- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 1,155
- Pëlqime
- 539
Përshkrim i bukur që më rrëmben në botën tënde të cilën gjithmonë mundohem ta njoh e ta arrij. Dhe pikërisht aty ku ti ndjehesh e pafuqishme, aty do të marrësh një energji të panjohur tek vetja, për ta tejkaluar veten, për ta lënë të lirë të jepet në të gjitha format e saj të pamundura.Po, ndonjëherë është e vështirë të gjej fjalët për të shprehur plotësisht ndjenjat që përjetoj sepse disa emocione janë kaq të thella dhe të ndërlikuara sa që shpesh ndihem e pafuqishme për ti përkufizuar. Ka raste kur ndjenjat janë aq të forta ose intime sa fjalët nuk mund ti kap plotësisht
A ka ndodhur ndonjëherë që një moment i thjeshtë të ketë pasur një ndikim të thellë në jetën tënde?
Momentet e thjeshta janë ato që i japin jetës ndjenjat më mbresëlënëse, kujtimet më të vyera sepse asgjë nuk na kishte përgatitur, ne thjesht e dëshiruam atë lumturi, dhe e gjetëm..
Të falenderoj për gjithë momentet e thjeshta dhe të papërsëritshme që më ke dhënë..