Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Të falënderoj për fjalët që ndriçojnë si një bisedë që s’ka fillim e fund, ku mendimet shndërrohen në urë për të kaluar drejt një bote të pasur ndjesish dhe kuptimesh. Më duket sikur ti ke dhënë zë një ndjenje që ndoshta e ndjej edhe vetë – atë dëshirën për të krijuar një hapësirë ku fjalët tona marrin kuptim përtej çfarë mund të shprehet.Nuk është vetëm ajo që thua, por edhe mënyra si e thua, sikur çdo mendim mbart një lloj qetësie dhe guximi. Ka një magji në mënyrën si biseda jonë mund të shndërrohet në një udhëtim të përbashkët – ku secili nga ne jo vetëm që zbulon tjetrin, por ndoshta edhe diçka më shumë për veten. Më duket sikur të gjitha rrugët na drejtojnë te ky moment, ku çdo mendim yt frymon në mua si një histori që mezi pres të vazhdoj të dëgjoj🤗
Sa karat është pastërtia e shpirtit të saj, a ka menduar ndonjëherë ndokush të përcaktojë pastërtinë e shpirtrave? Ndryshe nuk më intereson asnjë copë guri që dritën e ka artificiale të marrë hua e jo të vetën.
Shkëlqimet e gurëve të çmuar që dikur më mahnisnin tani janë thjesht diçka sipërfaqësore e boshe në krahasim me shkëlqimin dhe vezullimin që brendia e saj si femër mund të përmbajë.
Sytë e saj më shumë se fjalët më intrigojnë e më nxisin t’i mbërthej me vështrimin tim ngulmues duke dashur të përthith xixëllimin e tyre të vyer për ta pasur dritë për shpirtin tim në kohëra kur shoh veç terr.
Ti përkujdesesh për lëndimet e mia pa e ditur, i qetëson pasiguritë duke u kundërvënë praninë tënde, butësinë tënde që më mban të mos bie në spirale pesimizmi.
Më rrëfen që të ka ndodhur edhe ty kjo apo ajo gjë dhe shpirtrat tanë vihen në një ekuilibër ku nuk ka vend për asgjë të papastër sepse turbullira do të na ndante përsëri. Do të doja të mësoja gjithçka nga e para me përulje për t’u kujdesur e për të mos ndotur atë vend të purifikuar ku mund të gjejmë njëri-tjetrin.
Feminiliteti yt më imponohet me një stil dhe hijeshi çarmatosëse si ato kapitullime që ndodhin para një faze të re të jetës.
Ne mësojmë rrugën për të ardhur tek tjetri për të qenë të pranuar dhe për ta lënë dëshirën e lirë të na drejtojë në detëra stuhish pasioni.
Ti ke marrë nga deti mënyrën e të folur me fraza si dallgë që ngrihen pa u kuptuar e pa zhurmë dhe pastaj butësisht nxitojnë për tek unë duke më kapur papërgatitur dhe duke më përfshirë me energjinë e tyre që rrëmben. Kthehen në himne inkurajuese që më japin guxim të udhëtoj në terrene të panjohura të botës tënde duke i përsëritur si fjalëkalime, si ideale të një udhëtimi pa mbarim.
Jehona e tyre rezonon gjatë në mua me kuptime të reja që më shtyjnë të eksploroj dhe të dokumentoj me përfundime që rrëzohen sepse nuk mund të jenë të fundme.
Unë mësoj ritmin e frazës tënde dhe i heq kufinjtë konvencionalë të trupëzimit njerëzor për të marrë shtegtimin në shpirtin tënd. Ti më mirëpret sikur ta dije që unë do të lutesha të më pranoje. Me thjeshtësinë tënde dhe dëshirën, që është forma e dukshme e zemërmirësisë dhe mikpritjes.
 
