Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Arundhati Roy

Pashë një ëndërr

Të duash. Të të duan.
Të mos harrosh kurrë parëndësinë tënde
Të mos mësohesh kurrë me dhunën e patregueshme
Dhe me vulgaritetin e jetës përreth vetes.

Të kërkosh gëzimin në vendet më të trishta.
Të ndjekësh bukurinë në strofullën tënde
Mos e thjeshto kurrë atë që është e komplikuar
Apo të komplikosh atë që është e thjeshte.

Të respektosh forcën, por kurrë pushtetin
Përtej të gjithave, të vështrosh.

Të provosh të kuptosh.
Për të mos ulur kurrë vështrimin.
Dhe kurrë, kurrë, të mos harrosh.
 
Leanës

Nën zjarrin e cilit yll, në arin e cilit breg,
I kemi ngrohur ndonjëherë këmbët tona të rënda ?
Në cilën hapësirën të kotë që lundron në humbje
Dhe të brejtur nga lebra e padukshme e ditëve ?

Kush jemi ne, të humbur si një ngashërim shkume
Ndërmjet lumenjve të lodhur ku gjakosen hovet tona ?
Kush jemi ne, të ngjyer me diell dhe mjegull
Dhe kaq të pasur me dhurata dhe me urime çalamane ?

Lamtumirë ! Të qeshura të bukura të kthjellëta, lamtumirë ! Hukama grabitqare ;
Lamtumirë ! Psherëtima të përziera nën qiellin stolisës.
Gëzimi i dashurisë shpërthen plot me dantellat e tij
Por vdekja është e strukur në mes të çdo luleje.

Ah ! A nuk e dime ne që gjithçka dekompozohet,
Që agimi vrapon tashmë, duke u dridhur, drejt mbrëmjes,
Që ne nuk do të marrim kurrë aromën e të njëjtit trëndafil,
Që gjithçka pason gjithçka dhe shkrihet në errësirë ?

Mëngjese të freskëta ! Gishta të lëmuar ! Epope e dehur dhe e dhembshur !
Fatet tona të verbra ikin me një hap kokëfortë.
Të përjashtuara ! Zemrat e çmendura gjithmonë gati për t'u lajthitur,
Të groposura ! Fjalët e pëshpëritura në një këngë që ka heshtur.

Eh ! Si mundemi, me qepallën e shpartalluar,
Të lëmë atje botën tonë me verëra ndjellëse ?
Si të largohemi nga brohorima e udhëve të gjata në festë
Dhe të mos shohim më tokën e të mos shohim më qiejt ?

Epo xhuxha të mjerë të kafshuar nga e përkohshmja,
Si kemi besuar që do të grabisnim perjetësinë
Duke përkëdhelur pasuritë tona me një afsh të hidhur,
Duke ngrohur bizhuteritë tona me një mallëngjim vëllazëror !

Për ca pasione të paqëndrueshme dhe largimtare,
Ne kemi shtrënguar fort deri në babëzi
Krahë marramendës dhe duar të zalisura
Të lulëzuara nën sytë e ngrohtë të s'dihet se cilës verë.

Ne kemi çmuar aq herë lavdi të rreme
Aq herë pabesisht kemi bërë të tingëllojë krenaria jonë,
Aq herë përqafuar ëndrra të papërfillshme
Megjithëse imazhi mbytës i arkivolit.

Gjatë pleqërisë që armatoste grushtin e saj të rreptë,
Sa shumë kemi vënë urrejtje e furi
Për të thyer tavanin e kafazëve tonë të qelqtë,
Duke mallkuar kohën tinëzare dhe masakruese !

Si na është dashur, të lodhur nga botë të prapambetura,
Të kultivojmë duke u drithëruar ndonjë të përtejme të vëngër :
Eldorado naive që ngordhin nga shpresa të pështira !
******* të kalbëzuara të vjellura me pamje galaje !

Dhe si për të mos paralajmëruar kurrë shkatërrimet,
Ne kemi çdo ditë kaq shumë, e më shumë
Puthur balle rinore aq të bukura sa yjet
Dhe gishta të shtrenjtë me nyje, të dridhur dhe të tharë !

