Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Alergji ndaj fesë!

Historiani nuk ka te drejte e as nuk eshte kompetent te klasifikoje apo beje dallimin ndermjet haditheve @Poker

Pra, referencat qe ti i solle, u beson, sepse ti deshiron te mbrosh mendimin tend. Por kur te sjellim ne referenca tjera, i mohon.
Te drejten per saktesimin e haditheve e kane vetem muhadethinet, ata qe merren me shkencen e hadithit.
 
  • Pëlqej
Reactions: A2.
Feja- eshte sikur technologjia besoj une.
Gjithkush e perdor dhe e kupton si do.
Nuk jam dakord vetem me dicka : qe muslimanet kane te drejte te martohen me shume gra, ku per mua eshte nje keqtrajtim i fese dhe gruas gjer ne deskriminim te imazhit te saj ne cdo aspekt.
Ose nuk jam dakord qe gruaja te mbulohet sa te mos i duken as syte, e frikshme...shume e frikshme.
Nje mbulese e thjeshte mjafton, sepse mbi gjithcka njeriu kushdoqofte duhet te mbuloje shpirtin.
Feja eshte mesim, por se cfare dhe si meson eshte mendja dhe deshira gjithkujt.
E rendesishme eshte te edukosh shpirtin me parimet e fese qe perket familja, apo deshiron te jesh.
Une besoj ne Zot dhe jam bektashi, por ndjek shume fene muslimane sepse me ploteson miresi ne zemer.
E sa per njerezit, ka shume fetare qe ne emer te Zotit apo fese, fshehin poshtersine e tyre.
Zoti na udhezofte per mire dhe i befte jet, lutjet tona Elhamdulilah ?❤️
 
Historiani nuk ka te drejte e as nuk eshte kompetent te klasifikoje apo beje dallimin ndermjet haditheve @Poker

Pra, referencat qe ti i solle, u beson, sepse ti deshiron te mbrosh mendimin tend. Por kur te sjellim ne referenca tjera, i mohon.
Te drejten per saktesimin e haditheve e kane vetem muhadethinet, ata qe merren me shkencen e hadithit.

Une te them u be lufte ti me thua sill faktet.
Faktet e luftes jane ne histori nuk i kam une ne xhep. Historine e bejne historianet dhe vetem ata e kane kete kompetence. Historiani qe te solla nuk eshte perendimor por eshte i botes islame(iranian mos gabohem) dhe ka jetuar jo me shume se nje shekull pas Profetit.
Hadithet qe te solla flasin shume qarte nuk e di cfare interpretimi tjeter mund te besh mbi to.
 
Feja- eshte sikur technologjia besoj une.
Gjithkush e perdor dhe e kupton si do.
Nuk jam dakord vetem me dicka : qe muslimanet kane te drejte te martohen me shume gra, ku per mua eshte nje keqtrajtim i fese dhe gruas gjer ne deskriminim te imazhit te saj ne cdo aspekt.
Ose nuk jam dakord qe gruaja te mbulohet sa te mos i duken as syte, e frikshme...shume e frikshme.
Nje mbulese e thjeshte mjafton, sepse mbi gjithcka njeriu kushdoqofte duhet te mbuloje shpirtin.
Feja eshte mesim, por se cfare dhe si meson eshte mendja dhe deshira gjithkujt.
E rendesishme eshte te edukosh shpirtin me parimet e fese qe perket familja, apo deshiron te jesh.
Une besoj ne Zot dhe jam bektashi, por ndjek shume fene muslimane sepse me ploteson miresi ne zemer.
E sa per njerezit, kashume fetare qe ne emer te Zotit apo fese, fshehin poshtersine e tyre.
Zoti na udhezofte per mire dhe i befte jet, lutjet tona Elhamdulilah ?❤️
Tashi ti po kritikon dicka qe Krijuesi Gjithesis e din me mire se sa ne?
 
Poligamia eshte nje tjeter aspekt i pranuar nga islami i cili perben ne fakt nje diskriminim te madh kunder femres.
Dhe kjo e drejte burrit i eshte dhene direkt ne Kuran. Kjo eshte nje tjeter element ku shume femra para se te ndihen kaq te respektuara nga kjo fe me pare te mendojne e te na thone se si do ishin sjelle nese burri i tyre shfrytezon kete te drejte dhe u sjelle dhe kater gra te tjera ne shtepi.
 