  • Përqafime
Reactions: Mia

Faleminderit për çdo germë, ajo që më mahnit te ju është jo vetëm shndërrimi i dritës që mban, por edhe thellësia e shpirtit tuaj që shërben si udhërrëfyes në momentet më të errëta. Ndjej një ndjeshmëri të veçantë që buron nga thjeshtësia dhe mirësia që reflektoni.E vlerësoj pafund mirëkuptimin dhe dashurinë që shprehin fjalët dhe veprimet tuaja dhe jam mirënjohëse për çdo moment 🤗
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Oh e dashura ime - Christophe

Ajo ka sy që shikojnë detin
Përmes shiut që zbret
Ajo sheh ëndrra ku humbet
Ndër re te mëdha të bardha
Ajo nuk di më as ditën as orën
Ajo ka lot në thellësi te zemrës
Që i fusin friken

Oh! E dashura ime, më dëgjo
Tashmë jeta të pret atje tej
Jo mos ki frikë, duhet të më besosh
Jeta është e bukur edhe pa kujtese
A e di, do të të tregoja
Me kohen, ti do të kuptosh

Ajo nuk dëgjon atë që them
Dhe dora e saj në timen fle
Do të doja të isha ai vend
Ku ajo shkon për të kërkuar ende
Në pasqyrën e të kaluarës së saj
Atë ëndërr që ishte thyer
Një mbrëmje vere .

Oh! E dashura ime, më dëgjo
Një botë tjetër të pret atje tej
Jo mos ki frikë, duhet të më besosh
Jeta eshte e bukur dhe historia jone
Mund të vazhdojë kur të duash ti
E gjithçka do jetë si dikur

Oh! E dashura ime hape zemrën
Ti do më dëgjosh
Më fal lëndimin që të kam dhënë
Nuk do të të lë më kurrë
Po, vendose dorën tënde në flokët e mi
Shoh diell ne sytë e tu

Oh ! E dashura ime
Një jetë tjetër të pret atje tej
Unë të dua shumë, duhet të më besosh
Bota është e bukur dhe historia jonë
Mund të vazhdojë kur të duash ti
E gjithçka do jetë si dikur
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Nëse ti nuk ekzistoje - Joe Dassin

E nëse ti nuk ekzistoje,
Më thuaj pse unë do ekzistoja?
Per tu zvarritur në një botë pa ty,
Pa shpresë dhe pa pendesë.

E nëse ti nuk ekzistoje,
Do të mundohesha te shpikja dashurinë,
Si nje piktor që shikon ne gishtat e tij
Te lindin ngjyrat e ditës.
Dhe që nuk i besohet.

E nëse ti nuk ekzistoje,
Më thuaj për kë unë do ekzistoja?
Kalimtare te përgjumura ne krahët e mi
Që nuk do t’i dashuroja kurrë.

E nëse ti nuk ekzistoje,
Nuk do të isha veç një pikë më shumë
Në këtë botë që shkon e që vjen,
Do të ndjehesha i humbur,
Do të kisha nevojë për ty.

E nëse ti nuk ekzistoje,
Më thuaj si unë do ekzistoja?
Do të mund te hiqesha si vetja,
Por nuk do të isha i vërtetë.

E nëse ti nuk ekzistoje,
Besoj se do e kisha gjetur,
Sekretin e jetës, përsenë,
Thjesht për të të krijuar
Dhe për të të vështruar.

E nëse ti nuk ekzistoje,
Më thuaj pse unë do ekzistoja ?
Per tu zvarritur në një botë pa ty,
Pa shpresë dhe pa pendesë.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Po të dua

Mos më trego historira
Ti e di mire çfarë nuk shkon
Tek unë, mos më pyet shumë
Ti e di mire që krisjet janë të thella
Pa mua, mos u kap kaq fort
Nëse dyshon, mos u jep kaq shumë
Nëse të kushton, mos më lër të të braktis
Atëherë kur jam e sigurtë për ty
Po të jap gjithçka që kam ndaj mundohu të shohësh tek unë se...

