Poker, Poker, Poker... s'mund të vazhdojmë kështu diskutimin duke i shkapërderdh fjalët pa bërë asnjë lidhje mes tyre.
-Myslimanët besojnë se Kurani nuk është libër i shkruar por i shpallur, ndërsa fakti se Profeti Muhamed ishte analfabet e përforcon këtë argument se Kurani është i shpallur dhe jo i shkruar... - vetëm për këtë pjesë mund të diskutojmë aq sa ke dëshirë, por jo kështu mish-mash
-Për secilin problem që ke me Kuranin, urdhëro e sqarojmë së bashku. Besoj që kam mjaftueshëm njohuri për t'ju përgjigj secilit dyshim që ke mbi Të.
-Ne mund të flasim duke dhënë opnionet tona, por jo duke i thënë në emër të Zotit, ky është mospajtimi që kam, akoma pa hyrë në përmbajtjen e asaj çfarë ka thënë. Për shembull nëse them unë, se ne duhet të të jemi të sjellshëm e me edukatë me njëri tjetrin, është ok, por nëse themi, këtë e thotë Zoti, dhe unë ju tregoj çfarë thotë Zoti, këtu fillon problemi edhe pse përmbajtja mund të jetë ok.
-Askush s'mund ta di çfarë thotë Zoti, veç Zotit, e nëse i besojmë pretendimit të atyre që thonë se janë të dërguar të Zotit, dhe se Zoti u ka treguar atyre çfarë të na thonë neve, atëherë edhe ne e dimë përmes tyre, prandaj fillimisht e vërtetojmë pretendimin e tyre përmes përmbushjes së profetësisë së tyre... - edhe këtë pjesë nëse do, e diskutojmë dhe mund ta sqaroj pse besoj se pretendimi i Muhamedit (paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të) është i qëndrueshëm....
-Jo vetëm Islami, dhe jo vetëm myslimanët bën lufta, luftë kemi bërë dhe ne shqiptarët për t'i fituar të drejtat tona. Kurani thotë që duhet të respektohen të pafetë në paqe, sikundër që duhet të luftohen në luftë, s'di çfarë ka këtu për t'u habitur!