Tashi ti po kritikon dicka qe Krijuesi Gjithesis e din me mire se sa ne?
Nuk kritikova dhe besoj se njerezit, sidomos meshkujt musliman e kane shkruar fene ne ate menyre qe gruaja te jete e nenshtruar ne te gjitha aspektet e jetes.
Dhe vete mund te bejne gjerat me te poshtra qe ekzistojne, duke menduar se mbajne ramazan ose luten dhe ju falen gjynahet!
Ndersa Krijuesi eshte tjeter gje, nuk eshte fjale, nuk eshte zë.
Por, eshte fryme qe e ndjen sikur era qe te prek por se sheh, keshtu e ndjej une Zotin?
 
Me fal apo lexon se ca po shkrun?
Ne fene islame Xheneti thon esht nen kembet e gruas (nenes)
Ti per ca po derdellit ? Ti po kritikon fene e krijuesit, Kush me mir se Allahu mund ta krijoje ne persosmeri dicka? Valle jemi ne kompetent te themi qe kjo o gabim kur Allahu esht me i dituri?
Lexo, meso, studio dhe pastaj flit per fene islame.
Jo degjo shiko dhe flit ??
 
Pse njerezit e perdorin fene si duan dhe kundrejt interesave te tyre, nuk eshte faji im.
Fola per fene dhe jo per Krijuesin.
Ju pershendes ?
 
Une te them u be lufte ti me thua sill faktet.
Faktet e luftes jane ne histori nuk i kam une ne xhep. Historine e bejne historianet dhe vetem ata e kane kete kompetence. Historiani qe te solla nuk eshte perendimor por eshte i botes islame(iranian mos gabohem) dhe ka jetuar jo me shume se nje shekull pas Profetit.
Hadithet qe te solla flasin shume qarte nuk e di cfare interpretimi tjeter mund te besh mbi to.
Ti i solle copy paste dhe nuk din me shume. Islami per reference ka hadithin jo historine. Andaj ta ceka shkencen e hadithit por si duket sja paske idene. Kur flet per nje teme, duhet ditur e jo copy paste.
 
  • Pëlqej
Reactions: A2.
Surja 4 /34

Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni , e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.

Kjo surje na thote se burrag jane superior ndaj grave.
Ata kane te drejte ti rrahin...pra ti nenshtrojne nese nuk binden.
 
1. Çka do të thotë fjala “Islam”?​

Fjala Islam do të thotë të bësh paqe dhe dorëzim. “Të bësh paqe” do të thotë që besimtari të jetojë në paqe e qetësi me vetveten dhe me rrethin ku banon. “Dorëzimi” përdoret për ta theksuar pranimin e vullnetit të Zotit. Muslimani e fiton me Islamin paqen duke iu nënshtruar apo dorëzuar vullnetit dhe dëshirës së Zotit. Në Kur’an, në librin e shenjtë të muslimanëve, vetë Zoti thotë se Ai e ka zgjedhur Islamin si fe për njerëzimin: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.“ (Kur’ani, 5:3).

Muslimanët e refuzojnë titullin “muhammedan” që atyre u jepet nga ana e perëndimorëve, sepse Muhammedi (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të!)*si pajgamber ka qenë vetëm përcjellës i porosisë së Zotit dhe se i vetmi që meriton adhurimin është vetë Zoti.

2. Kush është All-llahu?​

All-llahështë një fjalë arabe që shënon “Zotin një” dhe nuk është emër i një zoti privat të muslimanëve. All-llahu xh.sh. është i vetmi Krijues i gjithësisë që meriton të adhurohet e të respektohet; **** edhe të krishterët arabë Zotin e quajnë All-llah. Ai i ka krijuar njerëzit dhe përmes shpalljeve të Tij ua ka treguar atyre rrugën më të mirë për në këtë botë, në mënyrë që në botën tjetër (Ahiret) të mos përjetojnë ndonjë dënim.

