Edukimi seksual fillon pikërisht në momentin kur fëmija bën pyetjen: “si linda unë” apo “si erdha unë?” dhe kjo pwrkon me moshwn 4-5 vjeç. Të rriturit duhet të përgjigjen thjeshtë “nga dashuria”. “Une dhe babi ndërtuam familjen nga dashuria dhe po nga dashuria erdhe edhe ti”. Ose mund të fillohet duke I treguar përse është bukur të jeshë djalë apo vajzë. Prindërit duke i treguar karakteristikat e të dy gjinive i tregojnë edhe ndryshimin që përjeton trupi dhe shpirti i gjatë rritjes. I tregohet se femra rrit jetë brënda vetes, por I duhet “fara e jetës” që i dhuron mashkulli. Femra duke vënë në dispozicion vezën dhe veten, e rrit në trup të sajë me shumë dashuri. Fëmija mund të pyesë: “po si hyra dhe dola”? prindi I përgjigjet me thjeshtësi që organi, I cili tani për tani, shërben për të urinuar, kur të rritet edhe trupi edhe shpirtit do ti jenë rritur dhe ai apo ajo do të bëjnë dashuri dhe organi seksual vlen për të marrë apo vendosur farën e jetës në trup të femrës. Në këtë proces një rrol shumë të rëndësishëm mund të luajë edhe kopshti me programet didaktike për trupin. Duke folur për organet me rradhe, duke I emërtuar dhe treguar vetitë dhe pse i shërbejnë njeriut. Për organiet seksuale duhet thënë thjeshtë emri organi seksual femëror apo mashkullor, pasi nuk ka atë ngarkesë negative e banale, që kanë emrat që janë në përdorim nga të rriturit. Lira Gjika.