Nuk do ta nis me "une jam...",me duket sikur me nxit Egon!
E une Egos i kam futur nje "shqelm ne prapanice" ka nje vit e gjysem! E hodha tutje kur kuptova se po me shkaterronte! U rrita nga nje familje e mrekullueshme, me ngrohtesi, dashuri e gjitha te mirat. U arsimova, por nuk u edukova! Bera gjithfare punesh: ne ndertim, instruktor teorie ne autoshkolle, shites, dhe prej 6 vitesh Drejtor ne nje nga sektoret e transportit publik!
I etur pas karrieres,nenvleresova shume gjera, Ego ngriti krye, ambicia e pa fre u terbua, une u tjetersova. U shfrenova pas argetimeve qe ofron jeta , a thua se e nesermja nuk ekzistonte! Arrita ne nje pike qe me duhej te vendosja ose ta shkaterroja jeten time siç e kisha nisur, ose te merrja nje rruge tjeter "nga e mbara e zotit"-siç thote populli!
Nga t'ia filloja?! Te ndryshosh zakonet, rutinat, ambjentet dhe shoqerine nuk eshte e lehte. Aspak e lehte! Teksa shihja ne you tube, rastesia me nxori nje video te Jim Rohn(per mua nr1 ne fushen e zhvillimit personal). Fillova te shihja videot e tij njera pas tjetres, lexova gjithe librat e tij, aq sa fillova te shihja pertej egos time! Jim Rohn ishte mentori im, aq sa edhe sot kur bej ndonje gabim me duket sikur me "godet' me ndonje çekiç ne koke.?Ai kishte nje shprehje: Ju beheni ajo cfare studioni! "Nese do pasuri, studio pasurine. Nese do shendet, studio shendetin. Nese do Lumturi, studio Lumturine"! Dhe une keshtu bera, u vura ne kerkim te ketyre te triave! Ne nje vit e gjysem "gllaberova" mbi 150 libra mbi keto subjekte, aq sa tani me duket sikur po me "shperthen" koka nga nxitja dhe idetë e panumerta qe me shfaqen. Nejse, nuk dua te zgjatem! Arrita ne konkluzionin se "ego eshte armiku" i gjithsecilit prej nesh. Nje filozof i lashte Grek ka thene: "Nese deshironi nje perandori, zoteroni me pare veten tuaj"! Ego eshte armiku!