3. Çfarë do të thotë titulli “musliman”?​

Sipas kuptimit të fjalës musliman është njeriu i cili në mënyrë vullnetare i nënshtrohet vullnetit të Zotit dhe i cili krijimin e paqes e ka si obligim të vetin. Njeriu bëhet musliman nëse deklaron se s’ka zot tjetër pos Atij Një dhe se Muhammedi a.s. është i dërguar (profet) i Tij. Në kuptimin më të gjerë musliman është personi i cili në mënyrë vullnetare dhe me vetëdije të plotë i nënshtrohet vullnetit dhe dëshirës së Zotit. Nisur nga kjo arsye, të gjithë pejgamberët që kanë qenë përpara Muhammedit a.s., po ashtu kanë qenë muslimanë. Kur’ani e përmend në veçanti Ibrahimin a.s., i cili ka jetuar shumë më herët se Musai (Mozes) dhe Isai (Jezus) dhe i cili “nuk ka qenë as hebre e as krishter”, porse “musliman” (Kur’ani, 3:67)*, ngase ai i është nënshtruar vullnetit të Zotit.

Nga ana tjetër ka njerëz që quhen dhe thirren se janë muslimanë, a në fakt nuk i nënshtrohen vullnetit të Zotit, ashtu siç ka edhe të tjerë që bëjnë çmos për të çuar një jetë islame. Nuk duhet gjykuar rreth Islamit vetëm duke i shikuar njerëzit që bartin emra muslimanësh a në të vërtetë me veprimet dhe jetën e tyre nuk sillen si muslimanë. Se sa një njeri është musliman, varet nga gatishmëria për t’iu dorëzuar dhe nënshtruar me besim e vepra vullnetit të Zotit.

4. Kush ka qenë Muhammedi?​

Muhammedi a.s. ka lindur në vitin 570**në qytetin e Mekkes të Arabisë Saudite si anëtar i një fisi të njohur. Paraardhësit e tij mbërrijnë deri te pejgamberi Ismail a.s., djalë i Ibrahimit a.s. Babai i vdiq Muhammedit a.s. pak para se të lindte ky, kurse nëna kur ky ishte 6 vjeç. Ai nuk ka ndjekur ndonjë shkollë, porse – ashtu siç praktikohej në ato kohëra – është rritur nga një mëndeshë (dado) dhe më vonë është marrë nën kujdesin e gjyshit e të xhaxhai të vet. Që nga rinia ai është njohur si një njeri i drejtë dhe i besueshëm. Afërsisht kur ky kishte 40 vjet iu paraqit meleku Xhibril në shpellën në të cilën ky ishte veçuar për meditim dhe e njoftoi atë se ishte pejgamber i Zotit. Shpalljet e mëtutjeshme kanë zgjatur për një periudhë prej 23 vjetësh dhe më vonë janë përmbledhur në formë libri. Ky libër, pra Kur’ani, për muslimanët është shpallja e fundit dhe definitive e Zotit. Kur’ani nuk është ndryshuar dhe është ruajtur në formën origjinale; ai e vërteton Torën (Tevratin), Psalmet (Zeburin) si dhe Ungjillin (Inxhilin), të cilat me kalimin e kohës njerëzit i kanë ndryshuar.

5. A i luten muslimanët Muhammedit?​

Jo. Muslimanët nuk i luten as Muhammedit a.s. po as ndonjë pejgamberi tjetër.Muslimanët i njohin të gjithë pejgamberët e mëparshëm si Ademin, Nuhin, Ibrahimin, Davudin, Sulejmanin Musain, Isain si dhe të gjithë të tjerët (paqa e Zotit qoftë mbi ta!). Muslimanët besojnë se Muhammedi a.s. ka qenë vula e pejgamberëve, d.m.th. i dërguari i fundit i Zotit. Ata besojnë se asnjë gjallesë tjetër përveç Zotit nuk guxon të adhurohet e të lutet.

6. Çfarë thonë muslimanët për Isain (Jezusin)?​

Muslimanët e vlerësojnë dhe e respektojnë shumë lart Isain a.s. si dhe nënën e tij Merjemen (Marinë). Kur’ani na lajmëron se Jezusi (arab. Isa) është lindur pa baba si një mrekulli e Zotit. “Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) te All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu!” e ai u bë.” (Kur’ani, 3:59). Me ndihmën e Zotit si pejgamber ai ka realizuar shumë mrekulli (arab. muxhize), ndër të tjera ai menjëherë sapo ka lindur ka mund të flasë, për ta mbrojtur nënën e vet dhe për ta vërtetuar drejtësinë dhe pafajësinë e saj. Zoti atij i ka dhënë edhe aftësi të tjera si p.sh. shërimin e të verbërve dhe të sëmurëve, rizgjimin (ringjalljen) e të vdekurve, formimin e një zogu të gjallë nga balta dhe më e rëndësishmja: Ai i ka dhënë atij një porosi e një mesazh për njerëzimin. Këto mrekulli, të cilat ia pati dhënë Zoti, e konfirmojnë pejgamberinë e tij. Ai nuk është kryqëzuar, porse është ngritur në qiell (Kur’ani, 3:54-55)*. Sureja Merjem (19) i përshkruan mrekullitë e Isait a.s. në ajetet 27-34.