Por që këtu poshtë të paktën një flakë mbetet,
Një shpatull magjike me konture të shndritshme !
Që gufojne të paktën, të vjedhura në të njëjtën orë,
Klithmat diellore të miliona dashurive !

Aq më bën! Nëse duhet nesër për t'u shuar nga një goditje e kobshme.
Është e tepërt për të jetuar zhveshur gëlltitur nga hiçi,
Tepër për të gjunjëzuar idealin që na ngelet,
Tepër për të çuar në gijotinë vrullet tona prej gjigandësh.

Oh ! Punë e madhe ! Nëse qafa madhështore e mjelmave
Duhet të shpërthejë së shpejti si një frut vulgar.
Punë e madhe ! Nëse ca zvarrisin dhimbje të thella
Dhe të tjerë një sërë lumturish që prej shumë kohësh të shkatërruara.

Leana, kukulla ime nën dritën bjonde,
Erërat e pastra, këtë mëngjes, lajmërojnë universin ;
Këmbët e tua të bukura të zjarrta, më të valëzuara se vala,
Fluturojnë mbi shtratin e vakët dhe të mëndafshët të lëndinave të gjelbra.

Çfarë të duhen të çmendurit e përlyer me natë të zbehtë
Dhe gjëmat e tyre të mëdha që kuqëlojnë nga gjaku !
Jeta brenda teje, Leanë, e dhënë pas vetes
Rrjedh, si e adhurueshme, një ujë i shenjtë në zgjim.

Po, nisu duke mbushur hapësirën e mahnitur që të admiron ;
Duket sikur kaltërsia pi çdo hap tëndin ;
Ne kemi në sy të njëjtën aurorë të ëmbël
Dhe unë do të të mbuloj me atë që ti nuk ke.

Leanë, ora është e bollshme për atë që ndjehet me flatra ;
Diçka e mirë magjeps dhe pushton ajrin ;
Kam dëlirsinë tënde, shtojzovallja ime, në fund të bebëzave të mia të syve
Si të ishte se për mua vetëm zemra jote të dallohej qartë.

Njëqind kundërmime gëzimi ndrisin gjestet e tua ;
Bota shtrin së largu shëndetin e saj pjellor ;
Pushtim rrezatues ! Aventura qiellore !
Ti vrapon, plot me një ëndërr bukurie të padëgjuar. . .

Oh të dy ! Të duhemi pa re dhe pa vel !
Leanë , ti mishi im , fëmijë e fëmijës tim
Që duart e tua të vogla bëjnë të qeshin yjet,
O Leanë, aq e brishtë nën diellin triumfues !

Thierry Cabot
 
Kam lindur nostalgjike, gjithçka në mua çliron nostalgji, madje edhe jeta ime dhe mënyra ime për ta jetuar. Kur nisem për një udhëtim qaj përherë sepse e di që pas dy ditësh do të kem dëshirën për tu kthyer në shtëpi. Kur kthehem në shtëpi pas një udhëtimi qaj gjithmonë sepse çdo vend që shoh më bën të bie në dashuri. I dua gjithë vendet e botës dhe e dua gjithçka që bëj, të gjithë njerëzit që takoj. Dua tepër, në mënyrë të dëshpëruar e kjo nuk mbetet veçse të sjellë krijojë nostalgji. Më pëlqejnë zakonet, gjërat e vjetra të bukura që vetëm të mos i humb do të humbja veten, e ardhmja më shkatërron, edhe pse perspektivat janë të bukura dhe gjithçka duket e mrekullueshme: e ardhmja më tmerron. Më pëlqen ajo që jetoj dhe kur e jetoj, megjithëse më bën të qaj. Më pëlqen ajo që kam bërë në të shkuarën, sepse megjithëse nuk ja kam dalë pa dëme, në njëfare mënyre ja kam dalë. Sjell siguri. Më pëlqejnë lulet e fushës dhe muzika e radios kur del nga dritaret e shtëpive në mëngjes, më pëlqejnë filmat pa efekte speciale e më pëlqejnë burrat që bëjnë gjithçka për dashurinë e jo për të qenë me njërën çfardo. Më pëlqen gjyshja ime me gjithë principet e saj dhe idetë e saj aq të ngurta, më pëlqejnë djemtë e mbarë. Më pëlqejnë e më bëjnë për të qarë sepse kam lindur nostalgjike. Gjërat e bukura më kthejnë mbrapa në kohë, dhe nuk e di përse, por gjithçka kthehet gjithmonë tek duart e ashpra të nënës time dhe tek këpucët e mëdha të babait tim. Nuk e di përse por çdo gjë e bukur që më ndodh, më bën të lumtur dhe të trishtuar në të njëjtën kohë, sepse çdo gjë e bukur, një ditë do të më mungojë, një ditë do të bëhet një abis i pafund trishtimi, e jo, jo për këtë nuk frenohem, jo për këtë nuk iki, për jetoj e vetëdijshme që do të jetë gjithmonë diçka që nuk do të mund të kthehet sado që ta dëshiroj, sado që të përpiqem, sado që të ngrihem herët në mëngjes e sado të sforcohem që të jem më e mirë. Ka gjëra që nuk do të kthehen e që une nuk do të resht kurrë së kërkuari, ky është dënimi im.

