@Liber8
Ketu flitet per lufte dhe plaçke lufte! Fliter per fushate jo per mbrojtje...
Jane hadithet e famshme.
1326. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Një nga Pejgamberët e parë a.s. u nis për një fushatë të shenjtë luftarake dhe u tha pasuesve të tij: 'Kushdo që ka një bashkëshorte, me të cilën nuk ka shkuar ende dhe që dëshiron ta konsumojë martesën, nuk duhet të vijë me mua. Nuk duhet të vijë as ai që ka ndërtuar shtëpi, por nuk ia ka përfunduar çatinë; as ai që ka dele a deve dhe pret që ato t'i lindin. Kështu Pejgamberi u nis për fushatë dhe, kur arriti te qyteti rreth kohës së faljes së ikindisë (koha e pasdites), i tha diellit: 'O i diell! Edhe ti je nën Urdhrin e Allahut, edhe unë jam nën Urdhrin e Allahut. O Allah! Ndaloje atë që të mos perëndojë!' Dielli u ndal dhe Allahu e nxori atë Pejgamber fitimtar. Pastaj ai e mblodhi plaçkën e luftës dhe erdhi zjarri për ta djegur, por nuk e dogji.Ai u tha (njerëzve të tij): 'Disa nga ju kanë vjedhur diçka nga plaçka e luftës, prandaj nga çdo fis duhet të vijë nga një përfaqësues për të më dhënë mua besën duke shtrënguar duart me mua. Kështu bënë dhe dora e njërit mbeti e ngrirë në dorën e Pejgamberit të tyre. Pastaj Pejgamberi i tha këtij përfaqësuesi: 'Vjedhja është bërë nga njerëzit e tu, prandaj të gjithë njerëzit e fisit tënd duhet të më japin dorën e besës/ Duart e dy a tri vetëve mbetën të ngrira në dorën e Pejgamberit të tyre dhe ai u tha: 'Ju e keni bërë vjedhjen'. Pastaj ata sollën një kokë të artë, si kokë lope dhe e vunë atje. Atëherë zjarri erdhi dhe e përpiu plaçkën e luftës." Pejgamberi a.s. shtoi: "Pastaj Allahu pa dobësinë dhe pamundësinë tonë, kështu që Ai e bëri të ligjshme plaçkën e luftës për ne." (3124)
1327. Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. dërgoi një njësi luftarake për xhihad në drejtim të Nexhdit duke qenë edhe ai pjesëmarrës në të. Pas kësaj ata fituan si plaçkë lufte shumë deve dhe secilit luftëtar i ranë për hise nga dymbëdhjetë a nga njëmbëdhjetë deve (dhe në fund) secilit i dhanë edhe nga një deve tjetër më tepër. (3134)
1328. Xhabiri r.a. tregon: "Kur i Dërguari i Allahut a.s. po ndante plaçkën e luftës në (vendin e quajtur) Xhiërana, dikush i tha atij: "Bëhu i drejtë (në ndarjen që po bën)." Pejgamberi a.s. i tha atij: "Padyshim që do të isha i mjerë po të mos veproja gjithnjë me drejtësi!" (3138)
1329. Ibn Umeri r.a. tregon se Umeri r.a. mori dy robëresha nga robërit e luftës së Hunejnit dhe i la ato diku në një shtëpi të Mekës. Kur i Dërguari i Allahut a.s. i liroi robërit e Hunejnit pa shpërblim, ata dolën duke ecur nëpër rrugë. Umeri i tha (të birit): "O Abdullah, shih si është puna.v Abdullahi i tha: "I Dërguari i Allahut a.s. i ka liruar robërit pa shpërblim." Ai i tha: "Shko atëherë dhe liroji ato dy robëresha." (3144)