ecejaket e mia përmes Tiranës
Të të rrëfeja gjithçka që sytë e mi do shihnin
Në nostalgjinë time do të shpaloseshin lëndina të blerta të fëmijërisë
trungje pishash vigane të bulevardit nga lëvoret e të cilave bëja varka
trëndafila e kopshteve me të kuqen e tyre të mëndafshtë
E kuqe si gjaku i duarve të mia që gërvishteshin për t'i arritur.
Do të tregoja për vende e rrugica tashmë të huaja
Të shpërfytyruara me të renë, mantel boje të zbërthylur.
Në përplasje katrahure arkitekture sovjetike
Në rrugicat e reja me bojëra piktorësh në trans.
Era e trëndafilave të shkulur është shuar
Për ndërtime të dhunshme shtesash pa leje
Që dhjesin erëra pusetash të varrosura poshtë tyre
Dhe pastaj i merr lana që mirëpret turistët
Era e luleve i ka lënë vendin erës së plehrave,
Aty ku njerëzit plandosen në kafenenë e tyre të përditshme
Era e nikotinës ka zëvendësuar aromat e natyrës
Me shtëllunga tymi që mbulojnë fytyrat e njerëzve
Dhe gjithçka fallco ka zëvendësuar bukurinë
Njerëzit si një kopje të njëri-tjetrit me sytë e tyre të pajetë.
Topitur në alkol, substanca e në makina.
Qyteti rënkon nga bokse lokalesh monotone
Dridhja e tyre përpëlit tokën me përdhunë akustike
Shurdhon rrahjet e zemrës duke vrarë ndjeshmërinë
Veshët kanë humbur zëra të së shkuarës
Zërat e fëmijëve që gumëzhinin në oborre me hare
Sot të pakët, në një botë të huaj moderniste
Rrezet e diellit thyhen në mijëra copa mes degëzave
Pikturojnë me kontraste bardh e zi projeksione artistike
Në fasada pa shije që pretendojnë luks parash të pista.
ps Falje për përshkrimin me ngjyra realiste.