7. A ka në Islam drejtime të ndryshme të besimit?​

Në Islam dallojmë dy drejtime kryesore: shiitët dhe sunnitët. E përbashkët për të dyja drejtimet është se Kur’ani dhe shëmbëlltyra e Muhammedit a.s. përbëjnë bazamentin e besimit të tyre. Të dyja falin pesë kohët e namazit në ditë, agjërojnë muajin e Ramazanit dhe shkojnë në haxhxh, vizitë Qaben në Mekke. Dallimin midis këtyre dy drejtimeve mund ta barazojmë me dy format e ndryshme të të menduarit të tyre. Muslimanët, të cilët fjalët dhe veprat e Muhammedit a.s. i marrin për obligative, quhen sunnitë, kurse ata, të cilët si shtesë i marrin për të sakta dhe vendimtare edhe fjalët dhe mendimet e Aliut (dhëndërrit të Muhammedit a.s.) dhe të cilët Aliun e konsiderojnë për pasardhës politik dhe shpirtëror të Muhammedit a.s., quhen shiitë. Termi “Shia” prej të cilit rrjedh edhe termi “Shiitë”, do të thotë “parti” – në këtë rast “parti e Aliut”. Realisht ajo ka filluar si parti politike, e cila ka dëshiruar t’i ndihmojë Aliut përballë kundërshtarëve të tij. Sot shiitët përbëjnë afërsisht 15 % të popullatës së përgjithshme të muslimanëve. Shumica prej tyre jetojnë në Iran dhe Irak, ndërkohë që muslimanët e vendeve të tjera janë kryesisht sunnitë.

8. Cilat janë detyrat kryesore të një muslimani?​

Islami mbështetet mbi pesë shtylla, prej të cilave rrjedhin detyrat si vijojnë:

1) Dëshmia(shehadeh), se ka vetëm një Zot dhe se Muhammedi a.s. është i dërguar i Tij,

2) Namazi(salah), i cili duhet të kryhet 5 herë në ditë,

3) Agjërimi (sijam), i cili kryhet gjatë muajit të Ramazanit,

4) Lëmosha(zekah), që është një lëmoshë e detyruar për qëllime të mira nga pasuria e pasanikëve,

5) Pelegrinazhi (haxhxhi) në Mekke, të cilin duhet ta kryejë së paku një herë në jetë secili musliman që ka mundësi fizike dhe financiare.

Të gjithashtyllat e kësaj ndërtese të besimit duhet ta kenë të njëjtën rëndësi për një musliman, që të mund ndërtesës t’ia japin formën e saj të përshtatshme. Është kontradiktore që një person ta kryejë haxhxhin e nga ana tjetër të mos agjërojë ose të mos e falë namazin rregullisht. Le ta marrim një ndërtesë që është e ngritur vetëm mbi shtylla. Është vështirë që njeriu këtë ta quajë ndërtesë. Përveç kësaj ajo duhet të ketë edhe një kulm (çati), muret si dhe dyer e dritare. Këto pjesë të ndërtesës së besimit në Islam e përbëjnë sjelljet morale që shprehen përmes virtyteve si ndershmëria, sinqeriteti, durimi dhe shumë veti të tjera. Prandaj, nuk lypet që një musliman t’i kryejë vetëm shtyllat e Islamit, porse vazhdimisht duhet të përpiqet ta zhvillojë dhe përsosë gjithnjë e më tepër karakterin e tij sipas normave islame.

9. Çfarë roli luajnë adhurimet (ibadetet) në Islam?​

Qëllimi i ibadeteve apo adhurimeve në Islam është vetëdijesimi për praninë dhe ekzistencën e Zotit. Adhurimi, qoftë të jetë ky namazi, agjërimi ose zekati, është një hap në rrugën drejt cakut: arritjes së kënaqësisë së Zotit.

Nëse dikush me idetë dhe sjelljet e tij jeton duke e pasur në vetëdije Zotin, atëherë ai mund të shpresojë në mirëqenien e tij në këtë dhe në botën tjetër.