Të dua
Po të dua
Të dua
Të dua
Të dua
Të dua
Të dua, me gjithë forcën që kam
Të dua, dhe më të mirën time të jap

Më kanë thënë “Prit se do e shohësh, dashuria është një zjarr I madh”
Kërcet, ndriçon, shkëlqen, ngroh e vret sytë
Çon me qindra xixëllima atje lart, në kupën qiellore
Hedh dritë në çast dhe ndriçon botën dhe jetën, ndryshe
Ne e ndezëm shkrepësen për shkëndijën tonë të parë
E mbushëm vatrën e zjarrit me gjithë tepricat tona, e me shpërdorimet
Jemi dashur përmbi gjithçka, të vetëm në botën e bulëzës sonë
Këto flakë na bënë të çmendur
Harruam se në fund, zjarri përcëllon

E të dua
Të dua
Të dua
Të dua
Po, të dua
Të dua
Të dua, me gjithë forcën që kam
Të dua, dhe më të mirën time të jap

Afrohem fare pranë zjarrit tonë dhe djersis prej hidhërimi
Shoh të vallëzojnë ato flakë të verdha e blu, dhe pasioni që shkrihet
Pse kur dashuria është e forte na bën kaq të lëndueshëm dhe të brishtë?
Mendoj për ne të dy dhe lëkundem, pse tashmë asgjë nuk është e lehtë?

Të dua të zjarrtë, të dua të praruar
Të dua të shqetësuar, të dua fort
Të dua sa për dy, të dua me faj
Është e rrezikshme, të dua edhe më
Ç’të them, është e vërtetë që më plas
Të dua të mërzitshme, të dua të çalë
Sigurisht që më bren
E di shumë mirë që të dua, padenjësisht

Nëse shkoj përpara, me ty
Është se e shoh veten të vallëzoj këtë kërcim, në krahët e tu
Pritshmëri, nuk kam
Ti më jep kaq shumë dashuri, kaq forcë
Sa nuk mundem më, të bëj pa ty

Nëse fjalët e mia të dhembin, nuk është faji yt
Plagët e mia janë të freskëta
Ka ditë më të vështira se të tjera
Nëse fjalët e mia të mundojnë
Nuk është faji im
Nuk është faji im, jo

Por, të dua
Të dua
Të dua
Të dua
Të dua
Të dua
Të dua, me gjithë forcën që kam
Të dua, (Ti më do), dhe më të mirën time të jap(Ti më të mirën tënde më jep)

Por, të dua (të dua)
 
@Youu shife ket sa e bkr:p
 
Attachments

  • IMG_4448.png
    IMG_4448.png
    123.9 KB · Shikuar: 4
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Qartësi

Në fakt, prej ca kohësh më vijnë në mendje
fjalë dhe ndjenja të ëmbla që do mund të bënin një tekst
Diçka pak e ndryshme, besoj se do të fliste për të
Duhet thënë që në të përditshmen time, ajo bëri shumë rrëmujë

Por kam një hall të madh dhe kam frikë se shokët e mi do shkulen gazit
Se do më thonë që të tregohem burrë, se do më quajnë donzhuan
Është kjo ndrojtje e frikës ndaj femrës, kur beson se krenaria jote merr fund
Kur e hap pak zemrën, por unë këtë herë dua të marr përgjegjësinë

Kam një problem tjetër, është mbase më i vështirë
Se duhet të jesh i pagabueshëm kur shkruan një tekst për dashurinë
Për mua, tre tekstet e ardhshëm do të doja të ishin bombë
Nëse shkruaj një tekst për të, do të doja që të ishte më i bukuri në botë

Ajo nuk meriton një tekst çfarëdo, e ndjej presionin, tmerr
Nuk bëj dot më si interesant, me udhëtimet e mia në tren
Tani është mjaft më e ngatërruar, unë nuk e di si bëhet
për të përshkruar ndjenjat e mia, kur jeton me një perri

