Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Të falënderoj për fjalët që ndriçojnë si një bisedë që s’ka fillim e fund, ku mendimet shndërrohen në urë për të kaluar drejt një bote të pasur ndjesish dhe kuptimesh. Më duket sikur ti ke dhënë zë një ndjenje që ndoshta e ndjej edhe vetë – atë dëshirën për të krijuar një hapësirë ku fjalët tona marrin kuptim përtej çfarë mund të shprehet.Nuk është vetëm ajo që thua, por edhe mënyra si e thua, sikur çdo mendim mbart një lloj qetësie dhe guximi. Ka një magji në mënyrën si biseda jonë mund të shndërrohet në një udhëtim të përbashkët – ku secili nga ne jo vetëm që zbulon tjetrin, por ndoshta edhe diçka më shumë për veten. Më duket sikur të gjitha rrugët na drejtojnë te ky moment, ku çdo mendim yt frymon në mua si një histori që mezi pres të vazhdoj të dëgjoj🤗
Sa karat është pastërtia e shpirtit të saj, a ka menduar ndonjëherë ndokush të përcaktojë pastërtinë e shpirtrave? Ndryshe nuk më intereson asnjë copë guri që dritën e ka artificiale të marrë hua e jo të vetën.
Shkëlqimet e gurëve të çmuar që dikur më mahnisnin tani janë thjesht diçka sipërfaqësore e boshe në krahasim me shkëlqimin dhe vezullimin që brendia e saj si femër mund të përmbajë.
Sytë e saj më shumë se fjalët më intrigojnë e më nxisin t’i mbërthej me vështrimin tim ngulmues duke dashur të përthith xixëllimin e tyre të vyer për ta pasur dritë për shpirtin tim në kohëra kur shoh veç terr.
Ti përkujdesesh për lëndimet e mia pa e ditur, i qetëson pasiguritë duke u kundërvënë praninë tënde, butësinë tënde që më mban të mos bie në spirale pesimizmi.
Më rrëfen që të ka ndodhur edhe ty kjo apo ajo gjë dhe shpirtrat tanë vihen në një ekuilibër ku nuk ka vend për asgjë të papastër sepse turbullira do të na ndante përsëri. Do të doja të mësoja gjithçka nga e para me përulje për t’u kujdesur e për të mos ndotur atë vend të purifikuar ku mund të gjejmë njëri-tjetrin.
Feminiliteti yt më imponohet me një stil dhe hijeshi çarmatosëse si ato kapitullime që ndodhin para një faze të re të jetës.
Ne mësojmë rrugën për të ardhur tek tjetri për të qenë të pranuar dhe për ta lënë dëshirën e lirë të na drejtojë në detëra stuhish pasioni.
Ti ke marrë nga deti mënyrën e të folur me fraza si dallgë që ngrihen pa u kuptuar e pa zhurmë dhe pastaj butësisht nxitojnë për tek unë duke më kapur papërgatitur dhe duke më përfshirë me energjinë e tyre që rrëmben. Kthehen në himne inkurajuese që më japin guxim të udhëtoj në terrene të panjohura të botës tënde duke i përsëritur si fjalëkalime, si ideale të një udhëtimi pa mbarim.
Jehona e tyre rezonon gjatë në mua me kuptime të reja që më shtyjnë të eksploroj dhe të dokumentoj me përfundime që rrëzohen sepse nuk mund të jenë të fundme.
Unë mësoj ritmin e frazës tënde dhe i heq kufinjtë konvencionalë të trupëzimit njerëzor për të marrë shtegtimin në shpirtin tënd. Ti më mirëpret sikur ta dije që unë do të lutesha të më pranoje. Me thjeshtësinë tënde dhe dëshirën, që është forma e dukshme e zemërmirësisë dhe mikpritjes.
 
  • Përqafime
Reactions: Mia

Faleminderit për çdo germë, ajo që më mahnit te ju është jo vetëm shndërrimi i dritës që mban, por edhe thellësia e shpirtit tuaj që shërben si udhërrëfyes në momentet më të errëta. Ndjej një ndjeshmëri të veçantë që buron nga thjeshtësia dhe mirësia që reflektoni.E vlerësoj pafund mirëkuptimin dhe dashurinë që shprehin fjalët dhe veprimet tuaja dhe jam mirënjohëse për çdo moment 🤗
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Oh e dashura ime - Christophe

Ajo ka sy që shikojnë detin
Përmes shiut që zbret
Ajo sheh ëndrra ku humbet
Ndër re te mëdha të bardha
Ajo nuk di më as ditën as orën
Ajo ka lot në thellësi te zemrës
Që i fusin friken

Oh! E dashura ime, më dëgjo
Tashmë jeta të pret atje tej
Jo mos ki frikë, duhet të më besosh
Jeta është e bukur edhe pa kujtese
A e di, do të të tregoja
Me kohen, ti do të kuptosh

Ajo nuk dëgjon atë që them
Dhe dora e saj në timen fle
Do të doja të isha ai vend
Ku ajo shkon për të kërkuar ende
Në pasqyrën e të kaluarës së saj
Atë ëndërr që ishte thyer
Një mbrëmje vere .

Oh! E dashura ime, më dëgjo
Një botë tjetër të pret atje tej
Jo mos ki frikë, duhet të më besosh
Jeta eshte e bukur dhe historia jone
Mund të vazhdojë kur të duash ti
E gjithçka do jetë si dikur

Oh! E dashura ime hape zemrën
Ti do më dëgjosh
Më fal lëndimin që të kam dhënë
Nuk do të të lë më kurrë
Po, vendose dorën tënde në flokët e mi
Shoh diell ne sytë e tu

Oh ! E dashura ime
Një jetë tjetër të pret atje tej
Unë të dua shumë, duhet të më besosh
Bota është e bukur dhe historia jonë
Mund të vazhdojë kur të duash ti
E gjithçka do jetë si dikur
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Nëse ti nuk ekzistoje - Joe Dassin

E nëse ti nuk ekzistoje,
Më thuaj pse unë do ekzistoja?
Per tu zvarritur në një botë pa ty,
Pa shpresë dhe pa pendesë.

E nëse ti nuk ekzistoje,
Do të mundohesha te shpikja dashurinë,
Si nje piktor që shikon ne gishtat e tij
Te lindin ngjyrat e ditës.
Dhe që nuk i besohet.

E nëse ti nuk ekzistoje,
Më thuaj për kë unë do ekzistoja?
Kalimtare te përgjumura ne krahët e mi
Që nuk do t’i dashuroja kurrë.

E nëse ti nuk ekzistoje,
Nuk do të isha veç një pikë më shumë
Në këtë botë që shkon e që vjen,
Do të ndjehesha i humbur,
Do të kisha nevojë për ty.

E nëse ti nuk ekzistoje,
Më thuaj si unë do ekzistoja?
Do të mund te hiqesha si vetja,
Por nuk do të isha i vërtetë.

E nëse ti nuk ekzistoje,
Besoj se do e kisha gjetur,
Sekretin e jetës, përsenë,
Thjesht për të të krijuar
Dhe për të të vështruar.

E nëse ti nuk ekzistoje,
Më thuaj pse unë do ekzistoja ?
Per tu zvarritur në një botë pa ty,
Pa shpresë dhe pa pendesë.
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back