E hene 2 dhjetor
Me vjen nje mesazh privat, ku ishte njera, qe kishte nevoje per dicka dhe me pyet, e ndihmova. Nuk e di pse dhe nuk e di cfare me shtyu, qe te vazhdoj ti flas. Ndoshta butesia e saj ne shkrim? Ndoshta humori? Ndoshta ciltersia? Isha shume i merzitur, dicka me kishte ndodhur, me qendroi prane duke me thene, mos u merzit, te gjithve na ka ndodhur, duhet te qetesohesh, te shohesh perpara, dite me tmira te presin. Ashtu bera, e humba per nje moment mendjen nga ajo qe me kishte kapluar dhe u futa ne boten e saj, filluam duke biseduar, poooor se dija, qe biseda do zgjaste per ore te tera, se dija qe afrimiteti midis nesh tashme kishte marr rrugen e duhur. Duke folur, e duke folur, u be mesnate, i thame naten e mir njeri tjetrit me fjalet "Degjohemi serisht neser, flasim serisht neser, naten e mire" Nuk ishte nje "naten e mire" sic ma thonin apo e thoja pernat para se te flija, ishte ndryshe, dukej si dicka e re qe sapo kishte filluar..
E marte 3 dhjetor
Zgjohem ne mengjes, pi kafen dhe shkoj ne zyre. Nxitimthi pa prekur asgje me dore nga gjerat e punes, futem serisht me shpresen qe do e gjeja aty dhe do vazhdonim serisht aty ku e kishim lene nje nate perpara. Nuk ndodhej, nje zbrazti me pershkroi puhimti trupin, u ndjeva keq, mendova mos kishte aty thjesht rastesisht? Nuk zgjaten as pak minuta Dhe syte me kapin diku aty rrotull nje "mirmengjesssss" ashtu sic e thot ajo gjithmon kur zgjohet. I ferkova dy apo tre here, thash qeka e vertete, nxitova qe te isha i pari mga te gjithe qe ti uroja mirseardhjen dhe i thash mirmengjessss, ashtu si ajo. Skaluan as pak sekonda dhe filluam te flisnim serisht. U futem serisht ne boten e njeri-tjetrit dhe filluam te tregonim per veten, cdo gje qe ajo me thoshte ishte e njejte me mua, ne ate njeriun te cilin une jam dhe nderkohe qe ajo fliste, me dukej sikur me pershkruante mua, e çuditshme. E pyeta mos valle po bente shaka dhe me njihte me pare? Mu betua qe jo, se di pse, por po me dukej se ishte histori e cila po perseritej dhe sikur e kisha jetuar me pare. U afruam me shume ate dite, erdhi serisht mesnata, fatkeqsisht duhet ti linim dhe pak hapsire gjumit edhe pse gjumi sna zinte te dyve, se di arsyen e saj, pasi ndjehesha ne siklet nese do e pyesja, por di te them qe arsyeja ime qe sme zinte, ishte pikerisht ajo, doja te mos shkeputesha per dite te tera, e te rrija gjith kohes duke folur vetem me te.
E merkure 4 dhjetor
Sot kam nje arsye per te shkuar me heret ne zyre, do flas me te, po me mungon biseda me te, po me mungojne fjalet e saj, po me mungon e qeshura e saj. Shkoj ne zyre dhe serisht nxitimthe, ulem ne pc, futem tek vendi dhe pa hyre akoma mir, me vjen mesazhi i saj "mirmengjesssss" Per nje moment stepem, se prisja, me tha qe jam rruges duke ikur per ne pune dhe po merrte persiper gjith rreziqet qe mund ti shfaqeshin perpara, derisa te arrinte ne zyre. Mu be qefi pa mase. Filluam serisht te shkruanim dhe duke ardhur e duke menduar serisht historine qe po me perseritej sikur e kisha jetuar me pare. U afruam me shume, treguam me shume per njeri tjetrin, u miqesuam me shume. Diku para se te afronte mesnata, kaluam dhe diku tjeter jashte nga aty ku flisnim perdite, ndoshta ngaqe ishte vend me i qete ku dhe fokusi ishte me i larte tek njeri tjetri, ndoshta dhe deshira per tu pare, per te pare ne sy njeriun me te cilin u afruam, per ti degjuar zerin, per ti ndjer buzqeshjen. Afroi serisht mesnata dhe kte here nuk ishte vetem thjesht nje "naten e mire" si heret e tjera, ktij mesazhi ju kishte shtuar dhe nje tjeter "te kam xhan".
