Unë Jam, dy nga fjalët më të rëndësishme. Fjalë që kanë aftësinë të krijojnë një momemt, ose ta shkatërrojnë atë brenda dy sekondave.
Ajo që ti vë pas këtyre dy fjalëve, e formon realitetin tënd. Formon gjithashtu fillimin e një itinerari, ku ai/ajo që ti bëhesh, thjeshtë është një udhërrëfyes drejt dritës apo erësirës.
Sipas Nietzsche, filozofia ka tendencë të harrojë se njeriu nuk është vetëm një qenie racionale, por në thelb, edhe një kafshë me akte veprimi dhe nevoja.
Sa përputhshmëri ka mes kësaj qenie racionale dhe kafshës, me prapashtesat e Unë Jam, mbetet për tu diskutuar.
E filloj unë:
Unë Jam Empate.
Mbase kjo bie ndesh me të qenurit qenie racionale (e bazuar në arsye e jo në ndjenja), por gjithësesi ka qenë ufhërrëfyese në krijimin e identitetit tim. Mbase ishte edhe një nevojë shpirtërore në aktveprimet me bazë empatie. Të vësh veten në vend të palës tjetër nuk është vetëm e lindur, apo e fituar nga edukata. Ta mëson edhe jeta, gjatë vetëreflektimeve që i bën në një situatë përkatëse.
Mbase bie ndesh edhe me pjesën tjetër utilitarike/filozofiko-morale, që poashtu është prapashtesë e Unë Jam. Sepse empatia fokuson në një person/detaj të vetëm, krahas ‘më shumë lumturi për më shumë individë’.
Kjo tregon se nuk jemi të përsosur. As atëherë kur duam edhe të mirën e të tjerve, e jo vetëm të vetes.
Kush Je Ti dhe prapashtesat, në aspektin Nietzsche-an?
Apo çfar mendimi ke për x persona?
Diskutim të këndshëm filozofik ?