10. Çka e pret muslimanin pas vdekjes?​

Zoti është i drejtë dhe për ta ushtruar drejtësinë e Tij, në Islam ekziston parimi i përgjegjësisë. Njerëzit që bëjnë punë të mira do të shpërblehen, kurse ata që bëjnë punë të këqija do të dënohen varësisht sipas dëmit që kanë bërë. Prandaj edhe Zoti ka krijuar parajsën (xhennetin) dhe ferrin (xhehennemin), të cilët arrihen me plotësimin e disa kushteve.

Muslimanët e dinë se kjo jetë e tanishme është afatshkurtër dhe se vijon një jetë tjetër pas kësaj. Jeta e tanishme është një provim dhe nëse ne e kalojmë këtë provim, atëherë neve do të na dhurohet një jetë e pafund e lumturisë në xhennet në shoqëri me njerëzit e drejtë.

11. Çka ndodh me një “jobesimtar” pas vdekjes dhe a ka mëkate që nuk i fal Zoti?​

Kur’ani thotë qartë: “E kush e punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.” (99:7-8). Me këtë jepet të kuptohet se ata njerëz që nuk besojnë por që bëjnë punë të mira në këtë botë, për shkak të këtyre veprave të tyre të mira ata do të shpërblehen në këtë botë. Ndërkaq njerëzit që janë muslimanë dhe bëjnë punë të mira ata do të shpërblehen jo vetëm në këtë botë porse edhe në botën tjetër. Gjykimi përfundimtar për këtë i takon vetëm Zotit (Kur’ani, 2:62)http://www.el-hikmeh.net/14/23-islam-pergjithshem/105-25-pyetje-rreth-islamit#_edn7. Së këndejmi, mëkatin e politeizmit (besimit në shumë zota) Zoti nuk do t’ia falë atij që ka vdekur me atë besim (Kur’ani, 4:48, 116)http://www.el-hikmeh.net/14/23-islam-pergjithshem/105-25-pyetje-rreth-islamit#_edn8http://www.el-hikmeh.net/14/23-islam-pergjithshem/105-25-pyetje-rreth-islamit#_edn8.

12. Përse duhet gratë muslimane të bartin shaminë?​

Muslimani duhet t’i japë rëndësi edhe modestisë sa i takon veshmbathjes dhe njeriu nuk duhet të trajtohet si një objekt i thjeshtë i lakmisë. Prandaj edhe në Islam ka disa rregulla për veshjen si për mashkullin ashtu edhe për femrën. Veshja nuk guxon të jetë as shumë e hollë po as shumë e ngushtë sa të shihet forma e trupit. Veshja e mashkullit duhet ta mbulojë më së paku pjesën prej kërthizës e deri nën gjunjë, kurse ajo e femrës duhet ta mbulojë tërë trupin e saj përveç fytyrës dhe duarve. Mbulimi i fytyrës së gruas nuk është i obliguar. Mbështetje për këto rregulla përbën ajeti kur’anor (24:31)**, të cilin e precizojnë pastaj hadithet e Muhammedit a.s. Këto detyra, si edhe çdo detyrë tjetër në Islam, për muslimanët vlejnë detyrueshëm që nga mosha e pubertetit, ngase kjo periudhë shënon moshën madhore të njeriut.

13. A është në Islam vetëm mishi i derrit i ndaluar?​

Me Kur’an muslimani urdhërohet të mos hajë mishin e derrit, të produkteve të derrit si dhe mishin e kafshës së ngordhur (Kur’ani, 5:3)*. Krahas këtyre nuk është i lejuar as edhe mishi i kafshëve grabitqare, ngase ato vetë ushqehen edhe me mish të kafshëve të ngordhura. Përveç kësaj muslimani nuk guxon të konsumojë as edhe pijet alkoolike, si verën ose birën, si dhe drogën dhe llojet e saj.
 
Ti i solle copy paste dhe nuk din me shume. Islami per reference ka hadithin jo historine. Andaj ta ceka shkencen e hadithit por si duket sja paske idene. Kur flet per nje teme, duhet ditur e jo copy paste.

