Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Unë jam...

Nuk do ta nis me "une jam...",me duket sikur me nxit Egon!
E une Egos i kam futur nje "shqelm ne prapanice" ka nje vit e gjysem! E hodha tutje kur kuptova se po me shkaterronte! U rrita nga nje familje e mrekullueshme, me ngrohtesi, dashuri e gjitha te mirat. U arsimova, por nuk u edukova! Bera gjithfare punesh: ne ndertim, instruktor teorie ne autoshkolle, shites, dhe prej 6 vitesh Drejtor ne nje nga sektoret e transportit publik!
I etur pas karrieres,nenvleresova shume gjera, Ego ngriti krye, ambicia e pa fre u terbua, une u tjetersova. U shfrenova pas argetimeve qe ofron jeta , a thua se e nesermja nuk ekzistonte! Arrita ne nje pike qe me duhej te vendosja ose ta shkaterroja jeten time siç e kisha nisur, ose te merrja nje rruge tjeter "nga e mbara e zotit"-siç thote populli!
Nga t'ia filloja?! Te ndryshosh zakonet, rutinat, ambjentet dhe shoqerine nuk eshte e lehte. Aspak e lehte! Teksa shihja ne you tube, rastesia me nxori nje video te Jim Rohn(per mua nr1 ne fushen e zhvillimit personal). Fillova te shihja videot e tij njera pas tjetres, lexova gjithe librat e tij, aq sa fillova te shihja pertej egos time! Jim Rohn ishte mentori im, aq sa edhe sot kur bej ndonje gabim me duket sikur me "godet' me ndonje çekiç ne koke.?Ai kishte nje shprehje: Ju beheni ajo cfare studioni! "Nese do pasuri, studio pasurine. Nese do shendet, studio shendetin. Nese do Lumturi, studio Lumturine"! Dhe une keshtu bera, u vura ne kerkim te ketyre te triave! Ne nje vit e gjysem "gllaberova" mbi 150 libra mbi keto subjekte, aq sa tani me duket sikur po me "shperthen" koka nga nxitja dhe idetë e panumerta qe me shfaqen. Nejse, nuk dua te zgjatem! Arrita ne konkluzionin se "ego eshte armiku" i gjithsecilit prej nesh. Nje filozof i lashte Grek ka thene: "Nese deshironi nje perandori, zoteroni me pare veten tuaj"! Ego eshte armiku!
 
tumblr_ojsv777ObA1tts01mo3_500.gifv


President :lolx:
 
Jam një femër.
E dua këtë botën time femërore.
Kur dëgjoj "barazi gjinore" më vjen të qesh.
Në këtë botë të pa përkryer.. a mund të ketë barazi gjinore..!? Asnjëherë jo.
Një femër është femër.
Një burrë është i tillë.. burrë.
Pak të përbashkëta.
Shumë ndryshime.
Unë jam e papërkryer.. njëlloj si bota. .. dhe jam një femër.. Një femër e brishtë.. e ndjeshme.
Jam femër.
Kam lindur e tillë.
Me mendimet e mia të bëra lëmsh shpeshherë.
Me pafuqinë kur ndjej gjunjët të më këputen.
Me grimcat e lumturisë tek shoh veten në pasqyrë ndërkohë që duhet te luftoj të realizoj shumë dëshira...
Thjesht buzëqesh edhe pasi kam qarë .
Jam një mike shumë e mirë , që di të degjoj e kryesorja jam besnike .
Shpirtin e kam plot grimca të vogla të jetës sime.
Në këtë botë të pa përkryer jam një femër me të gjitha të mirat dhe difektet e mia.
Me dëshirën dhe nevojën e një dore të shtrirë për të më mbështetur.. dhe anasjelltas...
Jam unë.. një femër mes gëzimesh.. hidhërimesh dhe ëndrrash...
Nuk do të doja të isha asgjë tjetër nga çfarë jam...sepse mbi çdo gjë që kam jam e lumtur që kam fituar dhe emrim Mami i cili me bēn të fortë e krenare për të përballuar të gjitha sfidat që më sjell jeta .
 
Une jam mire si gjithmone dhe qetesia e shpirtit e verifikon
 
Une jam Kresha, jo Mc Kresha te mos keqkuptohemi xD
 
Unë jam lumturia.
Jam pjesë e jetës dhe e atyre që besojnë në fuqinë e dashurisë.
Unë jam e martuar , nuk e dinit ?
Jam e martuar me Kohën.
Koha
Është përgjegjëse për zgjidhjen e të gjitha problemeve .
Ndërton zemrat , mjekon ato të plagosurat ,fiton mbi trishtimin ...
Ne të dy kemi edhe tre fëmijë :
Miqësinë , Mençurinë dhe Dashurinë...
fëmijë të bukur .
Miqësia është vajza e madhe .Një vajzë e bukur , e sinqertë dhe e gëzuar .Ajo i bashkon njerëzit ,nuk ka asnjë qëllim për të lënduar .
Pastaj vjen Mençuria .Mençuria ,inteligjente dhe me parime morale .Ajo është më afër Kohës , ecin gjithmonë bashkë .
E fundit është Dashuria .
Dashuri - Puthje
Ahh sa në lëvizje më vë ajo !
Është kokëfortë , ndonjëherë dëshiron të jetojë vetëm në një vend të caktuar...dhe herët e tjera thotë që është lindur për të jetuar në dy zemra dhe jo vetëm në një.
Ehh ,Dashuria është shumë e ngatërruar ...
Kur fillon të bëjë dëme , unë menjëherë thërras Kohën , për të mbyllur plagët e shkaktuara nga ajo ...
Një njeri më tha një ditë :Në fund çdo gjë rregullohet në një mënyrë apo në një tjetër ..Nëse ato nuk janë rregulluar akoma ne nuk kemi
arritur ende deri në fund .
Prandaj ju them kini besim në familjen time !
Kini besim te Koha !
Kini besim te Miqësia , Mençuria dhe mbi të gjitha te vajza ime Dashuria !
Nëse ju keni besim në to atëherë të jeni të bindur se unë Lumturia do trakas një ditë në derën tuaj !
 
Un jam @Niko qe e dua shoqerine e sinqerte , jam ai qe shof terezine time ,merrem me njerez qe jane njerez ,gjithmon shikoj para pa harruar ckam lene mbrapa ....... vazhdon....
 
une jam ajo qe ti do ajo qe ti dhe pse mund te kesh dike tjeter per te me harru nuk mundesh dot sepse jam pjese e venave te tua e gjaku tend dhe njeriu nuk mund te heq gjakun e tij sepse nuk jeton dot.jam pika e gjakut qe ti e do .une jam une qe isha do jem e do vazhdoj te jemm gjithnje
 
Unë jam Hëna, falenderuese për Diellin që vdes çdo mbrëmje, që të shkëlqej unë.
Unë jam ngjyra e Përhimtë, falenderuese që e Zeza mbyt të Bardhën, vetëm që të ekzistoj unë.
Unë jam njeri ....
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.