X
 
Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje copez jete, mbase nuk do ti thosha te gjitha ato qe po mendoja, por sigurisht do ti mendoja ato qe po them.

Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren, por per domethenien e tyre.
Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbasim 60 sekonda drite.
Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flinin.

Do degjoja kur te tjeret do flisnin, dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate!!!

Nese Zoti do me jepte nje copez jete, do vishesha thjesht, do shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin por edhe shpirtin tim. Ah Zoti im, sikur te kisha nje copez jete,nese do mundesha, do shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do prisja te dilte dielli.

Nuk do te lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja.

Do te beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do te dashurohesha me dashurine.

Te njerezit do te tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne.

Femijes se vogel do t’i jepja pende, por do ta lija te mesonte vete sesi te fluturoje.

Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por “harresa”.

Mesova kaq gjera nga ju,njerezit.
Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”,pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret “faqen e pjeret”.
Mesova se kur femija i porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel,per here te pare gishti qe zgjatet i babit te tij e roberon pergjithmone.

Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga larte, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet....
Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon..

Nese do ta dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort,fort dhe do t’i lutesha Zotit qe te behesha roja e shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera.

Nese do ta dija qe kjo do te ishte hera e fundit qe do ta degjoja zerin tend, do te regjistroja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri,perseri..

Nese do te dija qe keto do te ishin momentet e fundit qe do te te shihja, do te te thosha “te dashuroj” dhe do te supozoja jo logjikisht se e dije me pare.

Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t’i bejme gjerat sic duhet, por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja.

Do te doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s’do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri, si i vjeter.
Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do.
Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre.
Sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe i zene per te realizuar nje deshire te tyre. Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire,gjej kohen per ta, thuaju "me vjen keq", "me fal" , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di.

Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta...!!

Gabriel Garcia Marquez
 
Jorge Luis Borges

Eshte dashuria. Duhet te fshihem ose t’ia mbath diku.
Lartohen muret e burgut te saj, si ne nje enderr
te lige. Maska e bukur ka ndryshuar,edhe pse gjithmone e njejta mbetet.
E per cfare me duhen hajmalite, ushtrimet letrare, dija e mjegullt,
fjalet qe tha Veriu i rrepte kur u kendoi detrave dhe armeve te tij,
miqesia e embel, galerite e bibliotekave, gjerat e perbashketa, zakonet,
dashuria e hareshme e sime mëje, hija ushtarake
e te vdekurve te mi, nata e pakohe, shija
e endrres?

Te jesh a te mos jesh me ty eshte masa e kohes time.
Tashme shtamba thyhet mbi burim, dhe njeriu ngrihet ne kembe nga kenga
e zogjve,
tashme u mjegulluan ata qe veshtrojne nga dritaret,
por muzgu nuk e solli paqen.

Dhe, e di, eshte dashuria:
ankthi dhe clirimi kur degjoj zerin tend,
pritja dhe kujtimi, tmerri i te jetuarit per cdo cast
Eshte dashuria me mitin e saj, me magjite e saj te vogla
te padobishme.