Duhet pranuar që ajo ka sy, nuk janë as të homologuar
Herë janë jeshil, herë të kadifenjtë
Madje besoj që natën janë vjollcë
Kur zhytem në vështrimin e saj, humb fillin nuk jam më as në tokë
Përhumbem thellësisht, dhe e humb me dashje busullën time

Që kur e njoh, ndjej gjëra marramendëse
E them me vete shpesh që pata fat që i pëlqeva, përndryshe
Nuk do të kisha ditur kurrë që një e qeshur mund të ndalonte rrotullimin e tokës
Nuk do të kisha mësuar kurrë që një vështrim mund të mbushte ditët e mia

Nuk kuptoj gjithçka që ndodh, ka shumë gjëra pa lidhje
Që kur ajo është aty asgjë nuk ka ndryshuar, por gjithçka është tjetër
Ajo më sjell kaq shumë trazirë, e kaq shumë qëndrueshmëri
Preferoj forcën e saj, por më e mira fare është brishtësia e saj

Nuk është thjesht një tekst më shumë, nuk është vetëm një poemë
Ndonjëherë ajo i do fjalët e mia, por këtë herë fjalët e mia duan atë
E kam në mendje si një melodi, kështu dëshirat e mia vallëzojnë
Në historinë tonë asgjë nuk është e shkruar, por gjithçka tingëllon e natyrshme

Kam zbuluar përsëri sa të ngroh zemrën po të kesh ndjenja
E nëse më thua që është shumë më mirë të jetosh pa to, më ke gënjyer
Kështu që i shpreh me fjalë dhe punë e madhë nëse miqtë më tallin
S’dua t’ia di, në shtëpinë time është një sirenë që në dhomë fle

Kisha një jetë maceje të egër, ajo e bëri tym
Zbulova një lumturi shumë të thjeshtë, është pikërisht që duam të rrimë bashkë
Nuk llogarisim demonët e së shkuarës, nuk kemi frikë prej tyre
Për mua nëse një ditë jam në çift, do të doja të ishim ne të dy

Ka buzëqeshje e psherëtima, ka aq shumë të qeshura të lajthitura, vdes fare
Mund të hapësh zemrën pa u skuqur nga turpi, e të ushqehesh nga kujtimet tona
kurthet e së ardhmes na presin, por nuk kemi frikë prej tyre
Për mua nëse një ditë jam në çift, do të doja të ishim ne të dy

E nëse është e vërtetë që fjalët janë zëri i emocionit
Fjalët e mia marrin udhën për të më treguar drejtimin e Saj
U largova nga platforma me një tren të veçantë, të shpejtësisë së lartë
Shkojmë me një mijë kilometër në orë, mbi det, në klas të parë

E nëse është e vërtetë që fjalët janë zëri i emocionit
Fjalët e mia marrin udhën për të më treguar drejtimin e Saj
U largova nga platforma me një tren të veçantë, të shpejtësisë së lartë
Shkojmë me një mijë kilometër në orë, mbi det, në klas të parë
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Nëse mjaftonte të dashuronim

Ëndërroj fytyrën e saj, lakoj trupin e saj
E më pas e imagjinoj të jetojë në botën time
Do kisha kaq shumë për t’i thënë nëse do dija t’i flisja
Si ta bëj të lexojë brendinë e mendimeve të mia?

Po si ia bëjnë të tjerët që gjithçka u shkon vaj?
Të m'i thonë gabimet e mia, iluzionet gjithashtu
Unë do jepja shpirtin, zemrën e gjithë kohën time
Por sado që dhashë të gjitha, prapë nuk është mjaft

Nëse mjaftonte që të duheshim, nëse mjaftonte të dashuronim
Nëse ndryshonim pak gjërat, thjesht duke dashur të jepnim
Nëse mjaftonte që të duheshim, nëse mjaftonte të dashuronim
Do ta ktheja këtë botë në një ëndërr, në një përjetësi.

