Ohana
Mbretereshe
- Regjistruar më
- Korrik 30, 2022
- Mesazhe
- 4,721
- Pëlqime
- 3,133
Sje vetëm ❤Dita e fundit e kësaj vere, 31 gusht ku zyrtarisht hyjmë në stinën time të adhurueshme vjeshtë..
E mbylla punën nga shtëpia e për sot dhe kam zënë një cep ku shoh dhe nga dritarja duke shoqëruar rënien e gjetheve me sy , të cilat kanë mbuluar pak nga pak trotuaret me verdhësinë e tyre , e nga krahu tjetër është ime më që po bën gati valixhet për tu nisur.
Flet gjithë kohës ndërsa palosën ato dy rrecka siç i quan ajo, unë përhumbem dhe nuk e kam fare mendjen...
Aprovoj me kokë sa herë më drejtohet, Inë pa e kuptuar se ç'po më thotë...
Pjesa më e vështirë është përcjellja në aeroport, ku nuk flasim fare rrugës, ka fytyra të ngrysura dhe heshtje e fuqishme saqë dëgjohet edhe psherëtima kur merr frymë thellë..
Të dyja e mbajmë veten, përqafohemi pa thënë asnjë fjalë, mjekra i dridhet dhe unë as rrugë të mbarë nuk arrij ti them dot...
Sytë i mbaj poshtë dhe vetëm e shtrëngoj pa bërë zë...
Sapo i kthejmë shpinën njëra-tjetrës , jam e sigurte që ajo shpërthen në zë sikurse e unë që plasem në sendiljen e pasme dhe marr vajin..
Taksisti nuk bën fare zë, është skenë e përsëritur në sytë e tij, as lekët nuk mi kërkon , e bën në një moment të dytë, kur të shohë rastësisht në rrugë.
Më pas telefoni i saj nuk resht së rëni
hë, mbërrite në shpi, je mirë?
Mos u mërzit , të lutem...
Zëri im i ngjirur, thotë jo ma jo, për ti dhënë forcë asaj...
Si mos të mërzitem o ma, si?
E gjithë shtëpia mbante emrin tënd, ngrohtësinë tënde, aromën tënde, krahët e tu ...
Po tani?
Më le me zemër?, vetëm, e mbi të gjitha pa pritjen tënde madhështore që më bëje sa herë hyja në shtëpi...
Më mungon akoma pa mbërritur, më mungon çdo moment.
Jam e vogla jote mam. kam nevojë për ty.
Më ke mua ???