Qartësi
Në fakt, prej ca kohësh më vijnë në mendje
fjalë dhe ndjenja të ëmbla që do mund të bënin një tekst
Diçka pak e ndryshme, besoj se do të fliste për të
Duhet thënë që në të përditshmen time, ajo bëri shumë rrëmujë
Por kam një hall të madh dhe kam frikë se shokët e mi do shkulen gazit
Se do më thonë që të tregohem burrë, se do më quajnë donzhuan
Është kjo ndrojtje e frikës ndaj femrës, kur beson se krenaria jote merr fund
Kur e hap pak zemrën, por unë këtë herë dua të marr përgjegjësinë
Kam një problem tjetër, është mbase më i vështirë
Se duhet të jesh i pagabueshëm kur shkruan një tekst për dashurinë
Për mua, tre tekstet e ardhshëm do të doja të ishin bombë
Nëse shkruaj një tekst për të, do të doja që të ishte më i bukuri në botë
Ajo nuk meriton një tekst çfarëdo, e ndjej presionin, tmerr
Nuk bëj dot më si interesant, me udhëtimet e mia në tren
Tani është mjaft më e ngatërruar, unë nuk e di si bëhet
për të përshkruar ndjenjat e mia, kur jeton me një perri
Duhet pranuar që ajo ka sy, nuk janë as të homologuar
Herë janë jeshil, herë të kadifenjtë
Madje besoj që natën janë vjollcë
Kur zhytem në vështrimin e saj, humb fillin nuk jam më as në tokë
Përhumbem thellësisht, dhe e humb me dashje busullën time
Që kur e njoh, ndjej gjëra marramendëse
E them me vete shpesh që pata fat që i pëlqeva, përndryshe
Nuk do të kisha ditur kurrë që një e qeshur mund të ndalonte rrotullimin e tokës
Nuk do të kisha mësuar kurrë që një vështrim mund të mbushte ditët e mia
Nuk kuptoj gjithçka që ndodh, ka shumë gjëra pa lidhje
Që kur ajo është aty asgjë nuk ka ndryshuar, por gjithçka është tjetër
Ajo më sjell kaq shumë trazirë, e kaq shumë qëndrueshmëri
Preferoj forcën e saj, por më e mira fare është brishtësia e saj
Nuk është thjesht një tekst më shumë, nuk është vetëm një poemë
Ndonjëherë ajo i do fjalët e mia, por këtë herë fjalët e mia duan atë
E kam në mendje si një melodi, kështu dëshirat e mia vallëzojnë
Në historinë tonë asgjë nuk është e shkruar, por gjithçka tingëllon e natyrshme
Kam zbuluar përsëri sa të ngroh zemrën po të kesh ndjenja
E nëse më thua që është shumë më mirë të jetosh pa to, më ke gënjyer
Kështu që i shpreh me fjalë dhe punë e madhë nëse miqtë më tallin
S’dua t’ia di, në shtëpinë time është një sirenë që në dhomë fle
Kisha një jetë maceje të egër, ajo e bëri tym
Zbulova një lumturi shumë të thjeshtë, është pikërisht që duam të rrimë bashkë
Nuk llogarisim demonët e së shkuarës, nuk kemi frikë prej tyre
Për mua nëse një ditë jam në çift, do të doja të ishim ne të dy
Ka buzëqeshje e psherëtima, ka aq shumë të qeshura të lajthitura, vdes fare
Mund të hapësh zemrën pa u skuqur nga turpi, e të ushqehesh nga kujtimet tona
kurthet e së ardhmes na presin, por nuk kemi frikë prej tyre
Për mua nëse një ditë jam në çift, do të doja të ishim ne të dy
E nëse është e vërtetë që fjalët janë zëri i emocionit
Fjalët e mia marrin udhën për të më treguar drejtimin e Saj
U largova nga platforma me një tren të veçantë, të shpejtësisë së lartë
Shkojmë me një mijë kilometër në orë, mbi det, në klas të parë
E nëse është e vërtetë që fjalët janë zëri i emocionit
Fjalët e mia marrin udhën për të më treguar drejtimin e Saj
U largova nga platforma me një tren të veçantë, të shpejtësisë së lartë
Shkojmë me një mijë kilometër në orë, mbi det, në klas të parë