Kam ëndrra të përgjakura, një petal të tharë
Kur lotë që të tjerë kanë derdhur më brejnë
Jeta nuk është e papërshkueshme, ishulli im është nën stuhi
Portat edhe duke i mbyllur nuk i ndalin dot klithmat

Në një kopësht fëmijërie, në një ballkon lulesh
Jeta ime e qetë ku dëgjoj gjithë zemrat të rrahin
Kur retë ngrysen, parathonë fatkeqësi
Çfarë armësh i përgjigjen frikërave të botës sonë?

Nëse mjaftonte që të duheshim, nëse mjaftonte të dashuronim
Nëse ndryshonim pak gjërat, thjesht duke dashur të jepnim
Nëse mjaftonte që të duheshim, nëse mjaftonte të dashuronim
Do ta ktheja këtë botë në një ëndërr, në një përjetësi.

Nëse mjaftonte që të duheshim, nëse mjaftonte të dashuronim
Nëse do mundnim të ndryshonim gjërat dhe të nisnim nga e para
Nëse mjaftonte që të duheshim, nëse mjaftonte të dashuronim
Ne do ta kthenim këtë ëndërr në një botë
Nëse mjaftonte të dashuronim
 
E megjithatë nga Mariangela Gualtieri

Ishte ajo kohë kur
çdo shpresë ishte e papranueshme,
një ndalim i heshtur na impononte
të përsërisnim dhimbjen,
të çrregullonim gjithçka deri sa
të shkatërronim rrënjën. E megjithatë.
Fjala “e megjithatë” tingëllonte.
Sepse një bukuri ulërinte
bandat e saj nga ai prill.
Ai prill hapte
miliona sythe, i shndërronte
në gjethe të një jeshile të vogël.
E megjithatë. Çdo djalë
dhe çdo vajzë qeshnin ende.
Nuk ishte një rastësi ajo
bukurie e përhapur, inteligjente.
Ajo bukuri ekzistonte. Ishte aty,
poshtë shtëpisë, e rrënjosur dhe ulëritëse
brenda të gjitha bimëve. Në
retë gjithmonë mahnitëse. Ishte aty.
Zgjeronte frymën që merrnim. Dhe qëndronte aty.
Ishte dhe ndoshta. Fshihej.
Nga ne. Përsëri kaprolli shfaqej
duke na prerë rrugën.
Dhelpra me surratin e saj ende gërmonte gropa,
zogtharja trokiste.
Kanarina në parvaz qëndronte,
me lëvizje të shpejta qëndronte. E megjithatë.
Gjithçka. Ishte bërë prej shkëlqimi. Vetëm
për ne nuk shkëlqente. Por mund të siguroj
se kishte shkëlqim dhe se shkëlqente.
Çdo ditë. Çdo orë. Kudo.
Po. Mund të betohem para gjithë gjykatës
së njerëzimit. Bukuria ishte ende.
Ekzistonte.
 
Rebelimi i Lúlu-se - Albatros REXHA

(Lúlu)
Edhe sot, si shumë herë të tjera përgjatë këtyre viteve, në fund të ecejakeve të mia do të marr rrugën për në shtëpi, edhe pse nuk jam i sigurt nëse vërtet dua të shkoj aty.
Asnjäherë më parë nuk e kam vrarë mendjen kaq shumë se ku është në të vërtetë shtëpia ime? Eshtë një godinë, një hyrje apartamenti, një kthinë e kesaj bote ku fizikisht rrinë njerëzit e gjakut tim, apo eshtë dicka krejt tjetër?
Nuk eshtë se nuk kam pergjigje për këtë pyetje, por thjesht atë e kaloj në heshtje. Dhe kjo vetëm sa i ndërlikon gjërat edhe më shumë.