Eshte nje qoshe rruge ku nuk guxoj te shkel.
Tashme po me rrethojne ushtrite, hordhite.
(Kjo dhome eshte e trilluar, ajo nuk e ka pare)
Emri i nje gruaje me tradheton.
Ne te gjithe trupin nje grua me dhemb..
 
Neruda

Kush je ti, kush je?

Duke menduar, duke pleksur hije në vetminë e thellë.
Edhe ti je larg, oh, më larg se të gjithë.
Duke menduar, duke çliruar zogj, duke zhdukur imazhe,
duke varrosur drita.
Këmbanore mjegullash, kaq të largëta, atje në lartësi !
Duke mbytur rënkime, duke thërmuar shpresa të errëta,
mullis i heshtur,
Nata bie si kafshatë në këmbët e tua,
larg nga qyteti.
Prania jote më është e huaj, kureshtare si një objekt.
Mendoj, eci gjatë, jeta ime para teje.
Jeta ime para të gjithëve, jeta ime e ashpër.
Britma përballë detit, mes guriçkave,
që vrapon e lirë, e marrë nëpër avullin e detit.
Tërbimi i trishtë, britma, vetmia e detit.
Bleronjëse, e ashpër, nderë drejt qiellit.
Ti, çfarë ishe aty, ç’përthyerje, ç’purtekë
të asaj freskoreje të pamatë?
Ishe larg si tani.
Zjarr në pyll !
Përvëlon në kryqe kaltëroshe.
Përvëlon, zhurit, përflak, përshkëndit në pemë drite.
Lëshohet, brambullit.
Zjarr, Zjarr.
E shpirti im i plagosur vallëzon prej bujashkave të zjarrta.
Kush thërret?
Ç’qetësi e populluar jehonash?
Çast i mallit, çast i gëzimit, çast i vetmisë,
çast imi mes të gjithave!
Guackë në të cilën era kalon duke kënduar.
Kaq pasion vaji mbërthyer pas trupit tim.
Tronditje e të gjitha rrënjëve,
Sulm i të gjitha dallgëve !
Endej, i gëzuar, i trishtuar, i pambarim, shpirti im.
Duke menduar, duke varrosur dritën në vetminë e thellë.
Kush je ti, kush je?
 
"Lexoj sepse jeta nuk më mjafton.
Lexoj që të mos i lejoj vetes t'i them kotësira njerëzve.
Lexoj që të jem diku tjetër.
Lexoj që të bëhem ti.
Lexoj sepse është e vetmja gjë në botë që më më lejon të jem në të njëjtën kohë edhe vetëm edhe i shoqëruar.
Lexoj që të dëgjoj të vdekurit.
Lexoj që të dal, pa dalë jashtë.
Po lexoj edhe për të dëgjuar të gjallët.
Lexoj që mos të plakem.
Lexoj që t'i shpëtoj shoqërisë e po ashtu edhe vetes.
Lexoj që të jem i lirë.
Lexoj që mos të bezdisem.
Lexoj që mos t'i përgjigjem telefonit
Lexoj që mos të jem më këtu por atje
Lexoj pa arsye.
Lexoj për të lexuar."
 
Thënie për poezinë

Ferlinghetti

Poezia është klithma që do lëshonim duke u zgjuar në një pyll të errët në mes të udhës së jetës sonë.

Poezia është dielli që vetëtin përmes hapësirave të mëngjesit

Poezia është dialekti i engjëjve dhe demonëve.

Poezia është çrregullimi i kuptimeve që krijon kuptim.

Poezia është një zë disidence që ngre krye kundër shpenzimit të kotë të fjalëve dhe teprinë e marrë të shtypit.

Poezia është e formuar me rrokje ëndrrash.

Poezia është dialogu i statujave.


Louis Aragon

"Poezia është Netedy.com e paqartë e shoqërisë tonë. Çdo poet fryn mbi këtë pasqyrë: fryma e tij ndryshe e vesh. "

Pierre Seghers

"Poezia është baza e atij që kërkon veten në kontradiktat e tij, në çekuilibrin e forcave të tij, zëri i një thirrjeje të çmendur, prezenca përkundër fantazmave."

Alliette Audra

"Poezia është një bashkim me të gjithë apo me ndonjë, por është gjithashtu për fat të keq, një vetmi pa kufi."