E enjte 5 dhjetor 2024
Sot nuk e di cpo me ndodh, jam shume ne qef, jam full me energji edhe pse koha eshte e vrenjtur dhe bie pak shi, une jam me energjik se kurre, cila mund te jete arsyeja? Pyesja veten, por sme pergjigjej dhe mendja me rrinte serisht tek ajo, mezi prisja te flisja. Si gjithmon, i njejti itenerar, shkoj ne zyre, ulem para pc, futem tek vendi jone, ku ishim njohur. Nuk ndodhej aty, skaluan as pak sekonda dhe me vjen nje notification nga vendi tjeter ku kishim filluar te flisnim. E hap nxitimthi dhe lexoj serisht fjalet e saj te perditshme, te cilat u ben himni i mendjes time "mirmengjesssss" Mirmengjessss i thash dhe une. Me tha qe sapo ishte ulur tek kafja me koleget e punes dhe me dergon foton e filxhanit te kafes dhe brioshit qe kishte para saj. Xhelozova pak ne ate moment, doja te isha dhe une aty. Ndoshta mund tkem fatin me pas, nuk e di. Me tha te shkruaj sapo te shkoj ne zyre. Ajo pritja mu duk shume e gjate, skaluan pak minuta dhe me shkruan, jam ne zyre, u vonova? I thash jo, me gjys zeri brenda meje. Po te prisja i them serisht. Dhe nxitimthi, i coj nje foto live nga zyra, bera disa ne fakt dhe zgjodha ate qe mendoja se do kishte dal me bukur. E pa, spo me shkruante, vonoi pak, mendova mos ndoshta kishte pritshmeri te tjera, u merzita, thash me mire mos ta dinte me ke po fliste, nderkohe qe me vinin lloj lloj mendimesh, me vjen dhe foto e saj. Çte shihja? Ate fytyre engjellore? Ato sy qe dukeshin terheqes, fiks si magnet, po po fiks si magnet. Ajo buzqeshja, qe spo mbesohej qe po e shihja ne fytyren e saj dhe ishte kaq origjinale. Filluam te shkruanim serisht, derisa erdhi momenti, qe ti kerkoja per ti degjuar zerin dhe nuk hezitoi, me mori direkt. E hap me nxitim dhe spo flisja, degjoja vetem nje "alo" qe me kishte mpire trurin, zemren, cdogje. Me degjon me tha, serisht spo i flisja, me pas erdha e vete, ju pergjigja, vazhduam duke folur me ze, minutat dhe oret fluturuan, pa kuptuar, erdhi ora qe perfunduam orarin e punes dhe do iknim neper shpia. Kshu bem, tham flasim serisht me vone dhe u shkeputem, per pak minuta. Rruges duke ikur per ne shtepi, kisha ne koke akoma zerin e saj, para syve kisha serisht ate, foton e saj. E ku kishte gje tjeter qe me vinte ne mendje? Shkuam neper shtepite tona dhe filluam duke fol serisht, fjalet qe smbaronin, po ashtu dhe batutat apo te qeshurat. Afron serisht mesnata dhe ndahemi serisht me fjalet e njejta te 1 dite perpara.
E premte 6 dhjetor 2024
ME fal i dashur ditar, por nuk kam kohe te te shkruaj, pasi jam shume i zene, jam duke folur me ate vajzen qe te kam shkruar serisht dhe kshu kaluan ditet me rradhe derisa vjen 23 dhjetori.
E hene 23 dhjetor 2024
Ditari im i dashur, sot po te shkruaj serisht, po te them qe eshte nisur ne nje udhetim, se di sa mund te zgjase udhetimi dhe se di as kohen ne dispozicion sa do e kemi per te fol me njeri-tjetrin. Afron mesnata, kishim folur here pas here derisa shkoj ne hotel dhe u mbyll ne dhome, per te folur me mua, vazhduam te flisnim derisa kalendari ndryshoi daten...
E marte 24 dhjetor 2024
Muhabeti dhe te qeshurat vazhdonin, fjalet qe nuk shteronin, ne bisede e siper i them "mund te te bej nje pyetje" direkt me thot po edhe pse e dinte pyetjen qe do i beja, se here pas here provokoshim nga njeri-tjetri dhe po prisnim kush do shprehej me shpejt. E pyes "mendon qe smund te ket asgje tjeter mes nesh, pervec shoqerise" Pergjigja ishte e menjehershme "JO" direkt pas pergjigjes pare, i bej pyetjen e dyte "Ndjen gje per mua" direkt me pergjigj "Se di cfare eshte, por e di qe eshte me shume se shok" aty buzqesha, mezi po e prisja, kisha frike ti hapesha, sdoja ta prishja shoqerine, mbase thash do jem vetem une ai qe kisha krijuar ndjenjat per te, sdoja qe ajo gje e bukur qe kishim ndertuar te hidhej ne kosh. Me pas i bera pyetjen tjeter "Mund te me lejosh te te dua" qeshi, mezi po prisja pergjigjen, mu pergjigj "Po sepse dhe une te dua" Me dukej sikur po enderroja nderkohe qe ora shenonte 01:40 pas mesnate. Kjo ore dhe kjo dote do jete gjithmon e shenuar ne mendjet tona, ne zemrat tona, ne kujtimet tona. Ka qen nje nga ditet me te bukura tonat, dita ku u lidhem ne virtualitet, e cila me pas vazhdoi ne jete reale dhe deri sot qe po ju shkruaj serisht.
E diel 2 Mars 2025
A.M Te dua shume!