(Lúlu)
Njëlloj si ti, edhe unë jam lodhur. Dhe, a e di se po kështu ndihen edhe shumë të tjerë?
Jam lodhur duke pritur, jam lodhur nga "ndryshimet" që askurrë nuk ndryshojnë asgjë, jam lodhur nga morali, nga fajet, ankthet dhe lajthitjet kolektive. Por më së shumti jam lodhur nga nevoja që të dehem, në mënyrë që të mund të ndihem sadopak i lirë dhe i kthjellët.
Por edhe pse zemrat i kemi të helmatisura dhe shpirtin po e mbajmë në disa fije të holla shprese, që jo rrallëherë na këputen në duar, nuk guxojmë të dorëzohemi dhe, të molisur, të shtrihemi në pavijonin pa dalje të shpresës së humbur!
Nuk guxojmë, sepse jeta jonë duhet ta ketë një kuptim.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Përtej mjegullës

[Ajo]

E në terr, përtej mjegullës, e dëgjoj atë piano të këndojë
Të këndojë shpresën, dëshirën për të besuar, që mundet gjithçka të rinisë
Atëherë e bashkoj zërin tim edhe një here për t’u mbajtur fort në stuhi
E bashkoj zërin tim edhe një here për të marrë guxim

[Ai]

Nuk ka shpëtim, për të duruar sprovat
Të shkosh kundër rrjedhave të lumenjve, kur gjërat e tmerrshme vijnë
Nuk ka rrugëzgjidhje, për të pësuar tronditjet e të këqijave
Të përshkosh detrat me rrema, kur ëndrra të magjeps
Nuk ka rrugëdalje, kur nuk kishe as vetë rrugëdalje
Askush nuk të kishte paralajmëruar, luftove sa munde
Nuk ka shpëtim, kur ferri të shtrëngon dorën
Të heqësh dorë është njerëzore, e ardhmja është e largët
Por ti fillon të këndosh, jo prej dëshirës
Si në çdo rrëzim, çdo herë, kjo të është bërë detyrim
Të këndosh, si një fëmijë i shtangur, si një instinkt mbijetese, si një çast i furishëm
Të këndosh për të pranuar, për të shprehur, për të duruar, për të përparuar, për të kaluar, për të ekzistuar
Të këndosh si një qëndresë, një çlirim
Të këndosh si një qartësim

[Ajo]

E në terr, përtej mjegullës, e dëgjoj atë piano të këndojë
Të këndojë shpresën, dëshirën për të besuar, që mundet gjithçka të rinisë
Atëherë e bashkoj zërin tim edhe një here për t’u mbajtur fort në stuhi
E bashkoj zërin tim edhe një here për të marrë guxim

[Ai]

Në cilin çast, e kupton që është stili yt?
Që muzika kthehet për të të ngritur nga çdo rrëzim
Në cilin çast, e di se ajo është busulla jote?
Kur jeta të ndëshkon, muzika të ngushëllon
Në cilin çast, ajo piano këndoi?
Akordet e saj të magjepsën, e u përkujdesën për shëndetin tënd
Në cilin çast, bëhet frymëmarrja jote?
E në cilin çast, bëhet me të një këngë?

[Ajo & Ai]

Nëse ndihem si një fëmijë, kam pasur tashmë shumë përjetime
Mund të vështroj para meje, duke kënduar për atë që më kanë marrë

Edhe unë, kam parë një lloj mjegulle dhe kam dëgjuar atë piano nga larg
E po ashtu, pa e menduar, natyrshëm zëri im iu bashkua
Nuk kemi aspak të njëjtat histori, por në fund të fundit ca gjëra të ngjashme
Si një arie e fuqishme oratori, unë shkruaj, ti këndon, mjegulla është mjaft larg.

[Ajo]

E në terr, përtej mjegullës, e dëgjoj atë piano të këndojë
Të këndojë shpresën, dëshirën për të besuar, që mundet gjithçka të rinisë
Atëherë e bashkoj zërin tim edhe një here për t’u mbajtur fort në stuhi
E bashkoj zërin tim edhe një here për të marrë guxim
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Vitet tona më të bukura

Megjithëse është tunduese
Të arratisesh nga e tashmja
Të lutem, hapi sytë
Vështro përpara
Shko ku shkon era
E pastaj, jep më të mirën tënde.