Nese me thua se historine e ben dhe e meson me ane te fese ateher sdi cte them me.
Hadithet qe te solla i ke shume te sakta, une i bej copy paste sepse nuk i kam burimet ne dore, por i di shume mire qe ekzistojne. Nderkohe qe ti po ashtu i di shume mire por nderkohe qe nuk di te me sqarosh gje se per cfare lufte flasin ato hadithe.
Historianin se pranon por as hadithet spo i komenton.
 
per cfar lufte do te dish abbi
se jam pak jasht teme
 
Nese me thua se historine e ben dhe e meson me ane te fese ateher sdi cte them me.
Hadithet qe te solla i ke shume te sakta, une i bej copy paste sepse nuk i kam burimet ne dore, por i di shume mire qe ekzistojne. Nderkohe qe ti po ashtu i di shume mire por nderkohe qe nuk di te me sqarosh gje se per cfare lufte flasin ato hadithe.
Historianin se pranon por as hadithet spo i komenton.

Marr mundin te te komentoje e sqaroje kur nuk nderron kahjen e temes. Shiqo nga fillimi ku je futur e ku perfundove. Te thash qe i pranon keto qe i sjell ti, ndersa nese te sjell une te kunderten, i mohon.
Fene se kam mesuar nga interneti por kam kryer shkolle.
 
Po e bartë këtu atë çfarë ka thënë z. @NOUR në lidhje me fetë në një temë tjetër, dhe kush ka gatishmëri për diskutim se pse disa njerëz janë alergjikë ndaj feve në përgjithësi. Është kjo nga përvojat e hidhura, apo nga mos kuptimi i drejtë e mesazheve fetare? Sepse të krahasohet feja me drogë më e paktë që mund të them është brutale, dhe më beso kur po të them se po përpiqem të zgjedh fjalë sa më të buta.

Pse mendon se fetë janë më të dëmshme se droga? By the way se cili lloj i drogës se ka shumë...
Nuk te njoh @A2. Por qe nga titulli qe i ke vene ksaj teme spo perfshihem fare...me kete titull dhe nqs je paragjykuar ose jo...kerkon te paragjykosh ose imponosh...nuk e duan...leri mos ta duan....nuk mund ti detyrosh ose tu kerkosh....edhe feja ka deturuar njerz qe ta perqafojne ate ..nese jo tani ka ndodhur ne te shkuaren. Sa veta jan djegur per herezi e per atheizem e per shtrigari e magjistare se thoshte feja. Prandaj nuk ja vlen ti hyjm ksaj. UNE JAM ATHEIST..BESOJ TE I MADHI ZOT PO KUUUUUURRRREEE TE KTA QE PRETENDOJN SE JANE MESENXHERET E TIJ...SEPSE VETEM KAN RJEPUR NJERZIT QE NE KOHET E HERSHME....FALEMINDERIT ??
 
Marr mundin te te komentoje e sqaroje kur nuk nderron kahjen e temes. Shiqo nga fillimi ku je futur e ku perfundove. Te thash qe i pranon keto qe i sjell ti, ndersa nese te sjell une te kunderten, i mohon.
Fene se kam mesuar nga interneti por kam kryer shkolle.

Po ke bere shkollen e fese. Di shume edhe te krishtere qe kane mesuar krishterimin me shkolle por akoma se dine qe Bibla eshte nje paçavure e shkruar dhe intepretuar shume her e shume keq.

Ti deri tani me kerkove prova asnjeren nuk pranove.
Deri tani ti sme ke sjelle asgje qe une te mohoj. Vec ke thene se historianet ska e te drejte te bejne historine per te cilen po flasim dhe hadithet intepretohen nga ata qe e kane per detyre.

Hadithet ne fakt flasin shume qarte skane nevoj per intepretim...jane shume te qarta.
 
Nuk te njoh @A2. Por qe nga titulli qe i ke vene ksaj teme spo perfshihem fare...me kete titull dhe nqs je paragjykuar ose jo...kerkon te paragjykosh ose imponosh...nuk e duan...leri mos ta duan....nuk mund ti detyrosh ose tu kerkosh....edhe feja ka deturuar njerz qe ta perqafojne ate ..nese jo tani ka ndodhur ne te shkuaren. Sa veta jan djegur per herezi e per atheizem e per shtrigari e magjistare se thoshte feja. Prandaj nuk ja vlen ti hyjm ksaj. UNE JAM ATHEIST..BESOJ TE I MADHI ZOT PO KUUUUUURRRREEE TE KTA QE PRETENDOJN SE JANE MESENXHERET E TIJ...SEPSE VETEM KAN RJEPUR NJERZIT QE NE KOHET E HERSHME....FALEMINDERIT ??

Nuk je atesit nese beson ne zot.
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back