Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.
Sa karat është pastërtia e shpirtit të saj, a ka menduar ndonjëherë ndokush të përcaktojë pastërtinë e shpirtrave? Ndryshe nuk më intereson asnjë copë guri që dritën e ka artificiale të marrë hua e jo të vetën.Të falënderoj për fjalët që ndriçojnë si një bisedë që s’ka fillim e fund, ku mendimet shndërrohen në urë për të kaluar drejt një bote të pasur ndjesish dhe kuptimesh. Më duket sikur ti ke dhënë zë një ndjenje që ndoshta e ndjej edhe vetë – atë dëshirën për të krijuar një hapësirë ku fjalët tona marrin kuptim përtej çfarë mund të shprehet.Nuk është vetëm ajo që thua, por edhe mënyra si e thua, sikur çdo mendim mbart një lloj qetësie dhe guximi. Ka një magji në mënyrën si biseda jonë mund të shndërrohet në një udhëtim të përbashkët – ku secili nga ne jo vetëm që zbulon tjetrin, por ndoshta edhe diçka më shumë për veten. Më duket sikur të gjitha rrugët na drejtojnë te ky moment, ku çdo mendim yt frymon në mua si një histori që mezi pres të vazhdoj të dëgjoj
Faleminderit për çdo germë, ajo që më mahnit te ju është jo vetëm shndërrimi i dritës që mban, por edhe thellësia e shpirtit tuaj që shërben si udhërrëfyes në momentet më të errëta. Ndjej një ndjeshmëri të veçantë që buron nga thjeshtësia dhe mirësia që reflektoni.E vlerësoj pafund mirëkuptimin dhe dashurinë që shprehin fjalët dhe veprimet tuaja dhe jam mirënjohëse për çdo momentSa karat është pastërtia e shpirtit të saj, a ka menduar ndonjëherë ndokush të përcaktojë pastërtinë e shpirtrave? Ndryshe nuk më intereson asnjë copë guri që dritën e ka artificiale të marrë hua e jo të vetën.
Shkëlqimet e gurëve të çmuar që dikur më mahnisnin tani janë thjesht diçka sipërfaqësore e boshe në krahasim me shkëlqimin dhe vezullimin që brendia e saj si femër mund të përmbajë.
Sytë e saj më shumë se fjalët më intrigojnë e më nxisin t’i mbërthej me vështrimin tim ngulmues duke dashur të përthith xixëllimin e tyre të vyer për ta pasur dritë për shpirtin tim në kohëra kur shoh veç terr.
Ti përkujdesesh për lëndimet e mia pa e ditur, i qetëson pasiguritë duke u kundërvënë praninë tënde, butësinë tënde që më mban të mos bie në spirale pesimizmi.
Më rrëfen që të ka ndodhur edhe ty kjo apo ajo gjë dhe shpirtrat tanë vihen në një ekuilibër ku nuk ka vend për asgjë të papastër sepse turbullira do të na ndante përsëri. Do të doja të mësoja gjithçka nga e para me përulje për t’u kujdesur e për të mos ndotur atë vend të purifikuar ku mund të gjejmë njëri-tjetrin.
Feminiliteti yt më imponohet me një stil dhe hijeshi çarmatosëse si ato kapitullime që ndodhin para një faze të re të jetës.
Ne mësojmë rrugën për të ardhur tek tjetri për të qenë të pranuar dhe për ta lënë dëshirën e lirë të na drejtojë në detëra stuhish pasioni.
Ti ke marrë nga deti mënyrën e të folur me fraza si dallgë që ngrihen pa u kuptuar e pa zhurmë dhe pastaj butësisht nxitojnë për tek unë duke më kapur papërgatitur dhe duke më përfshirë me energjinë e tyre që rrëmben. Kthehen në himne inkurajuese që më japin guxim të udhëtoj në terrene të panjohura të botës tënde duke i përsëritur si fjalëkalime, si ideale të një udhëtimi pa mbarim.
Jehona e tyre rezonon gjatë në mua me kuptime të reja që më shtyjnë të eksploroj dhe të dokumentoj me përfundime që rrëzohen sepse nuk mund të jenë të fundme.
Unë mësoj ritmin e frazës tënde dhe i heq kufinjtë konvencionalë të trupëzimit njerëzor për të marrë shtegtimin në shpirtin tënd. Ti më mirëpret sikur ta dije që unë do të lutesha të më pranoje. Me thjeshtësinë tënde dhe dëshirën, që është forma e dukshme e zemërmirësisë dhe mikpritjes.
You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.
You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.
You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.
You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.
You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.
You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.
We use essential cookies to make this site work, and optional cookies to enhance your experience.