Të burgosur prej dyshimit, jo vërtetë prej të shkuarës
Shumë hije në rrugë, nuk shoh më vijëzimet
E më kujtohet me çmenduri grupi i shokëve të mi
Kam melankoli për rrëmujën e jetës studentore
Të qesh me të gjitha shqisat, dhe orë rraskapitëse
Pafajësi e paturp e viteve të mia më të bukura.

Oh, ku shkuan vitet tona më të bukura?
Ne largohemi dalëngadalë
Ku shkuan vitet tona më të bukura?
E ardhmja na i kthen.

Një e shkuar e përbërë prej ngjarjesh me gabime
Një e shkuar jo aq e thjeshtë, buzëqeshjet si trofe
Më pas melankolinë, e përziej me të tashmen
Është stolisja e bukur e kujtimeve të këndshme
E vitet e bukura, edhe me plagë të qepura
Do t’i marr me vete të takojnë të ardhmen.

Oh-ooh, për të qeshur drejt përpara
Për të besuar pa u shtirur
Për të përvijuar ndryshe.
Ëndërroj për përqafimet tona
Për dritën mbi ato buzëqeshje të shuara
Të gjendesh përsëri më fort, të bëhesh një.

Oh, ku shkuan vitet tona më të bukura?
Ato largohen dalëngadalë
Ku shkuan vitet tona më të bukura?
E ardhmja na i kthen.

E zbukurova historinë, i dhashë lirinë shpresës
Për të vazhduar të besoj, po të dërgoj një lajmërim
Lajmërimin e martesës mes nostalgjisë dhe fatit
Kur ushqejnë njëra-tjetrën, të bësh me të ardhmen një festë.

Dua të gjej bukurinë e humbur të jetës sonë të mëvonshme
Është koha për të filluar.

Oh, ku shkuan vitet tona më të bukura?
Ato largohen dalëngadalë.
Ku shkuan vitet tona më të bukura?
E ardhmja...

Oh, ku shkuan vitet tona më të bukura?
Ato largohen dalëngadalë.
Ku shkuan vitet tona më të bukura?
E ardhmja na i kthen.(Ku shkuan...)
(Ku shkuan...)

Më pas melankolinë, e përziej me të tashmen (Ku shkuan...)
Është stolisja e bukur e kujtimeve të këndshme
E vitet e bukura, edhe me plagë të qepura (Ku shkuan...)
Do t’i marr me vete të takojnë të ardhmen.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Të të mungoj

E shmangëm një ndarje të dhimbshme dhe të vrazhdë
Nuk është e nevojshme për t’u urryer për të kthyer faqen
Historitë e bukura krijojnë kujtime dhe ne kemi tonat
Por sot duhet thënë, ishim bërë për njëri-tjetrin
Dashuria u largua, nuk shtiremi dot
Gjithçka është vetëm nostalgji, të dua bardh e zi
Nuk kam më nevojë të dëgjoj zërin tënd, nuk e them këtë për provokim
E megjithatë thellë brenda meje dua vetëm të të mungoj

Tani perdja ka rënë
Jam përgjunjur në tokë
Nuk lutem për dashurinë tënde
Trishtimi ka kaluar
Vazhdo të shikosh përpara
Tutje nga shtrati im
Lotët e mi u thanë vetë
Por kam për të të thënë se
Dua të të mungoj
Vetëm dua të të mungoj
Që ti të ndjesh dhembjen time
Unë thjesht dua të të mungoj
Thjesht dua të të mungoj
Që të mos lëngoj përsëri