Andrée Chedid

"Nëse poezia nuk ka tronditur jetën tonë, ndodh sepse për ne ajo nuk është asgjë. Prehëse apo traumatizuese, ajo duhet të lërë shenjën e saj; ndryshe, ne i kemi njohur vetëm mashtruesen që i zë vendin."

John Fitzgerald Kennedy

"Kur pushteti e shtyn njeriun në arrogancë, poezia i kujton pasurinë e ekzistencës. Kur pushteti korrupton, poezia pastron.

William Shakespeare

"Poezia është ajo muzikë që çdo njeri e mban me vete."

Volter

"Poezia është një lloj muzike që duhet ta dëgjosh për ta gjykuar."

Ernest Renan

"Ajo që themi për veten është gjithmonë poezi."

Frederik Garsia Lorka

"Të gjitha gjërat kanë misteret e tyre dhe poezia është misteri i çdo gjëje."

Stéphane Mallarmé

"Poezia : Hezitim i zgjatur ndërmjet tingullit dhe kuptimit."

Aristoteli

"Poezia është diçka më filozofike dhe me rëndësi më të madhe sesa historia."

André Suarès

"Poezia është një rini e përjetshme që ringjall shijen e jetës deri tek dëshpërimi.

André Breton

"Dashuria, Poezia, vetëm me anë të kësaj shtyse që mendimi njerëzor do të arrijë të shkojë në thellësi."
 
Neruda

Dhe qe pikërisht në atë moshë… Poezia
erdhi të më kërkojë. Nuk di, nuk di nga doli, nga dimri apo lumi.
nuk di as si as kur,
jo, s’ishin zëra, s’ishin
fjalë, as heshtje :
nga një rrugë ajo më thërriste,
nga degët e natës,
befas midis të tjerëve,
midis zjarresh të dhunshëm
apo në rikthimin e vetmuar,
pa fytyrë ishte ajo aty
dhe më prekte.
Nuk dija ç’të thosha, goja ime
s’dinte
të emërtonte,
sytë i kisha të verbër,
dhe diçka më përplasej në shpirt,
ethe apo flatra të humbura,
vetë u formova pak nga pak,
duke e zbërthyer
këtë djegie,
dhe shkrova rreshtin e parë të pasigurtë,
të paqartë, pa trup, marrëzi
e pastër,
dije e pastër
e atij që s’di asgjë,
dhe befas pashë
qiellin
e shkokluar
e të hapur,
bimësi të harlisur,
hijen e shpuar,
të bërë shoshë
me shigjeta, zjarr dhe lule,
natën që ecën e dërmon, universin.
E unë, krijesë e papërfillshme,
i trullosur nga boshi i madh
me yje,
sipas modelit, imazhit
të misterit,
u ndjeva pjesë e pastër
e humnerës,
eca bashkë me yjet,
e zemra m’u shpleks në erë.
 
Ajo çfarë është e mrekullueshme është se unë duhet të isha arratisur nga feminiliteti që i përket asaj gruaje. Një kryqëzim marramendës: mishërimi i mendimit, dhe ja ku jam, nuk mund të konceptoj një mister më të madh. Dje u shtrëngova verbërisht pas abstraksioneve boshe. Sot një person i vetmuar më dominon, dhe unë e dua atë, e mungesa e saj është një dhimbje e patolerueshme, e prania e saj. . .
Prania e saj e kalon të kuptuarën time, për çdo anë të saj, edhe për vetë pushtetin e saj mbi mua, buron nga një burim përtej natyrshmërisë. Një sjellje. Një fjalë. Një shushurimë e vetme e fustanit të saj. O, kur byzylyku luan në lëkurën e saj.

