Je shqeto dashuri dhe une te kam shume perzemer, ma kenaq shpirtin me shkrimet tua, te kam thene qe shpesh kur nuk kam gjume, hyj dhe lexoj arkiven me shkrimet tua dhe te disa anetareve qe nuk jane ne forum por qe jane shkrime brilante, keni lene gjurme me shpirtin tuaj te bukur.I dashur
E di çpo më bën përshtypje nëpër virtual?
Ndonjëherë shumëçka e ndonjëherë asgjë..
Kur ti regjistrohesh në fillim, nëse je i/e re në këto ujëra të " pista" e ke ngrënë, nëse i njeh chatet, je i zoti/zonja t'ia dalësh..
Ndihesh i paragjykuar e në të njëjtën kohë paragjykon...
Ke dy rrugë: ose të durosh mbi kurriz çdo pengesë që has ose duhet të dorëzohesh e t'ja mbathësh në kohë( nëse ndodh kjo e fundit të ka pa zoti, sapo ke shpëtuar nga një Ves)..
Ti i beson dikujt diçka, dhe kjo diçkaja është shpërndarë në një grup individësh ( brënda ose jashtë formatit), je qendër e thashethemeve, e sulmeve, kunjave, intrigave, mllefeve, ironive, intrigave
Dashur pa dashur je pjesë e klaneve, o je lider i një grupi ose je armik i popullit " forumor" nëse nuk i përshtatesh dialogut të masës..
I vetmi avantazh si individ në këtë botë " fantazmash" është krijimi i personazhit tënd. Nëse ti si frymor, arrin të krijosh një personazh pa maska, ke të njëjtën linjë që ditën e parë, oa u viktimizuar, atëhere je i sukseshëm.
Ka dhe nga ata/o , që për të rënë në sy, shesin shpirtin djallit e shpikin lloj lloj historishë, vetëm për një LIKE..
Karakteret që ti i has nëpër forume, nuk të ka ndodhur ti hasësh as në përditshmërinë që e jeton.
Ti mërzitesh se dikush tha diçka për ty, i merr të mirëqena dhe i fut vetes një stres, por harron që në fund të ditës, janë anonimë, nuk të lidh asgjë me asnjë..
Për të mos folur për rastet e rralla, që ti mund të kesh simpati dhe krijon miqësi përtej këtyre gërmave..
Thjesht një trampolinë e cila herë të duket mediokre e herë jetike.
Kam.vënë re që, sa më të gjata orët e frekuentimit aq më keq është..
Nuk ke çfarë jep më nga vetja, nuk ka më asgjë interesante dhe i thua vetes " në djall" nuk do logoj më.
Mu lodhën sytë, me po të njëjtat përgjigje dhe individë..
Për aq kohë sa ti je ekzistues e përdorues aq kohë do ketë histori e për ty..këto gërma do jenë dokumenta të skalitur përjetësisht këtu.
E në momentin që ti pasi je larguar, vendos të rikthehesh sërish, je po me të njëjtat ngjarje dhe individë.
Huh. Bye .
Te perqafoj ??