Kur kënaqsitë ftohen dhe fshijnë dëshirat për më shumë
Kur gjithë përballjet tona kthehen në kush e ka gabim
Duhet pranuar ndalja, e të uroj madje lumturi
S’kam dëshirë të qaj, kam vetëm një hidhërim
Pikëllohemi dyfish, dashuria ishte në armpushim
Dhe vendimi ështe i ashpër, mora një vit me shqetësim
Na duhej një mbarim, e ardhmja sëbashku ishte e bllokuar
Por thellë brenda meje, dua vetëm të të kem munguar

I themi lamtumirat për të fundit herë
Nuk mund t’i qëndroja baticave të forta
Stuhia fryhet thellë brenda meje
Dhe është në shpirtin tim
Vazhdoj të eci në rrugën time
Shumë larg nga ti
Zemra ime rreh përsëri
Por kam për të të thënë se
Dua të të mungoj
Vetëm dua të të mungoj
Që ti të ndjesh dhembjen time
Unë thjesht dua të të mungoj
Thjesht dua të të mungoj
Që të mos lëngoj përsëri

Është një ndjenjë e çuditshme, nuk jam i sigurtë nëse është mirë
Por dua të jem njëçik më shumë sesa një kujtim në përditshmërinë tënde
Në fakt, do të doja të të sëmboja zemrën çdo herë që më përfytyron pranë teje

Dua vetëm të të mungoj x15
..
..
..
Që të mos lëngoj përsëri
 
ENDRRA E TAKIMIT TONE TE PARE

U përula si kalorës i kohëve të shkuara dhe buzët e mia prekën lehtë lëkurën e butë të dorës së saj.
Një çast i vetëm, por rrufeshëm i thellë në ndjesinë e pakohë.
U ndjeva i vogël, para hijeshisë së asaj zonje të bukur. Aty për aty, kuptova pse ndër vite e kisha adhuruar në heshtje, ende pa e njohur.
Miliona imazhe m'u vërsulën, duke më mbërthyer në dehjen e fantazisë së pakufi.

Një duet i përkorë.

Ajo e lodhur nga bukuroshët memecë, ndërsa unë i mërzitur nga kukullat e pagjak.

S'e kuptova sa zgjati ai çast, veç ndjeva kur ajo tërhoqi dorën sakaq, ndërsa unë u perpoqa të mblidhja veten.
M'u duk se dallova dicka në buzëqeshjen e saj.
Mos vallë të dy kaluam nëpër të njëjtin vegim?

Ndoshta njeriu vërtet sheh vetëm atë që zemra i dëshiron.

©️A.R
 
Nëse më harron dua të dish diçka.

Ti e di si është kjo: nëse shikoj hënën prej kristali, degën e kuqe të vjeshtës së ngadaltë nga dritarja ime, nëse prek pranë zjarrit hirin e paprekshëm ose trupin e ashpër të drurit, gjithçka më çon te ti, sikur çdo gjë që ekziston, aromat, drita, metalet, të ishin anije të vogla që shkojnë drejt ishujve të tu që më presin. Por, nëse dalëngadalë ndalon së më dashuri, do të ndaloj së të dashuri dalëngadalë. Nëse papritmas më harron, mos më kërko, sepse unë tashmë do të të kem harruar. Nëse e konsideron të gjatë dhe të marrë erën e flamujve që kalon përmes jetës sime dhe vendos të më lësh në bregun e zemrës ku kam ngulur rrënjët, mendo se atë ditë, atë orë, do të ngre krahët lart dhe rrënjët e mia do të dalin të kërkojnë një tokë tjetër. Por,nëse çdo ditë,çdo orë, ndien se je e destinuar për mua me ëmbëlsi të pamëshirshme, nëse çdo ditë ngjitet në buzët e tua një lule për të më kërkuar, ah, dashuria ime, ah, e imja, në mua gjithë ai zjarr përsëritet, në mua asgjë nuk shuhet as harrohet, dashuria ime ushqehet nga dashuria jote, e dashur, dhe për sa kohë të jetosh do të jetë mes krahëve të tua pa dalë nga të miat.
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back