Aragon
 
“Përshëndetje për ty: ti je një shtëpi e magjepsur dhe asgjë nuk do të arrihej duke dërguar një delegacion kërkuesish me të gjitha aparatet e tyre të vogla për të vëzhguar fenomenet e çuditshme të cilat të përkasin si një mikpritës i martirizuar. Por mesnata nuk është aq e gjatë për fantazitë e tua të bukura: madje edhe gjithë dita, edhe orët e gjumit mezi janë të mjaftueshme, mes mureve të tua një zhurmë e përhershme e një fustani që fundi i të cilit zvarritet në dysheme, të bën jashtëzakonisht të shqetësuar, je i dashuruar pas kësaj fëshfërime. Oh, cila mbretëreshë ka atëherë pallatin që merr formën tënde, pallatin nga kubeja e të cilit vjen një këngë e mallkuar dhe një kalorës i zi? Krahët e saj, krahët e saj të bukur të bardhë përqafojnë kujtesën tënde. Kujtesën tënde? Pse jo, është ajo vetë që sfidon kohën dhe moçalet e kohës, ajo po kthehet nëpër hapësirat e venave të tua, ajo jep një buzëqeshje që zgjat, një buzëqeshje të ngadaltë, është gati të flasë, ajri që ajo kumbon dhe merr frymë është mjaft i ndryshuar nga një mendim i ri i plotpushtetshëm , ajo zgjohet, flet, gjoksi i dridhet dhe unë dëgjoj. Është tingulli i zemrës së saj që rreh ritmin e të gjitha ëndrrave të mia. Ja ku jam, nuk të kam lënë”.

Aragon
 
Te dua ty,e imja '' te dua''
e vetme si kenga kur jam i pire.

Te dua ty,o ajri im i dehur,
rrushi im nga vreshtat e gjelber,
vera ime- vesi im i embel-
o dashuri,pije e deshperuar.
Te prek pak me buze dhe dehem.
Ti je,edhe plloske edhe kazan qe shtyp
ti – kupe e fatit tim marramendes.

Te dashuroj te gjithen,keshtu si je.

Neruda
 
Cdo dite zbret nga qielli nje ngjyre e hirte
qe pellumbat duhet te shperndajne mbi toke:
gersheta qe thurin harrimi e lotet,
koha qe vite te gjate fjeti neper kembana.
gjithcka,
veshjet e vjetra te ngrena,grate qe ndjejne ardhjen
e bores,
lulekuqet e zeza qe askush nuk i pa se gjalli, -
te gjitha me bien neper duar dhe une i ngre
drejt qiellit me shi.

Neruda
 
Pol Elyar

Edhe një buzëqeshje

E plotë nata kurrrë s’mundet të jetë,
Besomëni për çka po ju them,
Besomëni për çka ju betohem.
Çdo hidhërim ka një dritare të hapur,
Një dritare të ndezur,
Ka një ëndërr që lind,
Ka një dëshirë që pret të përmbushet,
Ka një uri që pret të shuhet,
Ka një zemër fisnike,
Ka edhe një dorë të zgjatur,
Ka edhe dy sy në pritje,
Ka edhe një jetë që hyn në një jetë.
 
Miku im i shtrenjte, lamtumire!
Ty ketu ne shpirt te kam ta dish!
Fati po na ndan sot pa meshire
po diku do te shihemi serish.

Lamtumire, mik, pa fjale e lote!
Vetullat t'i ngrysesh s'ke perse:
Vdekja s'eshte e re ne kete bote
As te rrosh nuk eshte gje e re!

Esenin
 
Dashuria? C'me vjen per te qeshur!
Ti me puth: akull une, akull ti.
Ndjenja ime, per dreq eshte rreshkur.
Ndjenja jote te cel nuk di.

Ah, ne ate zhurmim sikur t'isha
Si nje here e nje kohe, edhe sot
Si cunak ne padi te humbisja,
T'enderroja me tym ashtu kot.

Te enderroja, po vec dicka tjeter
Qe as toka, as bari s'e njeh,
Qe nuk di si ta quash me emer
se me fjale dot zemra s'e shpreh.

Sergej Esenin
 
Kujtoj me mall nje cast gezimi
Perpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri.

N'andralla jete zhurmekote
Me dhimbje brengash e merzi
Me grishte larg fytyra jote
Dhe zeri yt plot embelsi.

Nga rrjedha e koherave qe shkuan
Keshtjell' e endrrave mu shemb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyren tende, zerin tend.

C'i ngrysa ditet gjithe brenge
I zymte dhe ne shkreteti
Pa perendi, pa shprese e kenge
Pa lote, jete e dashuri.

Por ja! Me shkrepi prap agimi
Se perseri u shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen perseri
Dhe perendi, dhe frymezime
Dhe lote, e jete, e dashuri. (A. Pushkin)
 
Jeta do te kishte qene
me e lehte nese une
nuk do te kisha
takuar…

Vetem se nuk do te
kishte qene jeta ime…

Erich Fried
 
Letra

Nga një tryezë poste që kurrë s’mbetet shkretë
ku rrinë kujtimi, brenga zemra dhe heshtja vetë,
posi pëllumba letrat degdisen që me natë.
I ndiej tek flatrojnë për në shtegtim të gjatë.

Dhe ja, ku jam rrethuar me burra e me gra,
plagosur nga mungesat, nga ndarjet e mëdha.

Letra, pusulla, fjalë: që nisen në hapësirë, ëndrra ende pa çelur,
mendime ende pa gdhirë,të gjitha marrin rrugën drejt vatrës e drejt pragut,
si ndjenjë dërguar ndjenjës,si gjak dërguar gjakut.

Dhe po të jem nën tokë,që vdiqa ti mos thuaj,më shkruaj dhe nën tokë,se unë do të të shkruaj.
Një shtresë e trashë pluhuri mbulon letrat që s’duhen,
aty u zverdhën faqet,aty gërmat u shuhen,
aty humbasin radhët.

Ku mallet derdhur qenë,aty jep shpirt gëzimi.
Pasi cepat u brenë,aty rropaten thellë
(ç’varrezë e lahtarshme!)
hem ndjenjat e kaluara,hem dashuritë e tashme

Dhe po të jem nën tokë,që vdiqa ti mos thuaj,më shkruaj dhe nën tokë,
se unë do të të shkruaj.

Po kur të shkruaj unë do dridhet kallamari:
do skuqet bojë e zezë, me flakërima zjarri.
Se kur të shkruaj unë, do shkruajnë eshtrat e mia:
do shkruaj gjaku im gjithë gulç nga dashuria

Do marrë letra udhë,si shpend në zjarr kalitur,
me dy flatra të forta dhe një adresë të ndritur.
Si zog që për fole qiell- ajër do të ketë,
mishin, gishtërinjtë e tu dhe frymëmarrjen vetë.
Do mbetesh ti e zhveshur tek dridhesh me ngadalë,
e gatshme ta ndiesh letrën pas gjoksit tënd të valë.

Dhe po të jem nën tokë, që vdiqa ti mos thuaj,më shkruaj dhe nën tokë,
se unë do të të shkruaj.

Një letër dje kam parë sesi mbeti pa zot,
mbi sy tek i flatëronte dikujt që s’ngrihej dot.
Letrat që mbesin gjallë dhe për të rënë tregojnë:
që regëtijnë si njerëz,veç sy s’kanë të shikojnë.

Kur dhëmbëqenzit rriten,unë ndiej pranë veshit tim
ërmimn’ e letrës sate tamam si një gjëmim.
Dhe mos e marsha zgjuar,në gjumë do e marr atë letër.


Migel Hernandes
 
Soneti i vjeshtës

I dashuri im i çuditshëm, ç’meritë kam për ty në k’të jetë”
Sytë e tu të qartë si kristal, sikur më shohin e më thonë:
-Bëmë të magjepsem e hesht! Zemra ime që ti po ngacmon,
Përveç ndjesisë së një kafshe antike plot sinqeritet,

Në duart e tua e përkundur dhe e ftuar në të ëmblin gjumë,
Nga sekreti i saj i skëterrshëm, asgjë s’ka për të treguar,
As legjendën tënde të zezë, në gërma zjarri s’ka për ta shkruar,
Oh, se unë pasionin e urrej e shpirti më dhëmb aq shumë!

Le të duhemi ëmbëlsisht. Dashuria, një rojtare e drobitur,
Në mes të errësirës, në pusi, tendos harkun e saj fatal.
Po unë ia njoh mirë veglat e të vjetrit arsenal.

Krimin, tmerrin dhe marrëzinë! – O margaritë e nemitur!
Pse, njësoj si unë, një diell vjeshtak nuk je vallë ti,
Margarita ime e akullt, e imja e panjollosura bardhësi

Charles Baudelaire
 

Postime të reja

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back